Votime Sondazhe

Hapet Sondazhi – A ta mbajme ne pune doktor Enrikun ? Banoret e krahines reagojne ! (

U be objekt i emisionit fiks fare per shkak te denoncimit te disa banoreve te krahines por me sa duket doktor Enriku me punen e tij, me sjelljen dhe profesionalizmin te treguar ka fituar zemrat e banoreve te krahines ku punon dhe ata me sa duket duan qe doktor Enriku te mos largohet si doktor i tyre.

Ne Orikuminews eshte hapur nje sondazh per te pare reagimin e banoreve nese jane dakord qe doktor Enriku te penalizohet duke u larguar nga puna apo ai duhet te qendroje ne pune si doktor i krahines.

Shpresojme qe banoret te reagojme dhe te shprehin te lire mendimin e tyre.

Klikoni ne www.orikuminews.com dhe jepni mendimin tuaj me vote te lire dhe te fshehte!

Ja nje prej komenteve te banoreve ! 

Perse mundohemi te bejme keqe doktor Enrikut dhe te mos ta mbaim apo te na vi ndonje doktor pijanec apo ndonje moshatar! Doktor enriku dyet te plaket ne Orikum prandaj une mendoi te perpiqemi per mire per doktor Enrikun

Sepse ne gezoim qe e kemi fat nje mjek te till ..profesionist ne punen e tij dhe i pa lodhshem perher

E normal per mendimin tim qe askush nuk eshte prefeksion sepse vendi ku jetoim perdit na perball me persona me dhe pa kultur dhe ne mundohemi tu pershtatemi…ky vend ka nevoj per doktorra si Enrik Haxhiraj si nga profesioni ashtu dhe ana njerezore na ka qen prezence ne cdo orar dhe ne cdo kohe pa pertuar aspak

Hapet Sondazhi – A ta mbajme ne pune doktor Enrikun ? Banoret e krahines reagojne ! ( Read More »

Personaliteti i vitit ne Orikum ! Vijon votimi, deri tani me i votuari Muharrem Jazo i ndjekur nga . . .!

Vijon votimi per zgjedhjen e tre personaliteteve te vitit per Njesine Administrative Orikum. Votimi po zhvillohet ne grupin ne facebook Orikum Dukat Tragjas Radhime. Cdo anetar i grupit duhet te shkruaje tre emra prej listes se propozuar. Deri ne keto momente tre me te votuarit jane Muharrem Jazo, Edmond leka dhe Gezim Capoj. Ne vendin e kater eshte Emiljana Shaho e ndjekur nga Adriatik Ferrunaj dhe Florika Rodakaj.

Te gjithe banoret jane te lire te shprehin voten e tyre duke votuar tre emrat qe deshirojne te jene presonalitete te vitit per zonen tone per vitin 2017.

1-Muharrem Jazo  – 12 vota

2-Edmond Leka – 8 vota

3-Gezim Capoj – 8 vota

4- Emiljana Shaho – 7 vota

5-Adriatik Ferrunaj – 6 vota

6- Florika Rodakaj – 5 vota

7-Tare Belaj – 3 vota

8-Hasan laba – 2 vota

9-kanan Braho – 1 vote

10- Ariz kapo – 1 vote

11- Hamza Kuteli – 1 vote

12- Qerim Bozhanaj – 1 vote

13- Andon Meco – 1 vote

14-Edlira Gjonaj – 0 vota

15- Albert Haxhia – 0 vota

16-Adhurim Bejo – 0 vota

17-Nexhip Hysolako – 0 vota

18- Mefail Haxhiselimi – 0 vota

19-Astrit Janushi – 0 vota

20-Alket Shabani – 0 vota

21- Enver Minxha – 0 vota

22- Vitri Zyka – 0 vota

23- Andrea Vangjeli – 0 vota

24- Ardian Binjaku – 0 vota

Personaliteti i vitit ne Orikum ! Vijon votimi, deri tani me i votuari Muharrem Jazo i ndjekur nga . . .! Read More »

Hapet votimi per perzgjedhjen e personazhit te vitit 2017 per zonen tone. Ja kush jane rregullat dhe kur mbaron afati i votimit !

Hapet votimi per te perzgjedhur tre personalitetet e vitit 2017 per Njesine Administrative Orikum !

Votimi do te behet ne grupin ne facebook Orikum Dukat Tragjas Radhime.
Cdo banor ka duhet te shkruaje tre emra te cilet do ti perzgjedhe nga lista perfundimtare.
Nuk lejohet te shkruan emra te tjere pervec listes perfundimtare.
Nuk do te merren parasysh votimi nese nje votues shkruam me shume ose me pak se tre emra dhe vota e tij do quhet e pavlefshme.
Votimi mbyllet ne daten 31 Dhjetor 2017, ne oren 18:00.

Suksese dhe urojme te perzgjidhen ata qe meritojne.

RIFRESKOHET MINUTE PAS MINUTE
Lista perfundimtare :

Shenim : Me ngjyre blu  jane dy me te votuarit deri ne keto momente. 

1- Muarrem Jazo – Propozuar nga Besnik Niku Naçi, Lesko Troqe
2- Edmond Leka – Propozuar nga Drini Harizaj, Vasiljevski Hibraj, Arnaldo Seferi, Serena Velaj,Marinela Vangjeli
3- Qerim Bozhani – Propozuar nga Ndricim Vangjelaj,
4- Gezim Capoj – Propozuar nga Olsen Llambro, Vasiljevski Hibraj, Bake Mustafaj,
5- Albert Haxhija – Propozuar nga Olsen Llambro, Shpati Ramohitoj
6- Kanan Braho – Propozuar nga Hasan Gjata,Diana Cipa,Virgjil Novruzaj
7- Edlira Gjoni – Propozuar nga Ndricim Vangjelaj,
8- Emiljana Shaho – Propozuar nga Adriatik Ferunaj,ODTR
9- Noel Xhelili – Propozuar nga Ferdinando Xhebroj
10- Ariz Kapo – Propozuar nga Arben Shyti
11- Adhurim Bejo – Propozuar nga Arben Shyti
12- Nexhip Hysolako – Propozuar nga Arben Shyti
13- Mefail Haxhiselimi – Propozuar nga Grejsi Haxhia
14- Astrit Janushi – Propozuar nga Edlira Kapllani
15- Hamza Kuteli – Propozuar nga Edlira Kapllani
16- Alket Shabani.Propozuar nga Edlira Kapllani
17- Tare Belaj – Propozuar nga nje banor i zones
18- Qerrim Bozhanaj – Propozuar nga nje banor i zones
19- Adriatik Ferrunaj – Propozuar nga Adriana Shaho Sulejmani, ODTR
20- Florika Rodakaj – Propozuar nga Adriana Shaho Sulejmani
21- Enver Mixha – Propozuar nga Ylli Xhelilaj
22- Vitri Zyka – Propozuar nga Ylli Xhelilaj
23- Andre Vangjeli – Propozuar nga Ylli Xhelilaj
24- Hasan Laba – Propozuar nga Lame  Troqe
25- Andon Meco – Propozuar nga Lame Troqe
26- Edmond Leka – Propozuar nga Lame Troqe
27- Florika Rodakaj – Propozuar nga ODTR
28-Ardjan Binjaku – Propozuar nga Bake Mustafa

Hapet votimi per perzgjedhjen e personazhit te vitit 2017 per zonen tone. Ja kush jane rregullat dhe kur mbaron afati i votimit ! Read More »

Mediat serbe shkruajnë për zgjedhjet në Kosovë

Mediat serbe në raportimet e tyre kanë shkruar për zgjedhjet të cilat po mbahen në Kosovë.

Në shkrimet e tyre thuhet se Lista serbe ka qenë fituese në raundin e parë, ku tetë nga 10 komunat, kandidatët u zgjodhën nga kjo listë.

Pas vendimit të Apelit, zgjedhjet në Kllokot e Partesh do të përsëritën, shkruan Indeksonline.

Lista Serbenë dy komunat ka kandidatin e saj për kryetar , këta janë Božidar Dejanoviq për Kllokot dhe Dragan Petkoviq për Partesh.

Mediat serbe shkruajnë për zgjedhjet në Kosovë Read More »

Mbi 33 mijë vëzhgues monitorojnë zgjedhjet lokale

[sgmb id=”1″]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet që sot të zhvillohen zgjedhjet lokale në 38 komuna të Kosovës.

Janë akredituar rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të çertifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, shkruan Indeksonline.

Pastaj organizata joqeveritare vendore, institucione ndërkombëtare, përfaqësi diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës si dhe media vendase dhe ndërkombëtare.

Mbi 33 mijë vëzhgues monitorojnë zgjedhjet lokale Read More »

Kosova voton sot

[sgmb id=”1″]

Sot nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do të kenë mundësi për të votuar për të zgjedhur udhëheqësit e komunave të tyre.

Në këto zgjedhje lokale, listës së votuesve prej 1 milion e 890 mijë e 952 persona i janë shtuar edhe 18 mijë votues të rinj që kanë mbushur 18 vjet.

Në zgjedhjet e nesërme marrin pjesë 91 subjekte politike, prej tyre një koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

Për Kuvendin komunal, KQZ ka certifikuar 6 mijë e 887 kandidatë.

Kosova voton sot Read More »

Maqedoni, zgjedhjet lokale në fokusin e mediave të huaja

[sgmb id=”1″]

LSDM-ja në pushtet shpalli fitore në zgjedhjet lokale, është titulli nën të cilin Radio Evropa e Lirë raporton për zgjedhjet e djeshme në Maqedoni, të cilat Rojters i quajti si test për orientimin properëndimor të vendit.

“Kështu duket Maqedonia kur votimi është i lirë, i qetë dhe pa presione”, e citon Evropa e Lirë deklaratën e kryeministrit, Zoran Zaev pas shpalljes së fitores.

“LSDM-ja në pushtet në Maqedoni shpalli fitore në zgjedhjet lokale, duke e sinjalizuar në këtë mënyrë mbështetjen për qeverinë e re e cila premtoi se do ta përshpejtojë anëtarësimin e vendit të vogël ballkanik në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, njofton Rojters.

“Fitorja siguroi mbështetjen e socialdemokratëve për zbatimin e politikës së tyre properëndimore, të cilën nacionalistët e vlerësojnë si të dëmshme për shtetin dhe qytetarët e saj”, precizon Rojters, duke përkujtuar se Zaev erdhi në pushtet para gjashtë muajsh, pas zgjedhjeve të dhjetorit me të cilat iu dha fund krizës dyvjeçare, e cila e rrëzoi pushtetin paraprak.

Kjo agjenci shkruan edhe se VMRO-DPMNE i vendosi nën pikëpyetje rregullshmërinë e zgjedhjeve, duke e cituar liderin e tyre Nikolla Gruevski, i cili tha se votimi i qytetarëve ka kaluar “në atmosferë jodemokratike dhe me kushte jokorrekte”.

Asoshiejted pres nënvizon se Gruevski ka paralajmëruar dorëheqjen nga funksioni i partisë. “Zgjedhjet nuk kanë përfunduar akoma, ndërsa përgjegjësia më e madhe për rezultatin qëndron tek lideri”, transmeton Asoshiejted pres.

“FYROM: Fitore e madhe e socialdemokratëve të Zaevit në zgjedhjet lokale”, shkruan gazeta greke “Naftemboriki”.

Gazeta thekson se zgjedhjet kanë kaluar pa probleme, duke publikuar se në zgjedhjet e djeshme LSDM-ja ka fituar në 37 komuna, ndërsa VMRO-DPMNE vetëm në tre komuna të vogla, duke përkujtuar se në zgjedhjet e kaluara VMRO-DPMNE e fitoi pushtetin në 57 vetëqeverisje lokale, ndërsa LSDM në katër.

“Fitorja e madhe e LSDM-së në raundin e parë, e cila befasoi shumë parashikues dhe e cila pritet të jetë akoma më e madhe pas raundit të dytë më 29 tetor, e përforcon pozitën e Zoran Zaevit… njëherësh duke e vazhduar procesin e ndryshimit politik në vend, e cila filloi me ndërmarrjen e pushtetit të LSDM-së pas zgjedhjeve të dhjetorit”, thekson gazeta greke.

“Partia e kryeministrit shpalli fitore në zgjedhjet lokale në Maqedoni”, është titulli nën të cilin agjencia kineze e lajmeve Ksinhua informoi për votimin e djeshëm.

“Njerëzit e thanë verdiktin e tyre”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev. “Ata dhanë mbështetje për politikat tona. Obligimi ynë tani është akoma më i madh dhe kurrfarë arsyetimi nuk është lejuar. Ne premtuam se do t’u shërbejmë qytetarëve dhe do t’i dëgjojmë urdhrat e tyre”, shkruan Ksinhua. Agjencia shkruan se sipas disa ekspertëve të caktuar, fitorja bindëse, mund ta inkurajojë Zaevin të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Maqedoni, zgjedhjet lokale në fokusin e mediave të huaja Read More »

Zgjedhjet në Maqedoni, ja kur pritet të dalin rezultatet e para

[sgmb id=”1″]

Në gjithë territorin e Maqedonisë në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet lokale 2017.

Në bazë të njoftimeve të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00, mbi 885.044 e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në zgjedhje lokale që i bie 49,02% për qind e votuesve, shkruan TV Koha.

Sipas të dhënave të KKZ-së në komunën e Gostivarit, të drejtën e votës deri ora 17 e kanë ushtruar 29.531 votues apo 37.1 për qind. Në Komunën e Dibrës deri në orën 17 në votim kanë dalë 7.342 persona me të drejtë vote apo diçka mbi 40 për qind nga gjithsej 18.406 qytetarë të regjistruar.

Deri në ora 17 është rritur fluksi i votuesve në Tetovë duke shkuar rreth 39% që i bie 32527 persona kanë ushtruar të drejtën e tyre të votimit.

Në Kërçovë deri ora 17, 49,21% apo 24.890 të qytetarëve e ushtruan të drejtën e tyre të votës. Në Çair deri ora 17, 43,20% apo 24.888 të qytetarëve e ushtruan të drejtën e tyre të votës. Në komunën e Bogovinës kanë votuar 34,27 për qind, në komunën e Bërvenicës jehona është 38,79, në komunën e Zhelinës 32 për qind, në komunën e Jegunovcës 39 për qind dhe në komunën e Tearcës 36,88 për qind. Rezultatet e para priten të publikohen rreth orës 21:00.

Zgjedhjet në Maqedoni, ja kur pritet të dalin rezultatet e para Read More »