Te fundit nga zona

Shoqata “Tragjasi” zgjedh kryetarin, sekretarin dhe keshillin e ri.(Emrat). Sekretari i ri deklaron …!

Shoqata Tragjasi ka bere zgjedhjet e saj duke zgjedhur kryetarin, sekretarin dhe keshillin e ri te Shoqates. Ne perfundim te procesit eshte zgjedhur kryetar i ri i shoqates Zoti Zace Sejdi, Sekretar Zoti Maksim Ramohitaj. Keshilli perbehet nga 11 anetare te cilet jane : 

1- Zace Sejdi (Kryetar)
2- Ylli Malaj (Sekretar)
3- Maksim Ramohito
4- Hodo Kabello
5- Kapo Gjomemo
6- Vladimir Gaba
7- Xhafer Laba
8- Skender Lacaj
9- Feim Alisinani
10-Viron Avduli
11- Hebert Alemi

Sekretari i ri Zoti Maksim Ramohitoj ka deklaruar se -“ne vazhdimesi te veprimtarise se shoqates do bejme te gjitha perpjekjet tona me mirekuptim dhe ne interes te te gjithe Tragjasasve kudo jane te bejme me te miren e mundshme per Tragjasin tone te dashur”.

Ky eshte statusi ne faqen ne facebook te shoqates Tragjasi.

Behen zgjedhjet e reja te shoqates tragjasi, ju urojme suksese drejtuesve te rinj. Njohja e kultures, historise dhe traditave me te mira te ketij fshati legjendar, shpresojme te jene pjese misionit ne vazhdim. Regjistrimi dhe botimi ne nje liber i gjithe pjestareve te komunitetit tone kudo qe ndodhen, shpresoj te jete nje nga objektivat e aferta te shoqates, nje inisative e jona e cila nuk u arrit, kjo besoj se bashku me historikun plotesojne mesemiri tabllone e plote te historise se fshatit. Pune te mbare organeve te reja.

 

 

Kryetari i Shoqates Tragjasi Zace Sejdi

 

Sekretari i ri i Shoqates Tragjasi Zoti Maksim Ramohitoj

Shoqata “Tragjasi” zgjedh kryetarin, sekretarin dhe keshillin e ri.(Emrat). Sekretari i ri deklaron …! Read More »

Njoftim: Hapen 10 vende te lira pune ne Tragjas. Ja pozicionet qe kerkohen.

Njoftimi nga Grand Hotel Tragjasi:

Te dashur miq ! Si pasoje e ristrukturimit te stafit per sezonin e ri turistik 2018 hoteli yne kerkon te punesoje staf te kualifikuar ne pozicionet :
Recepsionist/e hoteli
Kamarier me kohe te plote
Nd/ kamarier
Kamarier per evente te muzikes live me kohe te pjesshme
Kamarier per dasma me kohe te pjesshme
PR
Sanitare
Ndihmes/ kuzhinier .
Kushtet dhe pagesat te kenaqshme. Per me shume informacion kontaktoni ne adresat e hotelit ne fb Hotel Tragjasi ose Grand Hotel Tragjasi !
Ju faleminderit .

 

Për çdo njoftim, problem, ankesë apo sugjerim ne orikuminews kontaktoni ne :

E-mail : [email protected]

Facebook : https://www.facebook.com/Orikuminews/

Facebook: https://www.facebook.com/krahina.orikum

Njoftim: Hapen 10 vende te lira pune ne Tragjas. Ja pozicionet qe kerkohen. Read More »

E papritur : Gdhendi në dru ‘Kullën e Dervish Aliut’ – Lufter Havari falënderon Mjeshtrin…!

Ky me poshte eshte statusi ne profilin  ne facebook te mjeshtrit Perikli Çuni i cili ka gdhendur ne dru Kullen e Dervish Aliut. Puna fantastike e mjeshtrit duararte eshte nje perjetesim ne nje format artistik i kulles se famshme te Dervish Aliut.

DUKAT….2018. P. Çuni
Kulla e Dervish Aliut .
Ne afersi te fshatit Dukat ndodhet nje kompleks ndertimor me vlera historike ,ndertuar ne fillim te shek. XIX .
Dervish Aliu ka qene organizator I revoltave fshatare kunder reformave te Tanzimatit ne Shqiperi gjat viteve 1847-1848.
Ky ansambel kullash eshte ndertuar ne tokat e tij,nga mjeshtra te ardhur nga Janina dhe perfaqeson Banese te tipit kulle me tipare mbrojtese nga me te arrirat ne Shqiperine e jugut.
Kompleksi eshte shpallur Monument kulture ne vitin 1979.
(Falnderoj mikun tim Lufter Havari, i dukatas me vlere, per ndricimin e vlerave te ketij kompleksi te jashtezakonshem drejt te cilit jane mberthyer habitshem syte e kalimtareve !)

 

Nga ana tjeter Lufter Havari eshte suprizuar shume nga realizimi i ketij punimi dhe ka falenderuar mjeshtrin me kete status:

Nje suprize, nga shoku im i gjimnazit, PERIKLI ÇUNI, nga Fieri. …
KULLA_E_DERVISH_ALIUT, NE DUKAT ESHTE GDHENDUR NE DRU ,NGA MJESHTER I GDHENDJES PERIKLI.
Jo per te promovuar, as per te bere oponence, se kete e ka bere vete puna e DUAR ARTIT ku e ka bere DRURIN TE FLASE!
Por nje FALENDERIM, ja dedikoj Perikliut per perjetsimin ne nje tjeter format artistik, te kulles se fameshme DERVISH ALIUT.
FALEMINDERIT EDHE NE EMER TE BASHKEKRAHINOREVE TE MI, PER KONTRIBUTIN E VYER QE KE DHENE , PER PERJETSIMIN E FIGURES SE PATRIOTIT, DERVISH ALIUT!
FALEMINDERIT PERIKLI ÇUNI!

E papritur : Gdhendi në dru ‘Kullën e Dervish Aliut’ – Lufter Havari falënderon Mjeshtrin…! Read More »

Njoftim: Ndahet nga jeta banorja e Tragjasit.

Dy dite me pare eshte ndare nga jeta banorja e fshatit Tragjas Sade Murat Xhuveli (Lagji).

Sadeja ishte bashkeshortja e Tafil Lagjit. Ajo ishte nena e pese femijeve, nje djali dhe kater vajzave.

Sadeja rridhte nga nje familje e rregullt dhe me tradita. Ajo ka punuar gjithe jeten e saj ne kooperativen bujqesore Dukat-Tragjas. Eshte e datelindjes 15.08.1944. 

Percjellja per ne banesen e fundit u be ne varrezat e Tragjasit ne daten 14/03/2018 ora 12.00.

Redaksia e orikuminews i shpreh ngushellime te sinqerta familjes dhe te afermve.

Njoftim: Ndahet nga jeta banorja e Tragjasit. Read More »

Prokurori i Antimafias së Barit: Droga nisej nga Orikumi, pse operacionin e quajtëm “Shefi”

Prokurori i anti-mafias së Barit Dr.Ettore Cardinali, njëherazi drejtues i hetimeve që çuan në kapjen e 43 personave në operacionin e 14 marsit në Itali, ka dhënë detaje të tjera për trafikun e drogës dhe organizatën kriminale ku një pjesë e madhe ishin shtetas shqiptarë.

Para mediave, i pyetur për zonat në Shqipëri ku ushtronte aktivitet kjo organizatë kriminale, Cardinali tha se nisja duket se bëhej nga Orikumit.

Cilat janë zonat ku ushtronin aktivitet në Shqipëri anëtarët e kësaj organizate kriminale dhe ka kuptim emri i operacionit “Shefi” në Shqipëri?
E kemi vendosur emrin shefi sepse hetimi arriti shumë lart. Nuk u limituam me hetimet vetëm me personazhet që ishin destinacioni i drogës në Itali por i përqendruam edhe në faktin e personave që nisnin drogën. Për sa i përket zonës së ardhjes, duhet të jetë zona e Orikumit.

A ka një profil fjala “shef”?
Ishte emri i një operacioni, jo i një personi të caktuar. Edhe sepse gjatë hetimeve janë zbuluar dy organizata të ndara. Njëra që kishte në ngarkim, bënte shefin në Bari dhe një në jug të Barit, ishin dy organizata të ndryshme.

Prokurori i Antimafias së Barit: Droga nisej nga Orikumi, pse operacionin e quajtëm “Shefi” Read More »

Nuk do ta besoni ja kush ishin banoret e pare te Orikumit,keneta qe u be plazh

Është qyteti i 12.000 banorëve, por 50 vjet më parë, ishte thjesht një fshat i vockël. Banorët e parë çamë që mbërritën pas Luftës së Dytë gjetën një kënetë, ku ishte e pamundur të jetoje. Do ishte baza ushtarake, ndërtuar pak vite më vonë, e cila e ktheu në qendër banimi, duke i dhënë për emër, toponimin e vjetër antik të Orikut. Sot, banorët e ardhur nga e gjithë Shqipëria kanë fatin t’i kënaqen plazhit dhe kthimit të qytetit në një qendër të vërtetë pushimi…mbi ish kënetën e dikurshme

Katër familjeve të para çame, ardhur në këtë vend pas Luftës së Dytë Botërore, as në ëndrrat më të çartura nuk do t’u shkonte ndërmend se vendi i kënetizuar ku mbërritën që të ndërtonin jetën, do të kthehej në një qendër banimi. Sot, dëshmi e vetme e ardhjes së tyre, kanë mbetur shtëpitë përdhese çati-kuqe që janë në hyrje, humbur nën pushtetin e shumëkatëshve, ngritur ngado mbi Orikum. Në fakt për banorët e ardhur më vonë, kjo ka pak rëndësi. Shumë syresh, as nuk i ka dëgjuar ndonjëherë. Tashmë të shkrirë me një qytet, që i ngjan një komune-Bashki, ata përbëjnë thjesht historinë. Sa për të tjerët, historia e qytetit është treguar më zemërgjerë. Erdhën rusët, pastaj shqiptarë nga kudo vendit. U bënë ngrehinat e para, lindën fëmijët e parë dhe vite më pas, filluan të largohen nga jeta banorët më të hershëm. Kështu frymoi qyteti i tyre. Ujërat e kënetës, që në baticë dhe zbaticë jep-e-merrnin me detin dhe shtigjet që përshkonin barinjtë mes pyllit të dendur u zëvendësuan pak nga pak me asfaltin e një qyteti që pak kush mund ta kishte imagjinuar.

Ferik Harka, një burrë pensionist, imagjinatën na e kthen në realitet. Kemi kujtimet e pak muajve më parë, kur falë kësaj përçartje, banorët e Orikumit, më saktë ata të pakët shtuar me dukatasit vendalinj, e morën para me gurë policinë për një ngastër të madhe toke në hyrje të qytetit. E marrë, e rimarrë, e shitur, e ngatërruar në xhunglën e kinse burokracive shqiptare, pronë e Fermës apo jo, për të mëtonin pronësinë disa palë. Sot, gjërat janë fashitur, ndërsa ngastra e mbetur djerrë është dëshmia e ngërçit pronësor jo vetëm të orikumsave, por të shqiptarëve…

“Asnjëherë s’ka qenë pronë e askujt, sepse kur erdhëm ne, këtu s’kishte asgjë. Kishte një kënetë të madhe dhe një pyll përreth, ku askush s’mund të jetojnë. Por, sot si sot…”, këtë ma thotë një burrë tjetër me të cilin kalojmë pasditet e vonta në qytet, kur perëndimi bën shenjë nga Sazani. Flet shumë, por kur vjen Feriku hesht. Ky i fundit, ish-komandanti i polumbarëve të Bazës, i ka zët mburrjet e tepërta, por më shumë fjalët e kota. Shpesh tret vështrimin andej, ku ka qenë dhe mbetet Baza e Pasha Limanit, por po me druajtje. “S’ka mbetur njëri, më sqaron. U plakëm”. Pastaj qesh lehtë. Në rrugën-shëtitore që shkon drejt plazhit, por më shumë rreth qytetit, bëjmë xhiron në mbrëmje dhe kemi kohë të flasim për të gjitha. Ai i shoqëruar nga nipi i tij, që kërkon me gjysmë-fjali vende që i përzihen dhe që sapo i ka prekur në memorien fëminore, kurse ai me ngjarje dhe jetë që i ka bërë. Nga flokëbardhi-trupmbledhur, veshur gjithnjë pastër, marr vesh sesi erdhën familjet e para, që bënë historinë e fillimit të kësaj qyteze, që dikur s’ishte dhe në hartë. Deri më atëherë, në të vetmen hapësirë ku mund të kalohej, banorët e Dukatit kullosnin bagëtitë e tyre, ndërsa moçali, bënte gjumin e tij prej motesh që s’i llogarit dot mëndja njerëzore. Feriku ma tregon gjeometrikisht qytetin sepse edhe vetë duket sikur ka mendim gjeometrik. Gjithçka të përcaktuar që e bën të duket disi fatalist. Orikumi, kur ai kishte ardhur nga një fshat i vogël nga Përmeti, u krijua si qendër bashkie në vitin 1960. “Lagjia e Fermës”, ku u strehuan banorët e parë, u formua në vitin 1949 dhe qendra administrative ishte e vendosur në Dukat, thonë kronikat e kohës. Ndaj edhe tani, dukatasit, në formë ironie, por shpesh me një xhelozi të fshehur, u thonë se janë mbi toka të tyre…

Të sotmit

Në fakt, mbi tokat sot janë realisht banorët e Orikumit, që pasi kanë lënë punën nga baza, merrem me gjithfarë punësh. Dhe, nga njerëz që ditën t’i mbijetonin kënetës, tani i kënaqen plazhit të paanë, që shtrihet nga pranë Bazës dhe vijon deri buzë qytetit, ku një rreth pallatesh të tëra e kanë ndryshuar Orikumin krejtësisht duke e bërë një nga atraksionet më të mëdha të pas bregdetit të Vlorës. Dhjetëra shitore të vogla, rrethojnë qytetin, ku mbizotërojnë merkatat e vogla, pijetoret dhe në barazim me këto kafe-internet. Në këto mjedise, fëmijët e brezave të tashmë të Orikumit, ardhur nga emigracioni mbajnë gjallë fantazinë kibernetike dhe përcjellin trendin e moshës së tyre, që e ka bërë sërish të vjetër qytetin vogëlan.

Me fundin e epokës së Luftës së Ftohtë, kur baza u prish dhe banorët mbetën në ato dy katëshit e vjetër, që u ndërtuan fillimisht për ushtarakët rusë dhe kolegët e tyre shqiptarë, fytyra e qytetit ndryshoi. Nevoja i mësoi banorët që t’i faleshin emigracionit, ndërsa pjesa e mbetur rregulloi shtëpitë dhe mendoi për turizmin shtëpiak. Falë punës së paqme të kryetarëve të bashkive, u shtrua rruga deri te baza, që nuk u bë kurrë gjatë viteve të Luftës së Ftohtë dhe sot ajo lidh vendin që nga fundi i Unazës së Re të qytetit dhe derisa përfundon në hyrje të Bazës Ushtarake të Pashalimanit në krahun jugor të Rrugës Nacionale Orikum- Pashaliman. U rregulluan kanalizimet dhe u rregullua bulevardi kryesor në qytet. Që sot gëlon nga të rinj dhe mijëra pushues nga vendi dhe të huaj. “Janë pak në krahasim me një vit më parë, më thotë Feriku, që me të teston pak a shumë dhe të ardhmen e qytetit. S’kanë para si dikur. Duket qartë”, ma përmbledh shkurt filozofinë e tij.

Edhe njëherë për të parët

Filozofia e krijimit të Orikumit lidhet mes të tjerave edhe me ardhjen e një delegacioni të nivelit të lartë të vitit 1956, do kujtojë ish-komandanti i polumbarëve, kur ndërsa bëheshin studimet për bazën, specialistët sllavë i treguan mareshalit Zhukov se ku mund të ishte vend-bazimi kryesor për forcat e Traktatit të Varshavës në Mesdhe. Ishte e lehtë të thuhej, por për ushtarët e xhenios që do e zbatonin, ishte Ferri vetë. Ferik Harka kujton se vendi ishte një kënetë dhe i gjithë vendi një pyll. I përzier me hilqe, frashër, ai e bënte të pakalueshëm për njerëzit. Këneta vetë, kishte puse dhe vende ku uji ishte deri 1 deri 2 metra ujë. “Ishte e pashfrytëzuar se e bënin vetë kushtet që kombinonte me detin dhe ushqehej dhe me puset vetë. Deri në atë kohë s’kish gjë prej gjëje përveç një poste policie dhe asgjë tjetër. Për herë të parë u ndërtuan 18-24 apartamente ku do strehoheshin rusët dhe shqiptarët gjithsej 72 familje të tyre”. Dalëngadalë punët ecën, kurse Pallati i Kulturës, një ngrehinë tipike e stilit sllav, u inaugurua më 15 gusht të 1960. “Në këtë vendbazim kishte forca të flotës dhe forca tokësore: xhenio prapavijë, që të kompletohej e gjithë baza me mjetet e nevojshme. Anijet që erdhën të parat ishin ato ndihmueset: Hidrografe, draga për të thelluar portin, remorkiatorët dhe anija polombare për të parë fundin.Çdo vit punohej për të bërë pankinat ngaqë instalimet dhe akustimet bëheshin në pantone. Atëherë s’kishte pankina betoni. Anija më e madhe që erdhi ishte vapori Çapur, që furnizonte ushtarakët. Pastaj Katelnikovi, kryqëzor i lehtë dhe pastaj anija Dajti që ishte anije luftarake që u shndërrua në anije tregtare…”. Këtu ndalon.

Intermexo-Orikumi

Ka një fat ky qytet, që pak kush e ka përveç qyteteve kryesore shqiptare. Orikumi i sotëm është vetëm pak qindra metra nga qyteti antik i Orikut, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër dhe që është i bazuar në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra, që sot është brenda bazës, ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri e cila ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Autori antik Apollonius i Rodosit e lidh themelimin e qytetit me Eubeanët dhe rikthimin e tyre në Trojë. Livi shkruan se qyteti luajti një rol të rëndësishëm, në betejën e Romakëve kundër Filipit të V-të të Maqedonisë si dhe në betejat e Çezarit kundër Pompeit në këtë vend, dokumentuar në luftërat civile të Çezarit. Qytetin e vizituan në shekullin e fundit disa arkeologë, ndërsa në Familjen Vlora kishte një koleksion të jashtëzakonshëm gjetjesh. Patsch, Ugolini na kanë lënë përshkrime interesante, ndërsa Hammond dokumenton dhe përshkruan një shteg të përdorur nga barinjtë vendas që të çonte në kishën e Marmiroit, fare afër Orikumit, si dhe prezencën e disa objekteve arkeologjike përgjatë bregut të lagunës. Në ditët tona gërmimet e bëra nga ekspedita vendase dhe të huaja kanë gjetur amfora të cilat provojnë ekzistencën e qytetit më shek V-VI para Krishtit. Qyteti besohet se mund të ketë shërbyer edhe si porti kryesor me një port te brendshëm, ku bëhej transporti i gurëve nga Karaburuni drejt Apolonisë edhe pak më afër tutje në Triport.

Si erdhën njerëzit… si ai

Bashkimi, një shofer i bazës, fotoja e të cilit në shtëpi me uniformën karakteristike, e tregon krenar dhe moshatar i Ferikut do më tregojë me nxitim shumë gjëra. Kuptohet nostalgjia ka vendin kryesor. Por polumbarin që në mbrëmje e gjej të përkulur te lojërat e shahut, më bën më shumë shoqëri. Falë punës në bazë do ngrinte jetën me të shoqen, që do t’i jepte jetë pesë fëmijëve. Për 30 vjet do të shërbente me anijen polumbare, por në atë periudhë, na pohon,-nuk kishim shumë në dijeni dhe kishim një si keqardhje ngaqë nuk e dinim sesi ishte politika. “S’kam qenë komunist sepse nuk më pëlqente organizimi dhe puna e partisë që bëhej. Bëhej një punë shumë e cunguar. Unë duhej të punoja me ndërgjegje të lartë por njerëzit e punës ishin të përbuzur: Kurse servilat ishin në front të parë…”. ‘Si tani’, i them. Tund kokën. Është afër mendsh që një njeri të bazës ta pyesësh për historinë e saj dhe rusët. Tregon ngadalë sesi i udhëzonin të ruanin gjakftohtësinë dhe si të ruheshin nga provokimet për prishjen e aparaturave. “Edhe nga rusët ishin njerëz të veçantë dhe jo të gjithë të udhëzuar për të shkatërruar. Megjithatë, nuk ramë në batakun e tyre paçka provokimeve”… Tregon për Xhemal Shamin, një nga komandantët më të aftë, mbaruar në Leningrad sepse ishte tejet i përgatitur dhe dinte të merrte vendime dhe të dilte me konkluzione të drejta për situatën e treguar etj.

Si rrodhën punët pas ’60.

Por gjërat s’mbetën këtu. Ecejaket tona duket se rriten dhe në hapësirën që dikur duhet të lëvizje me vështirësi, sot janë shëtitore të tëra. “Më pas, për ne filloi ndërtimi dhe pastrimi i Gjirit të Vlorës për mbeturina nga frika e minimeve. Na shkonte mëndja se u bëmë armiq dhe dyshimet ishin që të bëhej kontrolli për të lundruar. Detyrat dolën njëra pas tjetrës dhe polumbarët lidheshin jo vetëm me punët me ushtrinë por kishin dhe terrenin. Ata bënë ndërtimin e shkallëve të nënujshme për nxjerrjen e anijeve të mbytura sepse ato pengonin ardhjen e anijeve në vend dhe për më tepër për punimet hidrografike nga ‘60 deri më’70 kemi qenë shumë të angazhuar”. Kina nuk e la shumë bosh zbrazëtinë e rusëve, sepse në qytet në vend të tyre u shfaqën specialistët kinezë. Sollën anijet e para ndihmë dhe filluan të asistonin me të gjithë gjërat që mundeshin. Qyteti tashmë ishte bërë 2000 banorë dhe pjesa më e madhe e tyre punonte në bazën e madhe. Ai dhe shokët e tij vazhdonin detyrë pas detyre.

Të veshur me skafandrat e mëdha me bulon dhe me rrobat që shkonin gati 84 kg, ata arritën që të zhyteshin deri në 60 metra. Dhe, episodet e burrit janë nga më të paimagjinueshmet, që duket se i zvetënojnë dhe filmat e Hollywood. Në një operacion rikuperimi, u duhet të ngrenë pa sukses dy ekskavatorë fundosur në dhjetëra metra nën ujë, një nga tubat i është mbështjellë në dorë, momenti më i vështirë i jetës; në një tjetër i duhet të nxjerrë nga thellësitë e ujit dy pilotë shqiptarë që janë rrëzuar të pafat në dimër me një Jet-18. Në një rast tjetër, Komandanti kujton një detyrë të jashtëzakonshme civile, kur i duhet që në 53 metra të bëhet gati për të nxjerrë 300 metra kub material, që mbajnë të bllokuar tre turbina në Vaun e Dejës.

Vuajtëm shumë, më thotë një mbrëmje pas një diskutimi të gjatë. “Dëgjova dikë që tha: Nuk kemi parë njerëz të tillë. Vetëm më vonë e panë dhe e kuptuan njerëzit vështirësinë tonë. Por, asnjëherë si vajti mëndja njeriu që ata duheshin të vlerësoheshin”, e mbyll me trishtim. Pjesa më e madhe e njerëzve jo vetëm s’ishin profesionistë por thjesht u nënvleftësuan si individë që të vlerësohej Partia…, shton me dhimbje. “E bëri Partia thoshin. Unë, me shokët e mi, punoja 70-80 metra, kurse ata thoshin se e bënte partia punën. Ai komunisti, as nuk ia kishte idenë fare dhe se dinte fare…”. Më kujton një episod, kur këta pseudo, në qitjen e parë me silurë në vitin 1974 vetëm një silur mundën të përcillnin në objekt nga katër që u qëlluan.

Plazhi

Por këto kanë mbetur në një histori të pahedhur në letër ndërsa burri i gëzohet sot pushimeve të pensioneve. Orikumasit e sotëm kanë kuptuar beneficin e plazhit dhe mundohen të shërbejnë sa më mirë. Kuptohet që e teprojnë me çmimet sepse ato i kanë gati disa herë më të shtrenjta se në Tiranë, por edhe këtu shfajësohen. Në Dukat askush nuk mendon që të prodhojë dhe të shesë gjëra bujqësore, por të gjithë merren me biseda gjeostrategjike. Banorët vetë janë në gjueti të paparë të ftuarish, përmes të cilit e bëjnë vetë lobingun për të ardhur në shtëpi. Që të ishte një site, që mund të disiplinonte gjithçka këtu nuk flitet. Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, gjërat mbeten ende spontane dhe mbase kjo ende quhet bukuri.

Ose rastësi. Për më tepër, edhe furgoni i fundit nga qyteti për në Vlorë është aty rreth orës 18.00, kur qyteti mbyllet në guackën e tij të thashethemeve dhe të varavingove koti. Megjithatë e nesërmja është e bukur dhe plazhi i fashit e gjitha dhe cilësitë e Gjirit të Orikumit janë të mrekullueshme. Për këtë edhe burri i vjetër ma pohon me krenari, që s’ka asnjë dyshim. Tashmë në garë janë pronarë që ndërtojnë kudo me leje provizore dhe që e kanë kapur plazhin para, madje duke hequr dhe pilotat, që pengonin avancimin e detit. Ethja për të fituar s’i ndalon para asgjëje. Kurse baza është kthyer në një relike, ashtu si qyteti i vjetër që i dha emrin Orikumit të ri dhe që ka nën ombrellën e vet fshatrat: Dukat Fshat, Dukat i Ri, Tragjas dhe Radhimë.

Ditët s’janë të shumta dhe një ditë vjen që të ndahemi me burrin simpatik, që i ka falur kohë detit më shumë se tokës. Një puhizë e lehtë që fryn nga këneta na i ndërpret bisedat, kurse pushuesit e mësyjnë dhe njëherë në darkë shëtitoren e plazhit, që u ngrit mbi kënetën e dikurshme. S’flasim. Shikojmë detin, që bën monologun e tij karakteristik autokratik. Verë e nxehtë e vitit 2011.

Nuk do ta besoni ja kush ishin banoret e pare te Orikumit,keneta qe u be plazh Read More »