Te fundit nga zona

Tme rrohen pushuesit nga të sht ënat në Radhimë, turisti norvegjez: Të gjithë vrapuam!

Pushuesit në një plazh privat në Radhimë kanë përjetuar momente t merri gjatë të sht ënave me ar më.

Një turist nga Norvegjia është bërë dë shmitar i ngjarjes në Radhimë, ku mesditën e sotme u regjistruan të sht ëna me ar më zj arri.

Ai tregon për mediat se dëgjoi disa të sh tëna, si edhe pa njerëz më pas të vraponin. Turisti norvegjez, thotë se ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen e tij, ndërsa theksoi se ngj arja e ka fr ikësuar

“Ne dëgjuam të sht ëna dhe të gjithë vrapuan, ndoshta dy tre të sht ëna, ne nuk pamë asgjë, nuk e di nëse ndonjë është qël luar, Jam nga Norvegjia”, tha turisti norvegjez.

Top Channel

Tme rrohen pushuesit nga të sht ënat në Radhimë, turisti norvegjez: Të gjithë vrapuam! Read More »

Blegtoret e Tragjasit bashkohen dhe bejne kete veprim te papritur!

Nje takim mes pronareve fermave blegtorale te fshatit Tragjas eshte organizuar kete jave me rastin e perfundimit te qethjes se deleve. Takim eshte ideuar nga inxhinier Hasan Laba dhe eshte realizuar nga pronari i nje prej fermave te ketij fshari, Adhurim Bejo.

Ne kete takim u bene bashke jo vetem gjithe pronaret e tufave por bashke me cobanet. Takimi u zhvillua ne stanin e Adhurimit ku u konsumua dhe nje dreke te kendeshme e u shpalos harmonia e dashuria ndaj njeritjetrit.

I ftuar ne kete aktivitet ishte edhe prefekti i qarkut Vlore.

Blegtoret e Tragjasit bashkohen dhe bejne kete veprim te papritur! Read More »

Ekipet Oriku U-13 dhe U-15 shpallen Kampion!

Ekipi K.F Oriku U13 dhe U15 janë shpallur në fund të këtij sezoni KAMPION. Talentët e vegjël po rriten dhe po spikatin dita ditës në akademinë e K.F Orikut, fal punës së palodhur të trainerëve, z.Albert Haxhija dhe z.Besmir Shabani.

Falenderojmë të dyja skuadrat për sezonin fantastik dhe sjelljen në shtëpi të titullit KAMPION
Orikuminews.

Ekipet Oriku U-13 dhe U-15 shpallen Kampion! Read More »

By Pass i Vlorës, gati në fund të Qershorit

Punimet në By Passin e Vlorës janë drejt fundit. Brenda Qershorit, ky aks do të jetë i kalueshëm për pushuesit e shumtë të bregdetit të Jugut, sipas të gjitha standardeve.

95% e punimeve në By Pass e Vlorës kanë përfunduar. Sipas inxhinierëve kanë mbetur vetëm 5% e punimeve apo e thënë ndryshe vetëm 2 km që përfshijnë zonën e Kaninës.

Zona e Kaninës ka qenë më e vështira për punimet inxhinierike.

Përfundimi i punimeve në këtë zonë do të shmangë futjen e automjeteve mes përmes Kaninës, ashtu si një vit më parë.

Në pjesët e tjera po vijohet me vendosjen e barrierave mbrojtëse dhe sinjalistikën.

Hapja e By Passit do t’i japë zgjidhje përfundimisht trafikut të rënduar që krijon sezoni turistik në qytetin e Vlorës e në Radhimë dhe do të shkurtojë në kohë distancën nga dalja e autostradës Levan – Vlorë deri në Orikum.

“Distanca e By Passit është 28,8 km që po të lëvizësh me 60km/orë do të jetë për 30 minita duke anashkaluar trafikun e qytetit”.

Në çdo 1.5 kilometër të këtij aksi është parashikuar një vendpushim panoramik për të shijuar bukurinë e bregdetit të Vlorës apo për të apasionuarit e shumtë pas fotografive.

Përfundimi i punimeve në këtë aks do të plotësohet me rrugën Orikum – Dukat dhe me tunelin e Llogarasë, vepra këto që do t’i afrojnë akoma më shumë plazhet e bukura të jugut, mjaft të frekuentuara nga qytetarët shqiptarë e mijëra turistë të huaj, që shtohen çdo vit. Tv Klan

By Pass i Vlorës, gati në fund të Qershorit Read More »

Doja që këngës tja merrja! – Nga Demir Jazo

Doja që këngës tja merrja!!!!!!!!
…………………………………………..
Nuk e di sot doja të këndoja
Tja merrja një kënge plot mall
Gryka më eshtë tharë prej rënkimi
Do ja marrë pa u kthefsha ne djall
……………………………………………
Këndoja pranë vatrës dhe qaja
Mu përzienë lotët me zërin
I vetëm aty me mashën në dorë
Kongjillin lëvizja ta shkrija të tërin
……………………………………………..
Më hipi mërzitje sado që këndoja
Nukë i kisha që iso të më mbanin
Të hidheshin përpjetë nga gezimi
Dhe koka tu perpiqej aty te tavani
………………………………………………
E tundja shaminë sikur kërceja
Lotët faqes çmë vinin rrëke
Veshtroja vatres diçka mëngonte
Do mëngojë dita të kthehet siç QE
……………………………………………..
30.5.2022.dxhj.respekte per lexuesit flm per mirkuptimin !!!!dhe nje ditë e jave te mbarë!!!!!

Doja që këngës tja merrja! – Nga Demir Jazo Read More »

Takim për zjarret në Orikum. Jo të gjithë e kapën këtë detaj..!

Sot ne njesine administrative Orikum ne kuadrin e sensibilizimit te popullatës mbi rëndësinë e mbrojtjes nga zjarri te pyjeve,kullotave ,u mbajt takimi me te gjithe subjektet qe merren me këtë problem.

Pjesemarres ishin perfaqesues nga Bashkia(emergjencat civile, zjarrfikësit, pyje-kullotat, kryetaret e fshatrave) Prefektura,dhe policia e shtetit. Ne këtë takim u diskutua mbi programin e hartuar dhe masat qe duhen marrë për ti paraprirë këtij fenomeni .

Ajo qe bente pershtypje ne kete takim ishte se nuk kishte perfaqesuese grua, pjesemarrese nga asnje prej institucioneve.

 

Takim për zjarret në Orikum. Jo të gjithë e kapën këtë detaj..! Read More »

Hu mbi në Llogara, turisti francez shkon me këmbë deri tek hoteli në Vlorë

Turisti francez që humbi një natë më parë në Llogara e ka gjetur vetë rrugën për në Vlorë. Mësohet se thuajse 12 orë pasi u raportua se ishte zhdukur, turisti tashmë ndodhet në hotelin e tij. Turisti e humbi rrugën mbrëmjen e kaluar pasi u nis nga Llogaraja drejt malit të Karaburunit.

Një mik i tij njoftoi Policinë duke i dhënë koordinatat, e për rrjedhojë Policia e Orikumit e inspektorët bënë kontrolle gjatë natës, por nuk gjetën asnjë shenjë.

Edhe pse i mbetur vetëm, turisti ka arritur ta gjejë rrugën dhe ka shkuar në këmbë në hotelin ku dhe kishte rezervuar pas ardhjes në Shqipëri. Ai ka udhëtuar gjithë natën dhe këtë mëngjes ka mbërritur.

Turisti mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Hu mbi në Llogara, turisti francez shkon me këmbë deri tek hoteli në Vlorë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com