Turizem

15 kroçera gjatë 2018-ës me turistë nga 50 vende të globit

Në portin e Durrësit gjatë këtij sezoni veror kanë mbërritur me kroçera turistë nga rreth 50 vende të botës, por numrin më të madh e zënë vizitorët nga SHBA, Turqia, Japonia, Franca, Britania e Madhe dhe Holanda. 

Nga maji deri në nëntor të këtij viti në portin e Durrësit janë ankoruar 15 kroçera dhe velierë me 6.553 turistë gjithsej.

Vetëm kroçera “Ocean Dreams” ka sjellë në port 886 turistë nga Japonia, si dhe 187 të tjerë nga Kina dhe Taivani, duke shënuar edhe numrin më të madh të turistëve që mbërrijnë nga vendet e Azisë lindore me kroçera.

Nga Turqia u ankorua në portin e Durrësit dy herë radhazi kroçera “Gemini” me rreth 1400 turistë në bord.

Me tre kroçera të tjera kanë mbërritur rreth 1500 turistë nga SHBA, si dhe të tjerë nga Franca e Hollanda (përkatësisht 516 dhe 432).

Durrësi është kthyer prej vitesh në një destinacion mjaft të kërkuar nga turistët me kroçera dhe përveç qytetit antik bregdetar ata vizitojnë edhe qytete të tjera me rëndësi historike dhe administrative si Kruja, Berati, Tirana apo Apollonia.

Kroçerat me gjatësi nga 120 deri në 210 metra ankorohen kryesisht në kalatat 4 dhe 5 të Terminalit perëndimor, i cili administrohet nga APD.

Drejtoria Ekzekuve e APD ka marrë masa për lehtësinë dhe sigurinë e lëvizjes së turistëve dhe personelit të kroçerave në territorin portual./atsh

15 kroçera gjatë 2018-ës me turistë nga 50 vende të globit Read More »

Flamingot në parkun Divjakë- Karavasta destinacion i bukur për fundjavën

Flamingot, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme, kanë “pushtuar” lagunën e vogël në pjesën jugore të parkut Divjakë-Karavasta, të njohur me emrin Godulla e Ushtarit.

Flamingot e reja popullojnë këtë zonë të qetë ku në censusin e një viti më parë u numëruan 9 mijë shpendë ujorë.

Zogjtë lozonjarë tërheqin vizitorë të shumtë në vëzhgimin e piruetave të tyre, herët në fillim dite dhe përshëndesin diellin në perëndimin e tij. Ata janë kthyer në një destinacion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, shprehet se “vitet e fundit është është shënuar një trefishim i numrit të shpendëve ujorë në zonën e parkut”.

“Përveç suksesit të moratoriumit të gjuetisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po përmbyll takimet me grupet e interesit për rishikimin e përditësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e faunës së egër, duke synuar mbrojtjen dhe shtimin e kësaj pasurie në mënyrë të qëndrueshme”, nënvizon ai.

Klosi shton se “për të gjithë të pasionuarit pas natyrës, kundrimi i shpendëve të shumtë në lagunat e vendit është një alternativë e bukur për fundjavën”.

Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre – një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit.

Zakonisht qindra flamingo mblidhen së bashku si një grup baleti uji. Të gjithë pastrojnë puplat e tyre rozë duke qëndruar me një këmbë në diell për orë të tëra. Madje me një këmbë ata edhe flenë.

Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri ne 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2 – 3,6 kg. Duke kombinuar peshën dhe ngjyrën, flamingot janë ndër zogjtë më të dallueshëm nga të tjerët.

Ngjyra e flamingove është në varësi të ushqimit që hanë si edhe karkalecave, të cilat kanë përmbajtje të lartë karoteni, e cila i jep ngjyrën karotë në portokalli./atsh

Flamingot në parkun Divjakë- Karavasta destinacion i bukur për fundjavën Read More »

Vlorë- Rritet me 20% numri i tusitëve në monumente dhe parqe arkeologjike

Monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike në Vlorë kanë zgjuar interesin e turistëve të huaj dhe vendas gjatë sezonit turistik të këtij viti.

Në raport me vitet paraardhëse dhe kryesisht me vitin 2017, shihet qartë që këto monumente dhe parqe arkeologjike që administrohen nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, kanë patur një numër më të madh vizitorësh.

Sipas DRKK Vlorë, numri i vizitorëve është rritur me 20% numri i vizitorëve me biletë për periudhën e sezonit veror 2018, krahasuar me një vit më parë.

Një rritje e numrit të vizitorëve është shënuar në kalanë e Porto Palermos, kalanë e Kaninës dhe Parkun Arkeologjik të Orikut, në të cilat është investuar për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, por edhe në përmirësimin e shërbimeve, infrastrukturës së brendshme dhe sinjalistikës në ndihmë të vizitorëve.

Konkretisht në kalanë e Porto Palermos numri i vizitorëve për periudhën janar-tetor 2018 është rreth 33 mijë persona, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë regjistrohen rreth 28 mijë vizitorë.

Ndërsa kalaja e Kaninës për periudhën janar-korrik 2018 u vizitua nga rreth 3 mijë persona krahasuar me rreth 1500 në 2017.

Numri i vizitorëve në kalanë e Himarës për periudhën janar-tetor ishte e rreth 4 mijë, po aq edhe në 2017. Ndërsa Manastiri i 40 Shenjtorëve u vizitua nga rreth 1 mijë vizitorë krahasuar me 500 në 2017.

Po ashtu Parku Arkeologjik i Orikut tërhoqi rreth 2500 vizitorë, nga 2 mijë që u regjistruan në 2017. /atsh

Vlorë- Rritet me 20% numri i tusitëve në monumente dhe parqe arkeologjike Read More »

Kryemadhi në Kinë: Shqipëria ka potencial të madh në fushën e turizmit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi,  paraqiti në Universitetin e Unionit të Pekinit në Kinë, potencialin e madh të Shqipërisë në fushën e turizmit dhe nevojën për aftësim profesional në këtë sektor.

Kryemadhi tha se sektori i turizmit është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, ndërkohë që ende kemi një mungesë të madhe në edukimin e profesionistëve në këtë fushë.

Delegacioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim u prit nga stafi drejtues i Universitetit të Unionit të Pekinit, i mirë njohur si një ndër departamentet më të mëdha në botë në fushën e turizmit.

Kryetarja e LSI ftoi Universitetin e Unionit të Pekinit të vizitojnë Shqipërinë me qëllim fillimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi me universitetet shqiptare. Instituti “Konfuci” është gjithashtu një platformë e shkëlqyer nëpërmjet të cilit mund të nxitet bashkëpunimi. Vitin që vjen në Tiranë do të mbahet edhe konferenca e radhës e Aleancës së Turizmit, në kuadër të platformës 16+1, që është një mundësi shumë e mirë për të promovuar Shqipërinë. /atsh

Kryemadhi në Kinë: Shqipëria ka potencial të madh në fushën e turizmit Read More »

Pas Greqisë dhe Italisë, kroçera “Nautica” sjell 669 turistë në Shqipëri

Kroçera “Nautica”, me 669 turistë pritet të mbërrijë nesër në portin më të madh në vend.

Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se kjo kroçerë vjen në Shqipëri në kuadër të një turi 1 javor në Itali, Greqi, dhe Mali i Zi.

Sipas qendrës së informacionit pranë APD-së, tre anije me 10 mijë ton mallra pritet të mbërrijnë gjithashtu nesër në Durrës.

Po ashtu edhe katër anije me 404 kontejnerë dhe 10 mijë ton mallra të tjerë po përpunohen sot paradite në kalata.

Gjatë muajit tetor në portin e Durrësit erdhën edhe korçerat “Ocean Majesty” dhe kroçerës “Berlin”, që erdhi fundjavën e kaluar me 377 turistë të huaj, shumica e të cilëve nga Franca.

APD është kujdesur gjithmonë të krijojë kushte shumë të mira sigurie dhe lëvizjeje për turistët dhe personelin e kroçerave në territorin portual./atsh

Pas Greqisë dhe Italisë, kroçera “Nautica” sjell 669 turistë në Shqipëri Read More »

Berat/ Turistë nga Danimarka vizitojnë malin e Tomorrit

Një grup prej 9 turistësh kaluan paraditen e sotme në malin e Tomorrit, duke ecur në zonat përreth Çezmes së Tarikos, shkruan Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat. Ata u drejtuan për tek Ujëvara e Sotirës dhe me pas do të shkojnë drejt Gramshit. Tashmë ky korridor është një nga më të preferuarit e turistëve që me mjetet e tyre përshkojnë rrugën, ndoshta jo cilësisht nga ana teknike e mirë, por mjaft piktoreske nga Dardha drejt Ujëvarës së Sotirës e më pas në Gramsh./atsh

Berat/ Turistë nga Danimarka vizitojnë malin e Tomorrit Read More »

Reç, pylli i gështenjave jo vetëm bukuri dhe tradita por dhe vlera agroturistike

Aktiviteti “Dita e Agroturizmit në Parkun Natyror Bashkiak Shkrel “, iu mirëpret sot në pyllin e Gështenjave të Reҫit.

Pylli i Gështenjave të Reҫit është monument natyror, ku të pranishmit në këtë aktivitet do shijojnë bukuritë natyrore dhe peizazhin e mrekullueshëm duke shijuar gështenjat të cilat në këtë zonë janë karakteristike dhe njihen si produkti me të cilët banorët krenohen.

Sot pranë sheshit kryesor të fshatit Reç duke filluar nga paraditja e deri në mesditë do të zhvillohen aktivitet të ndryshme si shëtitje në pikat më të bukura të zonës ,eksplorim i shtigjeve në natyrën e egër të zonës duke shijuar me njëri-tjetrin gështenjat e pjekura simbol i stinës së vjeshtës.

Ky aktivitet synon të prezantojë dhe të demonstrojë vlerat agroturistike dhe vlerat e agrobiodiversitetit në parqet natyrore .Reçi në këtë festë shpalos jo vetëm bukuritë dhe traditat e tij por edhe potencialet dhe kapacitetet turistike./Atsh

Reç, pylli i gështenjave jo vetëm bukuri dhe tradita por dhe vlera agroturistike Read More »

Dibra jo vetëm destinacion turistik, por parajsë e aktiviteteve sportive dhe aeronautike

Dibra jo vetëm një destinacion turistik, por një vend ku turistë të huaj zhvillojnë aktivitete sportive dhe aeronautike.

Nëse do zgjedhësh Dibrën për të bërë turizëm është zgjedhja ideale për turistë vendas dhe të huaj, pasi natyra ka përsosur peizazhin më atraktiv që haset jo vetëm në Shqipëri por më gjerë.

Një luginë e shtrirë mes kodrave që përshkruhet nga lumi Drin, ku mund të zhvillosh aktivitete sportivë për gjithë gjatësinë e tij.

Kodra dhe hapësira mes tyre, duke u ngjitur drejt maleve që janë një parajsë për çiklistët për terrene malore.

Mali i Korabit që rrokë qiellin, një vend ideal jo vetëm për shqiponja, por edhe për të pasionuarit e aeronautikës.

Tobbi është një Zvicerian që për 4 itinerare me biçiklete në rrugë malore ka zgjedhur Dibrën, Rabdisht-Qafë-Murrë-Korab-Bulqizë.

Dibra, vendi i pasionit, aventurës, ku nuk mungojnë hedhje dhe të pasionuarit e aeronautike dhe alpinizmit.

Të tjerë turistë u janë ngjitur maleve të Dibrës, Korabit apo zonave të tjera për rreth duke shijuar mrekullitë e natyrës që të ofron Dibra./atsh

Dibra jo vetëm destinacion turistik, por parajsë e aktiviteteve sportive dhe aeronautike Read More »