Turizem

Himara cel sezonin turistik i cili u organizua ne Pilur!

[sgmb id=”1″]

Himara çel sezonin turistik i cili u organizua ne Pilur
Nje nga arsyet se pse çelja e sezonit turistik u realizua ne Pilur eshte edhe promvimi i turimzmit malor.
Pjesemarres kane qene,kandidati per deputet i Qarkut te Vlores Damian Gjiknuri,ministria e Zhvillimit Ekonomik,Turizmit,Tregtise dhe sipermarrjes Milva Ekonomi,deputeti Edmond Leka,Kryebashkiaku i Himares Jorgo Goro dhe Kryebashkiaku i Vlores Dritan Leli
Ne fjalen e tij Damian Gjiknuri u shpreh se shume shpejt do marri jete edhe turizmi ne Pilur dhe sidonos ne zonen malore.
Se shpejti do te shtrohet edhe rruga per ne Pilur,çka do ti japi mundesi kesaj zone te promovoj resurset qe ka jo vetem tek vendasit por edhe turistet e huaj.
Çelja e sezonit ka nisur prej dy ditesh ku ka mbledhur mjaft turiste e vizitor vendas duke krijuar nje atmosfere festive ku nuk kane munguar produktet ushqimore,shtazore tradicionale te kesaj zone si dhe muzika e trasheguar ne breza.
Prej mbremjes se djehshme kane kaluar zgjuar mbremjen ne Pilur te Himares nje numer i konsiderueshem qytetaresh.

Himara cel sezonin turistik i cili u organizua ne Pilur! Read More »

FRESSH Vlorë promovon bukuritë dhe vlerat kulturore në Tragjasin e vjetër!

[sgmb id=”1″]

Të rinjtë e Forumit Eurosocilist Vlorë ditën e sotme  kanë organizuar një fundjavë ndryshe. Përveç aktiviteteve politike ata e kanë ridimensionuar ditën ndryshe sot duke bërë një vizitë në Tragjasin e Vjetër.

Ky organizim ishte në kuadër të aktiviteteve me natyrë kulturore dhe historike.

“Së bashku me të rinjtë e Orikumit, zbuluam gjurmë të historisë dhe u argëtuam, luajtëm, hëngrëm, pijm dhe në fund pastruam edhe mjedisin nga ato që konsumuam. Në ekskursionet e tjera do jemi me fres Novoselë,Qendër dhe Shushicë “, shprehen të rinjtë e Fressh Vlorës. 

Aktivitetet me natyrë socio-kulturore për njohje dhe promovimin e vlerave të natyrës shqiptare janë një ndër politikat rinore më të rëndësishme të të rinjve pas atyre politike.

FRESSH Vlorë promovon bukuritë dhe vlerat kulturore në Tragjasin e vjetër! Read More »

Orikumi turistik vleresohet ‘Thesari’ i Jugut ! Ja disa nga arsyet… !

Në pragfillimin e sezonit turistik veror deti bëhet prioriteti kryesor i turizmit të kësaj stine. Një nga destinacionet për pushime detare është dhe Gjiri i Gramës në Orikum. Saktësisht gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit në rrethin e Vlorës.
Gjiri detar futet deri disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor. Duhet të ketë edhe shpella nënujore. Peizazhi natyror është shumë tërheqës për çdo vizitor. Ky gjir është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga furtuna në det. Gjithashtu ai është përdorur gjatë në antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.
Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjerë kanë gdhendur aty emrat e shumë të dhëna të tjera. Ndaj dhe shpesh shpella që ndodhet aty emërtohet si shpella e shkrimeve. Arkeologët i kanë studiuar dhe kanë shkruar për këto dokumente historike të gdhendura në shkëmb.

Orikumi turistik vleresohet ‘Thesari’ i Jugut ! Ja disa nga arsyet… ! Read More »

Shëtitën 45 vende, shikoni si u pritën në Shqipëri dhe Kosovë!

[sgmb id=”1″]

Global Degree ka publikuar së fundmi një video interesante, në të cilën shfaqen një grup të rinjsh të cilët kanë vizituar 45 vendet e Evropës gjatë një udhëtimi që zgjati hiq më pak se nëntë muaj e gjysmë.

Brenda 215 sekondave të videos, ata janë munduar të fusin momentet më interesante që i kanë përjetuar në këto vende që i kanë vizituar,Telegrafi.

Gjatë këtij udhëtimi ata kishin vizituar edhe Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa në video Kosova prezantohet me mikpritjen e ngrohtë siç edhe e do tradita, ku të rinjtë shihen të ulur në sofër të mbushur me specialitete të ndryshme derisa në kokë mbanin plisa.

Në sekuencën tjetër shfaqet ura e vjetër e gurit në Gjakovë, e cila konsiderohet si njëra ndër urat më të vjetra në Ballkan.

Në sekuencën ku prezantohet Shqipëria, shihen një grup fëmijësh duke luajtur pranë piramidës në Tiranë, dhe rininë duke u kënaqur në ambiente të ndryshme.

Shëtitën 45 vende, shikoni si u pritën në Shqipëri dhe Kosovë! Read More »

Sezoni veror 2017 ! Orikumi do kete ‘Boom’ turistesh ! Ja arsyeja kryesore !

[sgmb id=”1″]Sipas shume analisteve pritet qe kete sezon turistik Orikumi dhe Radhima te kenje nje shtim te ndjeshem te turisteve ne zone. Nje nga arsyet kryesore lidhet me perfundimin e Lungomares ne Vlore , perfundimin e rrugeve lidhese me Orikumin dhe lehtesimin e trafikut.

Sezoni veror 2017 ! Orikumi do kete ‘Boom’ turistesh ! Ja arsyeja kryesore ! Read More »

ISHULLI I SAZANIT, DESTINACION PËR T’U ZBULUAR NË VLORË!

[sgmb id=”1″]

Eksplorimi turistik i ishullit të Sazanit në Vlorë, tashmë do të ofrohet edhe me guida të certifikuara për këdo që dëshiron të bëhet pjesë e një turi njëditor.

Me rastin e hapjes së ishullit të Sazanit, nga muaji maj, ju mund të bëheni pjesë e një udhëtimi që deri tani ka qenë një “enigmë e pazbuluar”.

Udhëtimi organizohet me anije turistike që ofrojnë lundrimin në ishull si dhe udhërrëfyes lokal të çertifikuar, për të njohur në detaje ishullin e Sazanit.

Nisja bëhet nga Porti i Vlorës dhe programi turistik parashikon vizitën në ishullin e Sazanit (ish godinat e vjetra të bazës ushtarake) dhe Gjirin e Shën Kollit./m.m/

ISHULLI I SAZANIT, DESTINACION PËR T’U ZBULUAR NË VLORË! Read More »

Peshku i Orikumit ‘mberrin’ ne Bruksel dhe konkuron ne tregun boteror! Nga Aurora F. Allushaj !

U zhvillua në Bruksel më datat 25-27 prill Global Expo Seafood. Në këtë eveniment morën pjesë shumë vende të botës me shumëllojshmëri produktesh deti.

Shqipëria u përfaqësua në Expo Food me produktet e Almarina, kompanisë shqiptare të mbështetur fuqishëm nga gjigandi italian De Rossi.

Ministri Panariti, i pranishëm në Expo theksoi se ishte një moment shumë i mirë për t’i treguar botës vlerat dhe veçantinë e produkteve detare shqiptare. Ministri shtoi gjithashtu se një kompani e tillë, tashmë me përmasa ndërkombëtare e nderon Shqipërinë duke e prezantuar në tregun botëror. Sipas tij suksesi i kësaj kompanie, relativisht te re bën që vendi ynë të prezantohet disi ndryshe, duke bërë që kompani të shumta të lidhin kontrata të leverdishme me të.

Sheme Kondi, ideatori dhe drejtuesi i projektit madhështor të mbarështimit të peshkut pati rastin të prezantonte vetë kompaninë Almarina.  Përveç faktit të prezantimit të produkteve shumë të mira të bregdetit të Vlorës, Almarina, është një dorë e fortë për zhvillimin ekonomik të zonës. Këtë vit personat e punësuar nga kjo kompani e kalojnë shifrën 50.

Ndërkohë Njazi Mustafa, bashkëortak në Almarina, pohoi se i është kushtuar rëndësia e duhur investimit, i cili ka sjellë efektin e duhur në zonën e Orikumit.

Niccola Rossi ka vënë re në ujrat e gjirit të Vlorës vendin ideal për të zhvilluar projektin gjigand të rritjes së koceve dhe levrekut. Në disa zona ka korrente të ujrave të ëmbla që vijnë nga thellësia, gjë kjo që e bën një vend perfekt për zhvillimin e faunës marine. Ushqimi i përdorur është ekskluzivisht italian, me një kontroll direkt në të gjitha fazat e prodhimit.

Aurora F.Allushaj 

Peshku i Orikumit ‘mberrin’ ne Bruksel dhe konkuron ne tregun boteror! Nga Aurora F. Allushaj ! Read More »

Parku Oriku nuk njeh me kthim mbrapa ! Sot ‘pushtohet’ nga Austriaket !

[sgmb id=”1″]

SOT, ME AUSTRIAKË, NË ” ORIK”

Sot në Parkun Arkeologjik të Orikut për vizitë një grup turistësh nga Austria.
Kur Agjensitë Turistike njohin dhe zbatojnë rregullat në fuqi për aksesimin e Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike gjithshka bëhet e mundshme dhe në kohë.
Kudo Monumentet e Kulturës,për nga rëndësia që kanë, shoqërohen me rregulla specifike si oraret, tarifat e biletave, hyrje-daljet etj.
Sot një ditë ndryshe në Orik, me vizitorë nga një prej kryeqendrave të kulturës europiane.

Sejmen Gjokoli 

Parku Oriku nuk njeh me kthim mbrapa ! Sot ‘pushtohet’ nga Austriaket ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com