Diten e Shtune u luajen ndeshjet e javes se dhjete ne Kategorine e Pare A ku luan edhe ekipi i Orikut.
Oriku priti ne shtepi Korabin. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 ne favor te ekipit vendas.
Pjesa e pare u mbyll me barazim 0-0 dhe u dhane tre kartona te verdhe, dy per lojtaret e Orikut (18″ Nr 99 Klodian Nuri,Nr 4 Kabir Tahiraga) dhe nje per Nr 2 Nikolin Duka te Korabit.
Goli per Orikun u shenua nga Nr 8 Albano Çaushaj ne minuten e 66′. Ne pjesen e dyte ne minuten e 62 u ndeshkua me karton te kuq Nr 21 Salvador Gjonaj.
Pas kesaj fitore Oriku pozicionohet ne vendin e 5-te te renditjes me 11 pike te grumbulluara.
Neser ne oren 13:30 luhet ndeshjet e javes se 10-te ne Kategorine e Pare A ku luan edhe ekipi i Orikut.
Neser ne Orikum, ekipi i Orikut i cili ndodhet ne vendin e tete te renditjes do prese ne shtepi Korabin e vendit te trete. Oriku ka te grumbulluara gjithsej 8 pike ndersa Korabi 18 pike.
Ndeshjet e tjera brenda grupit qe do te luhen neser jane Vora – Beselidhja, Velciku – Burreli.
Njoftim per ndarje nga jeta!
Njoftojme te gjithe lexuesit se eshte ndare sot nga jeta banori i fshatit Dukat, Qerim Veliko Çeloaliaj.
I shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve.
Një person është arre stuar në kuadër të operacionit të koduar ‘Tragjasi’ në Vlorë, ku u kapën edhe dy shtetas të tjerë pas seku estrimit të 53 lëndë kan abisi.
Burime po licore bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet T. T., banues në Tiranë. 54-vjeçari në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arr estuar gjatë operacionit, ka kul tivuar bimë të dyshuara kan nabis sati va në disa parcela, në fshatin Tragjas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Ak sident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugorë Vlorë-Orikum. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nuk dihet ende sa të lënduar ka. Policia ndodhet në vendngjarje. Vijon… Foto ilustrim
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorët e prekur nga ndërtimet infrastrukturorë në zonën Vlorë Orikum, të cilët i kanë pranuar se askush nuk është konsultuar me ta.
Sipas Metës, çdo shqetësim i banorëve do të vlerësohet, ndërkohë që ka vijuar më tej duke thënë se ku nuk ka transparencë, ka gjithmonë paligjshmëri.
Reagimi i Presidentit Meta:
Ju përgjigja me shumë përgjegjësi kërkesës së banorëve të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, për t’u takuar e biseduar hapur me ta lidhur me projektet infrastrukturore të parashikuara të realizohen në zonën Vlorë-Orikum.
Më njohën me shqetësimin e drejtë se deri tani asnjë autoritet shtetëror, qendror apo vendor, nuk është konsultuar me ta, aq më tepër t’i ketë dëgjuar propozimet për zhvillimin e pronave të tyre dhe të zonës në tërësi, që ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe turistik.
Çdo zë banori, çdo vërejtje apo sugjerim, duhet të dëgjohet, të mbahet shënim dhe të vlerësohet. Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm të zonave bregdetare, nëse nuk respektohet e drejta e pronës.
Kjo është detyrë primare për Qeverinë edhe në hartimin e implementimin e projektit të “Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”. Çdo projekt duhet të jetë i mirëmenduar dhe të respektojë të drejtat themelore kushtetuese të banorëve dhe pronarëve. Fatkeqësisht, klientelizmi dhe neglizhenca ndaj interesave të banorëve, kanë sjellë shkelje të parimeve të barazisë përpara ligjit, cenim të të drejtave legjitime dhe të drejtën e tyre për një proces të rregullt ligjor. ATY KU NUK KA TRANSPARENCË, KA GJITHMONË PALIGJSHMËRI!
Një makinë është përfshirë nga fl akët në ecje në aksin Vlorë-Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:35, në fshatin Dukat.
Vlorë/Informacion paraprak Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:35, në aksin rrugor Vlorë- Sarandë, në fshatin “Dukat“, një mjet i markës “Renault”, me drejtues shtetasin A. K, në ecje, ka marr fla kë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë fl akë si pasojë e një shkëndije elektrike. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes