Te fundit nga zona

Nxenesit e shkolles ‘Balil Pelari’ aksion pastrimi ne qytet ! Ja supriza ne perfundim te aksionit!

Nga Blerta Haruni

Nisma e qeveris ” Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë ” gjeti mbështetje vullnetare edhe në shkollën tonë. Njësia bashkiake Orikum dhe drejtoria e shkollës “Balil Pelari ” zbatuan me shumë regorozitet këtë nismë për të edukuar brezat me dashurinë për mjedisin.

Nxënësit u shpërndanë në të gjithë qytetin sipas klasave në për lagje, rrugica, buzë detit etj. Në krye të klasave udhëhoqën mësuesit kujdestar të cilët punuan bashkarishtë me fëmijët. Të paisur me qeska të zeza, dorashka me të cilat u mundësua mbledhja e mbeturinave dhe më pas u hodhën në kosha. Shqipëria sot do flejë dhe do zgjohet më e pastër.

Aksioni  eshte mbyllur me nje foto te perbashket ne grup ku te gjithe nxenesit te kenaqur me kontributin e dhene per pastrimin e qytetit  ku jetojne, kane bere shqiponjen me duar.

Nxënësit të foto janë të klasave: VIB – VIIB, mësuese kujdestare Blerta Haluli – Tefta Mara

 

Nxenesit e shkolles ‘Balil Pelari’ aksion pastrimi ne qytet ! Ja supriza ne perfundim te aksionit! Read More »

Shperthen gazetarja e mirenjohur nga Dukati – I hoqa mikrofonin kryeministrit por publiku…!

Esiona Konomi eshte nje vajze nga Dukati dhe nje gazetare e mirenjohur e ReportTV ! Gjate punes se perditshme edhe ajo si gjithe gazetaret e tjere perplaset me situata nga me te veshtirat. Me i fundit ka qene rasti i dites se sotme kur ajo eshte hasur me ‘hakerrimin’ e deputetes se PS-se Elona Gjebra ! Ne lidhje me kete situate ajo ka postuar nje status ne profilin e saj.

Statusi i plote : 

Thjesht një kusht i vështirë pune më shumë….
Kur deputetja e PS-së, Elona Gjebrea mu hakërrye sot, duke më thënë se unë, isha një vajzë, dhe nuk isha një prokurore që mund ta pyesja atë drejtpërdrejt nëse kishte udhëtuar apo jo ndonjëherë me makinën e Habilajve, ndryshe nga kolegë që më pyesnin “Po kjo ç’pati me ty? Ç’e gjeti?”, nuk u shqetësova.
Në fund të fundit, i përsërita vetes të njëjtin refren që bluaja në mendje kur disa javë më parë i hoqa kryeministrit mikrofonin, teksa veç po na fyente.
Është e njëjta panoramë: politikanët që fyejnë apo hakërrehen, (kryeministër apo deputet periferik qoftë) për mua janë thjesht një kusht i keq pune, për të cilët nuk mund të ankohem.
Është një lloj si të ankohem për motin e ftohtë, për rrezikun që mund të humbasësh aktivitetin nga trafiku, apo në rast hipotetik të raportosh për ndonjë përmbytje, protestë, apo ngjarje tjetër që nuk të jep luksin e këmishës së hekurosur e flokëve të krehur.
Edhe arroganca e rilindësve nuk përbën arsye që unë të ankohem, apo aq më pak të lëndohem. Unë kam vetëm një detyrë: të bëj pyetjet e duhura.
Nuk është faji im që ish-zëvendësministrja po përballet me një akuzë të rëndë, dhe nuk e di që, si e zgjedhur, si njeri që paguhet me taksat e mia dhe tuajat, duhet të japë përgjigje edhe përpara gazetarëve, sikundërse në prokurori.
Aq më pak nuk është faji im nëse ajo mendon që gazetarët nuk duhet të bëjnë pyetje, se ato i bëjnë prokurorët. Më vjen keq që e zhgënjej në pritshmërinë e saj se unë si gazetare duhet të mbaj mikrofonin kur ajo dhe kolegët e saj bëjnë propagandën e kështjellave të suksesit, që po u rrëzuan, ata s’mbajnë përgjegjësi se nuk kanë pasur dijeni për cilësinë e skeletit.
Ajo që më vendos në dilemë të fortë, nuk është as kryeministri dhe as deputetja e tij me kthetrat e nxjerra.
Jo.
Ajo që nuk mundem dot ta kuptoj, me gjithë përpjekjet e mia për të gjetur një përgjigje të arsyeshme, janë reagimet e publikut.
As kur i hoqëm mikrofonin Ramës, dhe as sot, publiku nuk është me gazetarët.
Një vëzhgim i lehtë i komenteve në rrjetet sociale ku janë shpërndarë videot, të rreshton një lumë fyerjesh ndaj gazetarëve dhe pyetjeve të tyre. (Duket në fakt sikur të gjitha t’i ketë shkruar Edi Rama. Janë konsiderata identike për median).
Si mund të jetë kaq indiferent publiku, (jo kur përbalten gazetarët), por kur politikanët nën akuza të rënda refuzojnë të japin llogari?
Si mundet që nuk ndjehet mes tyre asnjë presion, sado periferik, qoftë edhe vetëm ndaj dyshimeve që qarkullojnë mbi zyrtarët e lartë?
Si nuk kërkojnë këta taksa-pagues llogari për veprimtarinë e njerëzve që zgjedhin dhe paguajnë me paratë e tyre?
Sikur të ishin agresivë ndaj pushtetarëve sa janë ndaj gazetarëve, qeverisja do të ishte padyshim më e mirë.
Unë nuk e kam sot një përgjigje për veten, se pse publiku është kundër gazetarëve.
Për sa kohë nuk e kam gjetur ende këtë përgjigje, do të vijoj të bëj pyetje, çfarëdo epitetesh të më vendosin.

Shperthen gazetarja e mirenjohur nga Dukati – I hoqa mikrofonin kryeministrit por publiku…! Read More »

‘O Dukat se na merr malli’ – Vargje nga nje emigrante e krahines !

Keto vargje jane shkruar nga nje banore e krahines ne emigrim !

Per te pare detin kundruall
Te ngjitem ne malin larte
Me stive drure ngarkuar
O Dukati in i rralle
Aty cdo gje te la shije
Aroma e kafes turke
Kur ne shkalle se bashku pije
E kur dielli mbulonte shkallen
Nene hardhi rrinim ne hije
Porta gjithnje ishte hapur
E ti PA trokitur hyje.
Nuk harroj jugen e madhe
Qe frutat rrezonte ne toke
E nena me niste ne lagje me futen te mbushur plot
Te hanin dhe kush nuk kishte
“E rralle” kejo gje sot
Me merr dhe per guret
Per rruget ne cdo pellembe i kam

Sa….gjemba neper kembe
Me merr malli te vje rrushin
Kur mblidheshim te gjithe radhe
PA dhe kur dile rakia
Hajde Dervish qysh la dale?
Me merr malle per qyrakaline per ate ujin e ftohte
Dhe dhallene qe babe Ahmeti
Gjithenje me tallje thosh
Ju Mehillajt se qysh jeni
E ” doni dhallen ne shporte”
Na mungon femijeria
Qe ne pushime mblidhnim Rigone
E kur e shisnim mbas mundimesh
Kush ta shih ‘ gezimin tone”
Dy shekuj kemi jetuar
Shume e me shume ndryshime
Por per mua
Bukuria
Do mbetet krahina ime
Ju pershendes te gjitheve

Zhaneta Braho

‘O Dukat se na merr malli’ – Vargje nga nje emigrante e krahines ! Read More »

Konkursi ne Vlore – Klasa 8B e shkolles se Orikumit rremben kupen ! Ja kush eshte mesuesja kujdestare qe realizoi dramen !

Me rastin e fetes se flamurit shkolla 9 vjecare Orikum mori pjese ne nje konkurim ku 17 shkolla te rrethit te vlores moren pjese. Konkuri i zhvillua me poezi, kercime, aktrime, fraza letrare e te tjera.

Shkolla e Orikumit mori pjese duke sjell ne skene dramen ‘Kush e solli Dorontinen’ me perfaqsues te klases se 8B.nga e cila dolen fitues dhe moren kupen.

Kete drame e realizoi mesuesja kujdestare e klases se 8 b Marjeta Xhemali e cila jep dhe lenden e letersise ne kete shkolle.

Eshte kenaqesi kur shikon mesues qe punojne me aq dashuri dhe perkushtim me nxenesit e tyre.

 

Konkursi ne Vlore – Klasa 8B e shkolles se Orikumit rremben kupen ! Ja kush eshte mesuesja kujdestare qe realizoi dramen ! Read More »

Aktivitet ne Orikum-nxenesit e shkolles kercime me koreografi te mesueses B.Haluli ! (|Foto+Video)

Aktivitete te ndryshme jane zhvilluar ne Orikum me pjesemarrjen e nxenesve te shkolles Balil Pelari Orikum.

Projekt për zonat e mbrojtura detare me mbështetjen e UNDP dhe financimit të koperacionit Italian. Promovimi i vlerave kulturore, gastronomia e zonës së ORIKUT si dhe modeli i biznesit social Oriku të ngritur nga Auleda dhe siportuar në syrategjinë marketing nga UNDP.

Vajzat e kërcimeve të traditës sonë janë në KLASËN VIIB dhe IX A . Ato kërcyen katjushkën Marigonë dhe Kuq e zi. Koreografia Blerta HALULI mësuese e Gjuhes dhe Letersise.

Aktivitet ne Orikum-nxenesit e shkolles kercime me koreografi te mesueses B.Haluli ! (|Foto+Video) Read More »

Bashkia kompeson Znj Z.Vangjeli per demet e shkaktuara nga zjarri

Keshilli i Bashkise Vlore ne zbatim te ligjit nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore” neni 8
pika 2, neni 911 pika b, neni 29/1, neni 54 pika dh ,te ligjit nr.8756 date 26.03.2001 “Per
emergjencat civile”, te ndryshuar neni 8, ne VKM Nr. 329 data 16.05.2012 “Per kriteret dhe
procedurat e dhenies se ndihmes shteterore ftnanciare per mbulimin e dermeve te shkaktuara nga
fatkeqesi natyrore ose fatkeqesi te tjera te shkaktuara nga veprirntaria njerezore” paragrafi nIle
dhe pika 3/a, pasi mori ne shqyrtim materialin e pergatitur nga Drejtoria e Emergjencave Civile,
Drejtoria e Finances dhe Keshilli iQarkut Vlore,

VENDOSI:

Te miniratoje vleren financiare te demneve te shkaktuara nga djegia ne banesen e znj.Zere
Vangjeli ne daten 21.05.2017 simbas preventivit te hartuar nga ekspertet e Keshillit te
Qarkut Vlore perkatesisht ne masen:
• 740.698 leketshtateqind e dyzete mije e gjashteqind nentedhjet e tete) leke per
punime ndertimi.f 1,481.397×50% )
• 328.000 leke per mobilje dhe pajisje elektroshtepijake.
Shperblimi financiar do te perballohet nga fondi rezerve iBashkise Vlore.
Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Drejtoria e Finance-Buxhetit dhe Drejtoria e
Emergjencave Civile prane Bashkise Vlore.

Bashkia kompeson Znj Z.Vangjeli per demet e shkaktuara nga zjarri Read More »

Do habiteni me gjestin fisnik te Brahim Ramos nga Radhima gjate Luftes Nacional Clirimtare !

Raste qe lene gjurme :

Ne Radhime ka mjaft raste te cilat kane lene gjurme te pa shlyeshme ne kujtesen e njerezve
dhe jo vetem ne Radhime ,por edhe me gjere

Gjat periudhes se luftes nacional çlirimtare ,ne nje nga bastisjet e bera nga pushtuesit
gjermane ne fshat ,kerkohej te merrej peng i biri i Hasan Pulos (Jahja Pulo ) i cili ishte gjiton me
Brahim Ramon ,ne te njejten kohe Jahjai ishte edhe afersisht ne nje moshe me te birin e Brahim
Ramos (Qani Ramo )

Brahim Ramo nuk lejoi qe te merrej djali i Hasan Pulos ,meqene se Hasani ka vetem ate djale
tha ai ,une po i jap gjermaneve tim bir Qaniun sepse une kam edhe te tjere. dhe siç tha ashtu edhe
beri ,gjermanet e moren te birin e tij ne vend te Jahjait dhe pas disa oresh e liruan ,kur moren vesh
se nuk ishte ai qe duhej.

 

 

Marre nga radhima.wordpress

Do habiteni me gjestin fisnik te Brahim Ramos nga Radhima gjate Luftes Nacional Clirimtare ! Read More »