Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli, mbas takimit në Bashki me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, për të folur rreth të gjitha bashkëpunimeve që kanë nisur e do të zhvillojmë së bashku.
U ndalën te një project tjetër i rëndësishëm për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane, është kapsulimi i mbetjeve 25 vjeçare në dy vendet e depozitimeve ekzistuese, në Vlorë dhe Orikum.
Me ambasadorin gjerman, u ndalëm në njërën prej këtyre pikave ku, falë ndërhyrjes së këtij projekti, zona do të rehabilitohet krejtësisht!
Këto janë rregullat e lokalit tim. Ejani dhe do të mbeteni të kënaqur. Ju bëtë publike faturat, por këtu kush vjen është I kënaqur me shërbimin. Në një “batare” sqarimesh, administratori I restorantit në Orikum thotë se çdo klient që shkon te lokali I tij I njeh rregullat.
“Faturat janë tatimore, paguaj taksat dhe nuk I vjedh asgjë shtetit. Çdo person që vjen paguan shërbim tavoline 200 lekë dhe këtu përfshihen kujdesi, vaji, kripa apo shërbime të tjera. Në momentin që jep porosinë, paguan dhe lekët dhe pastaj mund të bësh çtë duash”, thotë ai në linjë telefonike pasi tregon se kjo është procedura që ka ndjekur gjithmonë.
Veçse garanton një gjë: cilësinë. “Unë ngrihem që në mëngjes dhe siguroj peshkun, nuk është normale për anti-reklamë, edhe pse besoj se nuk ka reklamë negative. Po nëse në vende të tjera ta shesin peshkun sa “frengu pulën” te unë çmimet janë shumë të arsyeshme. Klientet e dinë që duhet të paguajnë për shërbimet” thotë ai. Madje sqaron edhe incidentin e dy faturave që rrodhën në rrjetet sociale, ku pagesat ishin 15 mijë lekë të vjetra dhe 12 mijë lekë të vjetra.
“Ishin dy zonja, dy turiste të huaja. Nuk thanë asgjë në restorant, hëngren dhe mbeten të kënaqura. U rikthyen te ne pas 4 orësh me faturat në dorë. Ia sqaruam edhe njëherë sesi e kishim procedurën aty në lokal, edhe pse u kishim thënë që në momentin e parë rregullat. Kush do të rrijë të hajë qëndron, në rast të kundërt, ata që nuk duan ikin” thotë administrator I restorantit në Orikum për të cilin mëngjesin e sotëm edhe në newsbomb.al u transmetua shqe tësimi I turisteve që kishin pikëpyetjet e tyre se pse kishte shërbim tavoline për secilin nga pjestarët në tavolinë.
Por administrator thotë se këtu qëndron edhe suksesi I tij. Ai tarifon shërbimin e tavolinës, por peshkun ta jep me çmime të arsyeshme. “Nëse nuk duan të qëndrojnë këtu me kushtet që kemi ne, mund të shkojnë ku të duan” thotë ai me zërin plot dhe duke treguar se në ato fatura askush nuk ka vjedhur asgjë.
Pra, nëse do të shkoni në këtë restorant, e nëse jeni katër vetë do paguani 8000 lekë të vjetra për uljen në tryeze. Pastaj do të porosisni. Kamarieri ju tregon cmimet, dhe ju pagesën e faturës do e bëni në momentin që merrni porosinë. Pastaj, nuk ka më komente, a doni të rrini a të ikni. Shkurt, qartë, saktë, këto janë rregullat që ka vendosur pronari./burimivloranews
Dy turistë të huaj janë larguar “të le meritur” nga shërbimi në një lokal në Vlorë, në zonën e Orikumit. Ata kanë drekuar dje dhe kur kanë kërkuar faturën për të bërë pagesën, kanë parë aty mes produkteve që kishin konsumuar dhe “shërbime të tjera”.
Kështu, ua kishte shënuar lokali ne zonen e Orikumit, në faturë dy turistëve të huaj, shkruan newsbomb.al. Por, çfarë janë “shërbimet e tjera”? Madje në faturë si pagesë e veçantë është dhe “shërbim tavoline”.
“Nuk kthehemi më kurrë në Shqipëri”, janë shprehur dy turistët e huaj, pas përvojës në Vlorë.
Ky nuk është rasti i parë që ndodh në këtë lokal, në jug të vendit, pasi edhe vitin e kaluar turitët e huaj kanë publikuar në rrjetet sociale ku bëhet promovimi i turizmit, “faturat e çuditshme” të subjektit ne fjale ne Orikum.
Pra, nëse shkon në këtë lokal dhe teksa je duke ngrënë kërkon një pjatë më tepër apo një gotë për ujë, duhet të mendohesh mirë sepse këto kanë kosto dhe të llogariten në fund, në faturë, si “shërbime të tjera” dhe “shërbim në tavolinë”.
Duke parë rastin, kërkoni çfarë ju duhet që në fillim kur bëni porosinë, se në fund ku i dihet, “shërbimi në tavolinë” do t’ju kalojë koston e ushqimeve të detit që keni konsumuar. Nëse keni fëmijë me vete, mirë është t’i paralajmëroni që të mos e thë rrasin “kot” kamarierin./shqiperiaime
Informacion për abonentët Radhimë –Vlorë, Si pasoje e avarise ne linjen 35kV Orikum 2-Radhimë ka mbetur pa energji elektrike N/St Radhimë, pasojë disa zona kanë mbetur pa furnizim:
Radhimë, Orikum, Tragjasë, Fushë-Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Shën Thanase dhe Jonufer
Aktualisht po punohet per riparimin e defektit me qellim kthimin e gjendjes ne normalitet në kohë sa më të shpejte
Një aksi dent ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Llogara, aty ku një makinë ka da lë nga rruga dhe janë l ënduar 3 persona.
Mësohet se për në vendngjarje është nisur ambulanca nga Vlora, pasi ambulanca e Orikumit është e pri shur.
Makina ka shk arë në kthesat e Llogorasë duke d alë nga rruga dhe duke shkaktuar lë ndimin e tre personave . Mësohet se gjendja shëndetësore e dy prej të pla gosurve është e rëndë.
Mësohet se makina që udhëtonin tre personat e pla gosur ka dalë nga rruga.
Ndërkohë në zonë ka prezencë të një mjegulle shumë të dendur.
Kjo dy shohet se ka kufizuar shikueshmërinë e shoferit dhe të ketë sjellë me pas edhe aks identin.
Reagim nga Laureta Petoshati. Për ish deputeten e PS Vilma Bello: Partia Socialiste e tanishme e ka në gen mosmirënjohjen. Këtë ia kam thënë babait tim që ishte një nga themeluesit e saj bashkë me Dasho Matodashin, të cilët vuajtën në ato vite të vështira.
Por Partia Socialiste në atë kohë në Vlorë kishte koka që ligjëronin si në universitete të klasit të parë, sic ishte Gëzim Tushi këtu e barazohej me Servet Pëllumbin në Tiranë. Të thuash që Leli është mosmirënjohës është turp. Personalisht, kam qenë kundër Lelit dhe kam votuar vetëm për kryetarë bashkie inxhinierë të cfarëdolloj krahu politik, që në rastin konkret ishin dhe nga familje lufte si dhe unë. Vërtetë që Dritan Lelin nuk e njihte njeri, por nuk mund të thuhej e njëjta gjë për të atin e tij, Halil Lelin, i cili e ngriti gjithë ushtrinë e dikurshme në këmbë për të votuar për të birin e tij që garonte për Partinë Socialiste. Po ashtu dhe vëllai i tij Eduard Leli, i cili kishte lidhje të forta me Dhomën e Tregtisë si anëtar i saj, por dhe me median. Nëse i harroni këto, kujtohuni. Jeni mosmirënjohës që i kundërviheni tani.
Pastaj ai nuk vjen as nga bota e kri mit dhe as e dr ogës. Vjen nga një karrierë intelektuale, me një profesion majft të vështirë dhe të nderuar. Turp për ju që bëni hartime dhe nuk folët kur ishte për të folur. Ju nuk folët sepse e dinit fare mirë që nuk kishit mbështetjen familjare, farefisnore dhe krahinore e më gjerë që kishte Leli nëse futeshit në garë për Bashkinë e Vlorës. Por dhe u vinte mirë nga privilegjet. Pse nuk bëni hartime se cfarë do bëhet me Shkollën e Marinës, me Sheshin e Flamurit, me Shkollën Tregtare, por merreni me Lelin. Lelit dikur nga 5 “E” -të (Exposure, Education, Environment, Experience, Evaluation, që në shqip janë: Ekspozimi, Arsimimi, Mjedisi, Përvoja, Vlerësimi,)për drejtim i mungonte njëra: Përvoja. Tani që ai këtë “E” e ka plotësuar, I mungon një E tjetër: Edi i PS. Po pse moj zonjë, Vlora projekt i një njeriu është? Unë mund të flas kundër Lelit se kam arsye, ndërsa ju, jo. Ju keni interesa. Shame on you!
Arr estohet në fla grancë 1 shtetas dhe p rocedohen p enalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme p enale.
Specialistët për H etimin e K rimeve në Komisariatin e Po licisë Vlorë arrestuan në fl agrancë për veprën pe nale “Dh una në familje”, shtetasin T. V., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, pasi ka ushtruar d hunë fizike ndaj babit të tij.
Specialistët për K rimet në Ko misariatin e Po licisë Vlorë pro ceduan p enalisht për veprën p enale “P lagosje e lehtë me da shje”, shtetasin G. S., 44 vjeç, pasi sot, pas një k onflikti për motive të dobëta ka g oditur me sende të fo rta shtetasin SH. D., i cili ndodhet jashtë rre zikut për jetën.
Specialistët për K rimet në K omisariatin e Pol icisë Himarë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe g oditjen e rasteve të ndërtimeve të pali gjshme, kanë pro ceduar pen alisht shtetasen:
Zh., pasi është konstatuar nga shërbimet e Po licisë duke ndërtuar në fshatin Borsh, pa lejen e organeve përkatëse. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Një skafandër antike zhytjeje është gjetur nga një zhytës në 35 thellësi në zonën e gadishullit të Karaburunit.
Zhytësi Endri Gjomemetaj thotë se u zhyt për të k apur oktapod, por hasi në një skafandër që mund të jetë e L uftës së Dytë Botërore ose më herët. Ai thotë se kjo skafandër tashmë do i kalojë Qendrës së peshkimit në Radhimë pasi sipas tij turistët i pëlqejnë këto vlera nënujore.
“Isha zhytur në Karaburun për të gjetur ndonjë oktapod dhe rastësisht hasa në këtë skafandër. E mora për ta sjellë tek Qendra e Peshkimit”, tha Gjomemetaj.
Edhe për peshkatarin e vjetër Sherif Dyrmishi kjo gjetje është e vecantë. Sipas Dyrmishit është një gjetje që mbetet për tu vlerësuar nga specialistët. Ndërsa do i shtohet vlerave të tjera nënujore të Muzeut të Qendrës së peshkimit Radhimë.
“Jam i mahnitur me këtë gjetje të re. Kjo do i shtohet qendrës së peshkimit. Kjo është një skafandër, për më tepër në kohë dhe në verë, duhet të jenë specialistët ata që do e vlerësojnë, por siç tha dhe shoku jonë, duhet të jetë i luftës së dytë botërore, por nuk është e thënë. Duhet të jetë dhe më përpara. Shpresoj që të jetë një vlerë e shtuar për qendrën e peshkimit, për Vlorën dhe për vizitorët”, tha Dyrmishi.