Turizem

Legjenda e Jonit !

Joni është një nga detet më të pastra që shtrihet që nga gjiri i Çamërisë deri në Karaburun.
Jona ka qenë një vajzë e bukur ilire.

Dhe ngaqë kishte vite të tëra që priste burrin të vinte nga mërgimet e largëta ku ai kishte shkuar, e hidhëruar rrinte mbi një shkëmb dhe papritur ra në det.

Legjenda thotë se deti mori ngjyrën e syve të saj, ndërsa shkuma e detit ngjyrën e bardhë të fustanit të Jonës.

Dhe kjo legjendë vazhdon të përsëritet tek emrat që njerëzit u vendosin vajzave në bregdet.

Rezultate imazhesh për foto deti jonRezultate imazhesh për foto deti jon

Legjenda e Jonit ! Read More »

Mbi 300 chartera këtë sezon turistik, për herë të parë edhe nga Rusia

“E ardhmja e rajonit është paraqitja në një ofertë të përbashkët turistike”, – deklaroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë një eventi gala që shënoi hapjen e sezonit turistik në Golem, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kryetari bashkisë së Kavajës, Sakja, kryetari bashkisë së Durrësit, Dako, ambasadorë e përfaqësues të trupeve diplomatike si dhe agjenci turistike të huaja e shqiptare.

Klosi tha se është mundësia që Shqipëria dhe i gjithë rajoni të paraqitet si një ofertë të përbashkët turistike.

Duke iu referuar pranisë së shumtë të tur operatorëve nga rajoni, kreu i Turizmit shprehu bindjen se kushtet, mundësitë dhe standardet janë të njëjta në rajon dhe nuk mbetet veçse koordinimi midis palëve për të arritur me sukses këtë ofertë të përbashkët që do të zhvillojë më shumë turizmin në rajon.

Mbi 300 chartera këtë sezon turistik, për herë të parë edhe nga Rusia Read More »

Hyn në një zonë të rrezikshme , shpëtohen 7 turistët polakë në Tropojë

Shpëtohen 7 turistët polakë në Tropojë pasi hyn në një zonë të rrezikshme. Ka marrë fund ankthi për 7 turistët polakë në rrezik për jetën në Maskollatë të Tropojës, të cilët janë shpëtuar nga punonjësit e kantierit të kompanisë Gener 2 nën drejtimin e specialistit të sigurisë.

Turistët duke dashur të ndjekin shenjat e shtigjeve për hiking (ngjitje në mal) kanë përfunduar jashtë shtegut të sigurt të paracaktuar duke përfunduar në majën e një skarpate të rrezikshme prej 150 m larësi, në rrezik për jetën. Duke u gjetur në gjendje paniku turistët kanë kërkuar ndihmë dhe asistencë.Punonjësit e kompanisë Gener 2 u janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë të turistëve, duke vënë në dispozicion mjetet, angazhuar stafin dhe duke organizuar një evakuim të sigurt për ta. Gjatë operacionit të shpëtimit, turistet u zbritën me anë të një teleferiku të posaçëm të kompanisë dhe u dërguan në vend të sigurt, jashtë rrezikut për jetën.

Hyn në një zonë të rrezikshme , shpëtohen 7 turistët polakë në Tropojë Read More »

Në qendrën e Veriut të Shqipërisë, aty mes cdo mrekullie që e karakterizon Veriun, gjendet Puka ime!

Ne qendren e Veriut te Shqiperise, aty mes cdo mrekullie qe e karakterizon Veriun, gjendet Puka ime! Nje vend i bukur, qe ka prej dhurate nga Zoti te gërshetuara liqenin e Komanit dhe Fjerzes, bjeshkët e Pukes, ujin e pastër nga kroi, kishat e vjetra katolike, Shpellën enigmatike te Kaurit dhe Shqelit, malet e krekosura dhe pyjet e dendur qe kane furnizuar gjysmën e Shqiperise… Me lini t’ju tregoj qe toka ne shume zona te Pukes, eshte e arte. Ne thellësi eshte e pasur me minerale, krom, azbest, bakër, kauline madje edhe ar, kurse mbi te rriten pyjet e bredhit, pishës, ahut qe kane ndertuar me drru shtëpitë dhe mobiljet shqiptare. Dua t’ju tregoj sa vend i pastër eshte, përveç ujit te pasur qe buron nga kroi, aq i ftohte dhe i lehte saqë mund te pish edhe 2 litra edhe s’do ta vesh re, toka rrit bime kuruese, e fruta mali qe ne qytetet e mëdha une gjej, vec esencat e tyre. Do ju këshilloja te vini, te merrni fryme lirisht, per ta lene smogun, pluhurat dhe pisllëkun kanceroz per ca dite menjane, per tu arratisur nga monotonia e teknologjisë dhe kafeneve alla turke. Ka kaq shume vende te bukura si Bjeshkët e Terbunit,Dardha, Pezhva, Bjeshkët e Krrabit, Shpella e Murgjve pranë Komanit, si edhe shume fshatra turistike te panjohur, qe ndoshta ju si njihni, ca as une jo, e ju bashke me mua nuk keni asnjë faj sepse ka munguar infrastruktura, investimet dhe promovimi. Ne shekullin e 21 ku gjithçka postohet ne median sociale sa prej jush kane pare, e dëgjuar per bukurite e Pukes? Madje, edhe nje kërkim te besh ne google, tek tuk gjen ndonjë informacion, sepse per Wikipedian s’po flas fare me mire… Sa projekte turistike janë zhvilluar? Kush ka investuar valle dhe per çfarë? A do hapet ne Puke ndonjë sezon turistik per ski, per camping, per hiking, alpinizëm per te gjithë këto sportet “moderne” qe vdesim ti zhvillojmë jashtë vendit por ne Shqiperine tone jo? Puka ime eshte e pozicionuar mes maleve, por prej nesh po humbet mes atyre maleve … Ekziston nje hendek i madh mes asaj cka eshte bere per Puken dhe asaj qe duhej bere, dhe ky ngërç ka sjelle dëme ekonomike, rreth 32% te popullsisë eshte e papune, shume banore po i/emigrojnë, por ka edhe disa banore trima qe nuk i tremben varfërisë, e as politikes shurdhe e cila nuk i dëgjoi hallet e popullit qe i dha pushtetin, qe qendrojne ende aty. Puka eshte vendi im, nje vend i cili ka ruajtur kulturën, doket, vallet dhe këngët e saj, ejani te shkojmë ne Puke, te hamë ne sofrat e vjetra, te njohim pak nga kultura e nje zone Shqiptare, te jetojmë nje dite si shqiptare te cilët nuk janë pseudoevropianizuar duke harruar, e here-here përbuzur elementet kombetare… se as Evropa nuk e do nje popull qe s’e di çfarë elementesh unifikues ka qe e bëjnë ate te emërtohet si i tille. Ju garantoj se do uleni ne sofër me burra trima dhe gra zonja, qe bujarinë dhe besnikerine e kane karakteristike, “Ca tkete shpia eshte krejt edhe per mikun!”, Me aq pasuri qe natyra, Zoti ja ka fal, Puka sot duhet te ishte nje vend me mirëqenie te larte… e jo sikurse ndodh, qe fatkeqësisht po e them me keqardhje, nje prej vendeve me te varfra shqiptare… sepse u la pas dore, sepse eshte e fshehur ne veriun shqiptar mes maleve, sepse nuk janë administruar fondet ne te mire te vendit, sepse nuk ka patur politika zhvillimore, e as plane te reja ndërtimi, infrastrukture, turizmi … mjere Puka ime e bukur, se faji ne Shqiperi do mbese jetim perhere! Por shpresoj qe kjo perde e zymte qe i venit këto bukuri, do te nise te largohet per ti dhene ngjyrat e mungura. Neser le mos ti rendemi fajit nga pas, se kujt tja leme e ku ta gjejmë fajtorin, por te punojmë me zemer mbi te gjitha per ta vene ne shërbim cdo diplome, kualifikim, aftësi, deshire dhe ëndërr, per ta pare vendin tone, Puken lozonjare qe qëndron mes qendrës se Veriut Shqiptar, gjithe krenari duke jehuar jete! nga Greta. P .Topjana

Në qendrën e Veriut të Shqipërisë, aty mes cdo mrekullie që e karakterizon Veriun, gjendet Puka ime! Read More »

Sezoni veror, OSHEE masa për të garantuar furnizimin me energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) po kryen punime në nënstacionet e Himarës dhe Palasës në jug të vendit, për të rritur gatishmërinë dhe garantuar furnizimin normal me energji elektrike të konsumatorëve në prag të sezonit veror.

Në një postim në “Facebook”, OSHEE njofton se strukturat e Njësisë TL (Tensioni i Lartë) Rajoni Jugperëndimor, janë angazhuar për të kaluar në “sitë” rrjetin kryesor të furnizimit me energji elektrike, duke ndërhyrë në nënstacione dhe linjën 35 kV.

Në këtë kuadër, janë sistemuar disa pajisje të NST Palasë (Dhërmi), që lidhet përmes linjës 35 kV ajrore + kabllore, nga nënstacioni Himara e re Mobile – Himara e Vjetër – Palasë.

Rritja e sigurisë së furnizimit me energji elektrike prek zonat: Himarë, Livadh, Jalë, Vuno, Dhërmi, Kondragje, Palasë, Qeparo, Kudhës, Pilur dhe Potam, citon njoftimi i OSHEE-së. /e.xh//r.e/ATSH</

Sezoni veror, OSHEE masa për të garantuar furnizimin me energji elektrike Read More »

Tushemishti, fshati turistik që nuk “njeh” stinë

Tushemishti, fshati turistik që ndodhet 5 km larg qytetit të Pogradecit, ofron një pamje mahnitëse për të gjithë vizitorët. Shumë afër liqenit, Tushemishti ofron pamje te bukur në çdo stinë dhe plazh mahnitës në stinën e verës.

Në brendësi të fshatit gjenden shtëpi të vjetra (qindravjeçare), kisha e Shën Pandelimonit, por turistët mund  të shijojnë edhe  gatimet tradicionale dhe starkinkat, (mollët) e famshme të zonës. Një nga gjërat më “pikante” në brendësi të fshatit eshte shtëpia e “Teto Ollgës”, bashkë me bustin që është ndërtuar për nder të aktores Violeta Manushi.

Rezultate imazhesh për tushemishti

Rezultate imazhesh për tushemishti

Rezultate imazhesh për tushemishtiRezultate imazhesh për tushemishti

Tushemishti, fshati turistik që nuk “njeh” stinë Read More »

Dajti magjia e ‘ballkonit te bardhe’

Në zemër të stinës së dimrit, në zemër të Tiranës, dhe në zemër të natyrës, kemi vendosur t’ju udhëheqim këtë radhë drejt një destinacioni shumë të afërt e që besojmë se nëse keni vizituar Tiranën, keni qenë patjetër edhe në Dajt.
Mali i Dajtit, me atë kurrizin karakteristik në formën e një deveje, është quajtur me plot meritë “ballkoni i Tiranës”, për pamjen e bukur që të fal në çdo stinë të vitit, ku mund të shihet edhe vija e horizontit të detit të Durrësit, sidomos në ditët e kthjellëta e të lara të pranverës.
Por ne donim të provonim edhe kënaqësinë e dëborës dhe vendosëm t’i bëjmë një vizitë në fund të dhjetorit. Për fat të keq nuk e merrnim dot rrugën automobilistike, sepse kushtet e saj janë përkeqësuar mjaft e mbi të gjitha akulli në rrugë nuk na lejonte të ngjiteshim lart. Kështu, për të mos pasur një aventurë të pakëndshme, që nuk do të na linte të shijonim dëborën, iu drejtuam teleferikut, për ta prekur edhe më shpejt nga ajri.
Udhëtimi me teleferik është një kënaqësi më vete, sidomos momenti i shkëputjes nga stacioni, sepse çdo zhurmë humbet dhe ty të duket një çast sikur do të biesh. Pastaj mbetesh vetëm ti dhe natyra, kuptohet, edhe bashkudhëtarët e tu, që shikojnë edhe ata përtej transparencës plastike ku shumë të tjerë para nesh kanë lënë gjurmët e emrave të tyre. Poshtë natyra është shumëngjyrëshe, sepse nga lart dëbora të lejon të shohësh atë çka nuk ka mbuluar dot, gjethet e thara të mbetura aty-këtu nëpër pemë, ndonjë lëndinë me reliev të thyer, copa shkëmbi vertikal që zbulojnë grinë e tyre dhe shkurre ku të blerta e ku të ndryshkura që plotësojnë mozaikun. Liqeni i vogël të ndjell ftohtë por në kabinën e teleferikut është shumë ngrohtë dhe këndshëm, ndonëse koha e udhëtimit është shumë e shkurtër, vetëm 15 min.
Mbërrijmë më në fund në stacionin e sipërm, ku vizitorët janë të shumtë. Askush nuk kishte ndër mend ta linte pa e shkelur borën e Dajtit. Këtë e pamë, sapo dolëm nga kulla e xhamtë e teleferikut dhe zbritëm në sheshin e parkut të Dajtit. Shumë zëra njerëzish, të vegjël e të mëdhenj, thërrisnin gëzueshëm, teksa shkëmbenin me forcë topat e borës. Dikush ishte kujtuar të bënte edhe një babagjysh, rreth të cilit tani vinin rrotull tre-katër fëmijë. Në buzë të rrugës që kalon pranë sheshit, dy kuaj prisnin duke shkrofëtitur e nxjerrë avull nga hundët e nga goja. Ai që u mbante frerët, thërriste: “Hajde mirësevini, bëni një xhiro me kalë, dymijë lekë, dymijë lekë”…
Pak më larg burrit me kuaj ishin rreshtuar fugonët që transportonin falas klientët që kishin zgjedhur të shkonin më poshtë për të drekuar tek qendra turistike “Panorama”, tek kompleksi “King Park” apo tek restoranti karakteristik me atë basenin e bukur të peshqve “Gurra e Perrisë”.
Tre djem ishin kujtuar të merrnin me vete pajisjet e skive (sa zili i pata në atë moment) dhe po i mbathnin. Me shkopinj në dorë, ata u drejtuan poshtë luginës, atje ku po bëheshin gati të rrëshqisnin me ski. Ne nuk kishim ski me vete, por do të shijonim gjithsesi ngrohtësinë e Ballkonit të Dajtit, ku mishi i pjekur dhe picat me furrë druri, ishin kryefjala e atyre që kishin zgjedhur të pushonin pasivisht, duke shijuar dëborën nga dritaret.
Në fakt ishte shumë bukur ta shijoje dëborën edhe nga dritaret e Ballkonit të Dajtit, sado që, ne do të kishim dashur të kishim me vete edhe ndonjë palë ski. Por në fund të drekës, vendosëm gjithsesi të bënim një shëtitje në pyll. Dëbora nuk kishte shtresëzuar aq shumë sa të humbisje në të, mund të lëvizej edhe nëpër shtigjet e pyllit me ahe. Dhe vërtet ashtu bëmë. Nuk kishte kënaqësi më të madhe sesa të dëgjoje zhurmën e butë të çizmeve e këpucëve që zhyteshin në bardhësi. Ndonjë trumcak që lëvizte nëpër degë e shkundte një vrundull dëbore, ishte e vetmja zhurmë që prishte qetësinë e pyllit në ato momente.
Ja pra sesi u dashka fare pak, për të provuar kënaqësitë e thjeshta të jetës, një biletë për të udhëtuar me teleferik, një picë në furrë druri dhe një shëtitje në dëborë, ku takimi me natyrën kthehet në një takim me kënaqësinë. Mjaftojnë ca flokë dëbore për të të kujtuar se edhe fare pranë mund të argëtohesh pa masë, pa qenë nevoja që të ngresh valixhet e të shkosh për pushime. Faleminderit Dajti…

Parku kombëtar i Dajtit

Është një 15 parqet kombëtare të Shqipërisë, i vendosur në lindje të kryeqytetit. Parku zë një sipërfaqe prej 3300 hektarësh dhe është destinacioni më i frekuentuar ditor i kryeqytetasve por edhe i vizitorëve të shumtë. Një nga parqet më të mëdhenj kombëtarë të Shqipërisë, ai bëhet gjithmonë objekt vizitash edhe për ata që në Tiranë nuk vijnë për turizëm po për punë ose aktivitete të ndryshme.
Vera në Dajt është e freskët dhe dimri është i ftohtë, kryesisht me dëborë. Temperaturat gjatë dimrit arrijnë edhe në minus. Reshjet janë të bollshme gjatë të gjithë vitit, por kryesisht në pranverë dhe në vjeshtë. Për shkak të malit të Dajtit, Tirana është një nga qytetet e Shqipërisë ku bien më shumë reshje. Në të katër stinët e vitit, natyra prezanton një spektakël të vërtetë në parkun e Dajtit.
Tarraca detare e Dajtit. Ndodhet 1000 m mbi nivelin e detit, në shpatin perëndimor të malit të Dajtit, Brenda Parkut Kombëtar. Është e gjatë rreth 2 km dhe e gjerë 600-800 m. formon fushë me livadhe e pyje ahu përreth. Vizitohet me teleferik Tiranë-Dajt 14 minuta, ose sipas rrugës Tiranë-Dajt. E veçanta e bimësisë së parkut nuk është vetëm shumëllojshmëria por edhe shtresëzimi. Flora fillon me shkurret, vazhdon duke u ngjitur në lartësi me dushkun dhe përfundon
me ahet 200-vjeçarë dhe halorët. Pisha e bredha të lartë zbukurojnë majën e malit si gjatë dimrit të mbushur me dëborë, ashtu edhe gjatë stinëve të tjera të mbushura me gjelbërim. Ndonëse tashmë me një numër të kufizuar, fauna e parkut është e larmishme. Brenda pyllit strehohet ariu i murrmë, ujku, dhelpra, derri i egër, lepuri i egër, macja e egër etj.

Aktivitete dhe sporte të ndryshme

Maja e malit të Dajtit është 1600 m mbi nivelin e detit. Në shpatet e tij të pyllëzuara rriten mjaft kafshë të egra. Kështu ju mund të ushtroni sportin e gjuetisë gjatë sezonit, mund të bëni ski në dimër, mund të ngjiteni malit, të bëni ekskursione, kamping, etj. Të gjitha këto aktivitete do ta pasurojnë më tepër qëndrimin tuaj në Dajt.

Teleferiku

Ka disa vite që në Malin e Dajtit ju ofrohet një shërbim mjaft komod dhe i këndshëm, ai i transportit me teleferik, nga rrëza e Dajtit e deri në majë të tij. Vizitorët mund ta përshkojnë rrugën ajrore të Dajtit vetëm për 15 min, duke paguar një biletë prej 700 lekë të reja për të rriturit dhe 400 lekë për fëmijët. Në këtë rast ata paguajnë edhe shijimin e një panorame të mrekullueshme që u ofron zona.

Kuzhina dhe akomodimi

Dajti ofron një strukturë të mirëfilltë turistike, si për turizmin ditor ashtu edhe për llojet e tjera të tij. Përgjatë rrugës së Dajtit dhe në zonën e tij turistike janë ndërtuar një sërë hotelesh e restorantesh, që mirëpresin pushuesit dhe vizitorët. Kushtet e hoteleve dhe komplekseve turistike janë moderne dhe shumë të rehatshme, të pajisura me shërbime të shumta. Komplekset Panorama dhe King park që ndodhen në majë të Dajtit, dhe restorant “Gurra e Perrisë”, mundësojnë transportin falas të vizitorëve që vijnë me teleferik. Që nga stacioni i teleferikut e deri tek kompleksi përkatës, transporti është falas. Kuzhina që ju ofron Kompleksi King Park është tradicionale shqiptare, me produktet e mishit të gatuara në shumë mënyra dhe perime të freskëta të stinës,verëra shqiptare dhe franceze si dhe peshk të freskët nga basenet e kompleksit. Edhe qengji i pjekur në hell ju serviret në këtë zonë. Këtë do t’jua tregojë shumë mirë çdo restorant, i cili në një kënd të ambientit të tij të jashtëm, ka vendosur furrën për të pjekur në hell qengjin, krenarinë e kuzhinës së kësaj zone. Por restorantet ju ofrojnë gjithashtu edhe kuzhinë ndërkombëtare apo piceri, siç do të gjeni në kompleksin Panorama.

Çfarë mund të vizitoni tjetër

Shpella e Zezë

Ndodhet në grykën e Skoranës, pranë fshatit Pëllumbas. Njihet dhe me emrin “Shpella e Pëllumbasit”. Është shpellë karstike, e cilësuar Sensanioni i Speleologjisë Shqiptare, sepse eksplorimi i fundit nga speleologët e Firences dhe P. Qiriazi, gjetën skelete të arinjve të shpellave, që kanë jetuar nga 10.000-400.000 vjet më parë dhe mbetje të kulturës humane, që u takojnë periudhës nga paleoliti i lartë në mesjetën e hershme. Është e gjatë 360 m, 10-15 m e gjerë, 15-45 m e lartë, e mbushur me shumë stalaktit, stalagmite, kolona, që dallohen për një bukuri të rrallë. Është përgatitur projekti që synon ta kthejë në muze gjeologo-gjeografik, paleontologjik dhe arkeologjik, i cili, si dhe homologët europianë, do të ngjallë interesin shkencor dhe sidomos turistik. Vizitohet sipas rrugës Tiranë-Bërzhitë-Pëllumbas-rruga këmbësore te shpella.

Shkalla e Tujanit

Gjendet në luginën e lumit të Tiranës. Është formuar prej tij në gëlqerorë me antecedencë. Përfaqëson një kanion rreth 1,2 km të gjatë, 20-50 m të gjerë dhe 200-300 m të thellë , me guva e shpella karstike të paeksploruara. Përgjatë saj kalonte rruga antike Tiranë-Dibër e Madhe dhe më tej. Ka vlera gjeomorfologjike didaktike, kulturore, turistike. Vizitohet sipas rrugës Tiranë-Brar-Zall Dajt.

Karsti i Malit me Gropa. Gjendet në lindje të vargut malor Krujë-Dajt, në kreshtën tepër të karstëzuar të Malit me Gropa. Është peizazhi më klasik i karstit në Shqipëri. Emri i malit lidhet me gropat, hinkat, puset e dendura karstike, që ngjasojnë me hojet e bletëve. Ka shumë kullota e livadhe cilësore. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike didaktike, turistike. Vizitohet sipas rrugës Tiranë-Dajt-Bizë.

Dajti magjia e ‘ballkonit te bardhe’ Read More »