Loading...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 37-vjeçari nga Shqipëria!

[sgmb id=”1″]

Një aksident tragjik në Itali, i ka marrë jetën një 37-vjeçari nga Shqipëria .

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shqiptarin lindur në Durrës, por rezident për një kohë të gjatë në Botticino, i quajtur Xhevahir Hoxha.

Ngjarja ndodhi të dielën pasdite, në territorin e Nuvolera. Mësohet se ai punonte si murator dhe më 12 qershor mbushte 38 vjeç.

Shqiptari ishte duke udhëtuar me makinën e tij “Opel Zafira” që është përplasur kokë më kokë me një tjetër automjet tip “Volvo XC90”, SUV.

Sipas mediave italiane, aksidenti ka qenë i tmerrshem, sa që sipas dinamikës si ka ndodhur, mund të kishte përfunduar në një masakër.

Tani mbetet për të kuptuar arsyeja e këtij aksidenti.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com