Te fundit nga zona

Kisha e Marmiroit ne Dukat vend qe sheron ! Cdo lutje e bere aty … !

[sgmb id=”1″]

Kisha e Shenjte e Marmiroit” ne Dukat eshte nje vend qe sheron .
Aty çdo lutje me zemer dhe shpirt te paster shkon ne vesh te Perendise.
Ne banoret autokton kemi prova te gjalla per mrekullite sheruese te ketij vendi te shenjte qe e respektojme dhe e besojme te gjith njesoj si Myslimane & Kristiane.
Eshte nje kult fetar e cila i perket qyteterimit tone Ilir para e pas Krishtit dhe jo siç e etiketojne historianet sikur eshte ndertuar ne vitet 1200-te

Aty falej dhe lutej dhe Mbreteresha Ilire Teuta , si dhe qyteti antik i Orikut , Dukati me 100 fshatrat e Tij Ravena, Siadovina,Erihoi,Sotirani ,Reza e Kanalit , Kulat /Albanopoli , etj etj.
Dihet se pushtuesit Romak , Sllavo/bizantin dhe Turq jane kujdesur per te shkaterruar kultet dhe tempujt Ilir , qyteterimin , Artin , kulturen , keshtjellat tona iliro pellazge dhe deri tek ndalimi me zjarr e hekur te gjuhes e shkollave tona shqipe.

Sehit Beluli 

 

Kisha e Marmiroit ne Dukat vend qe sheron ! Cdo lutje e bere aty … ! Read More »

Ulet cmimi i tokes truall ne Orikum ! Ja sa kushton nje meter katrore !

Ministria e Drejtësisë ka menduar të ulë çmimin e tokës truall në të gjithë vendin. Diku duke e përgjysmua, diku me afro 30 përqind, apo diku me një përqindje edhe me të vogël, harta e çmimeve ka ndryshuar totalisht. Veçanërisht në zonat e bregdetit, nga një krahasim i hartave shihet se si qytetet por dhe fshatrat bregdetare kanë ndryshuar çmimin e tokës. Në Sarandë qytet, çmimi i tokës vitin e kaluar ishte 12.193 lekë/metri katror. Ndërsa me hartën e re, çmimi është bërë 10.777 lekë/metri katrorë. Sakaq, çmimi ka ndryshuar dhe për zonat përreth bregdetit. Borshi, Lukova, Shën Vasili etj., kishin një çmim fiks prej 3.102 lekë/metri katror.

Sot ky çmim është ulur në 2.560 lekë/metri katrorë. Por, e njëjta linjë duket se nuk ndjekur me përpikmëri edhe për Vlorën. Fshatrat e bregut të Vlorës si Palasa, Qeparo, Vuno etj., kishin një çmim fiks prej 3.102 lekë/metri katrorë. Sot, këto zona kanë çmime të ndryshme; Palasa me 2.135 lekë/metri katrorë, kurse Qeparo, Vuno etj., kanë një çmim pak më të lartë 3.560 lekë/metri katrorë. Ndërsa në Himarë dhe Orikum çmimet si në zonat e tjera kanë pësuar ulje.

Në Orikum, çmimi i tokës truall ishte 7.044 lekë/metri katrorë ndërsa në Himarë ishte 4.799 lekë metri katrorë. Sot, çmimi në Orikum është 5.530 lekë metri katrorë ndërsa në Himarë është 4.350 lekë metri katrorë.

Ulet cmimi i tokes truall ne Orikum ! Ja sa kushton nje meter katrore ! Read More »

Foto ne Tragjasin e vjeter qe po ben xhiron e rrjetit ! Gjarperi kafshon hardhucen. Foto nga Fatjon Plaku !

Para disa kohësh publikuam disa foto ku tregohej një gjarpër, që kishte gëlltitur një hardhucë.

Kjo e fundit reagoi, duke e kafshuar gjarprin, edhe pse ishte thuajse plotësisht brenda trupit të tij.

Fotot u bënë hit në rrjet.

Por fotografi i talentuar, Fation Plaku ka fiksuar një moment të tillë në Tragjas të vjetër në Vlorë.

Në foto duket momenti kur gjarpri kafshon hardhucën, por edhe ajo kundërpërgjigjet.

Gjarpërinjtë njihen si llupës të mëdhenj dhe shpesh e teprojnë me zellin e tyre, duke kafshuar më shumë se ç’mban, siç tregon koleksioni i mësipërm.

 

Foto ne Tragjasin e vjeter qe po ben xhiron e rrjetit ! Gjarperi kafshon hardhucen. Foto nga Fatjon Plaku ! Read More »

Suprizon Pergjegjesi i Parkut Oriku, i shkruan hapur Edi Rames ne facebook ! Ja c’fare i kerkon !

[sgmb id=”1″]Përgjegjësi i Parkut Arkeologjik të ORIKUT, Vlorë ka bere nje koment te hapur Kryeministrit Edi Rama ne facebookun e tij duke i kerkuar zgjidhje per aksesin e turisteve ne Parkun Oriku dhe Karaburun.

Mesazhi i plote :

Jam Përgjegjësi i Parkut Arkeologjik të ORIKUT, Vlorë.
Për shkak të orarit të punës dhe ndodhies në Park, shqetësimin po ta drejtoj publikisht.
Bëhet fjalë për vlerat e jashtëzakonshme, historike por edhe turistike, të këtij Parku por që për shkak të Marrëveshjes së MK dhe MB thuajse është i pa mundur për tu vizituar.
Është nga asetet më të rëndësishme në fushën e Trashëgimisë Kulturore që ka Vlora.
Përmes vizitës në P A ” Orik”, njëherësh, aksesohet edhe Riviera Shqiptare dhe kjo, me pak kujdes, kthehet në një mundësi zhvillimi jo vetëm për Orikumin por edhe për krejt rrethin e Vlorës.
Përpjekjet e deri sotme të DRKK Vlorë nuk kanë mundur të dëgjohen.
Vlerësimi Juaj me siguri do ta gjejë rrugën e aksesimit të Orikut, zoti Kryeministër !
Jo thjesht si aset historik e trashëgimie por, mbi të gjitha, edhe si një mundësi zhvillimi ekonomik…

 

Suprizon Pergjegjesi i Parkut Oriku, i shkruan hapur Edi Rames ne facebook ! Ja c’fare i kerkon ! Read More »

IKMT zbarkon me fadroma ne Orikum-Radhime. Identifikohen 75 minimole ! Se shpejti nis shembja e tyre !

[sgmb id=”1″]

Mjetet e IKMT së janë rikthyer në Orikum, këtë radhë në fokus të punës së tyre kanë qenë minimolet të cilat zgjaten përgjatë bregdetit të Radhimës deri në Orikum. Fadroma e IKMT së ka qenë në plazhin e Orikumit ku ka nisur prishjen e minimoleve të cilat prej vitesh janë vendosur në det duke ndarë dhe plazhet nga “pronarët” të cilët kanë dhe lokalet e tyre.

Sipas punonjësve të IKMT së jashtë kamerave janë shprehur se ky aksion do të vijojë përgjatë gjithë këtij plazhi dhe janë identifikuar 75 minimole të cilat shumë shpejt do të hiqen. Disa prej minimaleve, aktualisht dhe ku po punohej për heqjen e tij kanë bllokuar dhe qarkullimin e ujit të detit duke sjellë shumë mbeturina pasi uji nuk qarkullonte.

Pushuesit të cilët pushojnë në këto plazhe për kamerën tonë janë shprehur të kënaqur pasi sipas tyre është një punë shumë e mirë, pasi ky plazh, por dhe shumë plazhe të tjera në breg të detit janë kthyer në vende mbeturinash dhe uji nuk qarkullonte.

Para disa viteve zona e Radhimës dhe e Orikumit kanë pasur ujin e detit shumë të pastër janë shprehur pushuesit, por ndërtimet e paligjshme të këtyre minimoleve kanë bllokuar qarkullimin e ujit duke e kthyer në ujë të ndotur.

Aksioni i IKMT së do të vijojë edhe në ditën në vijim për pastrimin e kësaj zonë nga këto ndërtime pa leje.

IKMT zbarkon me fadroma ne Orikum-Radhime. Identifikohen 75 minimole ! Se shpejti nis shembja e tyre ! Read More »

KRYETARIT TË PD ORIKUM PRESION POLITIK PËR NJË QOSKË…

[sgmb id=”1″]

Kioska eshte e vendosur ne marëveshje me kryetarin e Bashkise Orikum ,Gëzim Capo dy vjet me pare dhe ka shërbyer edhe si qendër informacioni pervecse si biznes.Ndërkohe,sikurse më thonë të gjithë, goditja ime vjen per shkak të statuseve te mia opozitare ne fb dhe per arsyen e thjeshte se jam kryetar i PD-së Orikum.Pak ditë më parë,dy ditë para zgjedhjeve ushtruan presion të shoqeruar edhe me mjete te rënda per ta prishur pa paralajmërim.Por për ate moment fushate pati shumë grumbullime dashamiresish,kandidatesh për deputete dhe kamera te cilat i detyruan të terhiqen pa më thenë në do të riktheheshin ose jo. Sot erdhën me ultimatumin se duhej te largohesha brenda dy orësh. Sikurse shihet kjo është një goditje e hapur ndaj biznesit që njerëzit e kundershtareve të tyre politike kanë ngritur për të jetuar,eshte nje sulm i hapur me prapavije politike i bere fix në nisje te sezonit turistik për të na hequr mundesinë e vetme te jeteses

”Lirim Nezha”

KRYETARIT TË PD ORIKUM PRESION POLITIK PËR NJË QOSKË… Read More »