Te fundit nga zona

Trafik i rënduar këtë të dielë në aksin Radhimë-Vorë (foto)

Numri i madh i qytetarëve që kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar fundjavën, ka sjellë edhe trafik të rënduar në jug të vendit.

Aksi Vlorë-Orikum u bllokua këtë të diel, mjetet kanë ngelur pa lëvizur prej shumë orësh.

Trafiku i rë nduar ka ardhur edhe si pasojë e disa punimeve që po bëhen në rrugë.
(foto) orikuminews

Trafik i rënduar këtë të dielë në aksin Radhimë-Vorë (foto) Read More »

Tragjas,Vlorë-Shmangni kalimin në këtë zonë, është me rrezik…!

Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore ka bere nje njoftim per qytetaret ku kerkon nga ana e tyre te shmangin kalimin ne zonen e Rrepeve te Izvorit ne fshatin Tragjas. Ky njoftim vjen per shkak se rrepet e Izvorit rrezikojne te bien dhe renia e tyre mund te rrezikoje jeten e qytetareve.

Njoftimi i plote i Administrates Rajonale te Zonave te Mbrojtura Vlore:

Në zonën e mbrojtur të kategorisë së 3-të “MN Rrepët e Izvorit”, Tragjas për shkak të rënies së rrepëve dhe rrezikut që rënia e tyre shfaq, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për të shmangur kalimin tuaj në këtë zonë.
❗️ Siguria juaj dhe studimet e mëtejshme lidhur me këtë fenomen përbëjnë përparësi për ne!
Jemi ende në proces të vlerësimit të situatës, prandaj deri në zgjidhjen e plotë të saj me largimin e materialit drusor, ju lutemi ta merrni këtë njoftim në konsideratë!

Tragjas,Vlorë-Shmangni kalimin në këtë zonë, është me rrezik…! Read More »

Project i rëndësishëm, kapsulimi i mbetjeve në Vlorë dhe Orikum

Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli, mbas takimit në Bashki me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, për të folur rreth të gjitha bashkëpunimeve që kanë nisur e do të zhvillojmë së bashku.

U ndalën te një project tjetër i rëndësishëm për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane, është kapsulimi i mbetjeve 25 vjeçare në dy vendet e depozitimeve ekzistuese, në Vlorë dhe Orikum.

Me ambasadorin gjerman, u ndalëm në njërën prej këtyre pikave ku, falë ndërhyrjes së këtij projekti, zona do të rehabilitohet krejtësisht!

Project i rëndësishëm, kapsulimi i mbetjeve në Vlorë dhe Orikum Read More »

Reagon administratori i restorantit në Orikum pas sh qetësimit të turistëve: ‘Këto janë rregullat e lokalit tim. Ejani dhe do të mbeteni të kënaqur! Nëse nuk duan të qëndrojnë këtu me kushtet që kemi ne, mund të shkojnë ku të duan’

Këto janë rregullat e lokalit tim. Ejani dhe do të mbeteni të kënaqur. Ju bëtë publike faturat, por këtu kush vjen është I kënaqur me shërbimin. Në një “batare” sqarimesh, administratori I restorantit në Orikum thotë se çdo klient që shkon te lokali I tij I njeh rregullat.

“Faturat janë tatimore, paguaj taksat dhe nuk I vjedh asgjë shtetit. Çdo person që vjen paguan shërbim tavoline 200 lekë dhe këtu përfshihen kujdesi, vaji, kripa apo shërbime të tjera. Në momentin që jep porosinë, paguan dhe lekët dhe pastaj mund të bësh çtë duash”, thotë ai në linjë telefonike pasi tregon se kjo është procedura që ka ndjekur gjithmonë.

Veçse garanton një gjë: cilësinë. “Unë ngrihem që në mëngjes dhe siguroj peshkun, nuk është normale për anti-reklamë, edhe pse besoj se nuk ka reklamë negative. Po nëse në vende të tjera ta shesin peshkun sa “frengu pulën” te unë çmimet janë shumë të arsyeshme. Klientet e dinë që duhet të paguajnë për shërbimet” thotë ai. Madje sqaron edhe incidentin e dy faturave që rrodhën në rrjetet sociale, ku pagesat ishin 15 mijë lekë të vjetra dhe 12 mijë lekë të vjetra.

“Ishin dy zonja, dy turiste të huaja. Nuk thanë asgjë në restorant, hëngren dhe mbeten të kënaqura. U rikthyen te ne pas 4 orësh me faturat në dorë. Ia sqaruam edhe njëherë sesi e kishim procedurën aty në lokal, edhe pse u kishim thënë që në momentin e parë rregullat. Kush do të rrijë të hajë qëndron, në rast të kundërt, ata që nuk duan ikin” thotë administrator I restorantit në Orikum për të cilin mëngjesin e sotëm edhe në newsbomb.al u transmetua shqe tësimi I turisteve që kishin pikëpyetjet e tyre se pse kishte shërbim tavoline për secilin nga pjestarët në tavolinë.

Por administrator thotë se këtu qëndron edhe suksesi I tij. Ai tarifon shërbimin e tavolinës, por peshkun ta jep me çmime të arsyeshme. “Nëse nuk duan të qëndrojnë këtu me kushtet që kemi ne, mund të shkojnë ku të duan” thotë ai me zërin plot dhe duke treguar se në ato fatura askush nuk ka vjedhur asgjë.

Pra, nëse do të shkoni në këtë restorant, e nëse jeni katër vetë do paguani 8000 lekë të vjetra për uljen në tryeze. Pastaj do të porosisni. Kamarieri ju tregon cmimet, dhe ju pagesën e faturës do e bëni në momentin që merrni porosinë. Pastaj, nuk ka më komente, a doni të rrini a të ikni. Shkurt, qartë, saktë, këto janë rregullat që ka vendosur pronari./burimivloranews

Reagon administratori i restorantit në Orikum pas sh qetësimit të turistëve: ‘Këto janë rregullat e lokalit tim. Ejani dhe do të mbeteni të kënaqur! Nëse nuk duan të qëndrojnë këtu me kushtet që kemi ne, mund të shkojnë ku të duan’ Read More »

‘Nuk kthehemi më kurrë në Shqipëri’/ Dy turistë të ‘le meritur’ nga shërbimi në një lokal në Vlorë, në zonën e Orikumit: Në faturë, paguam ‘shërbime të tjera’

Dy turistë të huaj janë larguar “të le meritur” nga shërbimi në një lokal në Vlorë, në zonën e Orikumit.
Ata kanë drekuar dje dhe kur kanë kërkuar faturën për të bërë pagesën, kanë parë aty mes produkteve që kishin konsumuar dhe “shërbime të tjera”.

Kështu, ua kishte shënuar lokali ne zonen e Orikumit, në faturë dy turistëve të huaj, shkruan newsbomb.al. Por, çfarë janë “shërbimet e tjera”? Madje në faturë si pagesë e veçantë është dhe “shërbim tavoline”.

“Nuk kthehemi më kurrë në Shqipëri”, janë shprehur dy turistët e huaj, pas përvojës në Vlorë.

Ky nuk është rasti i parë që ndodh në këtë lokal, në jug të vendit, pasi edhe vitin e kaluar turitët e huaj kanë publikuar në rrjetet sociale ku bëhet promovimi i turizmit, “faturat e çuditshme” të subjektit ne fjale ne Orikum. 

Pra, nëse shkon në këtë lokal dhe teksa je duke ngrënë kërkon një pjatë më tepër apo një gotë për ujë, duhet të mendohesh mirë sepse këto kanë kosto dhe të llogariten në fund, në faturë, si “shërbime të tjera” dhe “shërbim në tavolinë”.

Duke parë rastin, kërkoni çfarë ju duhet që në fillim kur bëni porosinë, se në fund ku i dihet, “shërbimi në tavolinë” do t’ju kalojë koston e ushqimeve të detit që keni konsumuar. Nëse keni fëmijë me vete, mirë është t’i paralajmëroni që të mos e thë rrasin “kot” kamarierin./shqiperiaime

‘Nuk kthehemi më kurrë në Shqipëri’/ Dy turistë të ‘le meritur’ nga shërbimi në një lokal në Vlorë, në zonën e Orikumit: Në faturë, paguam ‘shërbime të tjera’ Read More »

Njoftim për abonentët Radhimë –Vlorë

Informacion për abonentët Radhimë –Vlorë, Si pasoje e avarise ne linjen 35kV Orikum 2-Radhimë ka mbetur pa energji elektrike N/St Radhimë, pasojë disa zona kanë mbetur pa furnizim:

Radhimë, Orikum, Tragjasë, Fushë-Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Shën Thanase dhe Jonufer

Aktualisht po punohet per riparimin e defektit me qellim kthimin e gjendjes ne normalitet në kohë sa më të shpejte

Njoftim për abonentët Radhimë –Vlorë Read More »

Ak sident në Llogara, pl agosen 3 persona

Një aksi dent ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Llogara, aty ku një makinë ka da lë nga rruga dhe janë l ënduar 3 persona.
Mësohet se për në vendngjarje është nisur ambulanca nga Vlora, pasi ambulanca e Orikumit është e pri shur.
Makina ka shk arë në kthesat e Llogorasë duke d alë nga rruga dhe duke shkaktuar lë ndimin e tre personave . Mësohet se gjendja shëndetësore e dy prej të pla gosurve është e rëndë.

Mësohet se makina që udhëtonin tre personat e pla gosur ka dalë nga rruga.
Ndërkohë në zonë ka prezencë të një mjegulle shumë të dendur.
Kjo dy shohet se ka kufizuar shikueshmërinë e shoferit dhe të ketë sjellë me pas edhe aks identin.

Ak sident në Llogara, pl agosen 3 persona Read More »

Reagim nga Laureta Petoshati: ‘ Jeni mosmirënjohës që i kundërviheni tani Dritan Lelit, ai nuk vjen as nga bota e kr imit dhe as e dr ogës. Vjen nga një karrierë intelektuale’

Reagim nga Laureta Petoshati.
Për ish deputeten e PS Vilma Bello:
Partia Socialiste e tanishme e ka në gen mosmirënjohjen. Këtë ia kam thënë babait tim që ishte një nga themeluesit e saj bashkë me Dasho Matodashin, të cilët vuajtën në ato vite të vështira.

Por Partia Socialiste në atë kohë në Vlorë kishte koka që ligjëronin si në universitete të klasit të parë, sic ishte Gëzim Tushi këtu e barazohej me Servet Pëllumbin në Tiranë. Të thuash që Leli është mosmirënjohës është turp. Personalisht, kam qenë kundër Lelit dhe kam votuar vetëm për kryetarë bashkie inxhinierë të cfarëdolloj krahu politik, që në rastin konkret ishin dhe nga familje lufte si dhe unë. Vërtetë që Dritan Lelin nuk e njihte njeri, por nuk mund të thuhej e njëjta gjë për të atin e tij, Halil Lelin, i cili e ngriti gjithë ushtrinë e dikurshme në këmbë për të votuar për të birin e tij që garonte për Partinë Socialiste. Po ashtu dhe vëllai i tij Eduard Leli, i cili kishte lidhje të forta me Dhomën e Tregtisë si anëtar i saj, por dhe me median. Nëse i harroni këto, kujtohuni. Jeni mosmirënjohës që i kundërviheni tani.

Pastaj ai nuk vjen as nga bota e kri mit dhe as e dr ogës. Vjen nga një karrierë intelektuale, me një profesion majft të vështirë dhe të nderuar. Turp për ju që bëni hartime dhe nuk folët kur ishte për të folur. Ju nuk folët sepse e dinit fare mirë që nuk kishit mbështetjen familjare, farefisnore dhe krahinore e më gjerë që kishte Leli nëse futeshit në garë për Bashkinë e Vlorës. Por dhe u vinte mirë nga privilegjet. Pse nuk bëni hartime se cfarë do bëhet me Shkollën e Marinës, me Sheshin e Flamurit, me Shkollën Tregtare, por merreni me Lelin. Lelit dikur nga 5 “E” -të (Exposure, Education, Environment, Experience, Evaluation, që në shqip janë: Ekspozimi, Arsimimi, Mjedisi, Përvoja, Vlerësimi,)për drejtim i mungonte njëra: Përvoja. Tani që ai këtë “E” e ka plotësuar, I mungon një E tjetër: Edi i PS. Po pse moj zonjë, Vlora projekt i një njeriu është? Unë mund të flas kundër Lelit se kam arsye, ndërsa ju, jo. Ju keni interesa. Shame on you!

Reagim nga Laureta Petoshati: ‘ Jeni mosmirënjohës që i kundërviheni tani Dritan Lelit, ai nuk vjen as nga bota e kr imit dhe as e dr ogës. Vjen nga një karrierë intelektuale’ Read More »