Sport

Ndeshja e fundit e Messit në Botëror, nuk do ta besoni sa kushtojnë çmimet e biletave

Tashmë është plotëzuar edhe pazëlli i fundit e janë mësuar se cilat do të jenë skuadrat që do të ndeshjen për finalen e vogël ditën e shtunë, Marok-Kroaci dhe ato të finales së madhe të 18 dhjetorit Francë-Argjentinë.

Për të parë Messin për herë të fundit në Botëror janë të shumët kurreshtarët dhe jo vetëm argjentinasit. Po sa kushton një biletë për të ndjekur finalen?

Cmimet fillojnë nga 516 euro, biletat që konsiderohen më të “kqijat” për të ndjekur këtë ndeshje, ndërkohë për sa i përket biletave të ashtuquajtura të mesme, cmimi është rreth 850 euro ndërsa tribuna qëndrore mund të kushtojë deri në 1600 euro, një shifër kjo sigurisht jo e arritshme për të gjithë.

Ndeshja finale do të zhvillohet në Lusail Stadium, në orën 16:00 me orën tonë. Sektorët janë zhvilluar në dy unaza të vazhdueshme, me një kapacitet total prej 80,000 vendesh dhe një ngjyrë të sediljeve që të kujtojnë nuancat e rërës dhe të arit.

Ndeshja e fundit e Messit në Botëror, nuk do ta besoni sa kushtojnë çmimet e biletave Read More »

FIFA merr vendimin për Messin dhe dy lojtarë të Argjentinës! Çfarë pritet të ndodhë nesër përballë Kroacisë

FIFA ka vendosur të mos e dënojë Lionel Messin dhe portierin Emiliano Martinez për deklaratat e bëra në fund të ndeshjes me Holandën në adresë të arbitrit Mateu Lahoz. Numri 10 dhe gardiani bardhekaltër do të jenë rregullisht në fushën e lojës nesër në orën 20:00 për ndeshjen e parë gjysmëfinale Kroaci-Argjentinë në “Lusail Stadium”.

Lajmin e bën të ditur gazeta katalanase “Sport” që thekson se deklarata e Messit sipas të cilit arbitri ishte tërësisht i papërshtatshëm për një ndeshje të një niveli të tillë, nuk konsiderohet shkelje.

Nuk do të dënohet as Leandro Paredes që shkelmoi topin në drejtim të pankinës holandeze duke shkaktuar një situatë kaotike në fushën e lojës. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia e një gjobe të majme ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit.

FIFA merr vendimin për Messin dhe dy lojtarë të Argjentinës! Çfarë pritet të ndodhë nesër përballë Kroacisë Read More »

Maroku ‘shkruan’ historinë dhe largon Portugalinë

Botërori i Katarit do të mbahet mend gjithmonë si “Botërori i surprizave” dhe ajo më e fundit vjen nga çerek-finlja Marok-Portugali, ku në stadiumin “El Thumama”, afrikano-veriorët arritën të “nxirrnin” jashtë Botërorit, Portugalinë dhe Cristiano Ronaldon, duke u bërë kështu ekipi i parë afrikan, i cili arrin në gjysmë-finalen e një Kupe Bote.

Përballja nisi me vrull të madh, me Joao Felix i cili krijoi 2-3 raste goli në pjesën e parë, por pa mundur dot të gjente rrugën e rrjetës.

Por, pjesa e parë nuk do të përfundonte me kaq, pasi në minutën e 42’, En Nesyri përfiton nga një gabim i mbrojtjes “luzitane” dhe kalon Marokun në avantazhin 1 me 0.

Pjesa e dytë foli e gjitha për portugezët, me “luzitanët” të cilët kërkuan në çdo moment golin, por portieri Bono ishte në një formë të shkëlqyer, duke e vazhduar serinë e ndeshjeve me rrjetë të paprekur në këtë Botëror.

Ndërkaq, në fazën tjetër, Maroku do të përballet me fituesen e ndeshjes, Angli-Francë, ndeshje e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, në orën 20:00./abcnews.al

Maroku ‘shkruan’ historinë dhe largon Portugalinë Read More »

Dë shtoi në Botëror, Ronaldo shp ërthen në lot

Portugalia është el iminuar në çerekfinalen e Botërorit të Katarit nga skuadra e Marokut.

Në fundin e sfidës, kamerat kanë fokusuar Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez është parë në lot teksa i drejtohej dhomave të zhveshjes, me zhgënjimin që ka qenë i jashtëzakonshëm.

Për 37-vjeçarin ndoshta ky ishte shansi i fundit për të fituar një Botërori, mundësi kjo e shpërdoruar tashmë.

Dë shtoi në Botëror, Ronaldo shp ërthen në lot Read More »

Surpriza e këtij botërori dërgon në shtëpi Spanjën!

Maroku ka befasuar Spanjën duke e eliminuar me penallti.

Për fat të keq për Iberikët gabuan të 3 lojtarët nga pika e bardhë, Sarabia, Soler, Busquets.

Ndërkohë, për Marokun gaboi vetëm, Benoun, ndërsa realizuan Sabiri, Ziyech, Hakimi.

Sa i përket ndeshjes 90 minutat dhe shtesa përfunduan me rrjeta të pa prekura.

Ndërkohë, Maroku në cerekfinale do të përballet me fituesin e ciftit Portugali-Zvicër e cila starton sot në 20:00.

Surpriza e këtij botërori dërgon në shtëpi Spanjën! Read More »

Granit Xhaka tregon arsyen se përse e veshi fanellën e Jasharit

Granit Xhaka e ka sqaruar veshjen e fanellës së Ardon Jasharit pas fitores së madhe me Serbinë.

Futbollisti
kosovar, i cili ishte protagonist në ndeshjen e djeshme, është arsyetuar se veprimi i tij nuk ishte politik, pasi pas lojës u tha se ishte një dedikim dhe mesazh për Adem Jasharin.

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, deklaroi Xhaka në konferencë për shtyp pas lojës.

Xhaka u zgjodh lojtari i ndeshjes, ndërsa Shaqiri e shënoi njërin prej tre golave të fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, e cila ia siguroi ekipit helvetik kualifikimin në të tetën e finales së Kupës së Botës.

Granit Xhaka tregon arsyen se përse e veshi fanellën e Jasharit Read More »

Xhaka dhe Shaqiri dërgojnë Serbinë në shtëpi 

Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, triumfoi me rezultatin 2-3 ndaj Serbisë, duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës. Një ndeshje plot me emocione, teksa në fund ishin helvetët ata që festuan.

Golin e parë për Zvicrën e shënoi futbollisti me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri që i hapi rrugën këtij kualifikimi, teksa dy golat e tjerë u shënuan nga Embolo dhe Frojler.

Mitroviç dhe Vlahoviç shënuan për serbët, por kjo nuk mjaftoi, pasi kombëtarja ballkanase e mbylli grupin në vendin e fundit.

Xhaka dhe Shaqiri dërgojnë Serbinë në shtëpi  Read More »

Bëhet virale momenti kur tifozi arab e ndërron fanellën pasi shënoi Lewandowski

Polonia ka fituar përballjen e sotme kundër Arabisë me rezultat 2-0.

Golat i shënuan Zielinski dhe Lewandowski.

Mirëpo ajo çka i karakterizuar arabët veç të tjerash kanë qenë edhe tifozët e zjarrtë dhe mjaft kreativ, vlen të ceken shakatë që bëheshin me Messin pas triumfit kundër Argjentinës.

Por një gjë e tillë në ndeshjen e sotme nuk ka ndodhur, përkundrazi, një tifoz arab e ndërron fanellën pasi shënon Lewandowski.

Bëhet virale momenti kur tifozi arab e ndërron fanellën pasi shënoi Lewandowski Read More »