Turizem

KURORA E MALIT , VENDI I SHENJTË I MREKULLIVE!

“Kurora e Malit” ose ndryshe “Kurora e Sevasterit” njihet edhe si “Kurora e Kudhës-Grehotit”, një krahinë e tërë e cila gjendet e rregjistruar në rregjistrin kadastral turk si zonë e shenjtë, qysh në vitin 1953 dhe që përfshinte 22 fshatra nga Kudhësi buzë Vjosës deri në Grehot të Gjirokastrës.

Në “Kurorën e Malit” ka përherë vizitor sapo shkrin dëbora. Për tu ngjitur rruga kalon nëpër rrëpirat e greminat e malit të Tartarit 1850 m mbi nivelin e detit.

 Duhen pothuajse katër orë për të mbërritur në “Kurorën e Malit”, automjetet mund ta përshkojnë rrugën deri në “përroin e thatë”, të gjithë besimtarët prej aty duhet ti drejtohen fshatrëve të zonës për ta përshkruar copën e mbetur të rrugës me kafshë , kuaj apo mushka.

 Rruga për tu ngjitur në malin e Tartarit është e gjitha një aventurë sa e kenaqshme aq edhe e mundimshme . Sikurse në cdo vend të shenjtë edhe në “Kurorën e Malit”,  rruga e përshkruar në këmbë është shenjë e besimit të palëkundur. Të premtet janë të shenjta edhe në këtë vend  të kultit Bektashi, këtu në vendin e besimit, zoti është një për të gjithë ata që kanë nevojë për fuqinë e mrekullinë e besimit .

Karl Paçi, historiani që ka dokumentuar për herë të parë historinë e tëqesë, në vitin 1904 thotë se në “Kurorën e Malit”  besimtarët bëjnë pelegrinazh e që ky lloj riti ka nisur qysh në shek e 17.

Në vitin 1901 Teqeja e “Kurorës së Malit”, ka qënë me pesë dhoma, njëra prej të cilave shërbente për të shtruar të sëmurët.

Demir Abazi,  një Xheraf nga Ploça i çonte të sëmurët në “Kurorë të Malit”  ku qëndronin për shtëtë ditë e shtatë netë, ndërsa ju vishte lëkurë të kafshe të sapothërrur.

Baba Edmond Aliaj rrëfen mrekullitë : “Për më shumë se 15 vite një tridhjetë vjeçare nga fshati Lapardha I Vlorës, I kishte të paralizuara gjymtyrët.  Kur ajo dhe familja e saj erdhën në Kurorë,askush nuk besoj se mrekullia do të ndoshte. Vajza ka qëndruar këtu vetëm një natë. Në mëngjes ajo e zbriti malin me këmbët e saj”- kjo ka ndoshur përpara pesë viteve.

Studiues i krahinës, Bardhosh Gaçe thotë se objekti kultit është tentuar të prishej në vitet e diktaturës  komuniste, kur rregjimi kërkonte kthimin e Shqipërisë në ateiste, por të gjithë ushtarët që dërgoj rregjimi, u kthyen pas sepse në shtëpinë e gjithsecilit ndodhi një fatkeqësi.

“Dikujt i vdiq nëna, gruaja apo motra. Kushdo që tentoj të prishte vendin e shenjtë u “denua”. Ushtarët nuk pranuan të riktheheshin aty dhe kështu “Kurora e Malit” nuk u prek. Sakaq, aty u ndalua për më shumë se dyzet vite kryerja e riteve dhe pelegrinazhit” –sqaron Gaçe.

 Vendasit,  mirëmbajtësit e tanishëm të Teqesë, por edhe pasardhës të atyrë që kanë shërbyer më herët në Teqe, rrëfejnë legjendën e dy vëllezërve, Baba Hamza Kurora dhe Abaz Aliut përkarshi në malin e shenjtë të Tomorrit.

Sipas Xhevair Fyraj –“ Teqeja e Kurorës së Malit është ndërtuar që prej shekullit të 16-17. Ky vend ka qënë i lidhur me një tjetër Teqe, atë të Demir Hanit në Tepelenë, bekuar nga Sari Salltëk i ardhur nga Persia.  Kur perifrazon fjalën kurorë , shqiptimi bëhet qartësisht se jo i gjithë mali i Tartarit është i shenjtëruar. E shenjtë konsiderohet vetëm rrezja që përmbledh kurora , e cila u shenjterua nga një Dervish Safi. Ritet janë të shumta, të llojeve të ndryshme, në “Kurorën e Malit”  bëhet cdo stinë një kurban, për shëndetin, për rifitimin e shpresës për jetën, për tu shtuar me mall e me  gjë.”

Në “Kurorën e Malit”  lutjet janë  më afër zotit, aty fetë bashkohen dhe mrekullitë ndodhin!

 

KURORA E MALIT , VENDI I SHENJTË I MREKULLIVE! Read More »

Gazetarja nga Dukati ‘propozim’ Edi Rames ! Ja si duhet ta marre emrin Lungomarja !

Punimet në shëtitoren e bregdetit janë intesifikuar, me qëllim që ajo të jetë gati për sezonin turistik, këtë kanë deklaruar më shumë se njëherë publikisht autoritet në Vlorë.

E në fakt po punohet intesivisht (thonë), e kjo ndodh kryesisht në ditë kur merr rrugën për në Vlorë Kryeministri i vendit. Të vendoste të rrinte ca kohë aty, padyshim që Lungoimare do të ish përfudnur në kohë, por s’dua të merrem me këtë cështje.

E rëndësishme është që projekti të përfundojë, e të jetë gati për t’u shijuar nga vlonjatët e ata që do zgjedhin Vlorën, megjithë taksiratet e përjetuara qysh kur nisën punimet. Në datë 24 prill, kreu i qeverisë, me cilësinë edhe të Kreut të PSSH, do të jetë në Vlorë për t’u takuar me votuesit për herë të parë. Mendoj se aty do të ishte edhe Kristi Panajoti, adoleshenti që humbi jetën tragjikisht në Lungomare, 27 nëntorin e vitit të lamë pas.

Edhe Kristi do të votonte për herë të parë këtë vit. Kristi, ishte “kurbani” i lungomares, e ajo rrugë, ajo shëtitore u la me gjakun e tij. Kristi, më moshën më të bukur u vra tragjikisht, dhe është hero, se Kristi ndërroi jetë për një Vlorë më të mirë.

Kristi ndërroi jetë në një rrugë pa krye, plot gropa, në errësirë, e shkak për këtë ishte papërgjegjëshmëria e shumëkujt aty lart, atyre me pushtet.

Po as me këtë s’dua të merrem. Meqënëse Rama do të jetë në Vlorë, të hënën, e do takoj 18 vjecarët votues për herë të parë, e do ju flasë për votën e për politikë, le t’ju flasë edhe për Kristin, bashkëmoshatarin e tyre, i cili u vra në Lungomare, themelet e së cilës, u ngritën mbi gjakun e tij.

Uroj që Rama, të martën, t’ju thojë të rinjve se do të propozoj që Lungomare të marrë emrin e Kristi Panajotit, minimumi që mund të bëjë për Kristin, familjen e tij, bashkëmoshatarët e tij.

Është minimumi që mund të bëjë, përpara se t’ju kërkojë votën të rinjve vlonjat, t’ju sigurojë se ata që u sakrifikuan nuk harrohen. Le të quhet lungomare “Kristi Panajoti”, se besoj se “Murat Tërbacit” do t’i ngelej hatri…

Ornela Hila 

 

Gazetarja nga Dukati ‘propozim’ Edi Rames ! Ja si duhet ta marre emrin Lungomarja ! Read More »

Keni degjuar per kodrat e Cokollates?Ja ku ndodhen!

Kodrat e e Çokollatës në Filipine janë një formacion gjeologjik i veçantë. Ato e kanë marrë emrin çokollatë sepse gjatë periudhës së thatësirës ato marrin ngjyrën e errët si të një çokollate. Aty gjenden rreth 1260 kodra të tilla.

Në pjesën ku fillon peizazhi kodrinor gjenden dy vendpushime turistike, Kompleksi Kodrat prej çokollate dhe Maja Sagbayan, prej ku pamjet e kësaj mrekullie natyrore janë magjepsëse.

Sipas legjendës, thuhet se peisazhi ishte formuar nga lotët e tharë të gjigantit Arogo, i cili kishte qarë për shumë kohë kur i kishte vdekur e dashura.

Megjithëse, me të vërtetë joshëse për t’u besuar se një bukuri e tillë është krijuar nga forca mbinatyrore.


Keni degjuar per kodrat e Cokollates?Ja ku ndodhen! Read More »

Merr jete Parku Oriku ! Vendosen kosha, lyen pemet ! Ja kush ka kontribuar …!

ORIKU, SI MODEL I SJELLJES NDAJ MJEDISIT

Në Parkun Arkeologjik të “Orikut” përveç misionit themelor të njohjes dhe mësimit të historisë së një prej qyteteve në antikitet, po punohet edhe për një përkujdesje ndaj ambjentit e mjedisit brënda parkut, si një model për tu sjellë ndaj natyrës.
I shtrirë në një sipërfaqe të konsiderueshme e , mbi të gjitha në një kodrinë panoramike përfund Koraborunit e përballë vargmalit të Lungares, Oriku shquhet edhe për një bimësi e faun të pasur ku krahas barit e shkurteve të ulëta gjallojnë pemët e Ullirit, Fikut etj…
Më duhet të falenderoj Subjektin e pastrimit ” Duka” sh.p.k me Administrator Adhurim Duka, për kontributin në vendosjen e koshave të prodhuar enkas për Orikun.
Falenderoj gjithashtu nxënësit e Shkollës së mesme ” Hasan Pulo”, Orikum, me drejtor Andon Meçaj, të cilët kontribuan në lyerjen me gëlqere të pemëve të Parkut.
Siç e shikoni po punohet që 18 Prilli, dita e Hapjes së Parqeve Arkeologjike, Orikun, ta gjejë gati me të gjitha.
DRKK- Vlorë po punon e përkushtuar dhe me përgjegjësi për të bërë më të mirën…

Sejmen Gjokoli (Pergjegjesi i Parkut)

Merr jete Parku Oriku ! Vendosen kosha, lyen pemet ! Ja kush ka kontribuar …! Read More »

Rihapet Parku Oriku per vizitoret ! Pergjegjesi Sejmen Gjokoli premton ‘Se shpejti procedurat do jene me te thjeshta !

Dje Parku Arkeologjik i Orikut eshte vizituar nga nxënës të shkollës ” Zenel Murra”. Ata jane lejuar dje te vizitojne Parkun e Orikut pas nje periudhe bllokimi qe u be nga forcat ushtarake disa kdite me pare.

” Të njohim vendlindjen”- ishte tema e një orë mësimi në natyrë me nx të kl. II, III, IV, V.
Mësim dhe lojra argëtuese u zhvilluan me nxenesit nen drejtimin e mesuesve.

Shpresojme qe hyrja dhe vizitat ne parkun e Orikut te jene me te thjeshta ne vijim dhe sipas burimeve prane orikuminews Pergjegjesi i parkut Zoti Sejmen Gjokoli eshte duke punuar shume per  realizimin e kesaj.

 

 

Rihapet Parku Oriku per vizitoret ! Pergjegjesi Sejmen Gjokoli premton ‘Se shpejti procedurat do jene me te thjeshta ! Read More »

Orikumi destinacion turistik por ka nje problem ! As per kete vit nuk ..

[sgmb id=”1″]

Sezoni turistik eshte pothuajse gati per te celur por ne Njesine Administrative Orikum infrastruktura rrugore le shume per te desheruar. Turistet duket se edhe kete vit do te ngelen te pakenaqur nga infrastruktura rrugore e cila eshte ne te njejten gjendje si ne vitin e meparshem.

As gjate ketij viti nuk eshte bere investim nga strukturat shteterore me qellim permiresimin e infrastruktures rrugore ne kete krahine edhe pse eshte nje destinacion turistik.

Nje nga kushtet mje te dosmosdoshme qe duhen permbushur eshte pikerisht sigurimi i infrastruktures normale rrugore pergjate bregdetit.
Por turistet kete vit ne Orikum do te perballen me nje situate shume te veshtire .

 

Orikumi destinacion turistik por ka nje problem ! As per kete vit nuk .. Read More »

Lajm i mire ! Bashkia Vlore investon ne Tragjas keto dite. Ja projekti gati…!

[sgmb id=”1″]

 

Burime prane Bashkise Vlore bejne me dije se Bashkia Vlore ka gati nje projeket i cili do te ktheje rrepet shekullore te Tragjasit ne nje Park Natyror Rajonal nga me te bukurit dhe me te vizutuarit ne Shqiperi.

Projekti eshte pergatitur dhe procedura eshte ne fazen e  kryerjes se tenderimit i cili do te kryhet brenda ketyre diteve.

Projekti parashikon te ndertohen dy ura prej druri, nje park lojrash, stola si dhe rehabilitim dhe rregullime te nje pjese te lumit dhe burimeve.

Shpresojme qe ky investime te filloje dhe te perfundoje sa me pare.

 

Lajm i mire ! Bashkia Vlore investon ne Tragjas keto dite. Ja projekti gati…! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com