Te fundit nga zona

Unaza Lëkurës-Kanali i Çukës në Sarandë do të jetë gati këtë sezon turistik, Rama publikon foto

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se unaza Lëkurës – Kanali i Çukës në Sarandë do të jetë gati këtë sezon turistik.

Rama shprehet se segmenti i ndërtuar pjesërisht mbi gjurmën ekzistuese, fillon nga hyrja e qytetit dhe përfundon në rrugën që të çon për në Ksamil

“Kjo është unaza panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës, në Sarandë që do jetë gati këtë sezon. Segmenti i ndërtuar pjesërisht mbi gjurmën ekzistuese, fillon nga hyrja e qytetit dhe përfundon në rrugën që të çon për në Ksamil”, shkruan Rama.

Unaza Lëkurës-Kanali i Çukës në Sarandë do të jetë gati këtë sezon turistik, Rama publikon foto Read More »

Rama në Dukat, bën foto me ‘babalen’ (foto)

Kryeministri Edi Rama pas disa inspektimeve që bëri në zonën e Vlorës, është ndalur edhe në Dukat, në një fabrikë përpunimi peshku. Rama është futur në ambientet e brendshme të fabrikës ku është takuar me përfaqësues të saj dhe stafin e punëtorëve.

Kreu i qeverisë është takuar dhe me një zotëri, të cilit iu drejtua me humor: Ku je o gjigant?! Ku jo i madh?! E ke marrë lajmin që po fillojmë portin e peshkimit? Do e bëjmë ultra modern. Do bëjmë një gjë spektakolare. Punë javësh fillojmë.

Pas përfundimit të takimit, Rama është ndalur dhe për të bërë disa foto. Ai ka pozuar sërish krah zotërisë, ndërsa tha duke qeshur: Ky është Babalja, jo ai….

“Në Dukat, ku me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë e Zhvillimit Rural është ngritur një fabrikë për përpunimin e peshkut, me të gjitha standardet e sigurisë ushqimore për tregtimin në vend, si edhe eksporte të markës “VloraFish””, shkruan Rama bashkangjitur videos në Facebook.

Rama në Dukat, bën foto me ‘babalen’ (foto) Read More »

Merr f lakë në lëvizje makina në Llogara, detaje

Vlorë/Informacion paraprak ,Më datë 20.04.2022, rreth orës 07:00, në Llogara, ka marrë fl akë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. K. Paraprakisht dy shohet se zja rri ka rë në si pasojë e një de fekti në mjet. Grupi he timor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rë nies së zja rrit.

Merr f lakë në lëvizje makina në Llogara, detaje Read More »

Radhimë/ IKMT do t’i pr ishë hotelin që ka marrë me qira, administratorja italiane: ‘Kam paguar taksat për 2022’

Fadromat e IKMT kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Radhimë të Vlorës në hotelin e familjes Havaraj i cili është parashikuar të shembet.

Që prej fillimit të aksionit “Bregdeti ynë” në Vlorë janë shembur 40 objekte, ndër ta edhe hoteli që do të shembet sot.

Pronarët e hotelit kanë nisur prej orëve të mëngjesit çmontimin e tij pa kundërshtime teksa nuk pranojnë të komentojnë për media marrëveshjen e arritur. Zona ka një numër të pakët të efektive të po licisë pasi nuk ka pr obleme.

E vetmja që ende nuk ka asnjë informacion në këtë histori është Merina Carillo administratorja italiane e cila ka marrë me qira për pesë vite hotelin që do she mbet. Ajo shprehet se ka paguar taksat për gjithë vitin 2022.

“Si qytetare italiane mendova të kisha të paktën një shtëpi deri sa të gjeja një tjetër. Unë jam në mes të rrugës tani. Nuk e di çfarë të bëjë dhe ku të shkoj. Mora dje këtë dokument, më telefonuan nga posta për ta marrë. Nëse unë paguaj taksat gjithë vitin atëherë më thuaj përse? Njihen apo nuk njihen, më bëni të kuptoj. I kam paguar të gjitha për vitin 2022, rreth 1 milion lekë. Tani nuk di çfarë të bëj, jam në mes të rrugës. Nuk është e drejtë. Që një qytetar italian të flejë në rrugë nuk e di nëse është shumë e drejtë.

Zonjës me kombësi italiane momentalisht nuk i janë kthyer as lekët dhe nuk ka ende një përgjigje zyrtare pavarësisht se i është drejtuar dhe gjykatës dhe ambasadës italiane. Ajo pretendon se nuk është njoftuar dhe se shteti shqiptar po e dëmton në biznes.

Radhimë/ IKMT do t’i pr ishë hotelin që ka marrë me qira, administratorja italiane: ‘Kam paguar taksat për 2022’ Read More »

Kryeministri Edi Rama jep informacion për ecurinë e punimeve në Tunelin e Llogarasë (foto)

Kryeministri Edi Rama ka dhënë informacion për ecurinë e punimeve në Tunelin e Llogarasë.

Kreu i qeverisë njofton se deri më tani janë hapur mbi 1200 metra. Rama ia atribuon një pjesë të ritmit shumë të lartë të punës edhe formacioni gjeologjik, që sipas tij, deri në këtë fazë ishte tejet i favorshëm.

“Dhe me Tunelin e Llogarasë, ku janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe një formacioni gjeologjik deri këtu tejet të favorshëm për ecurinë e punës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më herët ministrja Balluku ka njoftuar se në dalje të tunelit do të ndërtohet një urë që do të jetë më e veçanta në Shqipëri.

Kompania fituese ka afat 37 muaj që të përfundojë tunelin, i cili do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për rreth 7 minuta duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga qafa e Llogarasë.

Kryeministri Edi Rama jep informacion për ecurinë e punimeve në Tunelin e Llogarasë (foto) Read More »

Zona e Orikumit pa drita, shkak moti i keq

Shpejtësia e erës mesditën e së enjtes ka sjellë dhe problematikat e para. Një shtyllë tensioni e lartë ka rë në në afërsi të bazës së Pashalimanit duke ndërprerë furnizimin me energji të Bazës por dhe të antenave në malin e karaburunit.
Punonjësit e OSHE-së ndodhen në terren për rregullimin e saj por forca e erës e cila ketë mesditë e ka rritur shpejtësinë e saj e bënë të pamundur ripariminne defektit.

Ndërkohë Orikumi dhe Radhima janë pa energji elektrike , pasi OSHE i ka stakuar thikat për te mbrojtur linjat.

Ndërkohë që situata meterologjike pritet të përkeq ësohet edhe më shumë gjatë mbrëmjes ku era do e shtojë fuqinë e saj të shoqëruar dhe me reshje shiu të dendur.

Zona e Orikumit pa drita, shkak moti i keq Read More »

She mbja e hotelit në Radhimë/ Reagon avokati i pronarit të objektit

Ne cilesine e avokatit te shtetasit Hyrjet Havaraj ju bej me dije pr ocedurat e nisura na IKMT Tirane per kete shtetas kane nisur ne vitin 2019. Procedura te cilat jane ne kundershtim me ligjin per legalizimin te vitit 2006, ligjin 107 te vitit 2017 si dhe Planin e Pergjithshem vendor te viti 2017.

Cdo veprim administrativ kaluar dhe i sotem eshte totalish i pa bazuar, korru ptiv dhe klientelist. Nga ana e klientit tim i eshte vene ne dispozicion IKMT, ASHK dhe Bashkise cdo dokumentacion qe provon se Hyrjet Havaraj eshte pronar i ligjshem i pasurise. Per cdo sqarim dhe ballafaqim publik jam i gatshem per te provuar se veprimet e 3 viteve te fundit te IKMT jane abu zive dhe kor ruptive.

She mbja e hotelit në Radhimë/ Reagon avokati i pronarit të objektit Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com