Votime Sondazhe

Yuri Kim takim me Bashën: ‘Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe’

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas takimit 40-minutësh me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë blu.

Ambasadorja Kim thekson se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por mbështet të drejtën e të gjithë shqiptarëve për të votuar të lirë dhe në paqe.

“Takova sot kryetarin e PD, Lulzim Basha, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkruan ambasadorja Kim./NOA.al

Yuri Kim takim me Bashën: ‘Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe’ Read More »

Nesër shqiptarët zgjedhin qeverinë e 4 viteve të ardhshme/ Sa të rinj votojnë për herë të parë, kandidatë dhe parti të reja

Politika shqiptare ndodhet sot në heshtje zgjedhore, pas një muaji fushate elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kështu, këtë të shtunë nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore përmes medias apo zhvillimit të mitingjeve e veprimtarive të tjera zgjedhore të partive ose kandidatëve.

Nëse ata shkelin rregullin e heshtjes zgjedhore, gjobiten nga KQZ me 500 mijë lekë dhe ankimi i vendimit për gjobën nuk e pezullon atë. Ndërkohë, ditën e nesërme, 25 prill, shqiptarët do iu drejtohen kutive të votimit, që prej orëve të mëngjesit, e deri në mbrëmje, për të zgjedhur qeverinë e re, që do t’i drejtojë për katër vitet e ardhshme.

Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë, e ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa parti të tjera të vogla aleatë, kërkojnë rikthimin në pushtet pas 8 viteve në opozitë. Në këto zgjedhje, në garë janë futur edhe disa parti të reja, si Nisma Thurje, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit apo të opozitarëve që kanë krijuar forca të reja politike. Në zgjedhjet e 25 prillit garojnë 1841 kandidatë për deputetë, 39.76% e të cilëve janë femra. Në këto zgjedhje janë 3.588.869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, ndërsa 107.024 të rinj do të votojnë për herë të parë.

Zgjedhjet parlamentare të këtij viti zhvillohen në kushte pandemie, ku çdo votues do t’i nënshtrohet një protokolli të rreptë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku mbajtja e maskës dhe distanca janë të detyrueshme, ndërsa nuk do të lejohen të votojnë personat e infektuar me virusin e rrezikshëm. Nga ana e saj, Po licia e shtetit garantoi marrjen e masave për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Edhe përfaqësuesit e misioneve diplomatike në Shqipëri gjatë gjithë muajt të fushatës zgjedhore, ju kanë bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar./NOA.al

Nesër shqiptarët zgjedhin qeverinë e 4 viteve të ardhshme/ Sa të rinj votojnë për herë të parë, kandidatë dhe parti të reja Read More »

Ilirjan Celibashi apel qytetarëve: Do të ketë sanksione të rënda për shitblerjen e votës

Kur na ndajnë më pak se 24 orë nga çelja e votimit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se do të ketë sanksione të rënda për shitblerjen e votës.

Në një komunikim për median, Celibashi tha se këto fenomene janë raste sporadike dhe nuk do të cënojnë integritetin e procesit të votimit.

“Ka pasur thirrje të herëpashershme nga KQZ dhe faktori ndërkombëtar, por edhe faktorë të tjerë politikë për t’i thënë ndal fenomenit të shit-blerjes së votës. Ne nuk kemi mundësi të themi që kjo problematikë qëndron, por si ai që e shet dhe ai që e blen votën është në pozitën që nesër, pasnesër, do të provohet që do të ketë sanksione të rënda. Shpresoj që kjo të dëgjohet sepse më shumë se kaq KQZ s’ka ç’të bëjë mbi këtë problematikë. Megjithatë këto fenomene edhe pse ekzistojnë nuk janë në masën që të vendosin në dyshim integritetin e procesit zgjedhor”, tha Celibashi.

Sakaq, Celibashi i bëri thirrje qytetarëve të mos paraqiten në qendrat e votimit me telefonë celularë, pasi kjo sipas tij është e patolerueshme. Ai tha se qytetarët nuk do të kontrollohen, por nëse evidentohen me telefona në duar, do të jetë e barabartë me kryerjen e aktit të fotografimit të fletës së votimit.

“Në ditën e votimit, asnjë votues, nuk duhet të paraqitet me telefon celular në qendrën e votimit. Kjo nuk lejohet. Është një masë parandaluese në kuadër të lu ftës dhe përpjekjeve që të gjithë po bëjnë ndaj shitbl erjes së votës”, tha Celibashi.

“Pajisja e identifikimin elektronik është shpërndarë thuajse në të gjitha qendrat e votimit. Në 100 zonat rurale që ende nuk janë impelemtuar, nuk janë operatorët e nevojshëm. Nga verifikimet e fundit janë të mesnatës së djeshme dhe ditës së sotme. Nuk ka qendra të votimi që mungon energjia elektrike nga informacionet që kemi. Kemi pasur komunikim edhe me qeverinë, për të administruar këtë shqetësim të KQZ.

Nuk është se Komisioni i Qendrës së votimit do të kontrollojë votuesit. Ajo që duhet të qartësoj është që një votues të futet në qendrën e votimit me telefon. Askush s’do e kontrollojë atë, kjo është e ndaluar. Nëse ne nuk të shohim me telefon celular në dorë, supozohet që s’e ke celularin. Çdo gjest që tregon se je në posedim të një telefoni celular, kjo do të përbëjë një tentativë për të fotografuar votën. Cdo gjë tjetër është në koston e votuesit”, përfundoi Celibashi./NOA.al

Ilirjan Celibashi apel qytetarëve: Do të ketë sanksione të rënda për shitblerjen e votës Read More »

Këto janë rregullat që do të ndjekin votuesit ditën e diel

Të dielën e 25 prillit qytetarët shqiptarë do të votojnë për partinë dhe kandidatin e preferuar për zgjedhjet parlamentare.

Duke iu referuar masave anti-Covid, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë kanë miratuar një protokoll lidhur me këto masa gjatë procesit të votimit dhe ditës së zgjedhjeve.

-Një ndër masat e detyrueshme është mbajtja e maskës si për votuesit ashtu edhe për komisioneret dhe vëzhguesit

-Sallat ku do të kryhet procesi i votimit duhet të jenë në katin e parë të çdo ndërtese dhe të pajisura me dritare për ajrosje.

-Çdo qendër votimi duhet të jetë e pajisur me dezinfektantë për duart.

-Kutitë e votimit duhet të vendosën 2 m larg nga vendqëndrimi i anëtarëve të komisionit, po kështu dhe dhomat e fshehta nga njëra-tjetra.

-Po ashtu sallat në qendrat e votimit duhet të duhet të dezinfektohen një ditë para procesit të votimit si edhe gjatë procesit në interval të caktuara.

Këto janë rregullat që do të ndjekin votuesit ditën e diel Read More »

Celibashi: ‘Anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë, nuk bëjnë vlerësim të askujt nëse duhet apo s’duhet të paraqitet në qendrat e votimit. Kush paraqitet atje do të lejohet të votojë’

Ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi, që deri më 3 maj, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, në drejtim të Shqipërisë, duhet t’i nënshtrohen një karantine 14 ditore, për shkak numrave në rritje me COVID në këto dy shtete.

Lidhur me këtë zhvillim u pyet nga gazetarët kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit tha se në lidhje me vendimin, nuk ka targetin për ta komentuar, pasi shtoi se nuk është përgjegjësi e KQZ.

Ai shtoi se anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë dhe kush paraqitet në qendrat e votimit sipas tij, do të lejohet të votojnë.

“Ju e kuptoni që skam asnjë lloj targeti për ta komentuar vendimin. Është në përgjegjësinë e tyre, çështjen e shëndetit në raport me pandeminë i përkasin institucioneve të tjera. Si komisioner e kam të ndaluar ta komentoj këtë. Ligjërisht them se ka të bëjë me sigurinë e shëndetit, cilido mund ta komentojë si të dojë. Në procesin e votimit, se kam pasur disa pyetje, anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë, nuk bëjnë vlerësim të askujt nëse duhet apo s’duhet të paraqitet në qendrat e votimit. Kush paraqitet atje do të lejohet të votojë”, tha Celibashi.

I pyetur në lidhje me votimin e personave që vuajnë dëminet më burgje, por edhe ato që janë të shtruar në sptiale, Celibashi tha se:

“Në asnjë prej spitaleve nuk janë ngritur qendra votimi, për shkak të pandemisë, sepse nuk duam të vendosim në rrezik komisionerët. Ata votojnë në qendrën e tyre të votimit, por mbetet në menaxhimin e policisë dhe mesa di unë është e zgjidhur si problem. Di të them që në të gjitha institucionet do të ngrihen qendra votimi, jemi në komunikim me drejtorinë e burgjeve. Numrin nuk e kam në total të atyre që do të votojnë, por do ua bëj me dije më vonë”./NOA.al

Celibashi: ‘Anëtarët e KQZ, nuk janë doktorë, nuk bëjnë vlerësim të askujt nëse duhet apo s’duhet të paraqitet në qendrat e votimit. Kush paraqitet atje do të lejohet të votojë’ Read More »

Celibashi: Procesi i zgjedhjeve dhe votat e qytetarëve do të jetë 100% e sigurt

Kreu i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi këtë të premte ka komentuar sërish procesin e votimit elektronik që do të zhvillohet në njësinë nr 10.

Gjithashtu ai është përgjigjur dhe për de noncimin e presidentit ilir Meta se ka një ndërhyrje të Partisë Socialiste për të manipuluar vota, ku thekson se s’ka asnjë shans të tillë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se se janë marrë të gjithë masat e nevojshme dhe sipas tij vota është e mbrojtur 100%.

“Ne nuk duam të diskutojmë mbi asnjë deklaratë të kujtdo politikani, përfaqësues të partive politike. Por iu them me siguri të plotë, ajo që do të votohet në njësinë 10, përmes elektornikës, është 100% i sigurt nga çdo pikëpamje dhe nuk ka asnjë shans që dikush tjetër në mënyrë institucionale të manipulojë. Edhe në aspektin administrativ në këtë njësi zgjedhore, ashtu sikurse në të gjithë njësitë zgjedhore të Republikës së Shqipërisë ofron siguri të plotë për integritetin e votës.

Ne jemi përpjekur të respektojmë sa është e mundur fletën e votimit të miratuar tashmë. Jemi duke përshtatur zgjidhje teknike që të jetë sa më afër fletës së miratuar. Nuk ka logjikë të jetë votim veçmas për kandidatët edhe në pajisje kandidatët do jenë me numër”, ka thënë Celibashi./NOA.al

Celibashi: Procesi i zgjedhjeve dhe votat e qytetarëve do të jetë 100% e sigurt Read More »

Kreu i KQZ sqaron vendimin: Ja kush rezultat do të shpallet në orën 08.00 të 26 prillit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka sqaruar vendimin e djeshëm të Komisionit Rregullator për orarin e shpalljes së rezultatit në zgjedhjeve të 25 prillit.

Celibashi thotë se orari 08:00 të 26 prillit për shpalljen e rezultatit është vetëm për ZAZ 40 në Tiranë ku zbatohet projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik.

Do të thotë që rezultati në atë orë do të dalë vetëm për këtë ZAZ, dhe jo për gjithë vendin.

“Vëmendje! Shpallja e rezultatit në orën 8:00, të ditës së nesërme të ditës së votimit, do të jetë vetëm për ZAZ 40 (TR). Në këtë ZAZ do të zbatohet projekti pilot i Votimit dhe Numërimit Elektronik. #zgjedhjethqiperi2021 #25prill2021 #kqz”, shkruan Celibashi në Twitter.

/NOA.al

Kreu i KQZ sqaron vendimin: Ja kush rezultat do të shpallet në orën 08.00 të 26 prillit Read More »

Miratohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit (foto)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot formatin e fletës së votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.

Kjo që shikoni në foto do të jetë fleta në të cilën votuesit do të zgjedhin partinë dhe kandidatin përkatës të partisë që ata mbështesin.

Pra, në pjesën e sipërme është emri i partisë, dhe në kolonën poshtë renditja e kandidatëve për deputetë.

Sipas Kodit Zgjedhor, vota quhet e vlefshme vetëm nëse është për të njëjtën parti dhe kandidat të partisë përkatëse.

Një shembull konkret: Nëse një qytetar do të votojë Partinë Demokratike apo Partinë Socialiste, duhet që edhe kandidati të jetë nga e njëjta parti. /noa.al/

Miratohet fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit (foto) Read More »