Turizem

Tradita e kulinarisë shqiptare prezantohet në Belgjikë

Tradita shqiptare e kulinarisë u prezantua në Belgjikë në një aktivitet të veçantë.

Në Bruksel është zhvilluar panairi “Ditët e Kulinarisë shqiptare në Bruksel”.

Në këtë nismë që vjen si një bashkëpunim i Agjencisë Kombëtarë të Diasporës me “Institutin Kulinar Neranxi”, ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Promovimi i kulturës dhe traditës së kulinarisë shqiptare në Bruksel vazhdon edhe sot në “Place du Luxembourg. Aktiviteti organizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës ne bashkëpunim me Institutin Kulinar Neranxi nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën”, ka theksuar ministri Majko.

E veçanta e këtij aktiviteti është autobusi lëvizës, i cili ishte dje në sheshin “Place du Luxembourg”, ku edhe u zhvillua aktiviteti. Përgjatë këtyre dy ditëve të gjithë shqiptarët, por edhe qytetarë të tjerë të Brukselit, kanë mundësinë të shijojnë produktet tipike tradicionale shqiptare.

“Dita e Kulinarisë” përpos promovimit të produkteve dhe recetave shqiptare në Diasporë, si një nga elementet për ruajtjen e identitetit kombëtar, ka për qëllim të nxisë shkëmbimin e kulturave gastronomike dhe bashkëpunimit me kompani të vendit pritës të Diasporës Shqiptare. /atsh

Tradita e kulinarisë shqiptare prezantohet në Belgjikë Read More »

Shqipëria, një atraksion për turistët kinezë(foto)

Shqipëria turistike dhe si destinacion europian po tërheq përherë e më shumë vëmendjen e operatorëve të huaj turistik të cilët po shfaqin interes mbi potencialet që ofron vend ynë.

Sot në Agjencinë Kombëtare të Turizmit u mbajt një takim me përfaqësues të Komitetit të Zhvillimit të Turizmit të qytetit të Ningbo-s (Kinë) si dhe përfaqësues të ndryshëm të Shoqatave dhe Tur Operatorëve Kinezë.

Në këtë takim u prezantua Shqipëria dhe potenciali i saj turistik si dhe u diskutua për krijim e një ure bashkëpunimi për zhvillim e mëtejshëm të marrëdhënieve tona duke u nisur nga fakti shumë domethënës se këtë vit ka patur një rritje prej 33 % të turistëve kinez në Shqipëri.

Turistët kinez janë gjithmonë besnik në vendin tonë pasi e shohin Shqipërinë si një vend atraktiv dhe me potencial turistik mjaft të larmishëm pasi vendi ynë ofron një turizëm gjithëvjetor ku në çdo stinë ka gjithmonë vende për tu eksploruar. /atsh

Shqipëria, një atraksion për turistët kinezë(foto) Read More »

Turistët e huaj eksplorojnë bukuritë natyrore të vargmalit të Korabit(foto)

Turistë e huaj dhe vendas nuk reshtin së vizituari intenerarin e vargmalit të Korabit, pasi ofron një gamë të gjerë pasurish natyrore dhe kushteve të akomodimit.

Vargmali i Korabit është një shtrirje e gjerë natyrore me lëndina të pafund, thyerje të relievit, maja malesh që të japin pamje në perspektivë të horizontit të pa sosur, lartësi të mëdha që duke sikur je ngjitur në qiell dhe të gjitha këto shoqërohen nga një florë e larmishme bimësh e lulesh, pa harruar mantelin e vjeshtës që mbështjellë peizazhin si një napë e florinjtë.

Intenerari i vargmalit të Korabit është shumë i larmishëm dhe fillon në Kërcin, Hinoske, Rabdisht, Grame, Radomirë.

Shtigjet mund të zgjasin 5 ditë, por ka edhe shtigje një ditore ku mund të shijohen monumentet e kulturës me arkeologji, xhami dhe kisha në Maqellarë, stanet e Hinoskes, mikpritjen e Sabriut ne Rabdisht, kampingun në Grame apo shpinë pritëse ne Bahutë, dhe buntinen Hima ne Radomire.

Bjeshkë, burime ujore, faune dhe flore, dhe mikpritje e traditë do eksploroni në shoqërinë e guidave profesionale lokale të Grehansit, Jetmires, Ladit, dhe Gazit.

Udhëheqësit e guidave  janë gjithmonë të prijës në shtigjet e vargmalit të Korabit. /atsh

Turistët e huaj eksplorojnë bukuritë natyrore të vargmalit të Korabit(foto) Read More »

Pranë natyrës/ Edhe pse jemi në nëntor, plazhet vijojnë të jenë të populluar

Një pranverë e vertetë në prag të dimrit. Edhe kjo e dielë nëntori ka ofruar temperatura të larta në bregdet, duke u kthyer në një ftesë të hapur për të shfrytëzuar orët plot diell e jod buzë Detit Adriatik.

Një panoramë plot gjallëri që lë pas çdo krahasim me nëntorët e lagësht të viteve të shkuara.

Të gjitha grupmoshat i gjen në plazh. Më të kënaqur janë prindërit, pasi moti u ka dhënë mundësi fëmijëve për argëtim të shëndetshëm, larg qëndrimit para ekranëve të celularëve dhe internetit dhe pranë natyrës.

Tregtarët ambulantë që vijojnë të lëvizin përgjatë plazhit janë të vetmit e pakënaqur, nga shitjet e munguara. Por, ankesat e tyre nuk e prishin aspak panoramën e një dite të bukur buzë detit në këtë vjeshtë të vonë./Top Channel

Pranë natyrës/ Edhe pse jemi në nëntor, plazhet vijojnë të jenë të populluar Read More »

Hotelet me 5 yje në Vlorë, shtrijnë sezonin turistik përtej kohës tradicionale

Kryeministri Edi Rama synon të sjellë në Vlorë hotelet me 5 yje, si modele të infrastrukturës private mikpritëse, që shtrijnë sezonin turistik përtej kohës tradicionale.

“Ambicia ime është që ne të fillojmë të sjellim hotelet e para me 5 yje në Vlorë, sepse na duhet, siç e tha ministri, që sezonin turistik ta shtrijmë përtej kohës tradicionale prej dy muajsh dhe për këtë na duhet të fuqizojmë jo vetëm infrastrukturën publike, por dhe infrastrukturën private të mikpritjes, të kemi salla konferencash të standardeve ndërkombëtare, të kemi një tërësi elementësh që Vlora sot, megjithatë transformimet e mëdha që kanë bërë sipërmarrësit dhe me gjithë hotelet që janë përmirësuar ndjeshëm, nuk i ofron akoma”, – tha Kryeministri Rama.

Ndërsa theksoi se, kjo është ambicia, që të rrisim cilësinë e gjithë industrisë së mikpritjes, në mënyrë që të rrisim numrin e turistëve e ta zgjasim turizmin në kohë, gjatë vitit, duke rritur kështu mundësitë për punësim, duke rritur kështu edhe të ardhurat. //atsh

Hotelet me 5 yje në Vlorë, shtrijnë sezonin turistik përtej kohës tradicionale Read More »

Bregu i Lungomares, mahnitës edhe në nëntor(foto)

Qyteti bregdetar i Vlorës, i cilësuar si ‘perla e rivierës shqiptare’, të mahnit me bukurinë e tij. Një ndër më të veçantët është edhe bregu i Lungomares, i cili ofron një pamje spektakolare edhe në këto ditë nëntori plot me diell.

I konceptuar si një hapësirë ku alternohen 3 lloje lëvizjesh, ajo me automjete, me biçikleta, si dhe pedonalja, krijon mundësi që gjithkush të gjejë vetveten, në varësi dëshirave të tij, duke u dhënë përparësi këmbësorëve.

I përuruar në maj të 2017, ky projekt është cilësuar si më i rëndësishmi në funksion të turizmit në qytetin bregdetar të Vlorës, por jo vetëm, që në stinën e verës , por edhe të dimrit është ndër më tërheqësit për turistët vendas e të huaj.

Në disa fotografi të postuara nga bashkia e Vlorës, shfaqen pamjet mahnitëse nga Lungomare, ku temperaturat e ngrohta kanë bërë që gjelbërimi mos të mungojë në lulishtet e saj.

Një qytet me atraksione të shumta kulturore dhe historike, Vlora me detin e saj të mrekullueshëm të fton të kaloni momente të papërsëritshme relaksi dhe qetësie.

Vlora me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj./atsh

Bregu i Lungomares, mahnitës edhe në nëntor(foto) Read More »

Rritje e potencialeve turistike në jug të vendit

Rritja e fluksit turistik në Shqipëri, nxjerrë përballë qeverisë shqiptare sfida reale për të përballuar numrin në rritje të turistëve, si dhe për të garantuar infrastrukturën e nevojshme.

Në një shkrim për turizmin në Shqipëri, ekspertja e Bankës Botërore, Anita Ellmauer-Klambauer veçon Sarandën si një nga kujtimet më të mira të verës.

Duke analizuar rritjen e turizmit në Shqipëri dhe nevojat që dalin përballë qeverisë për përballimin e fluksit turistik, ekspertja e BB-së ndalet te dy projektet e mbështetura nga BB.

Konkretisht, për të adresuar mungesën e hapësirave publike dhe përmirësuar lëvizshmërinë në Sarandë, qeveria shqiptare, sipas saj, ka prezantuar një projekt të mbështetur nga Banka Botërore, i cili përfshin rinovimin e shkallëve të Sarandës dhe rehabilitimin e shëtitores në buzë të detit.

Këto dy investime, tha Ellmauer-Klambauer, janë vetëm fillimi i një serie aktivitetesh të rivitalizimeve urbane në qytet.

Përveç qytetit bregdetar piktoresk të Sarandës, projekti mbështet edhe Përmetin, destinacion eko-turizmi, si edhe Gjirokastrën dhe Beratin, dy vende të mahnitshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Po ashtu, përveç rivitalizimit urban dhe përmirësimeve në infrastrukturë, përfshirë edhe restaurimet e trashëgimive kulturore, projekti fokusohet në përmirësimin e vendeve turistike në jugun e Shqipërisë, si mbështetjen e sektorit të turizmit, si për shembull zhvillimin e produkteve të turizmit dhe lidhjen e tyre me tregje të mundshme.

Më poshtë shkrimi i publikuar në blogun e faqes së Bankës Botërore:

Një nga kujtimet e mia më të mira nga vera e shkuar ishte zbulimi i Sarandës, e cila ndodhet në pjesën jugore të Rivierës shqiptare. Më mrekulloi vendndodhja e bukur e qytetit në breg të detit Jon, me ujin e tij në ngjyrë blu të errët dhe nga ku në horizont shihej ishulli i Korfuzit (Greqi). Sigurisht unë nuk isha e vetmja vizitore, sepse Saranda është e mbushur me njerëz gjatë verës. Në fakt, popullsia e përhershme e saj është rreth 35.000 banorë, por në korrik-gusht, kjo shifër mund të rritet ndjeshëm nga turistët. Gjatë vitit 2016, Saranda regjistroi më shumë se 700.000 vizitorë.

Kjo nuk po ndodh vetëm në Sarandë. Gjatë viteve të shkuara, turizmi shqiptar është rritur ndjeshëm, veçanërisht në vende si Ksamili, Saranda dhe Durrësi. Nga gushti i vitit 2017 deri në gusht të 2018, sipas zyrës kombëtare të statistikave, Shqipëria priti 8.2 milionë vizitorë – një rritje prej 16.8% krahasuar me vitin e shkuar. Shumica e turistëve vijnë kryesisht në verë për diellin dhe plazhet e saj. Shifra të tilla priten të vazhdojnë të rriten gjatë viteve të ardhshme. Në Ditën Botërore të Turizmit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit deklaroi madje se Shqipëria synon të tërheqë 10 milion turistë deri në 2025!

Ndërkohë, si munden destinacione shqiptare kaq popullore si Saranda të përmirësojnë infrastrukturën e tyre vendore dhe hapësirat publike dhe të jenë realisht në gjendje të thithin këtë rritje të madhe të vizitorëve?

Saranda me natyrën e mrekullueshme dhe pasuritë kulturore është vendi i duhur për të nisur këtë diskutim. Qyteti përballet me sfida për sa i takon lëvizjes brenda tij dhe mungesës së hapësirave publike. Sot, njeriu e ka të vështirë të ecë në shëtitoren e saj, duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve që vinë aty. (Mua mu desh të tregohesha e kujdesshme që të mos shkelja këmbët e njerëzve të tjerë gjatë gjithë kohës!). Shëtitorja në buzë të detit, që aktualisht është hapësira kryesore publike e qytetit, nuk mund të përballojë numrin në rritje të turistëve që vizitojnë qytetin çdo vit. Gjithashtu, shkallët që lidhin pjesët e sipërme të qytetit me shëtitoren në breg të detit nuk janë të sigurta dhe kanë nevojë urgjente për t’u riparuar.

Për të adresuar mungesën e hapësirave publike dhe përmirësuar lëvizshmërinë nëpër qytet, Qeveria e Shqipërisë ka prezantuar një projekt të mbështetur nga Banka Botërore, i cili përfshin rinovimin e shkallëve të Sarandës dhe rehabilitimin e shëtitores në buzë të detit.

Këto dy investime janë vetëm fillimi i një serie aktivitetesh të rivitalizimeve urbane në qytet. Përveç qytetit bregdetar piktoresk të Sarandës, projekti mbështet edhe Përmetin, destinacion eko-turizmi, si edhe Gjirokastrën dhe Beratin, dy vende të mahnitshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Përveç rivitalizimit urban dhe përmirësimeve në infrastrukturë, përfshirë edhe restaurimet e trashëgimive kulturore, projekti fokusohet në përmirësimin e vendeve turistike në Jugun e Shqipërisë si mbështetjen e sektorit të turizmit, si për shembull zhvillimin e produkteve të turizmit dhe lidhjen e tyre me tregje të mundshme.

Sondazhet me banorët, vizitorët dhe bizneset lokale gjithashtu vunë në dukje nevojën e qartë për rritjen e numrit të hapësirave publike, duke përfshirë parqet, hapësirat e gjelbra dhe sheshet e lojërave në bashkitë e përzgjedhura. Cilësia e infrastrukturës bashkiake është klasifikuar ndryshe në bashki të ndryshme, duke treguar se çdo qytet ka nevojë për një qasje të vetën në lidhje me rivitalizimin urban.

Sondazhet me turistë po ashtu nxorën rezultate të dobishme. Vizitorët aktualisht shpenzojnë pesë ditë/net në Sarandë. Rehabilitimi i hapësirave publike mund të kontribuojnë në tërheqjen e më shumë vizitorëve dhe t’i nxitë ata për të qëndruar më gjatë në një vend të caktuar.

Moria e punimeve transformuese urbane ka një efekt të dyfishtë pozitiv: t’i bëjë qytete si Saranda më të jetueshme për qytetarët e përhershëm dhe gjithashtu më tërheqëse për vizitorët sezonalë. Përmirësimet urbane në lidhje me lëvizshmërinë dhe sigurinë do t’u japin mundësi si turistëve ashtu edhe banorëve të shëtisin nëpër qytet përmes shkallëve të rinovuara dhe të kënaqen duke shëtitur përgjatë shëtitores e duke soditur detin.

Po të mendojmë me afat të gjatë, rehabilitimi i hapësirave publike gjithashtu do të përforcojë potencialin turistik të vendit dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të tij dhe në aktivitetet që krijojnë vende pune në nivel vendor. Mezi pres të kthehem sërish në Sarandë për të parë nga afër zhvillimet e reja dhe të lëviz lirshëm në shkallët e reja të qytetit.

Rritje e potencialeve turistike në jug të vendit Read More »

5 milionë euro investim në zonën e Alpeve për zhvillimin e turizmit

Qeveria shqiptare, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit do të investojë 5 milionë euro në zonën e Alpeve të Shqipërisë gjatë vitit 2019, në projekte infrastrukturore për të zhvilluar turizmin e zonës.

Drejtori i fondit Benet Beci deklaroi në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin se, për zonën e Alpeve është bërë një nga studimet më të mira.

“Ne kemi financuar disa projekte në funksion të zhvillimit të zonës me Bankën e Këshillit të Europës dhe qeverinë shqiptare”, tha ai.

Beci parashtroi përpara deputetëve të komisionit, projektet që do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në zonën e Alpeve të Shqipërisë.

“Dy projekte të rëndësishme, në Pukë dhe Ulëz, kemi bërë dy ndërhyrje nga më të bukurat. Në Vermosh, në Tamarë, në Valbonë kemi bërë disa ndërhyrje të rëndësishme”.

“Koncepti ynë për këtë zonë është një përqasje e re, gjithmonë në funksion të zhvillimit të turizmit. Në këto zonë do të ndërtojmë sheshe, do të hapim shtigje për turistët, do të ndërtojmë disa godina multifunksionale në shërbim të turistëve”, shpjegoi ai.

Gjithashtu, Beci bëri me dije se vitin tjetër nis ndërtimi i rrugës së Thethit me gjatësi 20 km, që financohet nga BERZH. /atsh

5 milionë euro investim në zonën e Alpeve për zhvillimin e turizmit Read More »