Turizem

Fshati Kosinë ju mirëpret me gatime tradicionale, muzikë dhe turizëm

Fshati Kosinë i Përmetit mirëpret festën “Gatimet e Gjysheve”. Festa do të zhvillohet në qendër të fshatit Kosinë, në vigjilje të festës tradicionale të Shën Mëria e Kosinës.

Gjyshet përmetare do të përgatisin live disa gatime tipike të zonës. Eventit do t’i bashkohen edhe sazet e Përmetit të cilët do të performojnë këngët e njohura përmetare si dhe do të ketë aktivitete të lidhura me njohjen e fshatit, vizitën e kishës dhe të shtëpive tradicionale prej guri, etj.

Fshati Kosinë është nga më tradicionalët dhe ka një nga kishat më të vjetra në zonën e Përmetit, e cila u restaurua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Më 14 gusht Kosina ju pret ti bashkoheni gatimeve tradicionale,muzikës dhe eksplorimit të natyrës nën shoqërinë e njëri-tjetrit./atsh

Fshati Kosinë ju mirëpret me gatime tradicionale, muzikë dhe turizëm Read More »

Fluks i lartë turistësh, policia e Kosovës dhe e Shqipërisë me shërbim të përforcuar

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë vazhdojnë patrullimet e përbashkëta në shërbim për ruajtjen e parametrave rrugurë gjatë sezonit turistik.

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për pushuesit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kryesisht në qytetin e Lezhës ku është dhe fluksi me i madh i pushuesve që vijnë nga Kosova.

“Jam Xhoana, prej 3 vitesh punonjëse e Policisë Rrugore në Lezhë, së bashku me kolegun tim Mehmetin , punonjës i Policisë së Kosovës jemi në shërbim për ruajtjen e parametrave të sigurisë rrugore, veçanërisht gjatë sezonit turistik”, shprehet punonjësja e policisë.

Të dy policitë apelojnë për qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë duke vënë në dispozicion numrin e emergjencës.

“Fluksi është mjaft i lartë, por me shërbim të përforcuar, po ja dalim të menaxhojmë trafikun dhe ngarkesën.Duke ju uruar pushime të mbara, për çdo shqetësim e problem,  në 112”, shprehet Policia e Shtetit .

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur  patrullimet e përbashkëta që në fillim të sezonit turistik dhe do të vazhdojnë deri në mbyllje të sezonit.

Cermonia simbolike e patrullimeve të përbashëkta mes dy vendeve kanë filluar në pikën kufitare mes dy shteteve, në Vërmicë.

Me këtë rast, drejtorët e policisë rrugore të të dyja shteteve, ai nga Kosova nënkoloneli, Sabedin Mehmeti dhe ai nga Shqipëria, Mitat Tola kanë thënë se këto patrullime që janë rezultat i suksesit të tre viteve paraprake sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Policisë shqiptare ka nisur 7 vite më parë dhe do të përfundojmë më 31 gusht. /atsh

Fluks i lartë turistësh, policia e Kosovës dhe e Shqipërisë me shërbim të përforcuar Read More »

THETHI, fotot që do t’ju lënë pa frymë!

Nëse një foto s’flet dot vetë, është e kotë të flasësh ti për të. Ndaj dhe ne s’do humbasim kohë por do t’ju lëmë t’i shijoni vetë bukuritë e mrekullueshme të Thethit në këto ditë të nxehta vere.

Përmes këtyre fotove shijoni këtë perlë të Shqipërisë së Epërme për të cilin në 1908 Edith Durham shkroi: Kur jam në humbëtirë s’më shkon mendja asnjëherë te librat.

Cilido libër është i mërzitshëm krahasuar me historitë e jetës që luhen përditë mes këtyre shkëmbinjve të zhveshur, të hirtë.

THETHI, fotot që do t’ju lënë pa frymë! Read More »

Bukuritë e Borshit dhe historia e lashtësisë nën ndriçimin e magjisë së yjeve

Të zbulojmë bukuritë e Borshit dhe historinë e lashtësisë nën ndriçimin e magjisë së yjeve.

Koncerti “Netët e yjeve dhe art’zan Borsh” do të marrin jetë në Kalanë legjendare të Sopotit dhe në fushën Qazim Pali pranë lumit duke filluar nga nesër e deri më 12 gusht. Festimet fillojnë në orën 19:00 deri në orët e vona.

Nën shoqërinë e njëri-tjetrit vizitorët do kenë mundësi të shijojnë gastronominë e larmishme të zonës duke trokitur gotat e verës dhe duke u argëtuar.

Për herë të parë në kala do të shihet magjia e yjeve me teleskop nën tingujt e muzikës së paharruar.

Këtë vit sezoni turistik vjen me një kalendar aktivitetesh dhe koncertesh në zonat më të frekuentuar nga turistët e huaj dhe ato vendas,pra kultura është kryefjala e kësaj vere nga veriu në jug./atsh

Bukuritë e Borshit dhe historia e lashtësisë nën ndriçimin e magjisë së yjeve Read More »

Financia Time zgjedh si foto dite një imazh nga Shqipëria. Rama: Vlerësim për…

Gazeta prestigjoze amerikane Financial Time, ka publikuar si foto dite një imazh të Shqipërisë. Fotografia është shkrepur nga Gent Shkullaku.

“Me këtë foto të veçantë të Bizës, përzgjedhur nga Financial Times si foto dite, përmes së cilës vlerësohet sezoni fantastik turistik i Shqipërisë këtë vit si në bregdet ashtu dhe në zonat e mrekullueshme malore, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Edi Rama në Facebook.

Cfare shkruan FT

Një qiell i ndritshëm shihet si mjegull që bie mbi liqenin malor të Bizës në Shqipërinë qendrore më 5 gusht 2018. Shqipëria po përjeton një nga stinët më të mira turistike ndonjëherë, me turistët jo vetëm që drejtoheshin për plazhet e Adriatikut dhe Jonit, por edhe për turizmin e aventurës në zonat malore të pacenuar.

Financia Time zgjedh si foto dite një imazh nga Shqipëria. Rama: Vlerësim për… Read More »

Festa e Birrës, Spirollari: Fluks i lartë vizitorësh, janë rezervuar të gjithë hotelet

Ka filluar në qytetin e Korçës Festa e Birrës, ku pjesë e saj janë bërë jo vetëm qytetarët e këtij qarku por nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia si dhe turistë të huaj, që kanë mbushur plotë hotelet dhe sheshet e qytetit.

Bashkia e Korçës ka prej ditësh që ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e këtij eventi, tashmë të përvitshëm duke garantuar një program fantastik me dy skena ku do të këndohet live nga artistë të njohur dhe siç është zakon, birra do të derdhet lumë.

Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) se festa e birrës në Korçë tashmë është kthyer në traditë dhe pjesëmarrja në këtë event të përvitshëm është nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia, turistë vendas dhe të huaj.

“Që një ditë më parë hotelet e Korçës janë të zëna, pra qyteti është i mbushur plotë dhe po presin të ndjekin programin që ka përgatitur bashkia e Korçës, me këngë dhe birra, tamam në festë”, shton Spirollari.

Duke u ndalur te siguria publike dhe garantimi i saj, Spirollari theksoi se angazhimi i Prefektit është maksimal.

“Ne si prefekturë jemi të angazhuar për të garantuar sigurinë, kushte sa më të favorshme për qytetarëve, që Festa e Birrës në Korçë të jetë një model jo vetëm për Korçën, por dhe qytete të tjera të vendit”.

Ai shtoj më tej se qytete të tjera në Shqipëri duhet të ndjekin modelin e Korçës për organizime të tilla sepse është një zhvillim kulturorë dhe pse jo dhe ekonomik për qytetin./atsh

Festa e Birrës, Spirollari: Fluks i lartë vizitorësh, janë rezervuar të gjithë hotelet Read More »

Financial Times: Shqipëria, një nga sezonet më të mira turistike

“Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike“. Vlerësimi vjen nga revista prestigjioze “Financial Times” , publikuar në faqen zyrtare të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Kreu i Turizmit ndan me ndjekësit e tij në rrjete sociale këtë vlerësim. “Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike, me turistë që u drejtohen jo vetëm plazheve të Adriatikut dhe të Jonit, por edhe turizmit të aventurës në zonat e paprekura malore.”- shkruan Financial Times duke publikuar një foto të muzgut në liqenin e Bizës .

Vlerësimi i revistës prestigjioze është vlerësimi i radhës nga mediat e huaja për turizmin në Shqipëri.

Qeveria shqiptare ka ndjekur këtë vit një politikë fiskale nxitëse për turizmin elitar dhe agroturizmin për të nxitur turizmin alternativ si një mbështetje e fortë për turizmin klasik të detit. /atsh

Financial Times: Shqipëria, një nga sezonet më të mira turistike Read More »