Turizem

Delfinët nuk e “lëshojnë” anijen me turistë në Sarandë(VIDEO)

Një tufë delfinësh kanë qenë miq të udhëtimit të një grupi turistësh përgjatë detit Jon këto ditë të nxehta.

Një kamerat amatore e sjell nga turistët të cilët udhëtonin me një anije turistike kanë filmuar delfinët që po lëviznin në të njëjtin drejtim me anijen, duke i shoqëruar ata gjatë udhëtimit në afërsi të Kepit të Qefalisë, pranë gjirit të Kakomesë.

Turistët kanë mbetur të mrekulluar nga spektali i ofruar prej delfinëve të cilët kanë qenë shumë miqësor gjatë kohës që shoqëronin anijen./report tv

Delfinët nuk e “lëshojnë” anijen me turistë në Sarandë(VIDEO) Read More »

Lungomare kthehet në një skenë madhështore argëtimi dhe mikëpritje

Vlora sonte kthehet në një vend feste. Mbrëmjen e sotme, Lungomare do të kthehet në një skenë madhështore argëtimi dhe mikëpritje për vizitorët e shumtë që po kalojnë pushimet verore atje.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në një prononcim për mediat ka dhënë disa detaje për festën ku është shprehur se ,” eventi do të mbahet në në Lungomare, me një tavolinë të madhe të shtruar përgjatë gjithë Lungomares duke filluar nga ora 21:00 e mbrëmjes. Gjithashtu, në këtë festë do të performojë dhe këngëtari Alban Skënderaj, i cili është i ftuar special i kësaj mbrëmje. Kjo mbrëmje do t’i tregoi të gjithë pjesëmarrësve dhe mirëpritjen vlonjate”.

Leli shtoi se ”aktivitete do të ketë dhe në zonën e plazhit dhe do të jetë një super event dhe fal bashkëpunëtorëve dhe sponsorëve të shumtë. Sot është dita që unë të ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës të bëhen pjesë e këtij eventi, të argëtohemi të gjithë së bashku deri në orët e para të mëngjesit duke shijuar ritmet e muzikës”.

Në fund, Leli tha se,”kjo festë është gjithashtu është një iniciativë e bashkisë së Vlorës për të promovuar bizneset. Të gjithë bizneset janë pjesë e kësaj feste. Turizmi nuk është vetëm plazh, diell dhe restorante të mira, por është dhe argëtim. Mbrëmja e sotme, do të promovojë një vlerë të shtuar të argëtimit për të gjithë ata që vizitojnë Vlorën këtë sezon”, përfundoi ai./atsh

Lungomare kthehet në një skenë madhështore argëtimi dhe mikëpritje Read More »

SONDAZHI -Interes i jashtëzakonshëm nga turistët suedezë për Shqipërinë

Operatori i parë turistik në Skandinavi, “Apollo” ka filluar të zhvillojë fluturime direkte që në maj drejt Shqipërisë së paeksploruar. Interesi ka qenë i jashtëzakonshëm, madje shtatë në dhjetë suedezë shprehen se po planifikojnë të bëjnë një udhëtim të tillë. Shqipëria ndodhet gjithashtu edhe në destinacionet më interesante për vitin 2018 të revistës që i dedikohet udhëtimeve “Vagabond”.

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Apollo” bashkë me kompaninë e sondazheve “Sifo”, arsyet kryesore përse suedezët duan të udhëtojnë në Shqipëri janë: (1) se është një alternativë e lirë; (2) për natyrën e bukur me male të larta dhe plazhe të pastra; (3) kombinimi mes një historie emocionuese, diellit dhe plazhit.

“Ka shumë interes për Shqipërinë si një vend shumë argëtues dhe nuk është për t’u habitur. Shqipëria me të vërtetë është një destinacion emocionues dhe udhëtimet tona të mëparshme në jug të Shqipërisë kanë qenë një sukses i vërtetë! Madje, këtë vit hapëm një linjë fluturimi direkte dhe një destinacion të ri. Resorti në Durrës, do e bëjë Shqipërinë një destinacion me peshë në të ardhmen”, thotë Peter Browall, drejtori suedez i “Apollo”.

Të rinjtë dhe familjet me fëmijë janë më të interesuarit

Sipas këtij sondazhi, janë kryesisht grupet e të rinjve, me moshë nga 18 në 44 vjeç dhe familjet me fëmijë që janë më të interesuara në këtë destinacion të ri dhe të paprekur.

Në këto grupe, 8 nga 10 thonë se po planifikojnë të shkojnë për pushime në Shqipëri.

Për më tepër, 10% e atyer që për përdorin udhëtimet me çarter shprehen se janë ndër të partë që interesohen të njohin Shqipërinë. /atsh

SONDAZHI -Interes i jashtëzakonshëm nga turistët suedezë për Shqipërinë Read More »

Turistët e huaj “pushtojnë” Durrësin

Fluks i madh hyrjesh me turistë në qytetin bregdetar të Durrësi kryesisht të huaj, institucionet ligjzbatuese në gatishmëri për të garantuar qetësinë, sigurinë e pushuesve, deklaroi sot për ATSH, Prefekti i Durrësit, Roland Nasto.

Vetëm një ditë më parë, u përpunuan 5 tragete hyrje -dalje. Në hyrje, janë regjistruar 3543 shtetas shqiptar dhe 2262 shtetas te huaj.

Ndërsa mjetet shqiptare 1026 dhe të huaja 676. Gjithashtu kanë hyrë 2 jahte me flamur të huaj dhe kanë dalë po dy. Mjete shqiptare në dalje 198 dhe të huaja 606.

Po ashtu, janë ankoruar 6 Jahte të mërkurën dhe të enjten dy jahte me turistë të huaj. Janë përpunuar dy jahte me flamur të huaj në hyrje dhe dy në dalje.

Prefekti i Durrësit deklaron se porti i Durrësit shënon një fluks daljesh, por numri më i madh i vizitorëve është ai i hyrjeve dhe ky trend pritet të vazhdojë deri me datën 23-24 gusht.

“Janë marrë të gjitha masat për të garantuar pushime të qeta e të sigurta për turitët vendas dhe të huaj. Që nga kullat e vrojtimit dhe vrojtuesit. Të gjitha institucionet ligjzbatuese, Policia e Shtetit, Policia Kufitare, firma që ka në zotërim portin, Policia Bashkiake, Zjarrfikësit, shëndetësia, organet e Tatim Taksave të gjithë në terren në shërbim të qytetarëve”, shprehet Nasto.

Po ashtu, Naso shton se fluks të lartë turistësh ka dhe në qytet dhe janë marrë të gjitha masat për qarkullimin e lirshëm të qytetarëve, parkimi dhe lëvizjen me automjete.

“Durrësi afron shumë për turizmin, qoftë nga vlerat e trashëgimisë kulturore, vlerat tradicionale të gatimit, vlerat natyrore, peizazhi, plazhi dhe masat që kanë marrë institucione në shërbim të qytetarëve, e ka bërë Durrësin të ngjitet në krye të pritjeve të vizitorëve si asnjë herë, thjesht Durrësi është i “pushtuar” nga turistët”, shprehet Nasto. /atsh

Turistët e huaj “pushtojnë” Durrësin Read More »

Klosi: Pushuesit nga Kosova, besnikë të shkëlqyer të bregdetit shqiptar

Një ofertë e përbashkët turistike për Shqipërinë dhe Kosovën për një bashkëpunim në fushën e turizmit është diskutuar midis ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Bajram Hasani, gjatë takimit të mbajtur në Prizren.

Ministri Klosi tha se palët do të punojnë në ndërtimin e një strategjie në mes dy vendeve në fushën e turizmit për të realizuar një ofertë të përbashkët përfshirë edhe vendet e Ballkanit. Në këtë kuadër ministri Ministri Bajrami tha se pritet që në fillim të vjeshtës në Brezovicë, apo Rugovë të bëhet hapja e sezonit turistik, për tërheqjen e sa më të madhe të turistëve nga vendi dhe rajoni.

“Ne jemi për bashkëpunim sidomos me shtetin shqiptar, sepse ka mundësi për fushën e bashkëpunimit edhe sa i përket turizmit. Biseduam që në fillim të sezonit së vjeshtës në Brezovicë, apo Rugovë të bëjmë hapjen e sezonit turistik dhe t’i japim një mesazh dhe t’i ftojmë të gjithë turistët të na vizitojnë dhe se ka shumë vend për të na vizituar edhe turistët nga shteti shqiptar”- u shpreh tha ministri Hasani.

Në takimin e tyre ministrat ndanë edhe zhvillimet më të fundit të sezonit turistik në Shqipëri .Ministri Blendi Klosi u shpreh se është rritur me 17 përqind numri i turistëve këtë korrik krahasuar me vitin paraardhës, ku rritje ka patur edhe numri i pushuesve nga Kosova/atsh

“Kemi një besnikëri të shkëlqyer të familjarëve për të vizituar bregdetin shqiptar dhe ata me këtë besnikëri kanë përzgjedhur sivjet bregdetin shqiptar. Në Shqipëri 600 mijë familjarësh kosovarë që kanë hyrë nga 1 janari deri më 1 korrik sikurse vitin e kaluar, pavarësisht kushteve atmosferike që kanë qenë shumë të këqija. Në Shqipëri ka një shtim prej 17 për qind nga viti i kaluar”- u shpreh ministri Klosi duke shtuar se po punohet me problematikat e shfaqura gjatë këtij sezoni për të siguruar një mbarëvajtje më të mirë deri në fund të shtatorit.

Ministri Klosi theksoi gjithashtu se duhen politika të përbashkëta për të promovuar agro-turizmin, fshatrat turistikë dhe trashëgiminë kulturore.

Ministri Hasani falënderoi ministrin Klosi për gatishmërinë në hartimin e infrastrukturës ligjore për turizmin në Kosovë. Gjatë vizitës së tij në Prizren ministri Klosi u takua edhe me kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ku u bisedua për një shkëmbim të mëtejshëm në fushën e turizmit dhe përgatitjen e oferte të përbashkët për veriun e Shqipërisë dhe juglindjen e Kosovës./a

Klosi: Pushuesit nga Kosova, besnikë të shkëlqyer të bregdetit shqiptar Read More »

Zhvillimi i turizmit malor në Pukë, ambasadorja Sakiqi premton tërheqjen e investimeve

Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj priti ambasadoren e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi.

Nevoja e investimeve të huaja në Bashkinë Pukë ishin thelbi i diskutimi mes kryetarit të Bashkisë Pukë, Gjonaj dhe ambasadores së Holandës në Shqipëri.

Në takim, kryebashkiaku Gjonaj  i parashtroi diplomates nevojën për thithjen e investimeve holandeze, gjë për të cilën znj. Sakiqi premtoi angazhimin maksimal.

Po ashtu në bashkëbisedim u hodhën ide rreth fushave ku mund të investohet, ku një mundësi e mirë është investimi për panelet diellore.

Ndër fushat që do i prezantohen investitorëve nga ambasadorja u ra dakord të ishte ndërtimi i parqeve me panele diellor, ndërtimi i këndit të lojërave të aventurës si dhe krijimi i hapësirave për kultivimin e luleve.

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri,  Adia Sakiqi teksa përgëzoi kreun e bashkisë për ndryshimet e realizuara, u angazhua maksimalisht në thithjen e investitorëve të huaj në zonën tonë duke dhënë dhe disa sugjerime për zhvillimin e turizmit malor. /atsh

Zhvillimi i turizmit malor në Pukë, ambasadorja Sakiqi premton tërheqjen e investimeve Read More »

Shqipëria shembull në rajon për ndalimin e qeseve plastike

Shqipëria po merret si shembull në rajon për nismën nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit për ndalimin e qeseve plastike.

Revista ndërkombëtare ”Environmental News Digest”, e cila ka në fokus mjedisin i ka kushtuar një artikull Shqipërisë për këtë nisëm.

Ajo shkruan se, Shqipëria ka marrë masa për të reduktuar mbeturinat plastike dhe ndotjen duke ndaluar importimin, prodhimin, përdorimin dhe shitjen e qeseve plastike të lehta.

Zv/ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi tha se qeset e lehta plastike nuk janë të riciklueshme.

“Ato duhet të kenë një trashësi minimale prej 35 mikronësh në mënyrë që të jenë të ripërdorshme dhe të kenë një vlerë riciklimi”, tha ajo.

Vendimi ka për qëllim inkurajimin e prodhimit të qeseve me shumë qëllime të biodegradueshme që mund të prishen në 36 muaj.

Prodhuesit dhe importuesit që nuk arrijnë të zbatojnë ndalimin e qeseve plastike në Shqipëri do të gjobiten 100,000-150,000 lekë (700-1186 euro)./atsh

Shqipëria shembull në rajon për ndalimin e qeseve plastike Read More »

Fotoreportazh/ Jo vetëm Lura… liqenet akullnajore të Balgjait, një tjetër perlë e Dibrës

Mbi 20 liqene akullnajore në zonën e Dibrës, Bulqizës dhe Klosit me ujin e tyre të kristaltë dhe të freskët, përbëjnë një destinacion fantastik për të pasionuarit e natyrës malore dhe këdo që është në kërkim të një arratisje nga temperaturat e larta të verës.

Të ndodhura 1900 metra mbi nivelin e detit dhe të rrethuara nga pyjet halore e peizazhi alpin, liqenet akullnajore të zonës veriore janë gjithashtu të pasura në florë dhe faunë përreth.

Për të shkuar për tek liqenet e Balgjait mund të shfrytëzohen rrugët nga Selishta në Dibër, Vajkal dhe Kokërdhak në Bulqizë dhe nga fshatrat e Klosit nga ana e Matit.

Dikur në këtë zonë kishte me dhjetëra stane me dele, ndërsa sot kanë mbetur shumë pak të tilla, kjo pasi të rinjtë po largohen dhe banorët e këtyre zonave nuk mbajnë më bagëti.

Liqenet megjithatë kanë mbetur pak të eksploruara për shkak të infrastrukturës së dobët./Fotot: Sami Curri/BIRN/

Fotoreportazh/ Jo vetëm Lura… liqenet akullnajore të Balgjait, një tjetër perlë e Dibrës Read More »