Te fundit nga zona

Histori – Kush ishte Skënder Muço ! Ja ku u be ekzekutimi i tij.

Skënder Muço lindi në Tragjas të Vlorës në vitin 1904. I ati, Dauti, luftëtar i pavarësisë dhe daja, Alem Tragjasi, pjesëmarrës në ngritjen e flamurit më 1912 dhe në luftën e Vlorës më 1920, lanë gjurme tek Skënderi i vogël.

Shkollën e ulët e kreu në Shënmitër në Korone të Kalabrisë, ndërsa fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Bolonjës. Skënder Muço shkruan “Halim Xhelo Tërbaçi”, punon shumë në Itali për çeshtjen shqiptare. U kthye në Atdhe dhe punoi si avokat.

U arrestua në vitin 1932 si pjesëtar i organizatës politike “Lëvizja e Vlorës” bashkë me Hasan Dostin, H. Lepenicën dhe miq të tjerë, u dënua me vdekje. Falet prej një amnistie të nënshkruar nga Mbreti Zog.

Më 7 prill 1939 mori pjesë në demostratat antifashiste organizuar në Vlorë kundër pushtimit italian. Më pas mori pjesë në rezistencën shqiptare në anën e Ballit Kombëtar. Në fund të nëntorit 1942 Hysni Lepenica dhe Skënder Muço formuan çetën e parë nacionaliste të Vlorës me emrin “Shqiponja”.

Në krye të saj ai mori pjesë në shumë luftëra kundër pushtuesve fashistë e nazistë, siç është beteja e Gjormit, ku u vra dhe koloneli italian Klementi, lufta në Dukat, në Qafën e Dushkut, në Vajzë, në Selenicë, në Gorisht, në Drashovicë, etj.

Skënder Muço ishte misionar i bashkimit. Ai ka marrë pjesë në disa takime në rrethin e Vlorës me përfaqësuesit e Nacionalçlirimtares. Ishte kreu i Ballit Kombëtar për Vlorën dhe pjesëtar i këshillit organizativ. Në Konferencën e Mukjes dha një ndihmesë të çmuar për arritjen e marrëveshjes dhe të krijimit të Komitetit për Shpëtimin Kombëtar.

Furnizoi e drejtoi disa beteja të përbashkëta të forcave nacionaliste dhe nacionalçlirmtare kundër pushtueve italianë e gjermanë. Më datën 9 shtator 1943 çeta “Shqiponja” hyri në Gjirokastrën e liruar.

Kapet më 7 gusht 1944 nga gjermanët, kur po shkonte në Vlorë. U ekzekutua tri ditë më vonë në fshatin Bubullimë të Lushnjës.

Histori – Kush ishte Skënder Muço ! Ja ku u be ekzekutimi i tij. Read More »

Maja Alickaj – Brenda 14 muajve humba tre njerzit me te dashur ! (Ngushellime te sinqerta)

Statusi i kengetares se mirenjohur Maja ne profilin e saj ne facebook i ka prekur te gjithe:

BRENDA 14 MUAJVE UNE HUMBA NJERZIT ME TE DASHUR, NENE, BABA DHE VELLAIN E VETEM, ..ATA JETONIN BASHKE, DHE KJO ISHTE NJE ARSYE ME SHUME QE NE NUK U NDAME KURRE, NE ASNJE ASPEKT, GJITHE JETEN, GJITHSHCKA E KALONIM BASHKE. ..
ATA TE TRE NUK U NDANE ME JETE DHE ME VDEKJE..
PER T’U PERBALLUR ME KETO NGJARJE, KJO E VELLAIT,ESHTE SHUME E RENDE, E KUPTON VETEM KUSH E KA KALUAR, DUHET SHUME KURAJO, …..
DJE KAM LEXUAR NJE POEZI NGA SERVET XHELILI,MIK I VELLAIT, BASHKEFSHATAR I JONI. .ME KA TRISHTUAR ,POR KAM MARRE DHE PAK FORCE. ..KETE POEZI, DO TA NDAJ KETU ME JU..

VELLA MU KEPUNE KORDAT

Vella mu kepune kordat,
s’do me dal zeri prej gryke,
Skam takat qe ti mbledh notat,
Per ty do kendoj si Qyqe.

S’do pres Prillin te kendoj,
Se mbeta Qyqe dhjetori,
Gjer ather nuk do duroj
Po me çahet kraharori.

Jo moj moter,lere zine,
Vet sa her te kesh kerkuar,
Te kendosh si kanarine,
Dhe kur prindrit u larguan.

Kur prej nesh ata u ndane,
Dhe njeri pas tjetrit shkuan,
Un ather te thash nje fjale,
Mos u ndal duke kenduar.

O vella po s’me del zeri,
Shpirti po me ther e djek,
Fatin tone kush e beri,
Pse na u nxi kejo jete.

Qysh te dal prape ne kenge,
Me kok e me kembe prere,
Re e zez qe me ka rene,
Shpirt e zemer po mi ther.

E di moj moter e di,
Po ne do te jem i qet,
Atje ku do shkoj te rri,
As dhe dheu s’do me tret.

Ne u ndalç ne rrugen tende,
Me ty do jem zemeruar,
Dhe prindrit,jan ne nje mendje,
Kan nje deshire me mua.

Ndaj kendo moter kendo,
Me zerin si kanarine,
Vlla e prinder ne i do,
Mos na i prish kete deshire.

MAJA!
Para se gjithash,me lejo te te percjel ngushellimet e mia dhe te familjes time,per ndarjen para kohe te Vellait tuaj,Mitatit nga jeta.Ti rrojne femijet,ti rroni ju motrat,dhe u prehte perjetesishte ne paqe.E mendova kete poezi ne forme bashkebisedimi me Vellane qe ju deshi dhe ju e deshet aq shume,per te te dhene kurajo ne rrugetimin tend drejt kenges per te cilen njerzit kane aq shume nevoje,per zerin tuaj,sepse po aq shume ti je bere e dashur per te gjithe shqiptaret kudo qe jane dhe te ndjekin.

Maja Alickaj – Brenda 14 muajve humba tre njerzit me te dashur ! (Ngushellime te sinqerta) Read More »

Nis me ne fund puna per zbukurimin e Orikumit per festat e fundvitit !

Edhe pse jemi ne prag te festave te fundvitit, ne Orikum nuk eshte ndier akoma atmosfera festive per arsye se nga Njesia Administrative Orikum nuk ishin bere zbukurimet sic jane bere ne cdo  njesi tjeter. Ne lidhje me kete teme kishe dite qe banoret e zones shpreheshin per kete konstatim.

Nje dite pas deklarates se kryetarit te bashkise Vlore Zotit Dritan Leli , eshte bere edhe autokrotika nga Njesia Administrative e Orikumit.

Kjo e fundit ka nisur gjate paradites se kesaj te shtune qe te vendose dekorin zbukurues ne rrugen kryesore te Orikumit.

Ne prag te festave te fundvitit, banoret e Orikumit, shprehen se kane probleme te ndryshme, por pjesa me e madhe lidhet me mungesen e vendeve te punes.

Nis me ne fund puna per zbukurimin e Orikumit per festat e fundvitit ! Read More »

Si i shpetoi Memo Pulo Dukati Mete Ali Stepen dhe Piko Velon ! Ja kuptimi i vargjeve ‘Ky Memo Pulo dragoi, tre ..

Memo Puloja nga Dukati, se bashku me kusherinjet e tij, Mete Ali Stepen dhe Piko Velon, ne kohen e Ali Pashe Tepelenes , qendronin ne arrati si kundeshtare te Aliut.
Per kete shkake Aliu , internoi Haskosinajt, (strehues te Memo Pulos) dhe i çoi ne Llotrua.
Per te liruar Haskosinajt nga internimi , Memoja bashke me kusherinjet shkuan ne Janine, dhe ashtu siç ishin te armatosur munden t’i dalin Aliut perpara per t’iu dorzuar.
Aliu i fali dhe i mori ne sherbime , njekohesishte liroi nga internimi edhe Haskosinajt.
2) Perroi qe shkon ne mesin e fshatit te vjeter te Dukatit….KY MEMO PULO DRANGOI

Ky Memo Pulo drangoi
Tre vjete ne mal seç i shkoi
Koshallet i vrau e shoi
Ne Janine vate qendroi
Armet nuk i dorezoi
Me pashain bizedoi
Haskosinajt i shpetoi
Haskosinajt e Llotroit
Endure s’i bleta e zgjoit
Ulerin mena e Perroit

Dukat__Vlore

Bedri Kabasha
23,12,2017,
Pjaçenca Itali !!!

Si i shpetoi Memo Pulo Dukati Mete Ali Stepen dhe Piko Velon ! Ja kuptimi i vargjeve ‘Ky Memo Pulo dragoi, tre .. Read More »

Orikum – Shkolla Qender Komunitare dhuron pako per femijet ne nevoje !

Shkolla Qëndër Komunitare (SHQK) beri te mundur organizimin, mbledhjen dhe shperndarjen e ndihmave për fëmijët në nevojë. Kjo nisme gjeti mbeshtetje nga mesuesit e shkolles te cilet e percollen kete te nxenesit e shkolles.

Ndihmat ishin veshje dhe ushqime dhe u mundësuan nga fëmijët e shkollës në mënyrë vullnetare. Organizatore për këtë nismë është mësuese Blerta Haluli e cila është njëkohësishtë mësuese e shkollës qëndër komunitare. Mësuesit kujdestar e përqafuan nismën duke i nxitur nxënësit që të dhuronin ndihma sipas dëshirës për fëmijët në nevojë.

Me siguri qe keto ndihma jua kane bere  më të bukura festat e fundvitit fëmijëve të cilët morën pakot.

Orikum – Shkolla Qender Komunitare dhuron pako per femijet ne nevoje ! Read More »

Nxenesit e shkolles ‘Balil Pelari’ Orikum sfidojne temperatuat e uleta dhe urojne Gezuar festat nga Llogoraja ! (foto+video)

Nga Blerta (Haluli) Xhaferaj 

Shkolla Balil Pelari Orikum organizon rregullisht aktivitete te ndryshme  me pjesemarrjen e nxenesve te saj. Kete te Shtune nxënësit e klasave VI dhe VI të shkollës 9-vjecare ” Balil Pelari ” Orikum me në krye mësuesit kujdestar dhe drejtorin e shkollës kane sfiduar temperaturat e uleta dhe janë argëtuar sot në PARKUN KOMBËTAR TË LLOGORASË.

Ne menyre te mireorganizuar ata i jane drejtuar Parkut Kombetar te Llogorase ku bora e rënë ditët e fundit ua ka zbukuruar edhe më shumë eskursionin e fundvitit. Përshëndetjen e festave ata e dhanë në pejzazhin mahnitës të Llogorasë.

Nxenesit e shkolles ‘Balil Pelari’ Orikum sfidojne temperatuat e uleta dhe urojne Gezuar festat nga Llogoraja ! (foto+video) Read More »

Plagosi 23 vjecarin ne Orikum, arrestohet autori (G.B)

Kapet e ndalohet një nga autorët e dy ngjarjeve të ndodhura disa ditë më parë në Orikum e Himarë !

Strukturat e Policisë së Komisariatit Vlorë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë në vijim të punës për kapjen/ndalimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës të veprave penale dhe kryesisht shtetasit e shpallur në kërkim ditën e djeshme kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit :

Gentjan Binishi, 34 vjeç, banues në Kuçovë,

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datat 13.12.2017 dhe 22.12.2017, pasi është bashkëautor në dy ngjarje të ndodhura dhe konkretisht:

》Në hyrje të Orikumit ku sëbashku me një tjetër bashkëautor plagosën me armë zjarri një 23-vjeçar.

》Në aksin rrugor Himarë-Palasë ku sëbashku me bashkëautorin tjetër dëmtuan jashtë rrezikut për jetën një shofer taksie me armë zjarri imituese.

Policia po punon për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër në këto dy ngjarje.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja paleje e armëve luftarake dhe e muncicionit”, si edhe ”Heqja e paligjshme e lirisë e kryer ne bashkëpunim” të parashikuara nga neni 88, 278 dhe 110/2 e 25 të Kodit Penal.

Plagosi 23 vjecarin ne Orikum, arrestohet autori (G.B) Read More »

Shoqata italiane dhuron ambulance per Orikumin, bllokohet ne dogane !

Shoqata italiane “Misericordia” ka dhuruar nje ambulance per Qendren Shendetesore ne Orikum por ajo eshte bllokuar ne dogane para disa kohesh per shkak se duhej te beheshin pagesat dhe procedurat e zhdoganimit. Te gjendur ne kete veshtiresi ata qe kane ndermarre kete inisiative kane publikuar kete thirrje ne rrjetet sociale : 

Kkemi nevoje per ndihmen e te gjitheve per te realizuar deshiren tone per te sjelle ne Qendren Shendetesore te Orikumit ambulancen e dhuruar nga Shoqata italiane “Misericordia”.

Shume kane dhuruar per te perballuar shpenzimet e transportit dhe doganes por akoma do te vlente ndihma e kujtdo edhe sikur thjesht duke shperndare thirrjen tone me shpresen qe dikush tjeter ta beje.

Per ata qe ndodhen ne Itali mund te kontribuojne duke derdhur shumen e deshiruar tek karta poste pay ose te kontaktojne Emiljana Shaho, ndersa per ata qe ndodhen ne Shqiperi mund te shkojne tek agjencia Albania Viaggi, perballe Bashkise Orikum ose te kontaktojne Florika Rodakaj.

Gjithe qytetaret e Orikumit dhe cilido turist qe do te vizitoje Orikumin do te jete mirenjohes

 

Shoqata italiane dhuron ambulance per Orikumin, bllokohet ne dogane ! Read More »