Turizem

“100 fshatrat”, do të krijojnë modele identifikuese për Shqipërinë

Ndërhyrja dhe investimet në 100 fshatrat do të mundësojnë krijimin e një modeli zhvillimi, identifikues për Shqipërinë.

Kështu u shpreh, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj gjatë takimit të zhvilluar në Lezhë, me sipërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve atje. Sipas Ahmetaj, më shumë rëndësi sesa financimi, do të ketë impakti dhe fuqia e modelit që do të krijohet për fshatrat e tjerë.

“Esenca e të gjithë programit të ‘100 fshatrave’, fuqia nuk qëndron tek ajo që do të vendosë buxheti i shtetit që të financojë, apo sipërmarrja në bashkëpunim me të gjithë aktorët e tjerë, por fuqia e modelit. Besoj se kjo duhet të kthehet në një moto për programin, në mënyrë që pastaj, pasi të jetë certifikuar, konsoliduar, suksesi për modelin, kuptohet që bëhet modeli i Shqipërisë”, – ka thënë ai.

Më tej, ai ka vënë në dukje se projektet që do të zbatohen në fshatra do të krijojnë modelin e zhvillimit ekonomik.

“Në aspektin e financimit, dje kaluam aktin normativ dhe brenda rritjes së investimeve për Rilindjen Rurale, ka një mbështetje të dedikuar për 100 fshatra të vogla me modelin e projekteve të vogla siç e ka theksuar edhe në Voskopojë, Kryeministri. Ndërhyrja në mikro pra, në qelizë, në mikro-klima brenda 100 fshatrave do të krijojë zhvillimin dhe modelin nga qeliza e vogël, deri tek fshati si një model i zhvillimit ekonomik”.

Lidhur me “Akademinë e 100 fshatrave”, Ahmetaj tha se projektet që do investohen shkojnë nga 30 mijë euro, deri në 100 mijë euro dhe përgjëgjësia sociale do t’i jepet kompanive.

“Besoj se Akademia do të funksionojë që të prodhojë projekte të vogla, 30 mijë euro, 40 mijë euro, 50 mijë euro deri në 100 mijë euro, në mënyrë që ta bëjë të mundur financimin dhe të jepet përgjegjësia sociale t’i jepet kompanive”./atsh

“100 fshatrat”, do të krijojnë modele identifikuese për Shqipërinë Read More »

Orikumi / Destinacion atraktiv për turizmin kulturor !

Orikumi nuk është vetëm një qytet turistik bregdetar, por edhe një qytetërim i lashtë ilir.

Pranë qytetit të sotëm shtrihet qyteti antik i Orikut themeluar nga Eubeait në shekullin Vl p.e.r në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokaster.

Përmendet nga autorët antike të shekullit të V p.e.r si port i rëndësishëm i Adriatikut.

U shfrytëzua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.

Flota maqedonase e Aleksandrit të Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r e në shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkësive qytetare. Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga një tërmet i rëndë, u rindërtua dhe fortifikua në shekujt e V-Vl.

Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet park1si një port i vogël me emrin “Jeriko”.

Në shekullin e Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin e Marisë.

Po t’i hedhësh një sy manastireve ortodokse në Shqipërinë Jug-Perëndimore vë re se pjesa mbizotëruese e tyre mban emrin e Marias, nënës së Jezusit.

Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnje), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj.

Të ndodhur në këto kushte mund të hedhim hipotezën se edhe kisha e këtij manastiri ka mbajtur emrin e Maries ashtu si shumica e simotrave të saj, përgjatë bregdetit nga Shkumbini në Himarë.

Ndërkohë që në traditën kristiane, Maria është mbrojtësja e bujqësisë, e cila ushtrohej pikërisht në këtë fushë ngjitur me të cilët u ndërtua dikur edhe ky manastir.

Sot qyteti i Orikumit është një destinacion turistik tepër i preferuar,për natyrën e tij detare dhe malore,për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore.

Orikumi / Destinacion atraktiv për turizmin kulturor ! Read More »

Kalaja e Gjon Boçarit

Kalaja e Gjon Boçarit

Kalaja mesjetare e shekullit XV, e lokalizuar pranë fshatit Tragjas. Përbëhet nga dy kulla gjashtëkëndore në skajet veriperëndimore dhe juglindore.

Ka një gjatësi prej rreth 50 metra, me mure 5 metër të lartë dhe 1.25 metër të gjerë.

Në këtë kala Princesha e Kaninës dhe e Vlorës, Rugjina e Balshajve, pati rezidencën e fundit ndaj pushtueseve Osmanë në vitin 1417. Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në fshatin Tragjas.

Rezultate imazhesh për kalaja e gjon bocarit fotoRezultate imazhesh për kalaja e gjon bocarit fotoRezultate imazhesh për kalaja e gjon bocarit foto

Kalaja e Gjon Boçarit Read More »

Mes bukurive dhe çudive natyrore të Llogaras

Të shkosh në plazhet e gjirit të Vlorës nga Uji i ftohtë e deri në Orikum dhe të mos lësh një pjesë nga koha jote për në Llogara, mos thuaj isha në Vlorë. Një vakt në Llogara, mëngjes apo drekë, është një kënaqësi mbresëlënëse. Ushqimet blegtorale bio këtu janë fantastike, ose, ndoshta  kështu të duket mes freskisë së pishave, që nga mishi i pjekur në hell,  nga djathi, gjiza, salca e lëkurës e deri te harapashi, gatim tradicional i zonës me të përbrendshmet e qengjit, miell  misri dhe gjalpë. Kënaqësia tjetër më e madhe, është rruga që mbi Dukat e deri në qafë sipër, ku duket Riviera, fshatrat e Himarës, Korfuzi dhe brigjet e Jonit.

E shijon këtë mrekulli me makinë, snatyrisht duke ecur ngadalë, por edhe duke zbritur here pas here nga makina për të marrë një dorë çaj apo rigon mali, apo për të soditur pishat, që për shkak të erës, i ngjajnë një flamuri të shpalosur, dhe bash për këtë ato quhen pisha flamur.

Në qoftë se je i ngeshëm dhe kurioz mund të hysh thellë në pyll dhe të relaksohesh me pamjet e mrekullueshme dhe bimësinë që gjen atje. Ndërsa po vajte te km 31 i rrugës Sarandë-Vlorë, ne dalje të Parkut, në të djathtë të rrugës kryesore, ndodhet Pisha Flamur, që është shpallur Monument Natyre dhe që është lehtesisht e dallueshme.

Ajo ndodhet në lartësinë 910m mbi nivelin e detit, ka një moshë mbi 100 vjeçare dhe  mbart vlera unikale, si vepër artistike e ererave të Jugut. Është e gjatë 17 m, ka perimetër 3.30 m, diametri maksimal 75m. Pisha flamur vazhdimisht ka terhequr vemendjen e vizitorëve vendas e të huaj dhe është botuar në guida të ndryshme turistike dhe botime shkencore.

Natyrisht këtu nuk mund të rrish pa bërë një foto, me të cilën mund t’u mburresh miqve në Facebook, duke u thënë: “A e shihni ku kam qenë unë”?!..

Rezultate imazhesh për foto llogora

Rezultate imazhesh për foto llogora

Rezultate imazhesh për foto llogoraRezultate imazhesh për foto llogora

Rezultate imazhesh për foto llogora

Mes bukurive dhe çudive natyrore të Llogaras Read More »

Shpella e Dukë Gjonit

Shpella e Dukë Gjonit

Kjo shpellë ndodhet në faqen jugore të Gadishullit të Karaburunit në vendin e quajtur Petrunë, 400 m mbi nivelin e detit.

Atë e ndajnë në disa salla e kate stalaktidet e stalagmitet.

Në sallën e parë ndodhet një burim i vogël që ka ujë gjatë gjithë vitit. Kjo shpellë ka bukuri të rralla, vlera shkencore, kulturore e turistike.

Shpella e Dukë Gjonit Read More »

Kali i Qyqes në Nivicë edhe si atraksion turistik

Pas stacionit të parë të ndërtuar në luginën e Lumit Drino, Bashkia Dropull, është stacioni i dytë i ushqimit plotësues për shkabat i ndërtuar në vend dhe gjendet në krahinën e Kurveleshit, Bashkia Tepelenë.

Brenda kësaj strukture do të vendosen mbetje mishi të thertoreve të pakonsumueshme nga njerëzit dhe do të shërbejnë si ushqim i sigurt për kalin e qyqes dhe shpendët e tjerë grabitqarë me qëllim rimëkëmbjen e popullatës së tyre.

Një ndër shkaqet kryesore të rënies së popullatës së kalit të qyqes në vendin tonë është helmimi i paqëllimshëm.

Blegtorët të cilët humbasin gjënë e gjallë si pasojë e mishngrënësve të mëdhenj si psh. ujku vendosin në mënyrë të paligjshme helm në kërmën e kafshës së dëmtuar me qëllim që të asgjesojnë kafshën dëmtuese.

Kali i qyqes dhe shpendë të tjerë grabitqarë që ushqehen me kërma bien viktimë e kësaj dukurie. Kjo strukturë pritet të zbusë riskun e helmimit të shpendëve grabitqarë.

Ky stacion është ndërtuar në Nivicë të Kurveleshit si vendi ku kali i qyqes ende ka foletë. Stacioni jo vetëm do të bëjë të mundur mbrojtjen e kësaj specie të rrallë por do të jetë dhe një atraksion turistik.
Vitin e kaluar kanë qenë dy grupe britanike që kanë ardhur për ta vëzhguar, sivjet janë katër grupe. /atsh

Kali i Qyqes në Nivicë edhe si atraksion turistik Read More »

Dokumenti i rrallë për Ksamilin, plani për ta kthyer në një zonë turistike elitare

A do të shkoni për pushime në Ksamil? Tek notoni në ujërat ngjyrë topazi, merrni me vete një pjesë të historisë së Ksamilit, të asaj historie që nuk ndodhi.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar planin e vitit 1992 dhe si parashikohej të shndërrohej Ksamili në një zonë turistike elitare.

Përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 1992, Ksamili parashikohej të shndërrohej në një zonë turistike elitare, me fshat turistik dhe zonë hotelerie, por edhe me fushë golfi dhe aeroport turistik.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sqaron se “sheshi i i ndërtimit i vihej në dispozicion Drejtorisë së Përgjithshme të Albturizmit, e cila kishte të drejtë të kontraktonte kompani private të huaja, për zhvillimin e planit”.

Këtë plan të vitit 1992 Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave na e servir si një ndër thesaret e shumta që ajo mbart./atsh

Dokumenti i rrallë për Ksamilin, plani për ta kthyer në një zonë turistike elitare Read More »

Kalaja e Gjirokastrës mbetet atraksioni i preferuar i turistëve, rreth 50 mijë vizitorë në 7 muaj

Sezoni turistik i këtij viti ka qenë i suksesshëm në Gjirokastër. Të paktën nëse i referohemi vetëm numrit të vizitorëve në kala.

Shifrat e bëra publike nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, tregojnë për rritje me mbi 60% të numrit të vizitorëve për 7 muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë vitit 2017 për periudhën janar-korrik, numri i vizitorëve është 31,085 ndërsa po për të njëjtën periudhë të vitit 2018 numri i vizitorëve është rritu në mënyrë të ndjeshme me 50,481 turistë vendas dhe të huaj të cilët vendet që mbartin histori i kanë kthyer tashmë në destinacionet më të preferuara gjatë viteve të fundit.

Kalaja është një histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës dhe përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.

Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.

Duke filluar nga viti 1968-t skena e gurtë e Kalasë së Gjirokastrës do te priste me bujari instrumentistët, këngëtarët dhe valltarët e folkut ne kuadër të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës.

Njëkohësisht gjatë këtyre viteve mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve të ndryshëm kulturorë. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.

Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kështjella e gurtë e Gjirokastrës, vazhdon të ngelet monumenti më i preferuar për tu vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës. /atsh

Kalaja e Gjirokastrës mbetet atraksioni i preferuar i turistëve, rreth 50 mijë vizitorë në 7 muaj Read More »