Te fundit nga zona

Zapton vorrezat e fshatit , Bashkia Vlore nxjerr vendimin ! (Emri)

 

Bashkia Vlore ka marre nje vendim per lirimin e siperfaqes se tokes qe do te perdoret per vorrezat e fshatit nga nje banor i cili e kishte zaptuar. Ne vendimin e saj bashkia vendos qe te lirohet siperfaqja e tokes e cila do te perdoret per vorrezat e fshatit Kerkove nga shtetasi Magrim Aliaj.

PER LIRIMIT TE SIPERFAQES SE TOKES QE DO Tit PERDORET PER
VAREZAT E FSHATIT” KERKOVE” ,Nit NJESINE ADMINISTRATIVE QitNDER,
TE ZAPTUAR NGA SHTETASI MAGRIP ALlAJ”.
Keshilli i Bashkise Vlore, ne mbledhjen e dates 26.10.2017 , bazuar ne ligjin
Nr.139/2015, “Per Vetqeverisjen Vendore”, neni 8,neni 9 , neni 54, ligjit 7501 date
19.07.1991 ” Per token” I ndryshuar me ligjin nr. 7715/1993 dhe ligjin nr.77631l993 ,
neni 21 pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga administrata e bashkise Vlore,
VENDOSI:
1. Lirimit te siperfaqes se tokes qe do te perdoret per varezat e fshatit ” Kerkove” ,
ne njesine Administrative Qender, te zaptuar nga shtetasi Magrip Aliaj”.
2. Per zbatimin e ketij vendimi ngarkohet Administrata e Bashkise Vlore.
3. Ky vendim hyn ne fuqi sipas ligjit nr.139/20 15, “Per Vetqeverisjen vendore”,
neni 55 pika 6.

Zapton vorrezat e fshatit , Bashkia Vlore nxjerr vendimin ! (Emri) Read More »

Ja kush është luf tëtari i vogël nga Radhima me pseudonimin “ILE GALI” që ra trimërisht në moshën 16 vjecare !

Numan Sulo Bilani, u lind në Radhimë në vitin 1927.
Qysh fëmijë ai ndjeu vështirësitë e jetës. Pasi kreu
ciklin e ulët të shkollës në fshat, në vitin 1941 fillon
studimet në shkollën Tregëtare Vlorë, i regjistruar me
No. Amze: 804. I ndikuar nga veprimtarë ant ifashistë,
me të cilët banonte në lagjen “Lirim”, u aktivizua qysh në fillim me lëvizjen
an tifashiste në qytetin e Vlorës. Eshtë pjesëmarrës në Dem ostratën e Bukës
në Mars 1942 së bashku me shokët e tij të shkollës Tregëtare.
Duke u aktivizuar në aksione të ndryshme si shpërndarje traktesh,
grumbullime ndihmash për partizanët, etj. në mes rreziqesh pa fund, djaloshi
14 vjeçar, u burrërua para kohe. Aktiviteti i tij ra në sy të fa shistëve italianë,
deri sa një ditë, qëndrimi i tij në qytet dhe vazhdimi i shkollës u bë i
pamundur.
Prandaj në verën e vitit 1943, Numani detyrohet të hidhet në ile galitet, duke
qenë gjithmonë aktiv në veprimtarinë an tifashiste. Merr pjesë në lu ftën e
Drashovicës në Shtator 1943, duke treguar trimëri e guxim për vetë moshën
e re që kishte. Më pas vazhdoi aktivitetin brënda në qytet, pranë Komitetit
Qarkor të PK, deri më 28 Nëntor 1943, kohë të cilën u inkuadrua në radhët e
batalioneve të para të Brig. së V partizane.
Luftëtari i vogël, gjithmon dallohej për guxim e papërtueshmëri. E në një
përpjekie me pushtuesit na zistë në Dhjetor 1943, në Bolenë, bie trimërisht 16
vjeçari Numan Bilani, me fjalët e fundit: “Hakmarrje! Ne do të fitojmë!…”
Eshtrat e Numanit prehen në vorrezat e dëshmorëve, Vlorë.

Ja kush është luf tëtari i vogël nga Radhima me pseudonimin “ILE GALI” që ra trimërisht në moshën 16 vjecare ! Read More »

Zbardhet lista e plote e partizaneve radhimjote (Emrat)

28 Nëntor 1943. Me krijimin e formacioneve të para të Brigatës së V
partizane shumë radhimjotë u inkuadruan në të, ndërsa më vonë, në plot të
tjera, duke marrë pjesë me armë në dorë kundër pushtimit nazist, deri në
çlirimin e plotë të Atdheut. E ndër ta vazhduan ndjekien deri thellë në tokën
jugosllave. Ata qysh nga partizan i thjeshtë e deri drejtues kompanie e
batalioni, treguan se ishin njerëz të sakrificës, luftëtarë trima, të palodhur e
mbi të gjitha besnikë e të ndershëm. Radhima, duhet të krenohet me bijtë e
bijat e saj, që gjithmon kur i kërkoi nevoja, dolën në ballë, nuk u kursyen,
sakrifikuan edhe jetën e tyre… Ja lista e partizanëve radhimjotë:
1-Ali Bilani
2-Laze Tefa
3-Shero Dervishi
4-Ali Rroko
5-Memo Ruko
6-Veledin Ruko
7-Avdul Ramo
8-Mero Bego
9-Veli Kapo
10-Badi’ Dervishi
11-Numan Bilani
12-Velo Seferi
13-Bako Limo
14-Nuri Radhima
15-Xhevdet Lagji
16-Beqir Shuaipi
17-Nuro Vera
18-Xhezo Rroko
19-Cane Ramo
20-Prënjo Myftari
21-Xhuvel Ruko
22-Gjik Hyseni
23-Selman Ramo
24-Zaçe Bego
25-Hasan Pulo
26-Sheme Bilani
27-Zenel Hamiti
28-Hati’ Brahimi
29-Sheme Latifi
30-Zyhra Radhima
31-Hasan Imeti
32-Selfo Selimi
33- Brahim Sihati
34-Ismail Bilani
35-Hasan Ruko
36-Et’hem Rroko
37-Jaho Bejto*
38-Sadik Ramo*
39-Ali Radhima*
40-Sali Hyseni*
41-Skënder Brahimi
42-Xhemil Brahimi

Të tjerë radhimjotë, gjatë periudhës së luftës morën pjesë në luftime, prita
e përpjekie kur e lypi nevoja, duke treguar guxim, kurajo e sakrificë, si:
– Balil Bari – Barjam Veliu – Dervish Lulo
– Bush Kajtazi – Beqir Kajtazi – Sherif Havari
– Brahim Sihati – Mamudie Lagji – Beqir Isufi
– Muhamet Lagji – Shyto Koçi – Dalan Çelo
– Selfo Gumenica – Ahmet Zhegu – Fejzi Saliu
– Halil Lame – Arshi Bilani – Xhemil Ramo
– Ahmet Kojani – Ejet Piko – Adem Bilani
– Musa Muhameti – Myftar Musai – Dervish Abazi
– Selim Maze – Murat Novruzi – Isa Brahimi

Zbardhet lista e plote e partizaneve radhimjote (Emrat) Read More »

Radhimë, ja cfarë u zbulua në sheshin para shkollës së vjetër, në Maje të Bregut !

GJURMË ARKEOLOGJIKE NË FSHATIN RADHIMË

Në vitin 1979, në sheshin para shkollës së vjetër në Majë të Bregut, gjatë
punimeve të bëra për sistemimin e oborrit të saj, u zbuluan disa varre. Var ri i
parë, ndodhej pranë gurit të Çarë, me drejtim L-P. Skeleti ishte pothuajse i
paprishur mbi një taban dolomiti të sheshuar.

E veçanta e këtij varri ishte se në iventarin e zbuluar ishte edhe një monedhë floriri me peshë 3 gr e
diametër 1.3 cm; si dhe një FIBUL e punuar në kockë. Fibula kishte një
gjatësi 12 cm, e zbukuruar me figura gjeometrike dhe në krye të saj ishte
gdhendur një kokë dhie pothuajse e njëjtë me atë të përkrenares së
Skënderbeut… Pesë metra më në jug të gurit të Çarë, gjatë gërmimeve u
zbuluan edhe tre varre të tjerë, që i takojnë të njëjtës periudhë, asaj romake.
Inventari i tyre flet se këtu kemi pasur të bëjmë me një qendër të banuar
urbane.

Nga objektet e gjetura në varrin e parë, u përcaktua se skeleti i
padëmtuar i përkiste një femre, në trupin e së cilës ishin vendosur me dhjetra
zbukurime që ruheshin në gjendje shumë të mirë dhe që të mahnisnin me
bukurinë dhe finesën e punimeve. Në falangjet e gishtrinjve qëndronin tetë
unaza me relieve të ndryshme, që për mendimin tonë kanë shërbyer si vula.
Në parakrahun e majtë kishte të vendosur një byzylyk argjëndi, i cili përbehej
nga katër rrathë dhe fillonte e mbaronte me kokë gjarpëri. Në të dy anët e
kafkës, tek pozicioni i veshëve rrathë të dyfishtë po prej argjëndi. Në pjesën e
kraharorit qëndronin dy karfica, ndërsa në pjesën e mezit u gjetën pafta brezi
dhe gjilpëra. Në fund të këmbëve ishte vendosur një lotore me lartësi 7 cm e
lyer me vernik kafe të errët. Lotorja ishte e zbukuruar nga një vargëzim i stilit
të grurit ose thekrës.

Varri i dytë i takonte një luftëtari, me skelet me gjatësi 186 cm. Inventarit të
këtij varri i takojnë një mburojë, dy kallca metalike e një përkrenare metalike;
të dëmtuara nga korrozioni. Në këtë varr u gjetën edhe dy monedha me
nënshkrimin “ORIKON”. Ndërsa në varrin e tretë u gjetën një shpatë, tre
maja heshtash e një kupë metalike. Në pjesën e jashtme të kupës, gjejmë të
punuar në mënyrë të përsosur relievin e trupit të një femre.
Objektet e gjetura në këto varre, që sot ruhen në Muzeun Arkeologjik
Tiranë, na njoftojnë prej lashtësisë se në territorin e fshatit Radhimë, në
kohët antike ka jetuar një komunitet me nivel të lartë jetese”.
Novruz BARJAMI d.v.
Historian
Radhimë, Maj 1979

Radhimë, ja cfarë u zbulua në sheshin para shkollës së vjetër, në Maje të Bregut ! Read More »

Selim Haskocela hedh idene e papritur – ‘Zona jone te kete patenten e saj dhe te njihet me emrin e Dukatit per . . . ‘ !

Historia e fshatit të Dukatit sot është më shumë se ekzistuese në mendjet e banorëve të zonës. Rrëfenjat flasin për këtë fshat si një nga më të mëdhenjtë në gjithë Shqipërinë. Udhëtimi në ditët e sotme bëhet lehtazi pasi janë rrugët e shtruara me asfalt, ndërsa më parë, njerëzit janë munduar ta bëjnë këtë rrugë në këmbë, ose me kuaj kush kishte mundësi, deri në qendrën e fshatit. Në këtë vend ishte këneta dhe kullotat e Dukatit dhe asgjë tjetër. I gjithë vendi ishte një pyll i përzier me hilqe, frashër, që e bënte të pakalueshëm për njerëzit. Këneta vetë, kishte puse dhe vende ku uji ishte deri 1 deri 2 metra ujë. “Ishte e pashfrytëzuar se e bënin vetë kushtet që kombinonte me detin dhe ushqehej dhe me puset vetë. Deri në vitin 1956  nuk kish gjë prej gjëje përveç një poste policie.

Për herë të parë u ndërtuan rreth 20 apartamente ku do strehoheshin rusët që do të vinin për bazën e Pashalimanit dhe shqiptarët gjithsej 72 familje të tyre”, thotë Selami, banor i fshatit. Qyteti i Orikumit është banuar që prej 2500 vite më parë, ndërsa dukati është banuar që në kohën e Ilirëve. Në fillim, gjithë fshati  është marrë me blegtori. “Blegtoria ka qenë orientim kryesor. Ishte deti afër, por s’ka pasur peshkatarë të shquar. Blegtoria është të jesh edhe punëtor edhe dembel. Ka qenë e përhapur që në cep të Karaburunit deri në Llogara sipër. Kur u kolektivizua  në vitin 1955 u grumbulluan fshatrat.  Pastaj ishte nevoja e një qendre urbane dhe u krijuar Orikumi”, thotë Skënderi, blegtor i Dukatit. Fshati i Dukatit në blegtori është i dalluar ende sot. Dhia e zezë që vazhdon të rritet në kullotat e maleve të Llogarasë mban kurorën e mbarë Shqipërisë për cilësinë e mishit dhe prodhimin e qumështit.

Ndërsa, blegtorët gjenden përditë në male. Dita e tyre nis që me zbardhjen e diellit. I vetmi pushim është ai i drekës, ku edhe dhitë mbyllen për pak orë në stane. Pastaj, rutina vazhdon po njësoj. Sapo kalon piku i vapës, fillon edhe ngjitja në male. Llogaraja ka kullotat më të mira për dhinë e zezë, jo vetëm për shkak të bimësisë, por edhe të detit. Përmbajtja e jodit dhe përthithja e tij nga kafshët ndikon pozitivisht në pjellorinë e dhive të zeza të Dukatit. Tringëllima e këmborës njofton që jemi afër një kopeje. Tanush Bodoj, blegtorin më të madh të Dukatit e takojmë në mes të maleve. Ndonëse gjithë ditën në lëvizje ai nuk dukej i lodhur. “Mirë se erdhët. Më në fund miq për mua se vetëm dhi dhe cjep kam pasur deri më sot”, thotë Tanushi me humor, teksa ngrihet  nga vendi ku ishte ulur dhe merr në duar shkopin e çobanit. Muzika labe e shoqëronte kudo. Simfonia e saj dëgjohej nga një radio e vogël, të cilën Tanushi e mbante përherë me vete. “Ja, kjo traditë na mban gjallë, si në muzikë dhe kudo. Blegtoria është një traditë më vete.

Brezat sa vijnë e ndryshojnë, por disa vlera duhet të mos i zhdukim”, thotë ai, ndërsa na tregon edhe për aktivitetin e tij në blegtori. “Unë kam pasur përherë në tufat e mia dhinë e zezë të dukatit. Është një racë autoktone, e cila duhet ruajtur. Ka ardhur në  këtë vend që në vitin 1944 dhe që prej asaj kohe nuk është larguar. Megjithatë, numri i krerëve ka qenë më i madh. Numëroheshin rreth 120 mijë krerë dhi të zeza. Unë, sot kam në kopenë time rreth 1300 krerë, prej të cilave marr rreth 150 litra qumësht në vit nga një dhi. Është me leverdi, pavarësisht lodhjes që ka. Mbi të gjitha është traditë. Pjellshmëria e kësaj race është 97 % dhe kjo është pozitive. Nuk i shes dhitë e zeza të gjitha sepse i mbaj, i rinoj, i shtoj akoma më shumë.  Ne, vlonjatët,  jemi pak krenarë për gjërat tona. Kudo e tregojmë, por dhe e ruajmë të veçantën që kemi”. Dhia e Dukatit është me trup të shkurtër. Manteli i kësaj dhie është kryesisht i zi, për ka edhe individë të zinj me lara të bardha, apo krejtësisht me ngjyrë bezhë.

Një karakteristikë tjetër e këtij individi të botës shtazore në dallim nga speciet e tjera, është edhe fakti se femrat dhe meshkujt janë të pajisur me brirë, gjë që u jep atyre një pamje tërësisht të veçantë. “Në tufën time janë më së shumti femra, por kohët e fundit kam shtuar edhe cjepët. Mbaj rreth 80 cjep çdo vit. Shitja, më tej ka rendimentet e saj, por deri më sot ka qenë në nivele të mira. Unë, shes rreth 400 keca në vit. Përafërsisht një kec mund të më japë rreth 6000 lekë. Keci është 10 kg më e madhi në peshë, por është sipas periudhës. Mesatarja e peshës është 8 kg. E rëndësishme është që ka kërkesë. Jo vetëm mishi i dhisë, por edhe qumështi tregtohet. Djathi ka kërkesë akoma më tepër sepse e përpunojmë vetë në mënyrë artizanale, pa baxho. Njerëzit vijnë dhe e kërkojnë në shtëpi. Nuk ka si bulmeti që bën vetë”, thotë Tanush Bodoj.

Kërkesa për certifikim

Një prodhim i mirë, megjithëse njeh shitje duhet të japë edhe siguri. Agronomi i fshatit të Dukatit, Selim Askoçela thotë se veçantia e këtij fshati në mbarështimin e dhisë së zezë të Dukatit si edhe prodhimit të mishit dhe bulmetit të marrë prej tyre, duhet të marrë një pullë të kontrolluar, e cila të tregojë prejardhjen e produktit dhe cilësinë e tij. “Raca e tufave është e përzier, por dominon dhia e zezë. Ka prodhimtari të lartë. Dukati i ka marrë përmasat dhe mendohet të kapë shifrat e periudhës së mëparshme duke plotësuar nevojat. Kemi hedhur idenë që zona të bëhet jo vetëm turistike, por edhe të ketë patentën e saj në produkte, duke garantuar prodhim të kontrolluar dhe e certifikuar. Të njihet me emrin e Dukatit”, thotë Selim Askocela.

Trim Askocela: Blegtorët po tregojnë kujdes për dhinë autoktone

Cilësitë pozitive të dhisë së zezë së Dukatit, e mirënjohur në gjithë vendin për vlerat e saj si në prodhimin e qumështit dhe të mishit duket se janë nën një kujdes të mirë. Blegtorët zotërojnë mesatarisht 700 krerë dhi në fermat e tyre. Megjithatë, edhe pse me një eksperiencë të gjatë në këtë fushë, sërish kujdesi për kafshët duhet t’i kalojë një personi të specializuar. Trim Askocela, veterineri i zonës, tregon rëndësinë që ka kjo racë e rrallë e dhisë si edhe përse blegtorët po kujdesen kaq shumë për mbarështimin e tyre. “Nuk janë thjesht kafshë dhe sektor blegtorie për këtë vend. Është traditë e rrallë, e cila duhet ruajtur. Mbi të gjitha, ka vlera të mëdha dhe shumë fitim. Është me leverdi për fermerin pavarësisht vështirësive që ka.

Në krahasim me dhitë e tjera normale, këto të Dukatit prodhojnë më shpejtë dhe kanë prodhimtari më të lartë.  Në periudhën e majit është mishi më i kërkuar se në atë periudhë zhvillohet dhe bimësia. Faktori i rëndësishëm është edhe fakti që ndodhet buzë detit sepse ndikon shumë jodi i detit. Edhe kur janë në shtim, riprodhim i nxit të kenë prodhim më të shpejtë se ai normal. Ndër të tjera, bimësia është shumë e zhvilluar dhe e përshtatshme për dhitë e zeza. Ka shkurre dhe përrallë që janë shumë të nevojshme për një ushqim të shëndetshëm”, thotë veterineri Askocela.  Ndër të tjera, ai shton se edhe kujdesi që tregojnë çobanët e dhive ndaj mjedisit është një faktor që përbën rëndësi, duke theksuar që nuk ka pasur raste zjarri si në zonat e tjera të vendit. “Çobanët edhe janë kujdesur mirë për zonën. Nuk kemi pasur raste zjarri. Vështirësia e terrenit është e madhe, duke qenë se zona ndodhet rreth 1100m mbi nivelin e detit”, përfundon Trim Askoçela.

Nga Xhensila Demollaj/Shekulli

Selim Haskocela hedh idene e papritur – ‘Zona jone te kete patenten e saj dhe te njihet me emrin e Dukatit per . . . ‘ ! Read More »

Lista e plote e deshmoreve te Tragjasit ! Vetem 9 prej tyre te shpalluar pas 1990 ! (Emrat)

Tragjasi eshte nje nga fshatrat qe nje numer shume te larte deshmoresh te rene ne lufte per atdheun. Lista e deshmoreve te Atdheut nga tragjasi, ku futen deshmoret e luftes nacional-clirimtare, te 1920, si dhe te shpallurit pas viteve 90-te
Nr. Emri, atësia, mbiemri Viti i lindjes Viti i rënies Nr. vendimit
1. Zonja Arif Çurre 1920 1944 Heroinë e Popullit
2. Kastriot Xhemil Muço 1923 1943 Hero i Popullit
3. Shyqyri Murat Alimerko 1923 1943 Hero i Popullit
4. Maliq Ahmet Muço 1922 1944 Hero i Popullit
5. Agron Ali Sinani 1926 1944 97/22/9/1972
6. Ago Ymer Gjomemo 1929 1944 97/22/9/1972
7. Azem Rexhep Troqe 1929 1945 26/26/3/1958
8. Ali Kapo Kabello 1925 1946 97/22/9/1972
9. Azbi Hysen Meta 1920 1944 97/22/9/1972
10. Ahmet Sinan Brati 1917 1943 169/28/7/1981
11. Cane Ali Çaçi 1913 1944 58/31/5/1975
12. Donika Murat Dule 1924 1944 97/22/9/1972
13. Dudë Hysen Mete 1927 1944 118/25/12/1971
14. Elmas Memo Alimerko 1878 1944 40/7/7/1973
15. Fejzo Xhafer Gjomemo 1919 1943 97/22/9/1972
16. Hektor Ibrahim Shyti 1922 1944 40/7/7/1973
17. Hasan Selim Mërtiri 1912 1945 97/22/9/1972
18. Hyri Arif Çurre 1927 1944 97/22/9/1972
19. Hurma Jemin Troqe 1925 1949 97/22/9/1972
20. Hanko Hasan Gjata 1926 1944 97/22/9/1972
21. Kujtim Tahir Hoxha 1928 1944 97/22/9/1972
22. Adem Sinan Ramohito 1904 1942 97/22/9/1972
23. Kadri Ibrahim Gjomemo 1926 1944 97/22/9/1972
24. Kafaze Ibrahim Gjomemo 1929 1944 97/22/9/1972
25. Lilo Asllan Gjoni 1921 1944 97/22/9/1972
26. Muhamet Alem Kabashi 1894 1943 40/7/7/1973
27. Merjeme Selam Gjomemo 1927 1944 97/22/9/1972
28. Musa Ibrahim Gjomemo 1924 1944 97/22/9/1972
29. Mustafa Selam Muço 1868 1944 97/22/9/1972
30. Ramje Imer Stepa 1925 1994 97/22/9/1972
31. Razi Latif Ormëni 1915 1944 97/22/9/1972
32. Sulejmën Beqir Beja 1900 1943 97/22/9/1972
33. Sulo Selman Alimerko 1900 1943 97/22/9/1972
34. Sulo Haxhi Alisinani 1886 1943 118/29/6/1984
35. Selim Zenel Mërtiri 1894 1944 97/22/9/1972
36. Salo Shaban Kabello 1912 1943 126/6/10/1977
37. Tahit Dalan Dervishi 1918 1944 97/22/9/1972
38. Xhafer Mustafa Rexhepi 1915 1945 97/22/9/1972
39. Zeqir Muharrem Zyka 1912 1944 97/22/9/1972
40. Zonja Mehmet Troqe 1925 1945 97/22/9/1972

Te shpallur pas 1990-es.
1-Niko Selman Hoxha
2-Qemal Mertiri
3-Clirim Halil Pulo
4-Skender Daut Muco
5-Sefer Ismail Imeri
6-Yzeir Alimerko
7-Zenel Ramohito 5 qershor 1920
8-Haxhi Ismaili 22 korrik 1920
9-Bejko Numani 22 korrik 1920

Marre nga faqja ne facebook Shoqata Tragjasi.

Lista e plote e deshmoreve te Tragjasit ! Vetem 9 prej tyre te shpalluar pas 1990 ! (Emrat) Read More »

Urimi i vecante per Dukatasit nga Shoqata Kulturore e Atdhetare ” Dukati “.

Te nderuar bashke krahinore Dukatas dhe ju miq Gezuar Vitin e Ri 2018.
Qofte per ju dhe te afermit tuaj vit i gezimeve dhe lumturise suaj familjare.
Më shume begati dhe mireqenie , paqe dhe vellazerim mes njeri tjetrit.
Le te mendojme se mbi çdo interes tjeter eshte dashuria e harmonia , respekti dhe bashkejetesa jone te cilat jane burim i qetesise , mirekuptimit dhe mireqenies sociale -ekonomike.
Per shume vjet gezuar …

 

 

Urimi i vecante per Dukatasit nga Shoqata Kulturore e Atdhetare ” Dukati “. Read More »

Perfundon votimi, perzgjidhen kater personalitete te vitit 2017 per Nj.A.Orikum! Ja pse ndryshoi numri nga tre ne kater !

Prej disa ditesh grupi i zones ne facebook Orikum Dukat Tragjas Radhime organizoi perzgjedhjen e tre personaliteteve te vitit per krahinen tone. Fillimisht u mblodhen propozimet te cilat u bene nga banoret e zones. Ne perfundim te afatit te propozimeve te gjithe emrat e propozuar u vendosen ne nje liste perfundimtare dhe votimi u deklarua i hapur.

Gjate procesit te votimit cdo banor ka qene i lire te votoje tre emra prej listes perfundimtare. Votimi u mbyll ne dt 31 Dhjetor 2017 ne oren 18:00 nga ku rezultoi se personaliteti i pare me i votuar ishte Zoti Muharrem Jazo. I dyti personalitet me i votuar ishte Zoti Gezim Capo. Ne vendin e trete me numer te barabarte votuesisht jane renditur Zonja Emiljana Shahaj dhe Zoti Edmon Leka. 

Lista perfundimtare me emrat e propozuar ishte  kjo :

1-Muharrem Jazo

2-Edmond Leka

3-Gezim Capoj

4- Emiljana Shaho

5-Adriatik Ferrunaj

6- Florika Rodakaj

7-Tare Belaj

8-Hasan laba

9-kanan Braho

10- Ariz kapo

11- Hamza Kuteli

12- Qerim Bozhanaj

13- Andon Meco

14-Edlira Gjonaj

15- Albert Haxhia

16-Adhurim Bejo

17-Nexhip Hysolako

18- Mefail Haxhiselimi

19-Astrit Janushi

20-Alket Shabani

21- Enver Minxha

22- Vitri Zyka

23- Andrea Vangjeli

24- Ardian Binjaku

Perfundon votimi, perzgjidhen kater personalitete te vitit 2017 per Nj.A.Orikum! Ja pse ndryshoi numri nga tre ne kater ! Read More »