Te fundit nga zona

Kapen 600 kg kanabis ne Orikum, kontrollohen disa banesa.

Sipas burimeve për Report Tv janë kapur rreth 30 pako me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Sipas  burimeve droga e sekuestruar kishte si destinacion vendin fqinj Italinë.
Operacioni është kryer gjatës natës së mbrëmshmë,por policia nuk jep informacion.
Gjithashtu burimet I thanë Report Tv se gjatë operacionit është kapur edhe një furgon dhe një gomone që do të shërbente për transportimin e kannabisit drejt brigjeve italiane.
Burimet thonë që janë rreth 600 kg kanabis, një furgon i madh dhe një gomone në Orikum.
Operacioni ka qënë i përbashkët me forcat e kufirit, ku janë kapur edhe 600 litra benzinë. Policia ka kontrolluar edhe disa banesa në zonën e Orikumit për autorët e drogës.

e.gj.

Shqiptarja.

Kapen 600 kg kanabis ne Orikum, kontrollohen disa banesa. Read More »

Ajo është nga Tragjasi, nxënëse e shkollës Tregtare. Ja kush është vajza që fitoi çmimim “Gjergj Araniti”.

Në Ditën Botërore të Poezisë 21 mars, Bashkia Vlorë, Qendra e Kulturës dhe Artit dhe Biblioteka publike “Shevqet Musaraj”, organizuan konkursin e poezisë me tematikë Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut, ku pjesëmarrës ishin nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit.

Në këtë konkurs mori pjesë nxënësja e shkollës Tregtare, Leticia Kristina Lagji, e cila fitoi çmimim “Gjergj Araniti” me motivacionin; për krijimtarinë me nivel artistik të poezisë kushtuar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, si dhe luftrave dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi nën udhëheqjen e tij.

Po kush eshte Leticia Kristina Lagji?
Eshte 17 vjec me origjine nga Tragjasi. Studion ne shkollen e mesme tregtare Vlore ne degen e ekonomise.
Eshte ne vitin e dyte dhe nje nxense me rezultate te mira ne mesime. Leticia eshte aktive ne mesim si dhe ne aktivitete te ndryshme shkollore. Ajo eshte e apasionuar mbas letersise dhe shkruan ese, poezi, proza etj.
Eshte shume komunikumese me njerzit dhe bashkepunuese.

Ajo perpiqet nepermjet aftesive te saj ne fushen e letesise por edhe fale karakterit te saj qe te jape kontributin e saj me te gjitha menyrat per nje shoqeri dhe nje bote me te mire. Leticia ka shume ide me te cilat mendon se mund te motivoje te rinjte qe te merren me teper me jeten e vertet se sa me ate vizuale te dominuar nga rrjetet sociale, celularet.interneti etj.

Suksese Leticias.

Orikuminews.

Për çdo njoftim, problem, ankesë apo sugjerim kontaktoni orikuminews :
E-mail : [email protected]
Facebook : https://www.facebook.com/Orikuminews/
Facebook: https://www.facebook.com/krahina.orikum

Ajo është nga Tragjasi, nxënëse e shkollës Tregtare. Ja kush është vajza që fitoi çmimim “Gjergj Araniti”. Read More »

Kush ishte Dade Xhihana e cila u nda nga jeta pak ditë më parë! (Gjyshet tona heroina)

Nje histori e e shkurter dhe e permbledhur per Dade Xhihanen e cila u nda nga jeta ne date 23 Mars 2018.

Dade Xhihana, siç i thonin ne lindi ne Terbaç ne familjen Resulaj, nje familje atdhetare ne 10 shkurt 1920 sipas dokumentave, por ishte realisht rreth 4 vjet me e vjeter. Ajo u nda nga jeta ne 23 mars 2018. Babai saj Muharrem Resulaj dhe vellai Çize Resulaj jane deshmore te Atdheut.

Ne moshe shume te re u martua ne Tragjas me Qamil Daut Alisinanin dhe nga martesa linden 2 djem: Sherif Sinani (inxhinier ndertimi- ndare nga jeta ne vitin 2013) martuar me Selime Hoxha nga Terbaçi dhe djali tjeter Faik Sinani ( i cili ka punuar ushtarak ne institucione te rendesishme ne Tirane- ndare nga jeta ne vitin 2002), martuar me Liri Dervishi nga Tragjasi(mesuese).

Dada Xhihana ka qene nje grua e forte labe, shume punetore dhe e drejte. Ajo u ka falur shume dashuri. Ne 5 niper e mbesa Iliri ( inxhinier gjeofizik- jeton ne Kanada), Silvana (Ekonomiste dhe Historiane punonjese ne Ministrine e Jashtme), Albana (Mesuese ne shkollen e mesme Hoteleri- Turizem dhe autore e disa libraveprofesionale) Gazmendi (matematicien- jeton ne Greqi) dhe Genta (ekonomiste- jeton ne Itali) ata jane perpjekur shume qe gjyshes tone pas humbjes se djemve te mos i mungoje per asnje çast perkujdesja. A

Ajo pas nje hishemie humbi kuntesen dhe 3 vitet e fundit i kaloi ne Tirane, ne nje qender private per te moshuar me nje perkujdesje maksimale te personelit dhe te mbesave qe i gjendeshim prane , por patjeter te te gjithe niper e mbesa qe ndanim shpenzimet per te mos i munguar asgje. Familjaret, te afermit dhe shume miq e te aferm e percollem ne banesen e fundit ne dt 24 me shume dhimbje, pasi ajo sakrifikoi , i rriti, i edukoi, vuajti shpirterisht humbjen e djemve te saj dhe ata shpresojme te kene bere sado pak detyren e tyre karshi saj.

Dade Xhihana qendroi gati 3 vjet e gjysem ne Tirane, por femijet dhe nimerit e sollen pas ndarjes nga jeta nje nate ne shtepine e saj ne Tragjas dhe e çuam te prehet ne varrezat e Tragjasit prane njerezve te saj te dashur.

Informacioni marre nga Albana Sinani Pelivani.

Për çdo njoftim, problem, ankesë apo sugjerim kontaktoni orikuminews :
E-mail : [email protected]
Facebook : https://www.facebook.com/Orikuminews/
Facebook: https://www.facebook.com/krahina.orikum

Kush ishte Dade Xhihana e cila u nda nga jeta pak ditë më parë! (Gjyshet tona heroina) Read More »

Suprizon Edlira Gjoni, bijë Dukati-“Petrunë, Dukat e Karaburun. Të tjerat s’na hyjnë në punë”.

Ky urim me vargje kaq te bukura dhe domethenese vjen nga Edlira Gjonaj. Edlira Eshte me origjine nga Dukati dhe jeton ne Washington. Ajo eshte nje gazetare e njohur, profesioniste komunikimi, trajnuese dhe lektore ne fushen e medias. 

Prag Pashkësh

Ku na duket balta, më e ëmbël se mjalta?
Në Labëri.

Po njeriu vetë, për kë ka mall në jetë?
Për vendin e tij.

Ku do të festojë, Pashkët të gëzojë?
Atje ku është bijë.

Po kur nuk mundet, e gjendet shumë larg,
Për çfarë mejton?
Për të bukurën tonë.

Me zemër në dorë,
E do pakëz Vlorë.

Do Petrunë, Dukat e Karaburun.
Të tjerat s’na hyjnë në punë.

Do vendin e njerëzit e lirë.
Kalofshi Gëzuar e qofshi sa më mirë!

Suprizon Edlira Gjoni, bijë Dukati-“Petrunë, Dukat e Karaburun. Të tjerat s’na hyjnë në punë”. Read More »

Troja, lindi Romën apo Orikumin?

Pjesa jug-perëndimore e vendit njihet jo vetëm për plazhet e bukura dhe ujin e kristaltë, por edhe për historinë e pasurinë e saj që në antikitetin e hershëm. Një nga vendet më të rëndësishme dhe që ka pasur një rol strategjik gjatë gjithë kohës është pikërisht qyteti i Orikumit, ose ndryshe i quajtur Pashaliman, porti detar i Jonit dhe Adriatikut.

Për herë të parë Orikumi përmendet nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, shek. VI-V p. Krishtit në veprën e tij “Lundrimi”. Sipas legjendës, fisi pellazg i Eubeasve, pas shkatërrimit të Trojës, kthehet në tokat e të parëve dhe themelojnë qytetin e Orikut në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër.
Duke marrë parasysh që ishte një qytet i cili kishte dalje në dy dete të rëndësishme për kohën, do të bënte që qyteti i Orikut të ishte një qendër me vlera të larta dhe sigurisht me një arkitekturë të veçantë. Kjo vihet re në mënyrën se si ishte ndërtuar qyteti dhe gjithë çfarë mbante brenda. Një nga ndërtesat ka qenë edhe teatri Antik i Orikut, i ndërtuar në shek. III-II p. Krishtit, i cili vjen gati identik me teatrin ë Trojës. Kapaciteti i Teatrit shkon nga 400-600 spektatorë dhe është përdorur për mbledhje publike e për shfaqje të ndryshme. Madje në epokën romake (shek. III-I p.  Krishtit) janë organizuar edhe ndeshje me gladiatorë dhe kafshë të egra dhe kjo dallohet vetëm 40 metra në jug-perëndim të teatrit, ku mund të shikosh fare mirë vendndodhjen e Altarit. Thuhet se para se të fillonte një mbledhje, ceremoni ose shfaqje në Teatër bëhej theroria e zakonshme në Altar. Pastaj fillonte shfaqja.

Akropoli- Në faqen lindore të Akropolit zbresin dy palë shkallë të gdhendura në trupin shkëmbor të kodrës, me gjerësi 2.5 metra që kufizojnë ambiente godinash publike, të gdhendura thellë në gurë me dimensione të ndryshme.

Pusi antik nr.1 është i gdhendur në trupin shkëmbor të Akropolit. Përdorej për ujë të pijshëm në raste kur ujësjellësi binte në dorë te armikut.

Pusi antik nr.2 është më i ruajtur. Tullat e murit dhe të dyshemesë ruhen pjesërisht.

Puset antik nr. 3 dhe 4 ndodhen e pjesën jugore dhe Jug-Perëndimore të Akropolit.

Një shpellë shumë e rëndësishme ka qenë edhe ajo  Gramës e cila ndodhet në bregun perëndimor të gadishullit të Karaburunit e ku ruhen rreth 2000 mbishkrime të cilat datohen nga shek. IV para Krishtit deri më tani. Shpella e Gramës ka qenë e shfrytëzuar si gurore për ndërtime publike. Shpella vetë ka ambiente të brendshme qe janë përdorur si objekte kulti.

Duket qenë se pozicioni i saj ishte  strategjik, u shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonasve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.

Flota maqedonase e Aleksandrit të Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r e në shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkësive qytetare. Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga një tërmet i rëndë, u rindërtua dhe fortifikua në shekujt e V-Vl.

Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet si një port i vogël me emrin “Jeriko”.

Në shekullin e Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin e Marisë.

Parku Arkeologjik i Orikumit, me qytetin e fortifikuar, akropolin e teatrin, portin, shkallët shkëmbore, altarin, oborrin e pusit dhe tempullin, dëshmon për një zhvillim të hershëm të jetës qytetare. Shtrirja e tij midis gjirit të Vlorës dhe lartësive me pyll pishe të Llogorasë, me një peizazh të larmishëm, me florë e faunë të pasur, përbën një destinacion të kërkuar nga të gjithë në të gjitha kohërat.

Troja, lindi Romën apo Orikumin? Read More »

Projekt për ujë të pijshëm 24 orë, në Orikum, Dukat,Tragjas, Jonufer, Radhim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit Vlorë

Orikumi, Dukati, Tragjasi, Jonufra, Radhima, do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë, pas konkretizimit të një projekti ambicioz që ka nisur diskutimin dhe është në fazën e studimit.

Investimi financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në këtë kuadër, sot është zhvilluar një takim në ambjentet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Vlorë.

Të pranishëm kanë qenë prefekti i Qarkut, Flamur Mamaj, kryebashkiaku Dritan Leli, drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili si dhe specialistë të Ujësjellësit dhe përfaqësues të FSHZH.

Aktualisht është faza e studimit të projektit dhe në këtë takim të sotëm u diskutua për probleme teknike. Pasi investimi të implementohet dhe përfundojë, Orikumi, Dukati, Tragjasi, Jonufra, Radhima, do të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë.

Projekt për ujë të pijshëm 24 orë, në Orikum, Dukat,Tragjas, Jonufer, Radhim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit Vlorë Read More »

Vendi ku bashkohen Perënditë Iliriane – ORIKUMI

Një diell kaq të bukur, që bën të shkëlqejnë valët si mijëra pasqyra vezulluese, të gërshetuara nga rryma detare në mënyrë të tillë, sa që të duket se vetë deti ashtu, luspa-luspa është në sfidë të hapur edhe me shtatë ngjyrat e ylberit. Këtu, ku bregu zbret shkallë-shkallë, edhe ngjyra zbret shkallë-shkallë, kemi dhjetëra nuanca të bojë-qiellit, po aq të jeshiles, po aq të së bardhës. Në këtë bregdet, ku ndihet pushteti i krenarisë që je bir i kësaj toke Arbënore, për të gjithë shqiptarët, edhe mrekullia që ka bërë zoti, shkrihet me mrekullitë që po ndërton njeriu shqiptar ditë pas dite. Këtu, fillon dhe njësohet deti Jon me atë Adriatik, këtu njësohet era e detit me të malit, këtu njësohet rëra me zallin, sa dhe ngjyrat e ndërtesave njësohen e luajnë me natyrën përreth si luan pranvera me ngjyrën e luleve të saj. Sa kemi lënë pas Vlorën dhe kemi kaluar në atë që quhet “Përroi i Vrizit”, jemi futur në atë kufi institucional, që i përket bashkisë së Orikumit. Nuk ka njeri të kësaj zone që të mos e dijë se futesh në Radhimë , ku të vjen në mend një këngë e këtyre viseve: “Dukat, Tragjas e Radhimë/ U derëzeza o djem” .Kjo është zona ku tre fshatrat e një krahine që quhet Dukat, janë të lidhur me njëri –tjetrin me gjak, vëllazëri e krushqi të përjetshme. Kjo zonë, që kufirin fillestar e ka direkt mbas shkëmbit natyror që ngrihet si një ballkon madhështor mbi det e që vlonjatët e quajnë me emrin “Kalaja” , mbaron mbi Qafën e Llogorait, kur zbret për në Palasë, dhe ashtu si fillon dhe mbaron, në një vijë natyrore ku qielli, toka, deti bëhen njësh, ashtu bëhet njësh dhe e shkuara me të sotmen, duke folur me të njëjtën gjuhë, duke kënduar të njëjtat këngë.

Kur ecën në rrugën gjarpëruese të Radhimës, aty ku mushmollat, limonët, ullinjtë, ndërthurën me pishat, gjineshtrat e verdha e xinat buzë rrëzomave, që herë bëhen njësh me detin, e herë bien thikë duke u zvarritur nëpër hone, mahnitesh se sa shumë ka ecur kjo zonë në këta pak vjet, sa bukur ka ndërhyrë njeriu e sa afër dukesh me Mesdheun e përtejmë, ku konkurrenca kalon deri në marrëzi. Kohët e fundit, këtu kanë ardhur dhe turistë që ecin e lëvizin shpateve në këmbë, e me mushka duke mohuar edhe makinat e shtrenjta që as këtu nuk mungojnë. Duke i parë kështu grupe-grupe, të kujtohet koha që kjo zonë u përshkua në të njëjtën mënyrë në 29 maj 1920, kur u bë Kuvendi i Barçallait që përgatiti Ultimatumin dhe u morën vendimet e rëndësishme të Luftës së Vlorës. Me mendje, po të kthehemi mbrapa në ato vite, lexojmë se çfarë ka lënë të shkruar për këtë krahinë një nga udhëheqësit kryesor të asaj lufte, mëmëdhetari i madh Osmën Haxhi Muhameti: “Kur i hipa kalit për në Barçalla e Radhimë nëpër penxhere kishin vënë flamurë kuq e zi me shkabë. Njerëzit ishin gati të linin punën dhe të vinin në luftë. Kurse nëpër sokakët ndihej era e fortë e petullave. Në Tragjas e mbyllën shkollën dhe ishin gati që burra dhe gra të vinin me mua. Piva dhallë të ftohtë në shumë stane. Në Dukat ishin mbledhur të gjithë burrat dhe ata që nuk kishin dyfek kishin marrë kërrabën ose shkopin prej drize. Aty pashë dhe gjeta një nocion nacional që Shqipëria është Dukati, apo Dukati është Shqipëria”.

Është bukur kur sheh njerëz që vijnë për mallin e largët, për kureshtje, për gëzim në këto anë, që më shumë kanë pritur ushtri të huaja dhe i kanë përballuar ato me dinjitetin e shqiptarit. Në horizont ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit, janë aq afër dhe aq larg, si dhe rrëfenjat që flasin gjuhën e sotme. Dikur ishte vetëm një gadishull, por si pasojë e një tërmeti dhe shkëputje nënujore ai u nda dhe u krijua ishulli i Sazanit. Kjo zonë dikur përfshihej në zonën e Himarës prej 50 fshatrash, dhe nga njëri prej tyre, Radhima e ka prejardhjen dhe arbëreshi i famshëm Jeronim De Rada. Pra pak kohësh këto gurë i preku dhe studiuesi francez me origjinë shqiptare, Mathieu Aref, autor i librit “Shqipëria-Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” i cili duke studiuar ato që shkruan Hamond se në malet Akrokeraune (në malet e Vetëtimës) në Dukat, ka lindur Zeusi, erdhi këtu për t’i parë e shkelur këto troje mitike. Ndoshta, studiuesin që ka bërë të mendohen shumë shkencëtarë, e kanë shtyrë përpara dy fakte: i pari është fakti se dijetari C.Roth në librin e tij shkruan se në malet Keraune jeton fisi Albanoi, domethënë Albanopoli i dikurshëm, dhe i dyti se E.Gilbert thotë se emri Labëri është emri i vjetër i Albanopolit që ndodhet në malet e Akrokeraunëve.

Ptolemeu në hartat e tij të famshme ka dhënë koordinata të sakta për Vlorën, Orikun, Pashalimanin, Palermon, ndaj mendohet që s’ka si të ketë gabuar kur Albanopolin e ka vendosur në juglindje të Keraunisë, në krye të rrjedhës së lumit të Celydnos. Si për koincidencë, lumi i Dukatit burimin lindor e ka në Vrizë. Këtu, ku shtrihet Orikumi, qyteza 2500 vjeçare, që dikur është thirrur me emrin Erihoi, gjenden dhe rrënojat e lashta të tij, me amfiteatrin, që i kanë dhënë të drejtë ministrisë së Turizmit e Kulturës për ta shpallur atë “Park Arkeologjik Kombëtar”. Në fakt, koha e saktë për themelimin e Orikumit nuk dihet. Ka shumë gjasa që kjo qytezë është themeluar si koloni mbi ndonjë vendbanim ilir më të vjetër, se shekulli VI p.e.s , ashtu si ka ndodhur edhe për shumë qyteza të tjera ilire, sepse dihet që Orikumi është pjesë e tokës së fisit ilir të amantëve. Në gjithë këtë zonë ka shumë shpella që brenda tyre ka shumë histori për të dalë në dritë. Dikur Lukiani shkruante se “këtu strehohen varkëtarët, kur Adriatiku të gjitha fuqitë e veta i vë në lëvizje dhe kur Keraunia fshihet ndërmjet reve.” Mbas Karaburunit gjendet një liman që quhet Gramata e banorët i thërrasin Grama. Ky liman, në ditët e sotme, është një kompleks, me tuma, qeramikë, amfora nënujore, aty është gjetur dhe një anije me vela ilire. Dijetari i shquar gjerman Hans Treidler ka shkruar se Gramata e sotme ka qenë limani i fisit të vogël ilir Encheler, që nuk mund të dilte drejtpërsëdrejti në Orikum, ku ish vendosur kolonia greke, ndërsa mitologu grek Apolonius Phoius thotë se Zeusi i drejtonte vetëtimat për të dëbuar gjindin e racës së Encheler. Në një nga shpellat e famshme të kësaj zone do të strehohej, për tu ruajtur në shekujt që do të vinin më pas edhe ulqinakasi i famshëm Haxhi Aliu, emrin e të cilit e mban kjo shpellë sot e kësaj dite.

Nga gërmimet që ka bërë në trevën e Dukatit arkeologu shqiptar Pr. Neritan Ceka, ka gjetur varreza të lashta ilire të mijëvjeçarit të tretë p.e.r. Në thikat prej bronzi, karficat, sendet e tjera të stolisjes, që u gjendën në ato tuma, tregohej qartë se ilirët kaonë kanë jetuar në këto troje në periudhën kur shoqëria fisnore ishte duke u shkatërruar. Në Dukat toponimi “Gropa e Pirit”, vjen nga emri i lashtë “Gropa e Epirit”, ku i pirë do të thotë i pjerrët, që laget nga uji. Këtu ndodhet edhe një hon që quhet Gërxhinë, që s’është gjë tjetër veçse një gërxh i vogël, banorët fjalës Greqi i thonë Gërqi, dhe njerëzit e gërxheve, i quajnë me fjalën “grekërit” apo “gërxhianët” dhe është plotësisht e mundshme që romakët t’i kenë quajtur banorët e gërxheve, “graccianë” e vendin “Grecia”, nga që bregu ka qenë gjithmonë gërxhe-gërxhe. Këtu shtrohet dhe pikëpyetja e aludimi i madh i shumë shkencorëve, gjuhëtarë e historianë, se s’ka pasur kurrë grekë të vjetër, por ata ishin pallazgo-ilirët e gërxheve. Në se duam të studiojmë të vërtetat tona të mohuara, duhet gërmuar thellë në këtë zonë, sepse këtu është filli që pështjellon lëmshin, kjo zonë është palca e shqiptarisë./gazetainfopress.com/

Nga Laureta Petoshati

Vendi ku bashkohen Perënditë Iliriane – ORIKUMI Read More »