Turizem

Një superjaht i ankoruar në Portin e Sarandës, ja si quhet dhe i kujt është

Ndërsa hedh sytë nga Porti i Sarandës sheh një superjaht të ankoruar aty.

Po ju shuajmë pak kureshtjen: “Yas” është një superjahti privat i rindërtuar nga ADMShipyards në Abu Dhabi.

Ky jaht kushton 180 milion dollarë dhe pronari i tij është Sheiku Hamdan bin Zayed al Nahyan, i cili i ka vendosur emrin e djalit të tij.

Puna për ta rikonstruktuar këtë jaht kanë nisur që në 2011 dhe është përfunduar në 2015. Me gjatësi 141 metra ajo është një nga jahtet më të mëdha motorike në botë.

Në këtë superjaht mund të akomodohen 60 veta në 30 kabina, ndërsa personeli përbëhet nga 56 veta, të cilët akomodohen në 26 kabina. /sarandacity

Një superjaht i ankoruar në Portin e Sarandës, ja si quhet dhe i kujt është Read More »

‘Vlora i ofron të gjitha, por nuk e teprojmë fare po të themi që ka edhe ushqimin më të mirë’

Kryetari i Bashkise Vlora Z.Dritan Leli në Ditën Botërore e Gastronomisë,fton te gjithe te vizitojne Vloren dhe te shijojnë kuzhinën e qytetit tone:

Vlora i ofron të gjitha, por nuk e teprojmë fare po të themi që ka edhe ushqimin më të mirë. Çdo ditë është e ushqimit, e rëndësisë së shijes së mirë e të pastër, por le të shërbejë Dita Botërore e Gastronomisë për të na kujtuar që, sa herë të mundemi, t’i drejtojmë turistët drejt vlerave dhe rëndësisë që ka kuzhina e qytetit tonë; që nga bulmeti i bagëtive të maleve, kosi i deleve, sardelet e famshme të Vlorës, ullinjtë e vajin e ullirit që e kërkon gjithkush, kuleçët e Vlorës, përsheshin me peshk, mishin e pjekur, ngjalat e Nartës dhe sigurisht peshkun që jo kudo ke fatin ta shijosh si këtu!

‘Vlora i ofron të gjitha, por nuk e teprojmë fare po të themi që ka edhe ushqimin më të mirë’ Read More »

‘Nuk kthehemi më kurrë në Shqipëri’/ Dy turistë të ‘le meritur’ nga shërbimi në një lokal në Vlorë, në zonën e Orikumit: Në faturë, paguam ‘shërbime të tjera’

Dy turistë të huaj janë larguar “të le meritur” nga shërbimi në një lokal në Vlorë, në zonën e Orikumit.
Ata kanë drekuar dje dhe kur kanë kërkuar faturën për të bërë pagesën, kanë parë aty mes produkteve që kishin konsumuar dhe “shërbime të tjera”.

Kështu, ua kishte shënuar lokali ne zonen e Orikumit, në faturë dy turistëve të huaj, shkruan newsbomb.al. Por, çfarë janë “shërbimet e tjera”? Madje në faturë si pagesë e veçantë është dhe “shërbim tavoline”.

“Nuk kthehemi më kurrë në Shqipëri”, janë shprehur dy turistët e huaj, pas përvojës në Vlorë.

Ky nuk është rasti i parë që ndodh në këtë lokal, në jug të vendit, pasi edhe vitin e kaluar turitët e huaj kanë publikuar në rrjetet sociale ku bëhet promovimi i turizmit, “faturat e çuditshme” të subjektit ne fjale ne Orikum. 

Pra, nëse shkon në këtë lokal dhe teksa je duke ngrënë kërkon një pjatë më tepër apo një gotë për ujë, duhet të mendohesh mirë sepse këto kanë kosto dhe të llogariten në fund, në faturë, si “shërbime të tjera” dhe “shërbim në tavolinë”.

Duke parë rastin, kërkoni çfarë ju duhet që në fillim kur bëni porosinë, se në fund ku i dihet, “shërbimi në tavolinë” do t’ju kalojë koston e ushqimeve të detit që keni konsumuar. Nëse keni fëmijë me vete, mirë është t’i paralajmëroni që të mos e thë rrasin “kot” kamarierin./shqiperiaime

‘Nuk kthehemi më kurrë në Shqipëri’/ Dy turistë të ‘le meritur’ nga shërbimi në një lokal në Vlorë, në zonën e Orikumit: Në faturë, paguam ‘shërbime të tjera’ Read More »

Vlora gati për sezonin veror, pritet trefishim i turistëve

Qyteti i Vlorës i gatshëm për sezonin veror, pritet trefishim i turistëve.
Kryetari i dhomes se tregtise ne Vlore Arben Breshani thotë se viti 2020 ishte shumë i vështirë për turizmin, pasi kriza e shkaktuar nga pandemia ishte shumë e thellë. “Vjet mund të themi se kishim gati 50 përqind të kapaciteteve të shfrytëzuara në qytetin e Vlorës dhe periudha ishte shumë e shkurtër pasi pandemia ishte e thellë.

Kurse, sivjet themi se do ta kapërcejmë në 150 përqind fluksin e turizmit, sepse përveç turistëve që vijnë nga Maqedonia, nga Kosova dhe nga vendet e tjera të rajonit, ne shpresojmë që të vijnë edhe përtej kufijve sepse vërtet janë kushtet shumë të mira… dhe nga dita në ditë po rritet shumë cilësia e shërbimit” , thotë ai.

Nisur nga rënia e numrit të të infektuarve me virusin COVID-19, Breshani shprehet optimist se do të tejkalohet pandemia dhe se turizmi do të jetë meritor.

Ai bënë thirrje që të vizitohet sa më shumë qyteti i Vlorës, pasi vjet ishte një vit shumë i vështirë, teksa shton se sivjet bregdeti vlonjat ofron shërbime edhe më cilësore.

“Sivjet presim të kemi turizëm shumë meritor, shumë të mirë, pasi edhe pandemia, me masat që janë marrë, themi se do të tejkalohet. Të gjitha bizneset e sektorit të turizmit në gjithë rajonin e Vlorës janë përgatitur sivjet për një shërbim shumë cilësor, duke shtuar shtretërit. Po ta shikoni sot Vlorën, është kthyer në një qytet evropian.

E kemi kthyer Vlorën në një qytet të jetueshëm për të gjithë, prandaj, iu bëjmë thirrje të gjithëve që të vijnë në qytetin e Vlorës pasi vjet ka qenë një turizëm i vështirë dhe ne kemi bërë thirrje për një turizëm patriotik, i cili vërtetë u bë turizëm patriotik në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë” , thotë Breshani.

Kreu I dhomës së tregëtisë është optimist që pandemia këtë vit nuk do të ketë ndikim të madh ashtu si edhe vitin e kaluar .Shpresojmë se edhe në këto raste, të vazhdojmë me këtë lloj trendi sepse sektori I turizmit për ne është shumë I rëndësishëm..4;05 .

Ka pasur goxha dëme në drejtim të biznesit, po ky vit do të jet një kthesë e madhe në drejtim të biznesit dhe do ta harrojmë shumë shpet pandeminë shprehet ai.

dytë, dhënien e një rroge shtesë për familjet në nevojë. Ne kërkonim si biznes që të kishim edhe një paketë të tretë tashmë, por qeveria, kur rastet ishin shumë më të pakta, tek ne u fokusua më shumë tek jeta e njerëzve sesa tek bizneset, sepse biznesi e merr jetën vet, ashtu siç e morri” , shprehet ai.

Për shkak të pandemisë, vitin që shkoi bregdeti shqiptar ka pasur fluks më të vogël të turistëve. /KosovaPress/

Vlora gati për sezonin veror, pritet trefishim i turistëve Read More »

Turistët e huaj zgjedhin plazhin e vi rgjër të Porto Nova, në Zvërnec: Natyra është shumë e bukur, jemi rehat

Sikurse edhe sezonet e tjerë, Porto Nova në Zvërnec të Vlorës,vizitohet nga turistë të shumtë që e zgjedhin mes destinacioneve të tjera për të kaluar pushimet e tyre.

Një vend i qetë, larg qytetit, plazhi i vi rgjër i Porto Nova duke zgjedhje perfekte për turistë nga Gjermania, Anglia, Holanda apo Franca. Ata vlerësojnë jo pak natyrën e mrekullueshme, gjë që shprehen se nuk e gjejnë në vendin e tyre.
Por megjithatë, një minus, siç shprehet një turist gjerman, janë mb eturinat në bregdet.

“Jam nga Gjermania, kam tre ditë që kam ardhur dhe duam të rrimë 3 javë. Do të shkojmë edhe më në jug, nuk kemi shkuara akoma në qytet në Vlorë. Është shumë bukur këtu, por i vetmi problem është fakti se ka shumë mb eturina në plazh. Erdhëm nga Greqia, nuk na u kërkua certifikatë vaksinimi, unë nuk jam vaksinuar. Deri tani çdo gjë po na shkon mirë, shqiptarët janë njerëz të mirë, planifikojmë të rrimë ca këtu”, shprehet një turist nga Gjermania.

Turistët e huaj zgjedhin plazhin e vi rgjër të Porto Nova, në Zvërnec: Natyra është shumë e bukur, jemi rehat Read More »

Të re voltuar ekspertët: Të rihapen kufijtë, virusi në Shqipëri është zhd ukur

Operatorët turistikë i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të bëjë marketing për situatën e pandemisë në Shqipëri.

Xhimi Lala, përfaqësues i operatorëve turistikë, tha në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se kufijtë për Shqipërinë duhen rihapur sepse situata epidemiologjike nuk është më e rrezikshme.

“Sezoni ka filluar dhe duket i mbarë. I mbarë duket më shumë për pjesën e bregdetit. Pritshmëritë janë shumë të mira, urojmë që nga 1 korriku të rihapen kufijtë dhe të nisë edhe turizmi kulturor. Urojmë këtë vit të arrijë 50-60% të turistëve në 2019, ishte viti më i mirë. Urojmë që 2022, që ka goxha kërkesa, të jetë shumë shpresëdhënës, urojmë të kthehemi në normalitet.

Akoma kufijtë e Evropës janë të mbyllur për Shqipërinë, duht bërë një marketing i fuqishëm për situatën e pandemisë në Shqipëri sepse virusi është zhdukur thuajse komplet. Shqipëria është e hapur për të gjithë. Shqipëria e ka situatën e COVID më të mirë se Greqia dhe Greqia ka mbyllur kufijtë.”

Xhimi Lala deklaroi se turizmin në Shqipëri këto kohë po e mbajnë kosovarët, polakët, çekët dhe ukrainasit.

Të re voltuar ekspertët: Të rihapen kufijtë, virusi në Shqipëri është zhd ukur Read More »

Të mrekulluar nga bregdeti shqiptar/ Ukrainasit dhe bjellorusët ‘pu shtojnë’ Vlorën

Vlora ashtu si çdo vit mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuara gjatë verës si nga turistët vendas, por edhe nga të huajt.
Plazhet në zonën e Ujit të Ftohtë duket se janë ndër të preferuarit për vizitorët bjellorusë dhe ukrainas.

“Vij nga Ukraina. Jemi për herë të parë këtu. Çdo gjë është një mrekulli. Që nga deti, natyra, por dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm.”
“Jam nga Ukraina. Kemi qenë në jug, Sarandë e Ksamil. Edhe plazhet e Vlorës janë të bukur. Do të vijmë përsëri, ndërsa nga COVID nuk kemi frikë.”
“Vijmë nga Bjellorusia. Jemi për herë të parë. Kemi ardhur me familjen, edhe me fëmijët të cilët po kënaqen. Çdo gjë është super. Do të vijmë përsëri vitin tjetër.”

“Këtu po kalojmë shumë mirë. Një eksperiencë e paharrueshme. Nuk kemi frikë nga COVID, pastaj Shqipëria është e vaksinuar.”

Ndërsa për pushuesit vendas problem mbeten plazhet publike. Me vaksinimin e operatorëve turistikë duket se pushuesit kanë më shumë siguri në Shqipëri.

Të mrekulluar nga bregdeti shqiptar/ Ukrainasit dhe bjellorusët ‘pu shtojnë’ Vlorën Read More »

Shqipëria një destinacion turistik pa rr ezik, pavarësisht Covid-19

Shumica e destinacioneve globale të pushimeve konsiderohen ende si zona me rr ezik për COVID-19 dhe shumë vende që do të ishin të sigurta si destinacione udhëtimi nuk i lejojnë turistët të hyjnë në vend.

Por jo kur bëhet fjalë për Shqipërinë. “Shqipëria nuk konsiderohet një destinacion klasik pushimesh për gjermanët, por ka shumë për të ofruar”, sipas faqes së njohur online të shoqatës më të madhe automobilistike të Europës, ADAC.

”Shqipëria ka një mjedis malor madhështor dhe shpesh ende të virgjër, qytete piktoreske që dëshmojnë për një të kaluar të pasur, historike, si edhe një bregdet mesdhetar plot mundësi për të pushuar”, shton ADAC.

Pasi numri i infeksioneve të reja të COVID-19 ka rënë ndjeshëm javët e fundit, vendi nuk është më një zonë rreziku.

Gjithashtu, edhe paralajmërimi për udhëtimet nga Ministria e Jashtme gjermane është hequr.

”Pushuesit nga Gjermania mund të hyjnë lirisht në Shqipëri. Nuk kërkohet një test negativ COVID-19 dhe nuk ka karantinë në vend”, shkruan ADAC.

”Hyrja është e mundur nga të gjithë kufijtë, tokësorë ose ajrorë. Madje ekziston një linjë fluturimi e drejtpërdrejt me kryeqytetin, Tiranën, nga Frankfurti. Hotelet, vendet për kamping dhe restorantet janë të hapura me kërkesat e higjienës”, përfundon shkrimin e saj shoqata më e madhe automobilistike e Europës, ADAC.

Shqipëria një destinacion turistik pa rr ezik, pavarësisht Covid-19 Read More »