Sport

Jasir Asani rikthehet në Europë në janar, tregon kampionatin ‘BIG’ ku do të luajë

Ylli i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani ka dhënë një intervistë për median e huaj “Cronache Di Spogliato”.
Ai ka folur për tifozerinë kuqezi, për golat, Silvinjon si dhe ofertat nga kampionatet e huaja.

“Jam i bindur nëse në Tiranë do të kishim “Camp Nou”, shqiptarët do ta mbushnim plot. Jemi të çmendur pas futbollit. Në Shqipëri po na japin një dashuri ekstreme, në rrugë po na quajnë heronj. Kam mesazhet në celular të mbushura, nga mesazhet në Instagram me raste humb dhe ato të familjarëve të mi.

Mendoja se Shqipëria nuk do të më thërriste kurrë më, por ja ku jam në moshën 28 vjeçare, në Shqipërinë më të fortë se kurrë. Silvinjo më ka ndryshuar jetën, më parë asnjë trajner i Kombëtares nuk kishte menduar për mua. Kam lindur në Shkup, kam marrë festë nga Kombëtarja maqedonase, por e kam refuzuar pasi jam ndjerë gjithmonë një shqiptar. Më kujtohet ende telefonata e parë me trajnerin, më ka telefonuar përpara një ndeshje, isha aq I lumtur saqë shënova 3 gola atë ndeshje.

Më kërkojnë në Gjermani, Itali, Arabi dhe Spanjë, në janar do të shkoj në një nga këto kampionatet. Si çdo shqiptar jam i fiksuar pas Serisë A, çdo shqiptar përveç ekipit për të cilin bën tifo në Shipëri ndjek edhe një skuadër të Serisë A. Goli ndaj Polonisë ishte i mrekullueshëm, duhet ta kem parë me mijëra herë. Në një moment mu afrua Shezni dhe më tha: Bravo, nuk e prisja që do të gjuaje nga aty”, deklaroi Asani.

Jasir Asani rikthehet në Europë në janar, tregon kampionatin ‘BIG’ ku do të luajë Read More »

Jasir Asani: Dua t’i përqafoj të gjithë shqiptarët, pa dashurinë tuaj s’do kisha shënuar asnjë gol

Jasir Asani është emri që e gjithë Shqiptaria e adhuron, pasi ka ndezur me miliona zemra kuqezi me klasin që ka treguar në ndeshjet e këtij edicioni eliminator.

Kjo dashuri që i falin shqiptarët që e shtyn Asanin të japë plot pasion gjithçka mundet për fanellën kuqezi.

“Dua t’i përqafoj të gjithë shqiptarët, pa dashurinë tuaj nuk do të kisha shënuar asnjë gol”, shkruan Jasir Asani në një postim të fundit në Instagram, teksa mesazhin e shoqëron me një foto të tijën të shfaqur në ekranin e madh të “Fan Zone” në “Sheshin Skënderbej”.

Jasir Asani: Dua t’i përqafoj të gjithë shqiptarët, pa dashurinë tuaj s’do kisha shënuar asnjë gol Read More »

‘Dëshira e madhe më kushtoi…’/ Një lajm i keq nga kombëtarja!

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë pas fitores së madhe me Çekinë të enjten, për të nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore me Bullgarinë, e programuar për t’u luajtur të martën e 17 tetorit në stadiumin “Air Albania”.

Por Mirlind Daku detyrohet të largohet nga grumbullimi i Kombëtares, duke humbur kështu miqësoren me Bullgarinë për shkak të një dëmtimi. Lajmin e ka konfirmuar vetë sulmuesi në një postim në rrjetet sociale.

“Dëshira e madhe të jem pjesë e asaj nate të çmendur, më kushtoj me një lëndim të lehtë.

Lëndimi është falë Zotit minimal, lëndim që më detyroi të largohem para kohe nga grumbullimi i kombëtares.

Dashtë Zoti ju gëzojmë me kësi fitoresh dhe me kësi krenarie!

I gjithë Shqiptarisë, Mirlindi” shkruan ai.

‘Dëshira e madhe më kushtoi…’/ Një lajm i keq nga kombëtarja! Read More »

Jasir Asani ndërron bluzën me Ballist Morinën pas fitores: Do t’ja çoj Stacionit Policor në Veri të Kosovës

Një nga tifozët më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, Ballist Morina nuk kishte si të mungonte mbëmjen e djeshme në stadium, edhe pse i shoqëruar nga dhjetra policë.

Ai dhe gjithë shqiptarët përjetuan një mbrëmje magjike ku kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat e pastra 3-0 Republikën Çeke në “Air Albania”.

Ishte Jasir Asani i cili ndezi tifozerinë shqiptare që në minutën e 9 të takimit. Ish-lojtari i Partizanit veproi njësoj si me Poloninë. Mori topin, hyri nga e djathta e sulmit drejt qendrës dhe shkarkoi të majtën e tij. Topi shkoi në rrjetë, duke shtangur çekët që në minutat e para.
Pas përfundimit të ndeshjes, Asani është afruar pranë tribunës ku ka ndërruar bluzën me Ballist Morinën.

“I ndërruam fanellat me Jasirin duke thyer nji TABU (nji futbollist profesionist ndërron fanellën me nji tifoz po aq profesionist) dhe nuk mbaron këtu, me propozimin tim dhe me mirëkuptimin e plotë t’vetë Jasirit fanellën e tij nuk do e mbaj unë por do i dorëzohët kazermës së POLICISË së KOSOVËS me n’veri t’REPUBLIKËS së KOSOVËS n’shenjë respekti,mirënjohjeje dhe mbështëtje për t’gjithë djemtë tanë n’ato anë!

Rroftë shpirti i shqiptarit!!!!”, shkruan Ballsit Morina, i cili u bë i njohur në vitin 2014-të, kur futi dronin me flamurin etnik në stadiumin e Beogradit.

Duhet theksuar se ishte pikërisht ai dron “sebepi” i kualifikimit të Shqipërisë në kampionatin Europian të vitit 2015-të që u zhvillua në Francë./albeu.com/

Jasir Asani ndërron bluzën me Ballist Morinën pas fitores: Do t’ja çoj Stacionit Policor në Veri të Kosovës Read More »

Fitorja e Kombëtares shqiptare, UEFA nuk ndal postimet për kuqezinjtë

Kombëtarja shqiptare ka regjistruar mbrëmë një fitore historike, kundër Republikës së Çekisë

Kombëtarja shqiptare ka regjistruar mbrëmë një fitore historike, kundër Republikës së Çekisë. Kuqezinjtë e nisën shpejt festën, teksa në minutën e 9, Jasir Asani lëshoi një “predhë” nga jashtë zone, duke i çuar shifrat në 1 me 0.

Në pjesën e dytë, Shqipëria mbajti ritmin e lartë duke kontrolluar lojën, teksa në minutën e 51, Taulant Seferi shënon golin e dytë. Më pas, Seferi do të shënonte dhe golin e tretë në minutën e 73 dhe dopietën personale.

Paraqitjet e Shqipërisë dhe golat spektakolarë të futbollistëve kuqezinj, janë bërë temë kryesore tashmë në rrjetet sociale dhe sidomos adresat zyrtare të UEFA-s. Kjo e fundit i ka kushtuar sot një vëmendje shumë të veçantë kuqezinjve që mposhtën 3-0 Çekinë dhe vazhduan dominimin të shkëputur në kreun e Grupit E.

Fillimisht postimet në adresën zyrtare të UEFA-s për EURO 2024 në Twitter nisën me tifozin i cili lyen fytyrën si shqiponjë, shoqëruar me mbishkrimin “Gati për ndeshjen”.

Fitorja e Kombëtares shqiptare, UEFA nuk ndal postimet për kuqezinjtë Read More »

Me plis për në Berlin/ ‘Shqiponjat shkatërrojnë 3-0 Çekinë’

Euro 2024 është më pranë se kurrë dhe tifozët kuqezi mund të nisin të prenotojnë biletat për në Gjermani. Shqipëria mposhti në Air Albania Çekinë me shifrat 3-0 dhe tashmë i duhen edhe vetëm dy pikë në dy ndeshjet e mbetura (Moldavisë dhe Ishujve Faroe) për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin në europianin e Gjermanisë.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për të besuarit e trajnerit Sylvinho. Në minutën e nëntë, Jasir Asani lëshoi një nga predhat që zotëron në repertorin e tij dhe mposhti portierin Pavlenka. Festë e jashtëzakonshme në Air Albania, teksa tifozëve me plis iu bashkua edhe Asani i cili vendosi gjithashtu një plis duke entuziazmuar edhe më shumë të pranishmit.

Në vijim, kuqezinjtë patën edhe dy mundësi të tjera. Asllani pason bukur për Cikalleshin i cili ndalet vetëm në fund nga portieri çek, ndërsa më pas ishte Ramadani që pasoi për Asanin, por edhe shkupjani u ndal në fund nga njëri prej mbrojtësve kundërshtarë.

Në minutën e 38-të, Çekia gjen golin e barazimit. Por gjithçka ishte e parregullt pasi Chytil shënoi me dorë dhe arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë. Ishte i dyti për sulmuesin që la miqtë me 10 lojtarë.
Në fund të pjesës së parë, Shqipëria mund të kishte shënuar sërish pas një kundërsulmi, por Ramadani pasoi pak më fortë seç duhej për Bajramin. Megjithatë, goli i dytë nuk vonoi dhe erdhi në minutën e 51.

Një aksion model i kuqezinjve që nis nga Asllani, kalon te Hysaj dhe më pas është Asani që pason në zonë aty ku Taulant Seferi nuk gabon dhe ndëshkon çekët. 2-0 dhe Shqipëria luan e qetë duke menaxhuar avantazhin e dyfishtë.

Me plis për në Berlin/ ‘Shqiponjat shkatërrojnë 3-0 Çekinë’ Read More »

Mahnitëse, plis mbi çdo ulëse në “Air Albania” dhe sundim i ngjyrave kuq e zi, si duket stadiumi një ditë para ndeshjes

Air Albania” mirëpret nesër në orën 20.45 ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, për kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë i kanë vendosur vetes objektivin e kualifikimit në një kompeticion kaq madhor për herë të dytë në histori dhe deri më tani kryesojmë grupin.

Atmosfera ndihet në ajër që një ditë para takimit. Mbi çdo ulëse të “Air Albania” është vendosur nga një plis, me imazhet spektakolare që të lënë pa mend nga impianti gjigand. Gjithashtu, duket se kudo spikat ngjyra kuq e zi.

Dekori perfekt i shton edhe më shumë hijeshinë stadiumit, para një takimi kaq jetik për kombëtaren tonë. Tashmë djemve tanë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bëjnë detyrën në fushë, për ta kthyer mbrëmjen e së enjtes në festë.

Mahnitëse, plis mbi çdo ulëse në “Air Albania” dhe sundim i ngjyrave kuq e zi, si duket stadiumi një ditë para ndeshjes Read More »