Vendosja e linjes se urbaneve Orikum-Vlore duket se eshte nje kerkese prioritare e banoreve te zones por edhe e Njesise Administrative Orikum. Lidhur me kete ceshtje burime nga Njesia Administrative Orikum konfirmojne per orikuminews.com se nga Nj.A Orikum eshte nisur prej kohesh shkresa zyrtare drejtuar Bashkise Vlore .
Kompetencat per realizimin e kesaj kerkese jane tashme te Bashkise Vlore. Ajo qe ngelet nga ana jone per tu bere eshte organizimi dhe ngritja e zerit nga banoret e zones me qellim ndikimin dhe nxitjen e Bashkise Vlore si dhe institucioneve perkatese per ta bere sa me pare realitet kete projekt ide.
Stafi i orikuminews.com ka kontaktuar edhe anetarin e keshillit Bashkiak Vlore, Zotin Selim Haskocelaj i cili ka konfirmuar se drejtorine e sherbimeve dhe infrastruktures se Bashkise Vlore po behet nje studim per sherbimin urban te Njesise administrative te Orikumit me Bashkine Vlore .
Ky studim ka per qellim te lidhe Orikumin me Vloren me urban, por edhe fshatrat e zones me orikumin.Por e gjitha eshte akoma ne faze studimi thekson Zoti Selim Haskocela.
Bravo! Nje linje shume e kerkuar nga turistet vendas dhe te huaj!