Historia e Tragjasit

HISTORIA E TRAGJASIT

 KAPITULLI I PARE E LIBRIT HISTORIA E TRAGJASIT 

KONTRIBUT ME VLERA PËR HISTORINË E TRAGJASIT

Shkrimi i historikut të Tragjasit është një përpjekje dhe arritje për të paraqitur në mënyrë të përmbledhur e sistematike rrugën e zhvillimit të tij që nga koha e krijimit e deri në ditët tona.
Nuk mund të linim jashtë vëmendjes së brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë këtë pasuri të vyer, siç janë monumentet historike dhe të kultit, gjetjet arkeologjike, toponimet e shumë të tjera, të cilat flasin qartë se ky vend është jetuar herët dhe banorët e tij kanë qenë ilirët që popullonin këtë zonë.

Hartimi i historikut është përgatitur nga tragjasasit sipas një programi të caktuar. Për këtë material, ku shtjellohen problemet e jetesës e të luftës së popullit të Tragjasit gjatë veprimtarisë së tij shekullore, komisioni hartues është mbështetur e ka shfrytëzuar kryesisht dokumente, por dhe të dhëna gojore, sidomos për periudhën e parë të historisë së tij, që përfshin lashtësinë e fshatit. Më tej shpjegohen se si u përhapën dhe ndikuan gradualisht edhe në Tragjas idetë përparimatare të kohës, idetë e fillimit të lëvizjes punëtore e komuniste të organizuar në Shqipëri, fillimi i rezistencës antifashiste dhe përpjekjet e popullit të Tragjasit në LNAÇ-in kundër pushtuesve nazifashistë deri në çlirimin e vendit.

Për pasqyrimin sa më të plotë e real të ngjarjeve të ndryshme me karakter politik, ekonomik e shoqëror në fshat, janë shfrytëzuar dokumente shtetërore e partie, kujtime të shkruara nga një numër shokësh, që kanë jetuar e punuar në fshat sidomos në kohën e luftës, një material i shkruar e i shpërndarë në vitin 1980 (shpërndarë edhe në fshat për studim dhe vërejtje), si dhe shumë mendime e propozime të vlefshme, të bëra nga mjaft tragjasiotë në këto vite.
Për Tragjasin janë bërë përpjekje e janë botuar mjaft libra për ngjarje e ndodhi të veçanta. Kanë parë dritën e botimit shumë materiale, të cilat ndihmuan në pasqyrimin e realitetit dhe në qëndrimin natyrshëm larg politikës dhe ideologjisë së imponuar në periudha të caktuara historike.
Për të realizuar këtë qëllim, na kanë ndihmuar Historiku i Tragjasit i vitit 1979, dorëshkrim. Është përdorur gjithashtu historiku i Vlorës, i Dukatit, i Orikumit, si dhe shumë materiale që janë në qarkullim, Historia e Shqipërisë, AQSH, arkivi i Institutit të Historisë, Muzeu Historik i Vlorës si dhe botime të ndryshme.
Ky material historik do të shërbejë për njohjen e historisë të Tragjasit nga brezat e ardhshëm, për të njohur historinë e të parëve të tanë.
Nga Komisioni Hartues: Afrdita Thanasi, Bajram Gjata, Beqir Sinani, Gjonvarf Banci, Halil Pulo, Hasan Alimerko, Hasan Muço, Ibrahim Gaba, Isa Aliu, Lufter Hoxha, Memisha Stepa, Myslym Canaj, Osmën Shyti, Qazim Thanasi, Selim Alimerko, Tanysh Shyti, Thanas Gaba, Xhevdet Hakani.
Redaktorë:
Ethem Likaj (redaktor gjuhësor), Mërkur Alimerko
TRAGJAS – TIRANË
1982

HYRJE

Tragjasi shtrihet në grykën e Erihoit; ai rrethohet nga dy vargmale, që shtrihen nga jugu në veri në formën e një trekendëshi. Vargmali, që në kohën e Ilirëve është quajtur mali Akrokeraun, fillon në veri, në grykën e Sazanit, shtrihet gjatë bregdetit Adriatik e Jon, në jug dhe mbyllet në Qafën e Llogorait, në majën e Çikës së Dukatit; në lindje, zgjatet vargmali i Longarës, që fillon me ngritjen e Shashicës në jug të qytetit të Vlorës, zgjatet, në jug, deri në qafën e Shëngjergjit në Paliskë dhe bashkohet po në majën e Çikës (Qores), duke e mbyllur kulmin e tyre në formën e një tekëndëshi, që ka për bazë limanin e Vlorës.

Këtu, në mesin e këtij trekëndëshi, në anën lindore të krahinës, në rrëzen e pjerrësisë të vargmalit të Longares, jo me larg se 25 km në jug të qytetit të Vlorës, në një kodër shkëmbore, të rrethuar nga pjerrësi të tilla e gremina, karshi limanit të Vlorës, banorët e parë kanë ngritur fshatin Tragjas i cili gjatë shekujve është quajtur Tragasaj, Dragjat, Dragial.
Sa kalon ngushticën e Sazanit ose Sason, siç është quajtur në kohën e ilirëve, futesh në limanin e Vlorës. Fshati (që vandalët nazi-fashistë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare e dogjën dhe e rrafshuan disa herë e aty sot janë vetëm gërmadhat), i vendosur në atë faqe kodre si kala e rrethuar në një mur natyror, ku ende muret e shtëpive shquajnë si flegrat e hojeve të bletëve njeri mbi tjetrin, duket si një qytezë e vogël karshi limanit.
Kur udhëton nga Vlora në jug duke kaluar rrugës automobilistike, që gjarpëron anës së detit, rrezës së shkëmbinjve, sa del në bazën e atij trekëndëshi në derdhjen e lumit të Izvorit, të bie në sy bukuria e ndërtimit të këtij fshati, muret prej guri, stili i shtëpive, me një shije të përsosur në një sipërfaqe jo më shumë se 10 km2. Fshati ishte i siguruar edhe për t’u mbrojtur nga armiqtë, përmbytjet, madje dhe nga lëkundjet e tërmeteve.

Provë për këtë ishin dhe lëkundjet e tërmetit të madh që shkatërroi shtëpitë e Dukatit dhe që u ndjenë po aq të forta edhe në fshat. Shtëpitë e Tragjasit u tundën së bashku me atë shkëmb, por nuk u rrëzua asnjë. Ajo kodër ishte si një kala natyrore, e rrethuar plotësisht nga përrenj të thellë, me shkëmbinj të pjerrët që arrinin deri 100 m lartësi e të papërshkrueshëm nga sulmet e armikut. Për komunikim banorët kishin ndërtuar 5 shtigje, rrugë këmbësore për kafshët. Në vitin 1931-1932 me shpenzimet e banorëve të fshatit dhe me punën e krahut të tyre u ndërtua rruga automobilistike, që fillon nga ura e Izvorit, nga ana e djathtë e derdhjes së Izvorit, vazhdon gjatë fushës, ngjitet nga lugu i Drizës dhe arrin brenda në fshat.
Historia e fshatit është e lidhur në shekuj me luftra e përpjekje të ashpra për liri e pavarësi kundër sulmeve të hordhive pushtuese osmane, si dhe kundër feudalëve e pashallarëve për tokën të drejtat e tyre. Të rikthyer në gërmadhat e vjetra, të rrënuara e të rrafshuara nga forcat feudale ushtarake osmane, banorëve të panënshtruar të Tragjasit u është dashur jo vetëm të ndërtonin, por edhe të luftonin dhe të rifitonin me gjak tokat e të parëve të tyre të përvetësuara nga feudalët e pashallarët.

Tragjasasit asnjëherë nuk e kanë lëshuar pushkën nga krahu, kanë luftuar pa u përkulur kundër hordhive osmane për mbrojtjen e nderit, zakoneve, gjuhës e lirisë pa iu trembur raprezaljeve, burgosjeve e internimeve deri në fitoren e plotë të pavarësisë më 1912. Populli e vazhdoi luftën dhe kundër pushtuesve të tjerë shovinistë grekë të vitit 1913-1914. Banorët e Tragjasit, ashtu si gjithë populli shqiptar, edhe pas fitores së Pavarësisë luftuan pa u përkulur për t’u çliruar nga pushtuesit imperialistë italianë, në vitet 1914-1920. Nën drejtimin e patrioteve demokratë ata luftuan gjithashtu kundër bejlerëve e pashallarëve tradhëtarë para e gjatë regjimit feudalo-borgjez të dinastisë zogolliane për liri, demokraci e kulturë. Më me forcë spikati te banorët e Tragjasit atdhedashuria, patriotizmi e vendosmëria për të jetuar të lirë, pa okupator shtypës e tradhtarë për liri e demokraci, në LNAÇ-in të udhëhequr nga Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH). Në këtë luftë, me thirrjen që lëshoi Partia, populli i Tragjasit u ngrit i tëri, burra e gra, të rinj e të reja, nëna e baballarë; nuk u tremb nga kërcënimet, shantazhet, raprezaliet e masat çnjerëzore që morën karshi tij hordhitë nazifashiste.

Populli i Tragjasit dha çdo gjë për lirinë, pasuri e katandi, e lau me gjakun e mjaft bijve dhe bijave më të mirë që ranë heroikisht në vijën e parë të betejës. Katër nga të rënët në Luftë janë shpallur Heronj të Popullit. 10 vjaza trimëresha nga Targjasi u hodhën si luanesha mbi armiqtë dhe tradhëtarët në fushën e betejës në malet e Shqipërisë, në fushat dhe malet e Kosovës e deri në Jugosllavi, në malet e Sanxhakut dhe dhanë jetën heroikisht, një prej të cilave gjithashtu e shpallur Heroinë e Popullit.
199 djem e 37 vajza përcollën nënat e këtij fshati për në radhët e brigadave, batalioneve e çetave që luftuan e se peshuan forcën e okupatorit e tradhëtarëve. Fshati i Tragjasit mbeti një nga bazat më të rëndësishme të LNAÇ-it.

KAPITULLI I
LASHTËSIA E TRAGJASIT
-Vendbanim i hershëm
-Vazhdimësia në mesjetë
-Toponimet
-Emërtimi i Tragjasit

Vendbanim i hershëm

Vendi ynë Iliria, në veri e jug, ka pasur një histori të shquar gjallërimi, një shpirt të pamposhtur për liri e pavarësi. Gjatë shekujve pësoi pushtime e ndikime të huaja, por nuk u nënshtrua kurrë; ruajti karakateristikat e kombit të tij. Edhe krahina jonë në shekuj nuk ka lejuar që gjuha, doket e zakonet t’i prekeshin e t’i ndryshonin. Në antikitet fiset greke u përhapën gjatë bregdetit të Ilirisë, duke themeluar kolonitë e tyre, midis të cilave dhe Orikun. Por Ilirët patën zhvillimin e tyre të veçantë.

Në krahinën tonë përmendet përveç Orikut edhe një qendër tjetër, e studiuar kohët e fundit nga arkeologjia jonë, qyteza e Sofës. Por ka dhe rënoja të disa ndërtimeve të shek. IV-II para Krishtit (p. K.). Aty përmendet qysh në kohët e hershme edhe emrin Tragjas. Tragjasi del se ka ekzistuar para qytezës së Orikumit. Karl Patsch flet për një skelë të veçantë në Izvor të Tragjasit, që lidhej me qytetin mjaft të madh me një nga qendrat tregtare të qytetërimit, Amantian. 
Me gjithë luftimet dhe heroizmat e ilirëve, romakët mundën të pushtojnë vendin. Krahina e Erihoit (Dukatit) vuajti nga pushtimet e robërimet e dyndjeve të fiseve barbare, si gotët, më pas romakët, bizantet dhe më vonë sllavët. Përsëri krahina vuajti për shekuj me radhë nën sundimin e Perandorisë Bizantine.

Sipas të dhënave arkeologjike, të gojëdhanave dhe të toponimisë së vendit, në luginën e shtrirë midis dy vargmaleve Akrokeraun dhe Longarës ka pasur një sërë fshatrash të vogla. Vetëm në anën e brinjës së malit të Longarës, përreth fshatit Tragjas, ka pasur edhe shumë fshatra të tjera, ku dhe sot ruhen mbeturinat e tyre arkeologjike e toponomike. Këto mbeturina provojnë se në kohën e lashtësisë e në mesjetë ato kanë qenë qendra të banuara dhe kanë lënë gjurmë deri në ditët tona.

Duke u mbështetur në të dhënat arkeologjike, të zbuluara vitet e fundit, qendra më e vjetër në këtë krahinë dhe me rëndësi ekonomike për kohën përmendet Tragasaj i moçëm, qyteza e Sofes me kështjellën e saj. Kjo qendër nuk është me larg se 500 m në vijë ajrore, në jug perëndim të Tragjsasit të sotëm.
Nga teknika e ndërtimit Sofen e përcaktojmë të shek. IV-VI, d.m.th të periudhës së vonë antike, kurse qyteza rezulton të jetë e mijëvjeçarit të fundit p. K. Prej kullave të kalasë dhe sot ruhen shenjat e njerës prej tyre në formën e një drejtkëndëshi me përmasa 6.1 x 3.8 m, me mure 1.3 m të gjerë. Shenjat e një kishe atje dëshmojnë për jetën e Sofes në kohën e përhapjes së krishtërimit, ndofta me Erihoin e afërt.

Në një dokument të vitit 1759, që bën fjalë për forcat dhe shtrirjen e krahinës së Himarës dhe fshatrat që bëjnë pjesë në të si dhe për etapat kryesore të luftës së saj kundër forcave pushtuese osmane, ndërmjet të tjerave thuhet: “Provinca, që quhet sot Himarë ose populli himariot janë Epiri i Vjetër perëndimor, ku në hartën e kohës së Ilirëve quhet me emrin Kaoni dhe popujt e Kaonisë …”. Gjatësia e kësaj është 100 milje dhe fillon në kepin e Gjuhëzës dhe mbaron në kështjellën e Butrintit.
Gjerësia e saj nuk i kapërcen të 50 miljet. Është e rrethuar dhe e mbrojtur sidomos gjatë bregdetit, prej maleve të larta dhe të pakapërcyeshme të quajtura Akroqeraune, për këtë arsye orvatjet e parreshtura dhe të fuqishme të osmanëve për të shtruar këtë provincë kanë dështuar.
Po në këto dokumente, ndër të tjera, thuhet se është një popull shumë luftarak dhe po të bashkoheshin të gjithë, do të mund të mblidheshin 20 mijë burra të aftë për luftë, shtojmë se besimi ynë është ortodoks.
Provinca përbëhet prej krahinave të poshtëshënuara: Gjatë bregut të detit: Himarë, Piliureus Drimendes, Pallasa, Pikerni, Llukovo, Vuno, Sasono, Otorsi. Në tokë: Dukati, Drazina, Radhima Gjomboçari, Gumenica. Vazhdojnë vendet brenda tokës: Mazari, Durbaqe, Kudësi, Nivica LLopësi, Mavrova, Zenegorica, Smokthina, Zuliate, Lepenica, Kuçi, Lapardhaja, Porgonates Tepelena.
Në njësinë gjeografike Tragjas ka pasur disa vendbanime (katunde). Në një sipërfaqe jo shumë të madhe gjenden shenjat e mureve të qeramikës dhe konturet e disa qendrave të banuara, siç janë: Katundisht, ndodhet afër xhamisë. Ajo përfshin Pollonën, Gjinivanë, një pjesë të malit dhe luginën e drizave. Gjenden jo më larg se 800 m, në lindje të fshatit, ku duken shenjat e mureve të qeramikes së hershme si dhe konturet e 10 – 12 shtëpive. Mokorava, ndodhet në qendër të Tragjasit dhe përfshin qafën e Varreve, Mërtiraj, Folenë deri në Zjogovë. Në distancën 300 – 400 m në veri të fshatit të vjetër, gjenden qeramika e vendet, ku kanë qenë mokrat, për bluarjen e drithrave të bukës nga i ka mbetur edhe emri Mokorav. Xhama në jug të Tragjasit, përfshin fshatin e vjetër, Trapin e Gërxhinës, Ballushin dhe një pjesë të malit. Jo më larg se 1000 m në veri lindje të fshatit dhe sot janë shenjat e ledheve, qeramikës dhe muret e një kulle të ripërtëritur në mesjetën e vonë. Siratec, më në veri lindje të fshatit (gjithnjë fshatit të vjetër), me shënja të një banimi të hershëm, Sirotica në brinjën e malit, gati 2000 m në lindje të fshatit me qeramikë dhe ndonjë rrënojë muri. Llustra në veri, në kufi me Radhimën, duke përfshirë rrëzën e Cirakut, Gjonajt e deri në maj të Nisisë. Në këtë vendbanim janë zbuluar rënojat e një kishe dhe vendi ka marrë emrin “bregu i Kishës”. Kalaja e Gjonboçarit dhe konturet e mureve të 12 -13 shtëpive, që, sipas arkeologjisë, datohen aty nga mesjeta e vonë, jo më larg se 2400 m në veri perëndim të fshatit.
Të gjitha këto të dhëna që rrethojnë gati nga të gjitha anët fshatin e vjetër të Tragjasit, në një sipërfaqe jo shumë të madhe dhe që mund të themi se janë si lagje të hershme të këtij fshati, tregojnë se dikur në shekujt e mesjetës aty kanë qenë qendra banimi, të cilat 4-5 shekuj më parë (ndofta edhe më parë), e janë kthyer në gërmadha nga dyndjet barbare janë shkretuar. Siç do ta shohim edhe me ripopullimin me vonë, sipas gojëdhanave, aty janë gjetur shtëpi të mbuluara me shkurre, të braktisura në ikje e sipër. Veçanërisht gjatë ndjekjes së Çezarit të Romës-Pompeun, si dhe kohës në pritje të djalit të Skënderbeut, ku ngelën shumë të shpërngulur nga veriu.

Vazhdimësia në mesjetë

Për banorët e Tragjasit mungojnë dokumentet historiografike; për historinë e tyre do të mbështetemi në rrugën më të mundimshme, në traditën gojore, të cilën populli e ka transmetuar gojë më gojë e brez pas brezi pa e shkruar (se shkrimi i ka munguar), por që i është transmetuar brezit pasardhës me aq siguri, si të ishte një regjistër i vërtetë.
Në fshatin ka pasur shumë njerëz të moshuar, të cilët i tregonin si përralla ngjarjet e kohës; tregonin për gjyshërit e stërgjyshërit. Njeri prej tyre, që ka ruajtur shumë kujtime dhe i ka treguar me saktësi dhe zgjuarsi ngjarjet shumëvjeçare, që kishin treguar prindërit e gjyshërit, ishte Azem Troqja, ose si i thërrisnin të gjithë, Babë Azemi. Ai rrojti gati një shekull dhe ndërroi jetë rreth viteve 1934-1935. Përveç të dhënave të Babë Azemit gojëdhënat për ripopullimin e Tragjasit kanë qenë të shkruara e të mbetura në mëndjen e të gjithë njerëzve më jetëgjatë të fshatit; ata i numëronin brezat nga Gjon Vafi e Gjon Misri si të ishin të regjistruar. Mbi këto fakte gojore mund të mbeshtetemi me vërtetësi.
Por në qoftë se flitet me siguri për ardhjen dhe kalimin nga një brez në tjetrin, nuk mund të flasim po me atë siguri edhe se nga erdhën këta banorë të rinj, që në fakt i gjetën banesat të gatshme. Prandaj do të mbështetemi në atë version që flitet më me siguri nga goja e popullit: Të dy këta banorë ,Gjon Misri dhe Gjon Varfi, që janë vendosur në vendet ku është sot fshati i vjetër, kanë zbritur nga mali me gjithë fëmijët e tyre, nga shpella e Kavasanit. Të mbështetur në të dhënat e Babë Azemit dhe që vërtetohet edhe prej shumë të moshuarëve të kohës, do të shpjegojmë e do të shkruajmë me hollësi për këto dy familje, që janë edhe zanafilla e ripopullimit e Tragjasit.
Gjon Misri është banori i parë i Tragjasit të ripopulluar. Ai ka jetuar në shpellën e Kavasanit. Kjo shpellë gjendet në brinjën e malit të Lungarës, afër kreshtës së lartë gati 2000 m në vijë ajrore dhe gati 1100 m mbi nivelin e detit, në verilindje të fshatit dhe në lindje të fshatit të ri.
Gjon Misri për të gjetur një strehë në vendet e ulëta, ku kishte dhe të dhëna se dikur kishin banuar të parët e tij, arriti pikërisht atje ku kishte dhe burime uji. Vendi ishte i pyllëzuar dhe kërkoi ku mund të gjente një strehë. Duke prerë shkurre e ferra, afër burimit zbuloi murin e një shtëpie të parrenuar e të nxirë nga myshku i kohës. Si e zbuloi plotësisht, pa se ishte një shtëpi e gatshme, me mure guri, e paprishur dhe e mbyllur me një çelës, që ishte brejtur nga ndryshku. Pasi hapi derën, gjeti një dhomë të errët që ishte 10-12 m e gjatë dhe 4 me 3 e gjerë, e shtruar me korosan (dysheme) prej llaçi gëlqereje. Nën dysheme ishin 2 bodrume (binca). Në fund të dhomës ishte vatra e zjarrit. Çatia ishte e mbuluar me qeramidhe të mëdha. Dhoma kishte 2 penxhere (dritare). Muret e fortë të kësaj shtëpie (që në ditët tona është banuar nga Lulo Haxhiaj), me pak ndryshime, kanë ardhur deri në ditet tona. Ajo u dogj dhe u rënua nga fashizmi në 7 gusht 1943. Kështu edhe këta mure që kaluan disa shekuj, mbetën gërmadhë dhe së bashku edhe me ndërtimet e kohës do t’i përkasin historisë.
Pas disa vjetësh zbret edhe një familje tjetër, po nga shpella e Kavasallit, nga kreshta e malit, e përbërë prej 6 vetësh: Gjon Varfi, gruaja dhe katër djem.
Gjon Varfi kishte dhe ndihmën e Gjon Misri, që ishte bërë më parë banor i këtij vendi. Gjon Mistri e drejton atë të kërkojë dhe të presë pyllin e dendur dhe me drurë të lartë, po afër tij dhe afër burimit të ujit. Duke prerë shkurret e pyllit të dendur dhe Gjon Varfi zbuloi një mur shtëpie, që kishte po të njëjtat karakteristika me shtëpinë e Gjon Misrit. Si hapi derën edhe ai gjeti një dhomë, në mes të së cilës, mbi vatrën e zjarrit, në një çengel prej hekuri qëndronte i varur një ibrik prej bakri i mbuluar nga bloza. Ky varg me hallka prej hekuri, sipas gojëdhanave, ka arritur deri në ditët tona në shtëpinë e Ali Caush Xhuvelit, dhe tashti është vendosur në muzeun e fshatit.
Karakteristikat e këtyre shtëpive i përkasin një kohe jo shumë të largët arkeologjike (shek. XV-XVI), që përkon dhe me kohën e ndjekjeve e rafshimeve të Sulltan Bajazitit II. Më vonë, pas dy tri brezash, sipas të dhënave të një të moshuari që banon në katundin Qeparo te Naqo Lekës, në Tragjas vjen e vendoset dhe Thanas Leka me gruan dhe katër fëmijët, për arsësye ekonomike.
Me kalimin e kohës të dy familjet, Gjonmistri dhe Gjonvarfri, që erdhën në fillim, u shtuan dhe krijuan kështu 5 mëhallë, me një prejardhje gjaku. Fshati i Tragjasit u rrit dhe të 4 djemtë e Gjon Varfrit u shtuan dhe pas disa brezash krijuan 4 lagje, që morën dhe emrat e djemve: Amat Gjoni, Ali Gjoni, Mehmet Gjoni dhe Skëndo Gjoni; kurse Gjon Misri kish veç një djalë Skënderin; dhe ata nuk u shtuan. Mëhalla nuk mori emrin e Skënderit, por të Gjon Misrit dhe fshati u bë kështu me 5 mëhallët: Mëhalla e Gjon Misrit, Lagjet e Amat Gjonit, Ali Gjonit, Mehmet Gjoni dhe Skëndo Gjoni. Më vonë u shtua dhe djali i Thanas Lekës, u krijua një mëhallë më vete, që mori emrin e Thanasit. Fshati u bë kështu me 6 mëhallë, por kjo e fundit mbeti vazhdimisht më pak e zgjeruar; po kështu kishte edhe më pak mal, kullota dhe fusha.
Fshatin e vjetër të Tragjasit e kanë ndërtuar korçarët (Danajt), të cilët kanë dëshmuar se kishin marrë modele të shtëpive të vjetra.
Këto të 6 mëhallët kanë vazhduar të jenë edhe sot në fshatin e Tragjasit. Pra edhe kohën e vendosjes dhe të ripopullimit do ta marrim sipas brezave të nisur nga këta tre paraardhës deri në vitin 1945, kur banorët e Tragjasit lanë gërmadhat e fshatit të vjetër dhe ngritën fshatin e ri në fushë. Që nga Gjon Mistri dhe Gjon Varfi deri në 1945 bëhen 11 breza. Zakonisht një brez llogaritet rreth 25-30 vjet. Del kështu që nga vendosja për herë të parë e këtyre familjeve deri në vitin 1945 të kenë kaluar 330 vjet. Pra këta banorë duhet të jenë vendosur aty rreth viteve 1610-1615.
Po të marrim parasysh (gjithnjë përafërsisht) ikjen dhe shpërnguljen e banorëve të parë nga masakrat e vitit 1492, vetëm pas një shekulli ata janë rikthyer në trevat e tyre (patjetër bijtë e tyre). Gjatë gjithë kësaj kohe ata kanë banuar nëpër shpella. Këto përllogaritje mbështeten edhe nga rregjistri i Dragjatit (Tragjasit) të vitit 1583, sipas të cilit del se banorët janë rivendosur aty pas rreth 100 vjetësh.
Por më e mundshme dhe më bindëse është që Tragjasi të jetë shkretuar në ato vite të tmerrshme nga masakrat osmane dhe fëmijët apo nipërit e tyre të jenë rikthyer pas shumë bredhjesh apo pas banimit për një kohë të gjatë në shpella dhe male ka mundësi që një pjesë e familjeve morën fëmijët dhe kaluan dete dhe oqeane dhe u ngulën aty; të tjerët u vendosën në shtetet fqinje.

Emërtimi i Tragjasit

Emri i tragjasit del në shumë dokumente, me4 trajta të ndryshme, por me të njëjtin burim. Sipas të dhënave arkeologjike të qytetit të Sofës ai del në këto trajta: Dragjat, Tragiatas, Tragasei . Banorët e parë të Tragjasit kanë qenë vendosur në këto troje herët, por nga qëndresa e fortë e krahinës së Himariotëve kundër sundimit osman, janë sulmuar, rafshuar, shpërngulur e zhdukur disa prej tyre”. Në Vlorë nuk mbeti asnjë nga banorët e mëparshëm …. . Në fshatrat e zvogëluara, ose të mbuluara me gërmadha, sipërfaqja e mbuluar nga pyjet …”. 
Banorët e këtij fshati, që asnjëherë nuk i janë shtruar të huajt, duhet të jenë shpërngulur e larguar përkohësisht, apo edhe për shumë kohë, siç ngjajnë në shek. XV e fillimin e shek. XVI, ku pati shpërngulje të shumta të popullit tonë, bile dhe fshatra të tëra. Por le të përmendim edhe njëherë disa argumente e dokumente për emrin e lashtë të Tragjasit. Në to jepen të dhëna për kalanë e Sofes, si pjesë e tokës së Tragjasit.
Kalaja e Sofes lidhet me emrin e Tragjasit edhe nga të dhënat e Stefan Bizantinit. Kështjella e Sofes, si në kohën antike, ashtu edhe në atë antike të vonë, mendojmë se është quajtur Tragjas. Emër të cilin e gjejmë te Stefan Bizatini për një krahinë të Epirit (Tragasai) të njohur për nxjerrjen e kripës, pra në buzë të detit, emër që ruhet edhe sot e kësaj dite për fshatin që gjendet afër kështjellës …”. 
Gjeografi i njohur Stefan Bizantini për këtë emër i referohet një burimi më të lashtë: “Tragasai, krahinë e Epirit nga Tragjasi, në sajë të së cilës Poseidoni bëri kripën. Këtej rrjedh edhe kripa atragasase siç thotë dhe Helaniku në Labiaret, libri i parë … . 
Edhe Arvanitasit, historian e gjeograf grek i shek. III (1740-1820), shkruan: “… Pas Kaninës është … Orikos, që gjendet në gjirin me të njëjtin emër. Më poshtë kësaj, pas gadishullit Akrokeraun (Karaburnit), është një port i vogël dhe qyteza Eriko (Oriku). Më në brendi të kaninës, gjithashtu më poshtë … Tragjia (Tragjasi). 
Prof. Aleks Buda ka një mendim tjetër. Jo kripore, për arsye tjetër. Buza e detit e më lart nuk është e rrafshtë, pra lartësohet. Tragjasi nuk e njeh delen, s’është marrë me të. Ai se ka përdorur peshkun dhe të parët nuk dinin të notonin, s’ka patur kripore.
Albanologu i njohur austriak, Jokl preardhjen e qytetit të Triestes së lashtë e lidh përkatësisht me fjalën ilire, Trg, tregas, Trgaste, Trieste. Pra mund të vendoset një lidhje treshe: fjala ilire me trajta “treg-tregëri, tregas-emri Trieste-Tragjas.

Toponime të Tragjasit

Toponime kryesore të fshatit janë vendosur me kuptimin apo prejardhjen e emërtimit përkatës. Në përzgjedhjen e zbërthimin e këtyre toponimeve është treguar kujdes për të mbuluar gjithë hapësirën që zë territori i fshatit Tragjas.
Por toponimet në Tragjas janë të shumta:
Stravoi – emër me prejardhje sllave, por edhe nga greqishtja, që do të thotë kryq.
Përroi i Bubuligës – emër nga fjalët “bubu e liga”.
Maja e Zhurës – nga rërë e trashë, me përmbajtje shtufi dhe zhavorri të imët.
Hauzi – nga gropë që ngjan me një kazan gjigant, me mure prej shkëmbinjsh të thepisur, por që ka hyrje dhe dalje të ujërave, kanione
Vali i Qesarit – emër që ka lidhje me Çezarin e Madh të Romës së lashtë.
Udha e italianëve – me që është ndërtuar prej okupatorëve gjatë Luftës së Parë për qëllime ushtarake në vitet 1915-1919.
Maja e Qivurit – mendohet se ka pasur shumë qivurë.
Qafa e Varreve – ndodhen disa varre të vjetër.
Maja e Viçanit – emër, me prejardhje nga fjala vit, çan rrethimin.
Fushën e Kadiut – ka mundësi të jetë quajtur e Kadiut, sepse ka qenë pronë e tij.
Sofa – prejardhjen nga fjala sofër, por mund ta ketë edhe nga emri Sofi i ndonjë gruaje, qytezë e lashtë.
Maja e Konxhules – lnga ëkundëse, kolovajs.
Erihua – emër që ka lidhje me emrin e Orikumit, që ndodhet në buzë të detit.
Tragjas – Dragjat, Tragiatas, Tragasei, që mund ta kenë prejardhjen nga fjala ilire treg Tregasi – Tragiasi – Tragjasi.
Tragasi – krahinë e Epirit 
Kripa e Tragjasit – Poseidoni bërë kripore.
Tregesht – fjala ilire Treg=Tragas.
Gropa e Aliut – Alliret, kanë ikur nga Tragjasi herët.
Gropa e Sulit – E suljotëve të larguar shekuj më parë.
Qafa e Kalisë – Emër i vjetër ilir.
Mali i Qorres – Mendohet se aty janë qorruar njerëz nga vetëtimat.
Bregu i Gomares – Mundet nga Gjon Mara (njeri).
Gropa e Fikut – Ka patu mjaft fiq në këtë gropë.
Lëmi i Llukës – Dikur pa pasur një lëm, që e kish ndërtuar Lluka, por edhe vend që rritet lluka (lloj druri).
Maja e Zezë – Gjatë gjithë kohë ka qenë e zëzë, e frikshme.
Sheshet – Vend i sheshtë, ku ngriheshin stanet gjatë beharit.
Maja e Qytezës – Dikur në lashtësi ka qenë qytezë.
Përroi i Vilave – Mendohet se dikur ka pasur vila (shtëpi), por edhe hardhi rrushi.
Lugu i Drizës – Vend që ka shumë driza.
Gjiniva – Vend që dikur, para lindjes së Krishtit, ka qenë fshat me shumë shtëpi, por edhe Gjin Ivani

KAPITULLI PER SHKOLLEN E TRAGJASIT

Perpjekjet per arsim e dituri, me rastin e 108 vjetorit te shkolles shqipe ne tragjas.

Banorët e Tragjasit, qysh në kohën e lashtë, kanë bërë përpjekje për kulturë dhe e kanë çmuar shkollën si një forcë tërheqëse përparimi prandaj i janë vënë asaj me ngulm. Ata, duke mos peshuar as vështirësitë ekonomike, as pengesat që u nxirrte pushteti osman dhe as pasojat që mund t’u vinin nga ndjekjet e raprezaljet e regjimieve, kanë luftuar për kulturë dhe arsim.
Djalëria e Tragjasit, e zgjuar me kohë, është hedhur përpara për të rrëmbyer dijen dhe për të mësuar, sidomos ABC-në shqipe. Në fillim, pa ndihmë e pa përkrahje të askujt, ata mësuan në shkolla, brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe, në përgjithësi, luftuan për të sjellë arsim e përparim. Ata qysh atëherë me vullnet dhe me këmbëngulje mbaruan shkollat e mesme dhe të larta e më vonë ndihmuan njeri-tjetrin për të tërhequr edhe bashkëfshatarët e tyre. Kjo përpjekje e dashuri për shkollën, për dije, për kulturë vazhdoi me ngulm që paparë si para Pavarësisë dhe u shtua edhe më shumë në shtetin e lirë shqiptar.
Nga viti 1912 deri në vitin 1924, si dhe në vitet e regjimit monarkist me vështirësi dhe me përpjekje e sakrifica të rinjtë e Tragjasit nuk iu ndanë shkollës, me bursë e pa bursë, duke shërbyer si shërbëtorë, në familjet e të pasurve e agallarëve në qytet, duke u ndihmuar shumë edhe prej një pjese që e kishin mbaruar shkollën dhe kishin punuar si nëpunës në postat e qeverisë, si Rexhep Troqja. Duke punuar për një kohë të gjatë si nëpunës me rëndësi në administratën qendrore të Vlorës, mundi të ndihmonte fshatarët në hallet e tyre dhe veçanërisht djemtë që përpiqeshin të vazhdonin mësimet. Dhe këta njerëz të shkolluar kanë qenë vazhdimisht në krye të luftërave e të përpjekjeve të banorëve të Tragjasit për liri, pavarësi e përparim.
Plaku i moshuar, Azem Troqja, tregonte se mejtepi (shkolla) e parë turke është hapur në vitin 1809, në një shtëpi private, që në atë kohë quhej shtëpia e Rruçe afër shtegut të Thanasit, afërsisht ku ka qenë shtëpia e Mete Troqes.
Fëmijët mësonin shkronjat turke duek ndenjur këmbëkryq mbi një rrogoz të shtruar në dyshemenë e shtëpisë. Në shkollë kishte 28 nxënës, që mësonin vetëm kuranin. Nga viti 1830 shkolla u hap në xhaminë e fshatit. Këtu mësimi bëhej në gjunjë, mbi rrogoz. Me reformat e Tanzimatit, filloi të mësohej jo vetem kurani, por edhe katër veprime në aritmetikë. Ky ishte një hap i dytë në drejtim të kulturës dhe të njohurive fillestare në shkollë. Ky program ka vazhduar dhe më pas.
Si mësues – hoxhë që nga viti 1809 deri 1907 kanë qenë: Haxhi Abdullau Efendiu nga Berati, Mahmut Hoxha (Shyti), Sali Efendi Dibra, Mulla Sinan Kobellua, Mulla Sulo Ruka nga Radhima, Mulla Sulo Shehu, Mulla Beqiri Amagjoni, Mulla Daut Shehu nga Dukati dhe Mulla Beqir Ormeni.
Rreth viteve 1890 patrioti arsimdashës Hariz Ferhati nga Tragjasit meqë nuk kishte fëmijë (djem). Në fillim përdori për mësim një dhomë të shtëpisë së rij. Ai vendosi të përjetësojë kujtimin e tij, me një vepër: me pasurinë e tij të ngrihej një ndërtesë për shkollën e fshatit. Në këto vite u ndërtuan tre dhoma të rrethuara me një oborr të madh. Dy dhoma të mëdha ishin për mësim dhe një dhomë pas shkollës që ishte për strehimin e mësuesëve jo vendas. Që nga ajo kohë mësimi nuk jepej më në xhami, por në shkollë me banka të rregullta.
Në dhomën e madhe zhvillohej mësimi, ndërsa në të voglën banonin mësuesit. Te porta e shkollës ndodhet edhe sot muri i varrit të këtij patrioti me mbishkrimin “Hariz Ferhati”, ndërtuesi i shkollës. Kjo shkollë ka ekzistuar deri më 7 gusht 1943, kur fashistët italianë dogjën krejt shtëpitë e fshatit e bashkë me to dhe shkollën. Megjithatë klasa e pestë u mbyll në korrik 1942 nga lufta.
Deri në vitin 1907 shkollën e mbante fshati; e paguante mësuesin hoxhë. Këra mësues-hoxhë kanë mësuar në shkollën turke disa breza. Ishin të rinj, të cilët, veç Mulla Beqir Ormënit e Sadedin Aliushit (Shyti), kryen dhe medresenë. Të tjerë me mundësinë e tyre u përpoqën për të vazhduar studime laike; këta mbaruan shkolla të mesme në Perandorinë Osmane dhe në vende të tjera.
Kështu mbaruan shkollë të mesme në Janinë, Selanik, Vjenë etj., Mahmut Cani, Mustafa Muço, Mustafa Ramohito (për një kohë ka dhënë mësim në idadijen e Janinës), Islam Gjoni. Kanë qenë mësues në Çamëri deri para shpalljes së Pavarësisë Shyqyri Muço dhe Ymer Muço. Të gjithë këta të rinj, që i kishin familjet në fshat dhe pushimet shkollore i kalonin pranë tyre bëhen agjitatorë të gjallë të idesë kombëtare të mësimit shqip.
Në vitin shkollor 1907 deri 1908 u ndryshua sistemi i shkollës. Mësimet nuk do t‘i zhvillonin hoxhët e fshatit që paguheshin nga populli. Arsimi bën një hap përpara. Nga ky vit filloi shkolla e rregullt shtetërore në gjuhën turke me mësues të caktuar e të mbajtur nga qeveria. Atë vit fillon si mësues Ejup Kondi nga Vlora. Gjatë vitit emërohet edhe Ibrahim Efendiu nga Gjirokastra, i cili qendroi deri në fillim të luftës ballkanike, në vitin 1912. Në këtë kohë formohen klasat e rregullta të shkollës në moshat e detyrimit shkollor me mësues Ibrahim Efendiu. Shkolla arriti kursin 3 vjeçar iptidaijes (fillore) në gjuhën turke.
Kështu, nga viti 1908, me fillimin e shkollës së re të rregullt, jo me hoxhë, me program ditor dhe me ndërtesë të re, me banka, mësimi zhvillohej me orë të caktuara, me 25-30 nxënës. Megjithse mësimi jepej në gjuhën turke, u ndryshua krejt karakteri i shkollës dhe i dhënies së mësimit. Në shkollë, përveç kuranit, bëheshin edhe lëndë të tjera mësimore të shkollës fillore, që më parë nuk ishin në program.

Çelja e shkollës shqipe në Tragjas

Lufta e rilindësve për abc-në, për shkrim e këndimin shqip u lidh ngushtë me luftën me pushkë, me lëvizjen patriotike antiturke për pavarësinë kombëtare, për liri, drejtësi, përparim e arsim në gjuhën amtare.
Lëvizja për mësimin e shkronjave shqip në mënyre ilegale u zgjerua gjithnjë e më shumë në të gjithë vendin. Për pushtuesit osmanë, ata që merreshin me këndimin dhe shkrimin e shkronjave shqipe, ishin armiqtë më të rrezikshëm të sulltanit dhe ndiqeshin si antifetarë, si heretikë e antiqeveritarë. Botimi i abetares dhe veprave të tjera shqipe me shkronja latine dhe futja dhe shpërndarja e tyre në mënyrë shumë të fshehtë në Shqipëri, u bë një detyrë e madhe për patriotët dhe rininë brenda dhe jashtë atdheut. Abetaren, librin shqip, siç bëhej në të gjithë vendin, në Vlorë e rrethin e saj, agjitatorët patriotë, të rinjtë përparimtarë të fshatit e shpunë edhe në Tragjas para vitit 1908. Kush dinte alfabetin bëhej mësues i të tjerëve, që mësonin me etje shkrim e këndim në gjuhën amtare.
Abetarja qarkullonte fshehurazi dorë më dorë, duke u ruajtur si një libër i shtrenjtë. Muça Ismail tregon se Ibrahim Kurti, me të ardhur në fshat, u mësoi alfabetin në shqipe nxënësve të rritur, që mbaronin shkollën fillore. Kështu, bashkë me mësimin e shkronjave, futej në shpirtin e popullit, të fshatarit dashuria për gjuhën amtare, fryma patriotike, dëshira dhe etja për liri, kulturë e përparim. Këtë veprimtari patriotike autoritetet turke e ndiqnin me egërsi të madhe. Kështu, u rëndua dënimi i të burgosurve tragjasiotë në burgun e Beratit. Për shpërndarje të librave shqipe e propagandë kombëtare, u persekutua e u internua Ibrahim Shyti.
Me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, shqiptarët kërkuan lejimin e shkollave shqipe, mësimin legal të gjuhës amtare. Ata arritën të çelin shkollën e parë kombëtare shqipe më 7 mars 1887 në Korçë, por turqit e mbyllen atë shpejt. Megjithatë patriotët nuk u tërhoqën.
Ismail Qemali ngulte këmbë për arsimin shqip. Punët ndryshuan përkohësisht me kushtetutën e vitit 1908, kur xhonturqit u premtuan kombësive disa liri, si lejimin e shkollave në gjuhën amtare e mësimin e saj të lirë. Me Hyrjetin (që do të thotë: kushtetutë-liri-revolucion xhonturk, qershor 1908) një rol të rëndësishëm në qytetin e Vlores dhe rrethina luajti lidhja e patriotëve vlonjatë me emër “Lidhja Kombëtare për përhapjen e shkollave shqip”.
Prej saj u caktua edhe një komision që do të merrej me organizimin e shkollave që do të hapeshin në qytet e në fshat. Pas kësaj punën e vazhdoi Klubi “Labëria”, që u la i lirë vitin e parë nga xhonturqit. Kjo ndihmoi të hapeshin mjaft shkolla e grupe mësimi të shqipes në qytet e në fshatra. Me iniciativën e klubit, u mblodhën në Vlorë hoxhë-mësues nga qyteti e nga fshatrat, njerëz që dinin e nuk dinin gërmat shqipe. Me ta u organizua një seminar disa javë dhe në fund u lëshuan dëftesa aftësie për të dhënë mësim me shkronjat shqipe. Në këtë klub, si anëtarë aktivë të tij bënin dhe shumë arsimdashës nga Tragjasi si Alem Mehmeti, Ibrahim Shyti, etj. Ata bënë shumë përpjekje që në Tragjas të jepej e të mbahej mësimi shqip. Shtypi rilindës e përmend këtë fakt. Gazeta “Dielli” shkruante: “Në Tragjas mësohet shqipja bashkë me turqishten…”. Në një korespodencë tjetër të asaj kohe përmenden këto shkolla shqipe në katundet e Vlorës: në Kaninë me mësues Jani Mingën, në Drashovicë me mësues Mulla Xhaferrin, në Tragjas me mësues Ibrahim Efendi Gjirokastrën, të cilët përpiqeshin të mbanin mësonjëtoren shqipe …
Shkollën e Tragjasit shtypi në mjaft raste e konsideronte si shkollë shqipe. Sipas të dhënave të shumë të moshuarve, që kanë mësuar në atë kohë në shkollë me mësues Ibrahim Efendiun, shkolla shqipe në Tragjas është çelur në vitin shkollor 1908-1909. Regjimi i xhonturqve e la të lirë e nuk i pengoi në fillim klubet dhe shkollat në gjuhë shqipe. Kjo liri nuk vazhdoi për shumë kohë.
Në prill 1909 në Vlorë e në gjithë Shqipërinë xhonturqit filluan nga ndjekjet e raprezaljet më të rrepta kundër shkollave, alfabetit kombëtar dhe mësimit shqip. Në shkollën e Tragjasit mësuesi Ibrahim Efendiu, jepte mësim me dy orare: paradite jepte mësim turqisht, dhe pasdite shqip. Nxënësit në gjuhën amtare bënin përparime shumë të mëdha. Mësuesi u sillte nga Vlora libra shkollorë e letrarë që, sipas programit të patriotëve, shpërndaheshin falas. Edhe pas ndalesës mësuesi atdhetar, i përkrahur nga patriotët arsimdashës të fshatit, nuk e ndërpreu punën. Ai e vazhdoi atë edhe më vonë në mënyrë të fshehtë pa marrë parasysh rreziqet.
Një ditë Ibrahim Efendi Gjirokastra, tregonte ish nxënësi i tij, Sinan Hoxha, na mblodhi të gjithë defterët e librat shqip. Ata i futi në teneqe vajguri bosh dhe i fshehu nën hipinë e madhe me dru që ishte në qoshe të dhomës përkundrejt derës. Na shpjegoi se do të vinin për kontroll, duhet të ishte lajmëruar nga patriotët e lëvizjes. Të gjithë e kuptuam detyrën.
Në mbrëmje arriti Myfetishi e inspektori me suitë.Të nesërmen në shkollë ai u përpoq me kontroll të rreptë, me dhelpëri e shtrëngime, për të nxjerrë gjësendi. Nxënësit u vunë në provë të rëndë. Ai shkruante në dërrasë të zezë gërma shqipe dhe na shtynte të lexonim këtë ose atë shkronjë, duke na drejtuar edhe derën. Ne ngulnim këmbë që s’dinim shqip dhe bënim shkarravina. Sekreti mbeti në zemrat tona dhe atje nën stivën e madhe me dru. Nga ne, nxënësit e atëhershëm, inspektori nuk hodhi në dorë asnjë fakt, por megjithatë e morën mësuesin atdhetar në Vlorë dhe e dënuan me gjobë.
Në vitet 1910, 1911, 1912 mësuesi patriot e ka vazhduar mësimin shqip herë në formë ilegale e herë gjysmë legale deri ditën e Pavarësisë.
Gazeta “Dielli” që botohej në Boston të Amerikës, shkruante në shkurt 1912: “Në katundin Tragjas është një patriot i flaktë, Ibrahim Efendi Gjirokastra, i cili përpiqet atje me mish e me shpirt tu mësojë djelmoshave të fshatit gjuhën amëtare. Vjet kur shkoi që këtej kqyrësi i shkollës (Myfetishi) i preu një lirë gjobë Ibrahimit, sepse e zuri që u mësonte djemeve shqip. Po sivjet Ibrahim Efendi Gjirokastra po i mëson djemtë me një metodë që mos e kuptojë kurrë Myfetishi, sado i zgjuar dhe veshgjatë të jetë”.

Shkolla e Tragjasit pas shpalljes së Pavarësisë

Në vitin shkollor 1913-1914 u hapën dhe vepruan mbi 64 shkolla shqipe. Ato ishin shpërndarë në këtë mënyrë: në prefekturën e Vlorës u hapën 10 shkolla, një në qytet dhe nga një në fshatarat: Kaninë, Dukat, Smokthinë, Tragjas, Drashovicë, Tërbaç, Matogjin…
Më 21 janar 1913 në shtëpinë e Mahmut Hoxhës në fshatin e vjetër të Dukatit, në mëhallën Mazo, me 25 nxënës jepte mësim mësues Islam Gjoni nga Tragjasi.
Shkolla e lirë zyrtare në gjuhë shqipe në Tragjas u rihap menjëherë, me fitoren e pavarësisë. Shkolla ka filluar në janar të vitit 1913 me mësues Islam Halilin, i cili vazhdoi me ndihmën e fshatit deri në qershor të vitit 1913.
Patrioti mësimdhënës Islam Halil Ramohito çeli shkollën dhe filloi t’u mësonte djemve atë, që prindërit e tyre kishin ëndërruar në kohën e regjimit osman. Islami, si mësues akoma i paafirmuar e në kushte kur dhe qeveria ende nuk kishte mundur të jepte udhëzimet për shkollat shqipe, mësimin e bënte pa program, por detyrën e kryente me dashuri të madhe. “Mjerisht nuk mund të bënim sa duhet për çështjen e arsimit, shkruante në atë kohë Luigj Gurakuqi, ministër i arsimit në qeverinë e Ismail Qemalit – po në vitin shkollor 1913-1914 do të hapen shumë shkolla të mëdha dhe të vogla kudo nëpër qytete e fshatra”.
Thirrjes së Ministrisë së Arsimit iu përgjigjën shumë mësues të vjetër dhe të rinj. Iu përgjigj edhe ish-nxënësi i tij në Normalen e Elbasanit, Avni Rustemi. Këtë e emëroi mësues në Tragjas të Vlorës. Mësuesi i ri i kushtoi vëmendje të veçantë edukimit patriotik të nxënësve dhe përhapjes së ideve përparimtare në masën e fshatarëve…
Në vitin shkollor 1913-1914 shkolla e Tragjasit u çel me program të rregullt dhe me tri klasa. Mësues u emëruan djaloshi i ri 19-vjeçar Avni Rustemi nga Libohova e Gjirokastrës.
Me sa duket, dërgimi i këtij mësuesi të përgatitur dhe me ndjenja patriotike në shkollën e Tragjasit nuk ishte i rastit. Vetë njerëzit e bijtë e Tragjasit, që punonin në Qeverinë e Ismail Qemalit, kanë ndikuar që ky mësues të dërgohej pikërisht në fshat. Ai gjeti shokë të idealeve të tij e të gjimnazit të Janinës. Avniu nuk qëndroi të mbaronte vitin shkollor, por në mëndjen e nxënësve, që e dëgjuan fjalën dhe mësimin e tij kanë mbetur në kujtesë, kujdesi në dhënien e mësimit, thjeshtësia, afërsia dhe bashkëbisedimi me nxënësit. Vjershat patriotike, që u mësonte të rinjve, duke i ushqyer me ndjenja atdhetarizmi e ide përparimtare, ata dhe të moshuar i recitonin. Avniu është larguar nga shkolla e Tragjasit nga muaji prill 1914. Ai e la shkollën e Tragjasit, sepse në krahinën e Gjirokastrës ishin futur trupa greke. Çetat e Gjirokastrës ishin ngritur të luftonin kundër këtyre forcave të erreta dhe propagandës së shovinistëve të “Vorioepirit”. Avniu shkoi drejt e në çetën e krahinës së Libohovës.

Shkolla gjatë okupacionit italian në vitet 1914-1920

Me okupacionin imperialist italian në vitet 1914-1915, edhe në shkollën e Tragjasit pati çorientime në dhënien e mësimeve, si dhe në vazhdimin e shkollës. Aktiviteti arsimor qeveritar u paralizua nga armiku. Fshati, për të mos mbetur pa shkolle, caktoi për një kohë mësues Islam Gjonin e pastaj Mulla Beqir Ormënin, që jepte edhe mësim feje.
Në vitin shkollor 1915-1916, duke filluar nga dimri, në shkollën e Tragjasit, sipas rregullit të okupatorit, pranë Mulla Beqirit u caktua dhe një mësues ushtarak italian, toger Roxhemili, i cili qëndroi deri në muajin maj, sa qendroi regjimenti italian në fshat.
Në vitin shkolllor 1916-1917 pranë Sekretariatit të Punëve Civile në Vlorë, u krijua një zyrë arsimore qendrore italiane. Ajo merrej me përpilimin e programve, organizimin e shkollave të qytetit e të fshatit dhe me zbatimin e politikës kolonizuese italiane në fushën e arsimit. U krijua një tip shkolle italo-shqiptare. Mësues-drejtor ishte një ushtarak me gradë rreshter. Mësimi jepej në gjuhën italiane. Gjuha shqipe e shkruar gati u eleminua. Mësues shqiptar herë kishte e herë nuk kishte dhe jepte vetëm lëndën shqipe. Atë vit shkollor u emërua rreshteri Xhuzepe Rico. Këtij iu dhanë kompetenca të plota për drejtimin dhe organizimin e shkollës. Mësues për gjuhën shqipe nuk pati fare.
Në vitin shkollor 1917-1918, sipas broshures italiane “La scuola in Albania”, shkolla e Tragjasit kishte 49 nxënës dhe një mësues. Mësues-drejtor mbeti Ricua. Në këtë vit në shkollë u caktua edhe një mësues shqiptar, Kel Ujka nga Shkodra. Mësuesit shqiptar iu la vetëm mësimi i gjuhës shqipe, kurse mësuesi italian jepte të gjitha lëndet e tjera dhe gjuhën italiane. Këtë lloj rregulli e diskriminimi nuk e pranoi mësuesi shqiptar dhe e kundërshtoi me guxim. Kështu, plasi grindja ndërmjet dy mësuesve. Me gjithë presionin që iu bë nga autoritetet italiane, Koli nuk u përkul. Për këtë qëndrim u pushua nga puna. Ngjarja në shkollën e Tragjasit pati jehonë të gjerë. Ky gjest shprehte një gjendje të padurueshme.
Fakti është se sekretariati u detyrua që, me anën e zyrës arsimore qendrore, të lëshonte, natyrisht për të mashtruar opinionin publik shqiptar. Pas Kelit, si mësues në shkollën e Tragjasit punoi Ibrahim Kushta nga Dukati. Mësuesi italian, përpiqej, natyrisht sipas politikës ekspasioniste italiane, që me tematikën e mësimeve, të këngëve e himneve, t’i bënte nxënësit shqiptarë qytetarë të devotshëm për koloninë, që donin të krijonin qeveritarët e Romës.
Por kultura që merrnin djemtë e fshatit, i ndihmonte të forconin ndjenjat kombëtare të rrënjosura nga traditat rilindëse dhe nga mësimet e Avni Rustemit. Ata kishin etje për mësim dhe në gusht të vitit 1917 pesë nxënës të shkollës, në 25 veta të Qarkut të Vlorës, Përmetit etj., çanë rreziqet e detit dhe shkuan për studime në vendin e De Radës, në kolegjin e S. Demetri Koronës.
Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, në nëntor 1919, mësuesit ushtarakë italianë u çmobilizuan dhe në Tragjas nuk u dërgua më mësues italian. Në shkollën me tri klasa fillore në vitin shkollor 1918-1919 u dha mësim vetëm nga mësuesi Elmaz Tahiri nga Tragjasi. Ndërkohë administrata e shkollës vazhdonte të ishte nën kontrollin dhe drejtimin e forcave ushtarake italiane.
Në vitin shkollor 1919-1920 shkolla u bë me katër klasë fillore dhe u emërua mësuesi nga Tragjasi, Tahir Hoxha. Në këtë periudhë kontrolli italian e kish humbur forcën. Në shkollë këtë vit nuk jepej mësim në gjuhën italiane, por mësohej vetëm shqip.
Në vitin shkollor 1919-1920 shkolla ishte plotësuar me nxënës të rritur dhe me mësues të fshatit, të gjithë plot me ndjenja antiitaliane. Ajo u bë një nga qendrat e shquara të propagandës e agjitacionit duke ndezur për ditë e më shumë frymën e atdhedashurisë dhe të urrejtjes kundër okupatorit imperialist italian. Shkolla, me punën dhe organizimin e saj, u bë frymëzuesja e luftës jo vetëm për nxënësit e shkollës, por edhe për të rriturit. Madje disa herë, nën petkun e shfaqjeve teatrale, aty thirreshin e mblidheshin edhe patriotë që merreshin me organizimin e kryengritjes.
Në muajt e parë të vitit 1920, kur po parapërgatitje Lufta e Vlorës, nga shkolla e Mesaplikut dhe e Tragjasit dalin trakte, që lëshonin kushtrimin për kryengritjen popullore çlirimtare.

Shkolla në vite 1920 – 1939

Nga viti 1920 deri në vitin 1939, sipas të dhënave të nxënësve dhe mësuesve të Tragjasit, shkolla e fshatit ka vazhduar pa ndërprerje, pavarësisht nga pengesat e regjimeve në fuqi. Në vitin e fitores ajo u hap nën administratën kombëtare. Në vitet 1920-1923 në shkollë kanë qenë mësues Elmaz Tahiri dhe Beqir Sinani (Sinan Hoxha), të cilin për një semestër e zëvendësoi Hasan Puloja (janar-qershor 1921). Në këtë kohë shkolla ishte me katër klasa e me 60 deri në 100 nxënës. Pastaj ajo mbeti me një mësues dhe me tri klasa. Ajo vazhdoi traditën patriotike përparimtare.
Gjatë periudhës 1924-1934 në shkollën e Tragjasit kanë qenë me radhë këta mësues: Elmaz Tahiri, normalistët Bexhet Çeprati, Isak Ngurza, si ndihmës-mësues ka punuar dhe Veledin Ramohito. Në vitin 1934-1935 shkolla mori formë të re. Ajo u bë me pesë klasa dhe me tre mësues. Këtë formë, të cilën nuk e kishte asnjë shkollë tjetër në rreth, veç asaj të Nartës, ia impononte qeverisë vullneti i popullit dhe i të rinjve të Tragjasit.
Shkolla 5-vjeçare u dha mundësi jo vetëm djemve të njerëzve të pasur, por edhe atyre më të varfërve të mbaronin kursin e plotë të fillores në fshat. Kështu atyre u hapej më lehtë rruga për të vazhduar shkollat e mesme. Dhe ashtu ndodhi. Në këto vite shkuan në shkollën tregtare mjaft djem të varfër, të cilët, megjithëse pa të drejtë burse, e vazhduan atë me sakrifica e mundime të mëdha. Jo vetëm kaq, por ata mundën të konkurronin në kushte të mira për bursa shtetërore.
Në këto vite (1935-1938 në shkollën e Tragjasit u rrit numri i nxënësve, jo vetem i djemëve) por dhe i vajzave. Në një dokument të gjetur në arkivin e shtetit thuhet: “Në vitin shkollor 1934-1935 shkolla ishte me pesë klasë dhe ndiqej prej 67 djemve dhe 27 vajzave, ndërsa në vitin shkollor 1935-1936 ishin regjistruar 76 djem dhe 42 vajza.
Edukimi me frymën atdhetare, prej mësuesve po aq atdhetarë si Tahir Hoxha që kryente edhe detyrën e drejtorit, Elmaz Bitri e Qazim Thanasi, bëhej çdo ditë. Kur hynte në klasë mësuesi, nxënësit çoheshin menjëherë në këmbë. Ai thoshte: “Mi-rë-mëngjes”, ne përgjigjeshim njëzëri. Ai vinte dorën në gjoksdhe me të bashkë si në kor këndonim himnin e Flamurit të shoqëruar prej tyre. Ky ishte një rregull për të hënën dhe të shtunën.
Bij të Tragjasit kanë marrë pjesë në organizimin shtetëror, pasi kanë qenë të arsimuar. Kështu, Mustafa Muço ka qenë drejtor dogane në Sarandë, Beqir Sinan Hoxha – punonjës në Ministrinë e Arsimit, Tare Shyti ka qenë nënprefekt në Ersekë etj.
Numri i nxënsve u rrit nga viti në vit. Në një faqe muri, në të hyrë ishte shkruar me gërma të mëdha një thirrje në vargje:

Djem të Shqipërisë,
Minerva iu pret,
Nëna e diturisë,
Djem ju thërret,
Mëndjen t’ju stolisë.

Për ta organizuar shkollën me dy mësues e pesë klasa, ndihmoi në mënyrë përfundimtare biri i fshatit, Beqir Sinan Hoxha, që ka qenë me detyrë të rëndësishme në Ministrinë e Arsimit para vitit 1941.

Kjo provon se në fillimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare rinia shkollore e Tragjasit ishte në gjendje të kuptonte mirë qëllimin dhe peshën e okupatorit fashist. Një pjesë e të rinjve, që në këtë kohë vazhdonin shkollën e mesme, më vonë do bëheshin pishtarë e frymëzues të Lëvizjes Nacionalçlirimtare.
Rinia e fshatit vazhdoi më me etje, zell e këmbëngulje përvetësimin e diturive dhe në përgjithësi kishte përparim të lartë. Provë e mirë për këtë ishte konkursi i vitit 1938. Këtë vit Ministria e Arsimit, për herë të parë, bursat për shkollat e mesme i akordoi me konkurs. Në këtë konkurs, ku morën pjesë shumë kandidatë, nga Tragjasi fituan 5 veta, ndër të cilëve Hasan Shyti e Shyqyri Alimerko. Ky sukses i merituar revoltoi disa njerëz nga parësia aristokrate, të cilët nuk e duronin zgjimin e shtresave të varfëra të fshatrave. Kështu Seit Qemali në gazetën e tij “Jeta e re” e quajti “padrejtësi flagrante”, këtë provë të shquar, zotësie e zgjuarsi të djemve tanë dhe së bashku me të tjerë luftuan që ata të mos i gëzonin bursat e fituara në konkurs. Ashtu bëri dhe revista reaksionare e regjimit “Kombi”.
Dëshira dhe etja për shkollë, shoqëruar me një përparim të lartë, nuk u shua kurrë, por, përkundrazi, u shtua dhe më shumë. Vetë banorët e fshatit e vlerësonin shumë rëndësinë e madhe të mësimit, përvetësimin e kulturës nga bijtë e tyre. Ka pasur të rinj, të cilët jashtë apo brenda shtetit ndiqnin studimet dhe meqë ishin nga familje të varfëra e jetimë, nuk kishin asnjë ndihmë financiare as për gjërat më të nevojshme. Atëherë fshati (në vitet 20-të të shek. XX) mori vendim nga çdo individ që çonte qumësht jepej për ta një ndihmë dhuratë, një ditë qumësht në baxho. Ky është një shëmbull i shpirtit të solidaritetit të banorëve kur ishin vetë në kushte të rënda ekonomike. Kështu shpjegohej edhe shtimi aq i madh, relativisht me kohën i numrit të të rinjve shkollarë të fshatit. Kështu në vitin 1939 nga Tragjasi ishin me shkollë të lartë 26 veta, të mbaruar dhe të pambaruar, me shkollë të mesme, të mbaruar dhe të pambaruar rreth 89 veta.
Këta të rinj më vonë do ta vënë Tragjasin në pikëpamje të arsimit në ballë të fshatrave të të gjithë rrethit të Vlorës.

-Tabela për nxënës e studentë tragjasiotë që kanë studiura në Shqipëri dhe jashtë vendit deri në vitin 1944.

Të shkolluar brenda vendit

Nr. Emri Atësia Mbiemri Shkolla që ka kryer
1. Azbi Hysen Mete Tregtare në Vlorë
2. Agron Ali Sinani Normale në Elbasan
3. Azem Rexhep Troqe Tregtare në Vlorë
4. Azem Dala Dervishi Tregtare në Vlorë
5. Abas Ali Fejzo Liceun në Korçë
6. Avni Mustafa Hakani Shkolla e Fullcit, Tiranë
7. Abas Tahir Hoxha Tregtare në Vlorë
8. Azem Murat Muço Tregtare në Vlorë
9. Aris Jemin Thanasi Shkolla e Fullcit, Tiranë
10. Ibrahim Ramadan Ramadani Shkolla e Fullcit, Tiranë
11. Bajram Hasan Gjata Normale në Elbasan
12. Beqir Ali Alimerko Tregtare në Vlorë
13. Daut Mustafa Brati Tregtare në Vlorë
14. Donika Murat Dule Tregtare në Vlorë
15. Donika Imer Muço Tregtare në Vlorë
16. Ethem Shyqyri Muço Tregtare në Vlorë
17. Enver Hasan Xhuveli Tregtare në Vlorë
18. Enver Aris Thanasi Tregtare në Vlorë
19. Hektor Ibrahim Shyti Tregtare në Vlorë
20. Halil Musa Pulo Shkolla e Fullcit, Tiranë
21. Hajro Sheme Shyti Tregtare në Vlorë
22. Hysni Ali Bitri Tregtare në Vlorë
23. Hasan Mete Shyti Liceun në Korçë
24. Hulusi Halil Dova Tregtare në Vlorë
25. Hasko Sulejman Bejo Shkolla e Fullcit, Tiranë
26. Halim Murat Ramohito Shkolla e Fullcit, Tiranë
27. Imer Ali Muço Tregtare në Selanik, Greqi
28. Isa Ali Bitri Shkolla e Fullcit, Tiranë
29. Fejzo Xhafer Gjomemo Shkolla e Fullcit, Tiranë
30. Filat Shyqyri Muço Tregtare në Vlorë
31. Fatos Muhamet Kabashi Tregtare në Vlorë
32. Gjonvarf Çelo Boruci Tregtare në Vlorë
33. Guri Abedin Shyti Tregtare në Vlorë
34. Gjinovefa Azem Çakërri Tregtare në Vlorë
35. Gjon Banush Ormëni Tregtare në Vlorë
36. Kastriot Xhemil Muço Tregtare në Vlorë
37. Kujtim Tahir Hoxha Tregtare në Vlorë
38. Kamber Xhafer Xhuveli Tregtare në Vlorë
39. Lufter tahir Hoxha Shkolla e Fullcit, Tiranë dhe Normale në Elbasan
40. Lefteri Xhemil Muço Tregtare në Vlorë
41. Leka Shyqyri Muço Tregtare në Vlorë
42. Lavdosh Murat Dule Tregtare në Vlorë
43. Luter Ibrahim Shyti Shkolla e Fullcit, Tiranë
44. Jaup Sihat Stepa Tregtare në Vlorë
45. Jaup Sinan Brati Shkolla e Fullcit, Tiranë
46. Merjeme Selam Gjomemo Tregtare në Vlorë
47. Mustafa Halil Dova Tregtare në Vlorë
48. Musa Memisha Meta Tregtare në Vlorë
49. Maliq Ahmet Muço Shkolla e Fullcit, Tiranë
50. Mamudie Elmas Bitri Tregtare në Vlorë
51. Medi Sulo Lika Shkollën Bujqësore në Kavajë
52. Moisi Ibrahim Shyti Tregtare në Vlorë
53. Memisha Sinan Stepa Shkolla e Fullcit, Tiranë
54. Mehmet Alem Mehmeti Tregtare, Korfuz, Greqi
55. Merko Ali Mehmeti Tregtare në Vlorë
56. Mehmet Skëndo Brati Tregtare në Vlorë
57. Myfit Elmas Alimerko Tregtare në Vlorë
58. Nuri Imer Muço Tregtare në Vlorë
59. Niko Selman Hoxha Normalen në Elbasan
60. Nexhip Sinan Xhuveli Tregtare në Vlorë
61. Njazi Adem Muço Tregtare në Vlorë
62. Piro Xhezo Iliazi Tregtare në Vlorë
63. Qazim Azem Çakërri Tregtare në Vlorë
64. Qemal Sadedin Mërtiri Tregtare në Vlorë
65. Qazim Jemin Thanasi Shkolla e Fullcit, Tiranë
66. Rushit Mustafa Muço Tregtare në Vlorë
67. Thanas Ali Mehmeti Tregtare në Vlorë
68. Tanush Sheme Shyti Tregtare në Vlorë
69. Tare Sulo Shyti Tregtare në Vlorë
70. Tefta Shyqiri Muço Tregtare në Vlorë
71. Tahir Dervish Dalani Tregtare në Vlorë
72. Sulltana Azem Çakërri Tregtare në Vlorë
73. Sinan Islam Gjoni Tregtare në Vlorë
74. Sulejmën Salo Brati Shkolla e Fullcit, Tiranë
75. Sulejmën Rexhep Troqe Tregtare në Vlorë
76. Selfo Zenel Mërtiri Tregtare në Vlorë
77. Sulejman Sherif Meço Shkolla e Fullcit, Tiranë
78. Selman Mustafa Gjomemo San D-Korona, Itali
79. Salo Mustafa Laçe Tregtare në Vlorë
80. Shaqir Asllan Hoxha Normalen në Elbasan
81. Shaqir Sinan Mete Tregtare në Vlorë
82. Shyqyri Selim Cane Tregtare në Vlorë
83. Ydai Ahmet Muço Shkolla e Fullcit, Tiranë
84. Shyqyri Murat Alimerko Tregtare në Vlorë
85. Veli Xhafer Kaleshi Tregtare në Vlorë
86. Velo Dalan Dervishi Tregtare në Vlorë
87. Xhevit Osmën Mete Tregtare në Vlorë
88. Xhevdet Mustafa Hakani Tregtare në Vlorë
89. Xhemil Azem Çakërri Tregtare në Vlorë
90. Deli Brati Tregetare ne Vlore.

Të shkolluar jashtë vendit me arsim të lartë

Nr. Emri Atësia Mbiemri Shkolla që ka kryer
1. Skënder Daut Muço Jurist, Bolonjë, Itali
2. Yzeir Ismail Alimerko Arkeolog, Firence, Itali
3. Beqir Sinan Hoxha Letërsi-histori, Romë, Itali
4. Tahir Abas Hoxha Pedagogjike, S.D. Korona, Itali
5. Bego Isa Gjonzeneli Matematikë, Trieste Itali
6. Elmas Tahir Bitri Pedagogjike, S.D. Korona, Itali
7. Hysni Elmas Alimerko Letërsi-histori, Firence, Itali
8. Musa Muhamet Muço Filozofi, Çikago, SHBA
9. Mustafa Selman Muço Ekonomist, Stamboll, Turqi
10. Adem Murat Tahiraj Ekonomist, Milano, Itali
11. Hasna Cane Mishgjoni Ekonomist, Korfuz, Greqi
12. Njazi Eshref Boçari Ekonomist, Milano, Itali
13. Pupo Ibrahim Shyti Ekonomist, Bari, Itali
14. Shyqyri Azem Troqe Ekonomist, Vjenë, Austri
15. Jaup Xhezo Iliazi Ekonomist, Itali-SHBA
16. Ali Hasan Sinani Akademi Ushtarake, Modena, Itali
17. Haxhi Muhamet Muço Akademi Ushtarake, Modena, Itali
18. Zenel Mehmet Dervishi Akademi Ushtarake, Modena, Itali
19. Selman Mustafa Gjomemo Akademi Ushtarake, Modena, Itali
20. Hodo Meto Bejo Inxhineri Elektrike, Detroit, SHBA
21. Muço Avdul Polo Inxhinier ndërtimi, Napoli, Itali
22. Hasan Selman Ramohito Mjekësi, filozofi, Itali-BRSS
23. Ismail Eshref Boçari Mjek-farmacist, Bolonjë, Itali
24. Sezai Sinan Hoxha Jurist, Bolonjë, BRSS
25. Sulejmën Sherif Meço Shkrimtar
26. Ahmet Selman Ramohito Avokat

 

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com