Raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri do të zhvillohet jo më larg se nesër.
Konferenca e Kryetarëve që u mblodh menjëherë pas seancës ku u ezaurua raundi i parë vendosi që seanca e ardhshme për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohet nesër në orën 15:00.
Mungesa e kandidatëve për president ka çuar në dështimin e raundit të parë sic edhe pritej të procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Këtë e konfirmoi edhe kreu i Kuvendit Meta në daljen për mediat.
Komisioni i ligjeve u mblodh sot sipas përcaktimeve të rregullores së kuvendit dhe përcaktoi se asnjë kandidat nuk është paraqitur.
Në këto kushte Komisioni në zbatim të Kushtetutës, i paraqiti seancës plenare këtë raport me qëllim mbylljen e procedurave për raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit.
Pas saj, kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se raundi i parë quhet i ezauruar dhe mblodhi konferencën e kryetarëve ku u vendos data e raundit të dytë.