Turizem

Rama nga Orikumi : Ky qytet ka potenciale të mëdha për turizmin, ashtu edhe për agroturizmin

Në hapjen e sezonit turistik në qytetin e Orikumit, Kryeministri Edi Rama ka thënë se ky qytet ka potenciale të mëdha për turizmin, ashtu edhe për agroturizmin.

“Reduktimi i taksës për turizmin nga 20 për qind në 6 për qind, si dhe heqja e TVSH për dhjetë vjet për hotelet e reja me 4-5 yje janë iniciativa të qarta për mbështetjen që qeveria jep për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori”, thotë kreu i Qeverisë.

Sa i takon zhvillimit të infrastrukturës, Rama ka folur rreth tunelit të Llogarasë dhe aeroportit të Vlorës.

“Tuneli është një domosdoshmëri strategjike për të përshpejtuar lidhjen me pjesën tjetër, ndërsa aeroporti i Vlorës do të jetë një portë e re hyrëse dhe dalëse për Shqipërinë, duke dhënë lehtësi për të gjithë udhëtarët e zonës së jugut dhe turistët që duan të vijnë këtu. Kam bindjen se do ta realizojmë më shpejt nga sa parashikohet dhe uroj që të dalë siç unë kam bindjen”, shtoi ai.

Rama nga Orikumi : Ky qytet ka potenciale të mëdha për turizmin, ashtu edhe për agroturizmin Read More »

“Lamtumirë disko dhe motorë uji!”, Policia e pamëshirshme këtë verë

Nga Orikumi në çelje të sezonit turistik, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen, pasi është një periudhë shumë e ngjeshur. Ai theksoi 5 pika që synojnë më shumë rend dhe siguri për qytetarët shqiptarë dhe turistët që do të zgjedhin Shqipërinë për të pushuar.

Shtimi i forcave të policisë, menaxhimi i trafikut rrugor, kontrolli i rreptë i motorëve të ujit, masat kundër zhurmave dhe përdorimit pa orar të muzikës, por edhe lehtësimi i hyrje-daljeve në kufi janë disa nga masat që do të jenë në vëmendjen e policisë.

Kemi programuar shtesë të numrit të policisë, stacione të reja, përforcimin e shërbimeve policore, FNSH në vijën bregdetare me ngarkesë, shtim të sporteleve në të gjitha pikat e kalimit, përfshirë edhe lehtësimin e procedurave për njerëzit dhe rritjen e personave pa uniformë për të qenë më pranë pushuesve.

5 MASAT E MINISTRISE SE BRENDSHME
Forcimin e rendit dhe sigurisë
Menaxhim të trafikut rrugor në zonat me ngarkesë
Kontroll të fortë ndaj përdorimit të mjeteve ujore
Masa të forta për zhurmat dhe përdorimin pa orar të muzikës
Vëmendje e shtuar për menaxhimin e kufirit dhe lehtësimin e kalimit

“Lamtumirë disko dhe motorë uji!”, Policia e pamëshirshme këtë verë Read More »

Turizmi i natyrës në Zonat e Mbrojtura, kryefjala e kësaj vere

Turizmi i gjelbër tashmë po fiton përparësi edhe ndaj atij detar në mjaft zona të Shqipërisë edhe për faktin se shtrihet në të katër stinët e vitit. Zonat e Mbrojtura si ajo e Divjakës, Shebenik-Jabllanicë, e Tomorrit, e Thethit dhe Valbonës, Llogaraja etj. kanë turizëm gjatë gjithë vitit. Në turizmin e Zonave të Mbrojtura futen disa lloje të lëvizjeve turistike që nga ai sportiv, i aventurës, eko-turizmi, i historisë, kulinarisë etj. që i japin prioritet turizmit të natyrës.

Janë të shumtë vizitorët e huaj që i afrohen Shqipërisë pikërisht për natyrën e saj të bukur dhe mbresëlënëse. Ata nuk po vijnë më vetëm nga Europa Lindore,  por nga e gjithë bota.

Këto ditë, dëshira për të vizituar Shqipërinë ka bashkuar djemtë  Sam dhe  Ed nga Anglia si dhe Felippe nga Kili për të parë nga afër natyrën shqiptare. Ata janë mysafirë të dy djemve shkodranë Egli dhe Brigeli, që po i shoqërojnë miqtë e largët në vendet më piktoreske të zonës së Shkodrës. Djemtë shkodranë me shumë krenari u kanë  sugjeruar dhe  Rezervatin Natyror të Velipojës si një pikë turistike natyrore që nuk duhej humbur nëse vjen në Shkodër. Mbresat dhe përshtypjet e miqve ishin nga më të mirat.

Zonat e Mbrojtura dhe turizmi natyror po përfshihen si destinacione atraktive, çdo ditë e më shumë në paketat e agjencive turistike në vend.

Çdo ditë nisen nga Tirana apo qytete të tjera agjenci udhëtarësh me vizitorë të huaj apo vendas drejt destinacioneve natyrore të vendit. Investimi dhe kujdesi ndaj Zonave të  Mbrojtura ka bërë që ato të bëhen  kryefjala e turizmit këtë vit./atsh

Turizmi i natyrës në Zonat e Mbrojtura, kryefjala e kësaj vere Read More »

Destinacionet e reja turistike në Shqipëri që do të tërheqin mijëra turistë

Ndërsa mediet e huaja çdo ditë e më shumë po referojnë Shqipërinë si një vend me potencial turistik të lartë, ministri i Turizmit ka zbuluar disa nga destinacionet më të spikatura të këtij sezoni, çka sipas tij do të tërheqë me mijëra turistë.

Klosi deklaroi se falë një plani të mirëmenduar nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit ekziston mundësia për ngritjen e resorteve turistike.

Sipas tij, veriu i Shqipërisë ka mundësi ideale për zhvillimin e resorteve turistike, plazhi i Adriatikut, Velipojës, Shëngjinit, që janë të paprekura e që me hapësirat e tyre ofrohen si destinacione të zhvillimit të resorteve me kapacitete të mëdha.

“E kemi ndarë mundësinë e zhvillimit të turizmit në 4 pole. Së pari, Adriatiku nga Karaburuni në grykëderdhjen e Bunës ku mund të zhvillohet turizmi familjar. Zonë unikale me kaq shumë plazhe me rërë që mund të transformohen në resorte familjare. Poli i dytë është Jugu, ku politika jonë e turizmit në Rivierë duhet të kombinohet me politikat tona të agroturizmit. Në pellgun Berat, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Vlorë mund të zhvillohen edhe aktivitete agropërpunuese. Poli i tretë unik që duhet të reklamohet janë Alpet. Poli i katërt, Tirana si kryeqytet”, – tha Klosi.

Ndërkaq, është parë me përparësi edhe krijimi i rrjetit të festave lokale, ku sipas Klosit, këto të fundit shërbejnë edhe si mundësi për të tregtuar produktet lokale. Ai bëri të ditur se bashkë me Ministrinë e Bujqësisë është ngritur edhe një festival kulinarie nga veriu në jug. /ATSH

   

Destinacionet e reja turistike në Shqipëri që do të tërheqin mijëra turistë Read More »

Këtë verë do të jetë e ndaluar për të gjithë ta bëni këtë gjë në plazh, gjoba deri në 300 euro Ja për cfarë e kemi fjalën

Këtë verë do të ketë gjoba të larta deri në 300 euro për këdo që hedh bishtat e cigareve në rërë. Kohë të vështira për ata që duan të pushojnë në plazh duke pirë një cigare, shkruan ShkodraNews. Cigaret janë ndaluar në plazhe dhe kjo kërkesë ka ardhur nga Codacons sepse plazhi është një vend publik i hapur për të gjithë dhe prandaj duhet të respektojë jo-duhanpirësit. Në plazh mund të gjejmë gra shtatzëna, fëmijë dhe të moshuar.

Sipas Codacons, ndotja e prodhuar nga pirja e cigareve në plazh tejkalon atë të prodhuar nga strukturat në zonat urbane, shkruan ShkodraNews.

Kjo është një ide e mrekullueshme për të gjithë jo-duhanpirësit pasi shumica prej nesh shkojnë në plazh për t’u çlodhur, thither ajër të pastër dhe të përfitojnë nga zona e pasur me jod nga deti dhe, falë këtij ndalimi, edhe duhanpirësit më të zjarrtë do të duhet të heqin dorë nga ky ves i tmerrshëm për disa orë.

Për momentin në plazhet tona italiane, banorët janë të ftuar të mos pinë duhan dhe të mos hedhin bishtat në tokë vetëm në plazhet Bibione, në Venecia, e cila që nga viti 2014 është e ka ndaluar zyrtarisht pirjen e duhanit në breg.

Ndalimi shtrihet në të gjithë territorin italian, sepse plazhi, pavarësisht se është një zonë shumë e madhe, është plot njerëz dhe njerëzit janë të përqendruar në disa metra katrorë dhe masa përpiqet të mbrojë shëndetin e qytetarëve. Kjo është një iniciativë interesante dhe duhet të reflektojnë të gjithë duhanpirësit.

Këtë verë do të jetë e ndaluar për të gjithë ta bëni këtë gjë në plazh, gjoba deri në 300 euro Ja për cfarë e kemi fjalën Read More »

Zonat e mbrojtura të Vlorës, nis testimi i paketave eko-turistike

Me sloganin “Where nature and Antiquity go hand in hand”, ka nisur  testimi i paketës ekoturistike të zonave të mbrojtura të qarkut Vlorë, konceptuar në bashkëpunim me aktorët lokalë për të garantuar përcjelljen e shijes autentike të vlerave natyrore dhe kulturore të zonave, duke shkaktuar një ndikim sa më të reduktuar në mjedisin natyror.

Falë projektit DestiMED zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë përfshihen për herë të parë në një iniciativë ndërkombëtare, e cila synon promovimin e paketave Ecoturistike, integrimin e tyre në ofertën e turizmit alternativ mesdhetar dhe hapjen drejt tregjeve të reja botërore. /j.p/ATSH

   

Zonat e mbrojtura të Vlorës, nis testimi i paketave eko-turistike Read More »

Dritan Leli promovon Vlorën në Kosovë: Ka të gjitha potencialet për turizëm elitar !

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka promovuar qytetin bregdetar shqiptar në Kosovë. Kryebashkiaku Leli ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Prishtinës, Shpend Ahmetin, me të cilin ka deklaruar se Vlora i ka të gjitha potencialet për një turizëm elitar, ndërsa e ftoi atë të vizitojë Vlorën dhe të nisin bashkëpunim dy palësh.

Nga ana e tij, Ahmeti i premtoi Lelit se do të jetë në Vlorë shumë shpejt dhe i garantoi se do të bëhet promovues i turizmit në Vlorë. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, zhvilloi edhe një takim me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Bajram Hasani. Leli tha se ka gjetur një partneritet në fushën e turizmit me ministrin Hasani. Sipas tij, industria, tregtia, biznesi dhe turizmi janë të gjitha të lidhura, dhe duke njohur traditën shqiptare edhe urat e bashkëpunimit dhe komunikimit bëhen më të forta.

Kryebashkiaku Leli tha se do të vendoset edhe busti i Hasan Prishtinës në Vlorë. Leli zhvilloi një vizitë edhe në kompaninë më të madhe të Kosovës, Eurokoha”. Në bisedën me pronarin e kësaj kompanie Remzi Ejupin, Leli kërkoi promovimin e turizmit të Vlorës në Kosovë.

Ministri Hasani tha se me kryebashkiakun e Vlorës kanë biseduar për turizmin dhe çështje me interes për të dyja vendet, duke theksuar se bregdeti shqiptar është destinacioni i kosovarëve për pushime. Kryebashkiaku Leli zhvilloi një vizitë edhe në shtëpinë e Adem Jasharit të kthyer në muze, ndërsa vendosi edhe një kurorë me lule në varrin ku prehet heroi legjendar. Gjatë kësaj vizite, Leli zhvilloi një takim dhe me ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozin. Kryebashkiaku Leli e mbylli vizitën e tij në Kosovë, me një intervistë në Radio Televizionin Publik të Kosovës./shqiptarja.com

Dritan Leli promovon Vlorën në Kosovë: Ka të gjitha potencialet për turizëm elitar ! Read More »

Dynden të huajt; Turistët në Vlorë, por edhe në Gjirin e Lalzit

Kjo fundjavë e parë e qershorit ka sjellë një fluks të madh të pushuesve të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë. Ata nuk i gjen vetëm në jug, por edhe në Gjirin e Lalzit.

Ndërkohë një destinacion i turisteve të huaj këtë sezon është edhe Vlora. Prenotimet kanë qenë jo vetëm nga vendet e lindjes, ndërsa këtë të diel kanë mbërritur pushues nga Gjermania, Franca, Italia, Anglia, por edhe nga Rusia dhe Ukraina.

“Në Vlorë kam mbërritur sot në mëngjes. Kjo nuk është hera e pare që vij në Vlorë. Më pëlqen shumë plazhi dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe në veçanti të Vlorës”, shprehet një turiste.

“Vij nga Londra për herë të parë në Vlorë. Jam e kënaqur nga pamjet që të ofron Vlora, si deti ashtu dhe mali. Fotot ia kam dërguar miqve të mi në Angli. Kam ngelur e mrekulluar dhe i kam bërë ftesë që të vijnë në Shqipëri, se do të gjejnë plazhe të bukura dhe ushqim shumë të mirë”, thotë një turiste londineze.

“Shqipëria duhet të punojë më shumë për turizmin, duhet ta promovojë edhe më shumë bukuritë që ofron Vlora, ndërkohë që ushqimi është njëlloj si në Itali, por duhet punë ende në këtë shërbim. do ishte më mirë që zonat e Karaburunit dhe të Sazanit të mbeten të virgjëra siç janë aktualisht, se nqs këto destinacione do popullohen pa fund, kjo bukuri natyrore do prishet”, thotë një turist italian.

Të huajt nuk preferojnë vetëm plazhet, por edhe zonat historike dhe arkeologjike, si dhe zonat malore si Llogoraja.

Top Channel

Dynden të huajt; Turistët në Vlorë, por edhe në Gjirin e Lalzit Read More »