Te fundit nga zona

Llogora – Plagoset me arme zjarri shoferi i taksise ! (Emri)

Më datë 19.12.2017, Salla Operative Himarë është njoftuar nga një telefonatë se në aksin rrugor Himarë – Llogara, në fshatin Palasë është plagosur me armë zjarri një shtetas.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në fshatin Palasë shtetasi Bashkim.Guraj., 70 vjeç, (shofer taxie), është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në krahë prej dy shtetasve të tjerë të cilët ishin pasagjer.

Shtetasi B.G., është transportuar në Spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Llogora – Plagoset me arme zjarri shoferi i taksise ! (Emri) Read More »

Kush e ndertoi dhe kush e menaxhon Portin e jahteve ne Orikum !

Porti turistik i jahteve gjendet në pjesën jugore të Radhimës dhe është ndërtuar pas vitit
1996 nga një firmë investitorësh italianë.

Eshtë i pajisur me mjedise akomoduese për turistët e huaj të apasionuara pas lundirmit dhe ka një kapacitet të caktuar ankorimi të jahteve dhe të barkave me vela.

Ai mund të përdoret edhe për shëtitje me anije dhe me mjete të vogla lundrimi për ture turistike detare në pikat tërheqëse natyrore, ose hisorike të zonës.

Mund te kontaktoni me portin e jahteve me numrat e telefonit dhe adresat me poshte:

ALBANIA  00355 391 22248

              00355 69 5350233

[email protected]

TALIA    0039 0565 252040

              [email protected]

Kush e ndertoi dhe kush e menaxhon Portin e jahteve ne Orikum ! Read More »

Tragjas – Zbulohet dokumenti kush e ndertoi fshatin e vjeter !

Fshatin e vjetër të Tragjasit e kanë ndërtuar korçarët (Danajt), të cilët kanë dëshmuar se kishin marrë modele të shtëpive të vjetra.
Gjashte  mëhallët kanë vazhduar të jenë edhe sot në fshatin e Tragjasit. Pra edhe kohën e vendosjes dhe të ripopullimit do ta marrim sipas brezave të nisur nga këta tre paraardhës deri në vitin 1945, kur banorët e Tragjasit lanë gërmadhat e fshatit të vjetër dhe ngritën fshatin e ri në fushë.

Që nga Gjon Mistri dhe Gjon Varfi deri në 1945 bëhen 11 breza. Zakonisht një brez llogaritet rreth 25-30 vjet. Del kështu që nga vendosja për herë të parë e këtyre familjeve deri në vitin 1945 të kenë kaluar 330 vjet. Pra këta banorë duhet të jenë vendosur aty rreth viteve 1610-1615.

Po të marrim parasysh (gjithnjë përafërsisht) ikjen dhe shpërnguljen e banorëve të parë nga masakrat e vitit 1492, vetëm pas një shekulli ata janë rikthyer në trevat e tyre (patjetër bijtë e tyre). Gjatë gjithë kësaj kohe ata kanë banuar nëpër shpella. Këto përllogaritje mbështeten edhe nga rregjistri i Dragjatit (Tragjasit) të vitit 1583, sipas të cilit del se banorët janë rivendosur aty pas rreth 100 vjetësh.

Por më e mundshme dhe më bindëse është që Tragjasi të jetë shkretuar në ato vite të tmerrshme nga masakrat osmane dhe fëmijët apo nipërit e tyre të jenë rikthyer pas shumë bredhjesh apo pas banimit për një kohë të gjatë në shpella dhe male ka mundësi që një pjesë e familjeve morën fëmijët dhe kaluan dete dhe oqeane dhe u ngulën aty; të tjerët u vendosën në shtetet fqinje.

Tragjas – Zbulohet dokumenti kush e ndertoi fshatin e vjeter ! Read More »

Femijet dhe mesuesit e shkolles ‘Balil Pelari’ Orikum nuk ndalen.Ja supriza e radhes !

Nga Blerta(Haluli) Xhaferaj

Shkolla 9-vjecare “Balil Pelari ” Orikum i është bashkuar nismës së Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve” për t’u ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura nga rreshjet e fundit në fshatrat e Vlorës.

Prindërit e nxënësve të shkollës “Balil Pelari ” Orikum u solidarizuan duke sjellë në mënyrë vullnetare veshje dhe ushqime.

Nismës gjithashtu ju bashkuan dhe mësuesit e kesaj shkolle duke i ndihmuar këto familje me një shumë lekësh të cilat i derdhën në bankë.

Pakot me ushqime u transportuan në DAR VLORË

Femijet dhe mesuesit e shkolles ‘Balil Pelari’ Orikum nuk ndalen.Ja supriza e radhes ! Read More »

Orikum:U zhvillua ndeshja e kthimit per kupen e Shqiperise Flamurtari F.C5 : 2 KF Turbina

U zhvillua ne Orikum , ndeshja e kthimit per Kupen e Shqiperise ” Flamurtari F.C 5 : 2 KF Turbina ” .
Shenuan :Toungara , Licaj ( P ) , Diamanti , Tushi , Mucollari \ Sallaku 2X .
Rezultati pergjithshem :
Flamurtari F.C 11 : 3 KF Turbina
Formacioni zyrtar :
Sali , Licaj ( C ) , Deliaj , Maze ,Mesini , Hyseni , Diamanti , Rrapaj Merkaj , Tushi , Toungara .
U aktivizuan : Elmazaj , Seferaj , Mucollari .

Orikum:U zhvillua ndeshja e kthimit per kupen e Shqiperise Flamurtari F.C5 : 2 KF Turbina Read More »

Video- Zbardhet Llogoraja nga debora. Ja sa cm ka arrit shtresa e debores gjate nates.

Zonat malore ne Vlore jane zbardhur nga debora. Pas reshjeve te shiut debora ka nisur te zbardhe Llogorane.

Ne Llogora shtresa e debores ka arrit ne 10 cm por nuk jane raportuar bllokime te rruges.

Policia sugjeron drejtuesit e mjeteve te pajisen me zinxhire.

Video- Zbardhet Llogoraja nga debora. Ja sa cm ka arrit shtresa e debores gjate nates. Read More »