Deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ajo e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për mundësinë e bashkimit të këtyre dy shteteve në rast se Bashkimi Evropian ua mbyll dyert, ka bërë bujë në mediat serbe.
Dje, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE bllokohet. I menjëhershëm ka qenë reagimi i medieve dhe figurave kryesore politike në Serbi,
Ndërsa, sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme. Edhe kjo deklaratë e të parit të Kosovës ka bërë bujë në mediat serbe.