Votime Sondazhe

Numri i votave që duhen në çdo qark për t’u bërë deputet.

[sgmb id=”1″]

Për herë të parë në më shumë se 2 dekada partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje garojnë si subjekte elektorale më vete. Gara si subjekte më vete, nga ana tjetër, është edhe sprovë për të gjitha forcat politike për të kapur numrin e duhur të votave, që më pas ato të përkthehen në mandate deputetësh. Për të nxjerrë numrin e duhur të votave që i duhet një subjekti politik që të ketë deputet, në analizë merret numri i zgjedhësve për çdo qark si dhe numri i mandateve që ka kjo zonë.

Referuar KQZ në zgjedhjet e vitit 2013, në votimet në qarkun e Tiranës morën pjesë 457.653 zgjedhës. Duke qenë se në Tiranë janë 34 mandate, mbi bazën e përllogaritjeve, një forcë politike duhet të marrë minimalisht 13.465 vota që të prodhojë një mandat deputeti.

Ndërsa në Elbasan ku ka 175.845 zgjedhës dhe 14 mandate deputetësh, një force politike i duhen minimalisht 12.564 vota që të ketë një deputet.

Sa i përket qarkut të Fierit, që ka 16 mandate dhe 205.301 zgjedhës sipas votimeve të 2013-s, për një mandat deputeti duhen minimalisht 12.831 vota.

Edhe Shkodra hyn në qarqet e rëndësishme sa i përket numrit të mandateve për deputet me gjithsej 11. Sipas KQZ-së, në vitin 2013 morën pjesë në votim 123.715 zgjedhës. Një forcë politike duhet të sigurojë minimalisht 11.247 vota që të mund të çojë një deputet në Kuvend.

Ndërsa në Durrës minimalisht duhen 11.220 vota.

Për të marrë një deputet në Korçë, një subjekt politik duhet të sigurojë 13.287 vota, kurse në Vlorë ku garon edhe kryeministri Edi Rama, për të marrë një mandate nevojiten minimalisht 10.181 vota.

Sipas të dhënave të KQZ-së në Qarkun e Beratit në zgjedhjet e 2013 morën pjesë në votim 92.822 zgjedhës. Për të marrë një mandat, një forcë politike duhet të marrë 13.260 vota.

Nga qarku i Gjirokastrës dalin 5 deputetë. Në zgjedhjet e 2013 morën pjesë në votim 60.210 zgjedhës. Një deputeti i duhen minimalisht 12.000 vota që të zbresë i lehtësuar drejt Tiranës, kurse në Dibër, një deputeti i duhet të sigurojë minimalisht 12.667 vota që të sigurojë mandatin.

Për të marrë një mandat deputeti në Kukës, duhen minimalisht 15.813 vota. Kjo është mesatarja më e lartë e numrit të votave që duhen për një mandat deputeti në shkallë vendi.

Në Qarkun Lezhë në zgjedhjet e 2013-s votuan 81.769 zgjedhës. Mbi bazën e përllogaritjeve një deputeti i duhet të sigurojë 11.681 vota që të shkojë në Kuvend.

Numri i votave që duhen në çdo qark për t’u bërë deputet. Read More »

Del sondazhi i dytë kombëtar: Ja kush i fiton zgjedhjet e 25 qershorit.

[sgmb id=”1″]

Del sondazhi i dytë i IPR Marketing, kur na ndajnë edhe 17 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Sipas sondazhit Partia Socialiste fiton rreth 45.0 për qind të votave.

Sondazhi i publikuar nga Ora News nxjerr në vend të dytë Partia Demokratike, e cila merr 37 për qind, ndërsa në vend të tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 13% të votave.

Në vend të katër sipas sondazhit renditet Partia Libra, me 2%, e pas saj vjen Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, aktualisht partia e katërt në Kuvendin e Shqipërisë.

Krahasuar me sondazhin e javës së shkuar, atë të 31 majit, Partia Socialiste është rritur me 2%, ndërsa Partia Demokratike është rritur me 1 për qind, e po aq edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, të gjitha partitë kryesore kanë pësuar rritje, pasi atëherë, Partia Socialiste ka fituar 41.4 për qind, Partia Demokratike, 30.6 për qind dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 10.5 për qind.

Rritjen më të madhe e ka pësuar Partia Demokratike, duke marrë rreth 7% më shumë vota. Këto janë rezultatit të sondazhit, të cilat janë një fotografim në terren i mbështetjes ndaj partive.

Drejtori i IPR Marketing, Antonio Notto tha se për të kryer sondazhin, janë intervistuar 1000 persona për çdo qark të ndarë sipas gjinisë, moshës, vendbanimit.

Del sondazhi i dytë kombëtar: Ja kush i fiton zgjedhjet e 25 qershorit. Read More »

“Piepoli” rrëzon Ramën e Bashën. Sondazhi italian: Shqipëria ka një lider të ri politik?!

[sgmb id=”1″]

Nje lider i ri politik ne Shqiperi? Se paku keshtu pretendon sondazhi italian i prezantuar diten e sotme ne nje nga TV Informative ne Tirane. Lideri politik me i vleresuar sipas sondazhit eshte Erion Veliaj.

Pas tij vjen Edi Rama dhe me pas Lulzim Basha, etj. Të dhënat e sondazhit u prezantuan nga presidenti i Institutit Piepoli, Roberto Baldassari direkt ne report tv. Sipas këtyre të dhënave, 30% e të anketuarve janë votues të PD-së të cilët vlerësojnë punën e Ramës.

Kliko per me shume info
Dy nga tre të anketuarit vlerësojnë pozitivisht punën e kryeministrit Edi Rama. 29% janë përgjigjur “Shumë Mirë”, 27% ‘Mirë’, ‘Mjaftueshëm’ 19%, ndërsa ‘Dobët’ janë përgjigjur 12%.

Ndërkohë puna e Bashës në drejtimin e opozitës nuk vlerësohet në shifra të kënaqshme. “Shumë mirë” punën e Bashës e kanë vlerësuar 12% e të anketuarve, “Mirë” 31%, “Mjaftueshëm” 32%, “Dobët” 23% dhe “Nuk e di” – 2%.

Edhe sa i takon besueshmërisë, Edi Rama kryeson me 40% që i besojnë ‘Shumë’, ndërsa 27% i besojnë Bashës. Liderët më pak të besueshëm janë Blushi, Meta dhe Berisha respektivisht 5%, 15% dhe 22%.

Veliaj më i besuari me 43%
Surprizuese janë të dhënat sa i takojnë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në sondazhin e zhvilluar në të gjithë vendin, 43% janë shprehur se i besojnë ‘Shumë’ atij, pra duke u renditur edhe mbi kryeministrin me 40%.

Besimi te lideri shqiptar, kryeson Veliaj me 58%
Ndërsa pyetjes se cilit lideri shqiptar i besojnë më shumë, 58% janë përgjigijur për Erion Veliajn, 55% për Edi Ramën, 41% për Edi Ramën, 38% për Sali Berishën, 33% për Ilir Metën dhe 225 për Ben Blushin.

“Piepoli” rrëzon Ramën e Bashën. Sondazhi italian: Shqipëria ka një lider të ri politik?! Read More »

Përplasja në Elbasan, sondazhi i “Americaneye” parashikon SURPRIZA. Ja sa merr PS, PD, LSI!

[sgmb id=”1″]

“Americaneye”, një portal shqiptar ka sjellë një sondazh për zgjedhjet e 25 qershorit, ku nuk mungojnë surprizat, sipas parashikimit të tyre.

Sondazhi i parë është zhvilluar në qytetin e Elbasanit, pasi së bashku me Durrësin, Elbasani është qarku i katërt që nxjerr më shumë deputetë, plot 14 të tillë.

Por edhe për shkak se Elbasani mbahet si barometër që përcakton fituesin, pasi historikisht është një qark që asnjë nga forcat politike nuk e përcakton dot si bastionin e saj.

Në një sondazh të organizuar nga “American Eye” ku u intervistuan 1034 qytetarë në qarkun e Elbasanit në datat 31 maj, 1 qershor dhe 2 qershor ka sjellë rezultate interesante.

PS ka marrë 46.1% të vota, shumë poshtë PD-ja me 29.2%.

Por surpriza qëndron se PDIU është mbi LSI-në.

PDIU ka marrë 7.1% të vota, ndërsa LSI 6.4%. Interesant është fakti se 7.1% janë ende të pavendosur.

Ndërkohë që vlen të theksohet se deri më 25 qershor përqindjet mund të ndryshojnë.

Sondazhi i plotë për qarkun e Elbasanit:

-PS 46.1%

-PD 29.2%

-Të pavendosur 7.1%

-PDIU 7.1%

-LSI 6.4%

-FRD 1%

-PR 0.9%

-LIBRA 0.7%

-PSD 0.7%

-PDS 0.5%

-U intervistuan 1034 persona

-Marzhi i gabimit +-2.5%

Detaje për qarkun e Elbasanit

Në zgjedhjet e 2013, e majta mori 8 mandate në këtë qark, ndërsa e djathta 6.

Në këtë qark e gjithë beteja sipas sondazhit do të përqendrohet më shumë brenda së majtës.

Si PS, ashtu edhe LSI, por edhe PDIU-në kërkojnë pjesën e luanit.

Fushatën e PS-së në Elbasan e drejton i besuari i Ramës, Taulant Balla, atë të LSI-së Monika

Përplasja në Elbasan, sondazhi i “Americaneye” parashikon SURPRIZA. Ja sa merr PS, PD, LSI! Read More »

Plas lufta e sondazheve: LSI e dyta, me 31.3 për qind…

[sgmb id=”1″]

Ndezja e motorëve të fushatës ka sjellë edhe një luftë sondazhesh në vend. Gjatë mbrëmjes së djeshme u publikua sondazhi i parë i IPR Marketing sipastë cilit PS dilte forcë e parë me 43 për qind të votave, PD e dyta me 36 për qind dhe LSI e treta me 12 për qind.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpëthejnë akuzat për manipulime nga të gjitha krahët, por sëfundmi në mediat pranë LSI-së kanë dalë disa të dhëna të tjera, sipas të cilave sondazhi djeshëm i IPR nuk ishte i vërtetë.

Sipas këtyre të dhënave, të cilat pretendohen se u manipuluan nga IPR Marketing, LSI del forcë e dytë me 31.3 për qind, PS forcë e parë me 38.5 për qind dhe PD e treta me 21.7 për qind.

Plas lufta e sondazheve: LSI e dyta, me 31.3 për qind… Read More »

Sondazhi:Ja si dalin PS-PD-LSI-LIBRA në nivel kombëtar.

[sgmb id=”1″]

Ora News dhe IPR Marketing kanë publikuar sondazhin e parë se cilat parti kanë numrin më të madh të votave në të gjithë vendin.

Sipas sondazhit, përqindjen më të madhe e zë PS, e dyta PD, në vend të tretë LSI dhe më pas LIBRA e Ben Blushit.

Theksojmë se në krahasim me zgjedhjet e 2013-s, PS dhe PD kanë rritje të votave të tyre.

PS 43%

PD 36%

LSI 12%

LIBRA 2.3%

PS është rritur me 1%. PD është rritur pothuajse me 6 pikë. Po kështu edhe LSI ka shënuar rritur. Ndërsa LIBRA s’ishte e pranishme zgjedhjet e kaluara. Partitë e tjera janë poshtë pragut.

Sondazhi:Ja si dalin PS-PD-LSI-LIBRA në nivel kombëtar. Read More »

Sa vota vlen një mandat deputeti? Ja shifrat për çdo qark të Shqipërisë!

[sgmb id=”1″]

Sa vota shkon një mandat deputeti në të gjitha qarqet e vendit, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e vitit 2009,  vitit 2013 dhe atë të zgjedhjeve lokale në vitin 2015?

Në 2 qarqe të vendit ka diferenca të mëdha mbi vlerën e një mandati. Në Vlorë një mandat vlen 10.200 vota, në Kukës një mandat vlen rreth 16.000 vota. Në vitin 2009 pjesëmarrja në votim ka qenë 1.558.347 zgjedhës. Në vitin 2013 kanë votuar 1.724.779 zgjedhës, në vitin 2015 kanë votuar 1.562.161.

Diferenca e pjesëmarrjes në votim nga viti 2015, në vitin 2013 ka një ulje prej  162.618 votues më pak, afërsisht rreth 10% më e ulët. Në vitin 2009 pjesëmarrja, në rang vendi ka një diferencë me zgjedhjet lokale 2015, me vetëm 4.000 vota. Duhet pasur parasysh se në vitin 2013 pjesëmarrja ka qenë më e lartë edhe për shkak të faktit se njëra forcë poltike qeveriste vendin prej 8 vitesh dhe fryma në krahun opozitar bëri që pjesëmarrja të rritej më tepër.

Duke përdorur si të dhënë rezultatin e 2013, po rendisim më poshtë të gjitha qarqet.

Qarku Berat

Kanë votuar 92.822 zgjedhës, ky qark ka 7 mandate deputetësh dhe një i tillë kërkon 13.260 vota.

Qarku Dibër

Në Dibër mandati i deputetit vlen 12.667 vota dhe në Dibër kanë votuar 76.000 zgjedhës për 6 përfaqësues në parlament.

Qarku Durrës

Durrësi një nga qarqet më të mëdha në vend çon në parlament rreth 10% të totalit të deputetëve në rang vendi, pra 14 mandate deputetësh. Në Durrës kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 157.081 zgjedhës, ky qark një deputet e zgjedh me 11.220 vota.

Qarku Elbasan

Kanë votuar 175.845 zgjedhës dhe një mandat vlen 12.560 vota, duke pasur parasysh se Elbasani ka 14 deputetë.

Qarku Fier

Qarku i Fierit është një nga më të rëndësishmit në vend për shkak të numrit të madh të zgjedhësve, por edhe të përfaqësuesve që ai zgjedh për në parlament. Kanë votuar 205.301 zgjedhës, pjesëtuar me 16 mandate që ka ky qark, një mandat vlen 12.831 vota.

Qarku Gjirokastër

Ka 5 deputetë, në këtë qark kanë votuar 60210 zgjedhës dhe një mandat shkon 12.000 vota.

Qarku Korçë

Korça tashmë do të ketë 11 përfaqësues në parlamentin e ardhshëm dhe një mandat deputeti shkon 13.287 vota, duke pasur parasysh se në vitin 2013 kanë votuar 146.159 zgjedhës.

Qarku Kukës

Këtu kemi 3 mandate deputetësh kanë votuar 47.438 zgjedhës dhe një mandat shkon 15.813 vota, theksojmë se Kukësi është një nga qarqet ku mandati i deputetit vlen më shumë vota se në çdo qark tjetër të vendit.

Qarku Lezhë

Në Lezhë kanë votuar 81.769 zgjedhës dhe një mandat deputeti shkon 11.681 vota, duke ditur që Lezha ka 7 përfaqësues në parlamentin e Shqipërisë.

Qarku Shkodër

Shkodra ka 11 përfaqësues në palrlament dhe në vitin 2013 kanë 123.715 zgjedhës, një mnadat deputeti në qarkun e Shkodrës shkon 11.247 vota.

Qarku Tiranë

Tirana është qarku më i madh në vend me listë zgjedhësish 785.086 dhe votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare 457.653 zgjedhës.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2015 në Tiranë kanë votuar rreth 411.000 zgjedhës, janë 46.000 votues më pak se në vitin 2013.

Me pjesëmarrjen e vitit 2013, duke pasur 34 përfaqësues në parlament, 1 mandat deputeti në qarkun t e Tiranës vlen 13.460 vota. Me pjesëmarrjen e vitit 2015, një mandat deputeti vlen 12.089 vota.

Qarku Vlorë

Kanë votuar 122.161 zgjedhës, pjesëtuar me 12 mandate, në këtë qark, një deputet vlen 10.180 vota. Vlora është qarku me numrin më të ulët të zgjedhësve për një mandat deputeti.

Kjo është harta elektorale e të gjithë Shqipërisë që tregon sa vlen një mandat deputeti, ku siç theksuam më lart, qarku që mandat deputeti vlen më pak vota është Vlora, ndërsa qarku që kërkon më shumë vota për një mandat deputeti është Kukësi.

Sa vota vlen një mandat deputeti? Ja shifrat për çdo qark të Shqipërisë! Read More »

Thirrja e dëshpëruar: Po më vdes gruaja, spitali m’ka bllokuar numrin!

[sgmb id=”1″]

Përpjeket e një bashkëshorti nga Elbasani për të shpëtuar gruan e tij e cila gjendet shumë pranë vdekjes kanë rënë në vesh të shurdhët.

Ai quhet Çlirim Zekthi dhe ka kërkuar ndihmën e institucioneve për të shpëtuar gruan e tij, por jo vetëm që nuk e kanë ndihmuar por i kanë bllokuar edhe numrin në mënyrë që të mos i shqetësonte.

Dhe ai dëshpërimisht me buzën që i dridhet, i është drejtuar medias, shansit të fundit për të shpëtuar më të dashurën e tij.

Ai banon në lagjen Shën Koll në Elbasan. Bashkëshortja, Majlnda, 30 vjeçe, nënë e një fëmije, është diagnostikuar me kancer. Lajmi i ka tronditur shumë. Por shpresa dhe shkenca nganjëherë bëjnë mrekullinë, raporton infoelbasani.al.

Në duar mban gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe kartelën shëndetësore që vërteton sëmundjen e rëndë. Spitali onkologjik në Tiranë i është përgjigjur vetëm muajin e parë.

Nevojitën edhe 6 të tjerë që të përfundojë terapia e kombinuar me rreze dhe ilaçe citostatikë. Por gjithçka është fikur që në muajin e dytë.

“Bashkëshortja është e shtrirë në shtrat. I shërbej sikur të ishte një fëmijë. Muajin e parë na pritën mirë, por të dytin nisën të na sorollatin. Dërgova gruan për të marrë seancën e radhës. E mbajtën dy orë në krevat dhe pastaj më thanë, nuk kemi ilaç, shko bleje vetë në farmaci.

Ilaçi kushton 500 euro. Ne jemi të varfër. Unë jam i papunë ndërsa gruaja merr vetëm 100 mijë lekë të vjetra kemp. Ku të shkoj. Askush nuk më ndihmon. Ajo ka një sëmundje të rëndë që nuk pret.

Nuk mund ta shtysh përparon me shpejtësi. Ka dy muaj që i është ndërprerë ilaçi. Kam kërkuar spitalit, por më thonë nuk kemi edhe pse është ilaç që rimbursohet nga shteti dhe ata me kancer duhet ta marrin falas të gjithë. I bie telefonit të spitalit, të drejtorisë por ma mbyllin. Tani ma kanë bllokuar fare.

Edhe sikur ta nis për në Tiranë është e kotë. Ata nuk nuk bëjnë asgjë. Kështu më lanë dhe radhën e kaluar. Nuk di çfarë të bëj. Askush nuk don t’ia dijë”-tregon ai me lot në sy.

Burri shprehet se nuk çfarë mund të bëjë vetëm të shpëtojë jetën e bashkëshortes së tij.

“Unë besoja në shtet dhe për më tepër për një rast të tillë. Dua ti shpëtoj jetën gruas. Mjekët më thanë se ka shanse nëse bën rreze dhe kimioterapinë. Por tani jam kaq i pafuqishëm dhe ajo më dhimbset sepse rri në shtrat e pret ndihmë. I bëj apel spitalit, ministrit, kryeministrit. Fundja fare të respektojnë ligjin, se për humanizëm këta qenkan të pashpirt”.

Burri largohet me dhimbjen që i pikon në zemër. Bashkëshortja mban sytë nga dera me shpresën se ai po i sjell ilaçin e munguar, që edhe mund ta mbajë në jetë dhe të rrisë fëmijë.

 

Thirrja e dëshpëruar: Po më vdes gruaja, spitali m’ka bllokuar numrin! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com