Votime Sondazhe

Rezultate befasuese në Shkodër, ja si ndahen mandatet deri më tani.

[sgmb id=”1″]

Në Shkodër ka përfunduar numërimi i 43 kutive nga 421 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 51.17% të votave.

PD vjen e dyta me 26.55% të votave. LSI renditet e treta me 10.07% të votave. Në vend të katërt është PSD me 9.49% të votave.

Në Shkodër ndahen 11 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 6 mandate; PD 3 mandate; LSI 1 mandat; PSD 1 mandat.

Rezultate befasuese në Shkodër, ja si ndahen mandatet deri më tani. Read More »

TIRANA/ Numërohen 156 kuti, ja si ndahen deri më tani mandatet.

[sgmb id=”1″]

Në Tiranë ka përfunduar numërimi i 156 kutive nga 1198 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 48.16% të votave.

PD vjen e dyta me 29.16% të votave. LSI renditet e treta me 13.41% të votave. Në vend të katërt është PDIU me 4.09% të votave. Ndërsa LIBRA renditet e pesta me 2.69% të votave.

Në Tiranë ndahen 34 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 18 mandate; PD 10 mandate; LSI 5 mandate; PDIU 1 mandat.

TIRANA/ Numërohen 156 kuti, ja si ndahen deri më tani mandatet. Read More »

“Shkundet” Vlora:Tensioni arrin kulmin, plas sherri mes PS dhe LSI!

[sgmb id=”1″]

Përplasje fizike mes PS dhe LSI në Vlorë pak para nisjes së numërimit të votave. Shkak për këtë përplasje është bërë moslejimi i 3 kutive të votimit të një fshati në Vlorë nga kandididatët e LSI-së.

Sipas raportimit të gazetares Vjollca Kongjoni për BalkanWeb, Shezai Rrokaj nga radhët e LSI-së ka kërkuar verifikimin e tre kutive, për shkak se makina që i transportonte ndryshoi destinacion.

Përplasja ka ndodhur para KZAZ 81 ku pritet të depozitohen të gjitha kutitë e votimit.

Një makinë që ka shoqëruar 3 kuti ka ndërruar destinacion se një komisioneri të PS i ra të fikët. Ndërkohë kemi përfaqësuesit ktryesorë të LSI si Shezai Rrokaj që pretendojnë se mjeti ka ndërruar destinacion pa dijenië e tyre”, sqaroi Kongjoni.

“Shkundet” Vlora:Tensioni arrin kulmin, plas sherri mes PS dhe LSI! Read More »

Dalin rezultatet përfundimtare të sondazhit, ja kush fiton zgjedhjet 2017.

[sgmb id=”1″]

Ora News dhe IPR Marketing kanë publikuar vetëm pak minuta më parë rezultatin final të Exit Pollit për rezultatet në rang kombëtar dhe në qarkun e Tiranës.

Në fotot në vijim mund të shikoni se cilat parti kryesojnë dhe rezultatet në përqindje.

Dalin rezultatet përfundimtare të sondazhit, ja kush fiton zgjedhjet 2017. Read More »

Sondazhi gjerman parashikon të paparashikueshmen në 25 qershor!

[sgmb id=”1″]

GfK, një ndër katër kompanitë kryesore në botë për hulumtimet e tregut dhe opinionit, ka vrojtuar sjelljen e votuesve shqiptare në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme 2017.

GfK realizoi tre vrojtime të opinionit publik në periudhën maj-qershor 2017, si pjesë e një hulumtimi për të ndjekur në kohë zhvillimin e pëlqimeve dhe të sjelljes politike të votuesve gjatë fushatës zgjedhore.

Vrojtimi më i fundit u zhvillua në periudhën 15-18 qershor 2017 dhe mati preferencën e votimit. 996 votues, nga e gjithë Shqipëria, u pyetën përmes telefonit për subjektin për të cilin do të votojnë dhe preferencat e tyre partiake.

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janë pothuajse në barazim mes votuesve, me një avantazh të lehtë të PD-së. Nga të dhënat e studimit, një javë para zgjedhjeve, Partinë Socialiste do ta votonin 31.1% e të intervistuarve dhe Partinë Demokratike 31.4% e të intervistuarve. LSI-në do ta votonin 6% e zgjedhësve, ndërsa PDIU-në 1.2% e tyre.

Megjithëse dita e zgjedhjeve është shumë pranë, vihet re një numër i lartë i të pavendosurve, votuesve që do të votojnë por nuk kanë vendosur ende se për kë do të votojnë, i barabartë me 20.3% të të gjithë të të intervistuarve.

Edhe të pavendosurit ndahen në mënyrë pothuajse të barabartë në preferencën e mundshme mes dy partive të mëdha, respektivisht 14.4% për PS dhe 13.9% për PD. Megjithatë, 58.4% e tyre vazhdojnë të mos kenë ende ndonjë preferencë.

Partia Demokratike ka përparësi mes të rinjve të moshës 18–34 vjeç, ndërsa votuesit më të shumë të Partisë Socialiste janë mbi 55 vjeç. LSI ka përparësinë më të madhe të saj në elektoratin e përbërë nga grupmosha 23 – 44 vjeç dominuar nga grupmosha 23 – 34 vjeç.

Në vlerësimin e liderave politikë, vihet re një vlerësim pozitiv të Edi Ramës me 58.2% (vlerësim shumë pozitiv dhe disi pozitiv) dhe 74.6% të Lulzim Bashës. Vihet re që 4.2% e të intervistuarve nuk kanë dëgjuar për Ben Blushin e LIBRA. 

 

auto_71498051431

auto_51498051428

auto_Screenshot_11498051426

auto_41498051425

auto_31498051423

auto_21498051422

Sondazhi gjerman parashikon të paparashikueshmen në 25 qershor! Read More »

Sondazhi në Vlorë:Ja sa mandate merr Rama dhe sa marrin partitë e tjera!

[sgmb id=”1″]

Partia Socialiste thellon rezultatin në qarkun e Vlorës krahasuar me zgjedhjet e mbajtura katër vite më parë.

Në sondazhin e publikuar nga Ora News dhe IPR Marketing 56% e votuesve i kanë dhënë besimin PS, duke rrëmbyer 7 mandate deputetësh. Kujtojmë që kryeministri Rama garon i 6 në Vlorë. Në 2013″>2013, për PS kishin votuar 46.6%.

Edhe Partia Demokratike ka rritje në këtë qark, me 19% të votave nga 17.7% në 2013″>2013. PD mund të marrë 2-3 mandate deputetësh.
Rritje të ndjeshme ka shënuar edhe LSI, duke marrë 14% të votave nga 8.7% në 2013″>2013. Lufton për 1-2 mandate.

LIBRA ka marrë 2% të votave, ndërsa PDIU shënon rënie. Ka marrë 5% të votave nga 5.6% në 2013″>2013. Lufton për një mandat deputeti.

Sondazhi në Vlorë:Ja sa mandate merr Rama dhe sa marrin partitë e tjera! Read More »

Mbyllet sondazhi në rang kombëtar/ Ja rezultati…

[sgmb id=”1″]

Publikohen rezultatet e sondazhit te tretë të IPR Marketing e Ora News për zgjedhjet e 25 qershorit. Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, Ora News dhe IPR Marketing sjellin sondazhin e tretë, (14 qershor).

Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin këtë javë Partia Socialiste do të fitonte 48% të votave. Në vendin e dytë qytetarët kanë zgjedhur Partinë Demokratike me 32% të votave, ndërsa e treta renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 13%.

Sondazhi i IPR Marketing dhe Ora News rendit në vendin e katërt Partinë LIBRA me 3%, ndërsa më pas vjen Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet me 2.5% të votave.

54.7% e qytetarëve thonë se do të shkojnë të votojnë në zgjedhjet e 25 qershorit, 36.1 % kanë thënë se nuk do të shkojnë të votojnë, ndërsa 8.5 % janë të pavendosur.

Numri i të intervistuarve në sondazhin e sotëm (14 qershor) është 2002, periudha 12-13 qeshor dhe marzhi i gabimit është +/- 3.3 %.

Mbyllet sondazhi në rang kombëtar/ Ja rezultati… Read More »

Ndryshon rezultati, kjo është radhitja e partive në Kosovë me 65 % të votave të numëruara.

[sgmb id=”1″]

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e dytë, sipas rezultateve të reja preliminare të DnV’së, me të dhënat në 65,02% të vendvotimeve. PDK-AAK-NISMA qëndrojnë ende të parët në radhitje.

Sipas DnV, koalicioni i PDK-AAK-NISMA qëndron ende e para në renditje të votave me 34,6%. Ndërsa, në numërimin preliminar të 65% të vendvotimeve nga kjo organizatë, VV’ja ka kaluar LDK-AKR’në, duke e dalë e dyta në zgjedhje me 26,2 përqind.

Koalicioni i tretë, LDK-AKR, radhitet i treti me 25.8%, shkruan Gazeta Express.

Sipas DnV, ‘Lista Srpska’ rezulton me 3.9 përqind, ndërsa partitë tjera numërojnë gjithsej 9,5%.

Ndryshon rezultati, kjo është radhitja e partive në Kosovë me 65 % të votave të numëruara. Read More »