Sport

Sensibilizimi : Dhuron 50 Euro donacion per Djemte e Orikut ! Ja kush eshte cifti nga zona jone qe jeton ne Itali !

[sgmb id=”1″]

Thirrjes se orikuminews per te mbeshtetur ekipin e Orikut me donacion financiar sipas deshires dhe mundesise, i jane bashkuar disa banore te krahines brenda Shqiperise dhe jashte saj.

Sot sapo u njoftuam se nje cift nga zona jone kane dhuruar nje donacion prej 50 Euro per djemte e ekipit te Orikut me qellim per ti mbeshtetur qe ata te motivohen dhe te luajne forte per ta ngrit ekipin tone nje kategori me larte.

Cifti eshte Alfred Malaj dhe bashkeshortja e tij Rexhina Bozhani Malaj. Ata jetojne ne Itali ne qytetin e Ravenas.

Ata shprehen se ‘Ne jemi lindur dhe jemi rritur aty. Fredi ka luajtur me skuadren e Orikumit. E bejme me kenaqesi kete donacion dhe shpresojme ta shikojme ekipin nje kategori me larte’

Orikuminews falenderon nga zemra Alfredin dhe Rexhinen per sensibilizimin dhe donacionin e bere per ekipin tone te zemres.

Fotokopje e transfertes bankare:

 

 

Sensibilizimi : Dhuron 50 Euro donacion per Djemte e Orikut ! Ja kush eshte cifti nga zona jone qe jeton ne Itali ! Read More »

Historia prekëse e Joshua, boksierit që do të ndeshet sonte me Klitschkon!

[sgmb id=”1″]

27-vjeçari sonte do të mbrojë titullin e tij kundër Wladimir Klitschkos para 90,000 tifozëve në Stadiumin Wembley – por rrugëtimi i tij deri këtu nuk ishte i lehtë.

Shumë kohë para se ai të bëhej kampion i botës në pesha të rënda, ai kishte një jetë të vështirë.

Si një adoleshent, ai gjithmonë rrihej në rrugët e qytetit të tij të lindjes, Watford. Një herë ai përfundoi prapa grilave dhe dy herë shpëtoi pa mbetur i burgosur për një kohë të gjatë.

Si një nga sportistët më të suksesshëm të Britanisë, sonte ai pritet të bëjë historinë, transmeton Gazeta Express.

Ai do të mbrojë titullin e tij kundër legjendës Wladimir Klitschko para 90,000 tifozëve në Stadiumin Wembly, një ndeshje kjo që ua garanton të dy boksierëve të paktën 15 milionë funte secilit.

Një fotografi e Joshua si foshnje, e konfirmon se ai është një boksier i lindur. Një nga fotografitë më të mira të tij e shfaq atë si foshnje me grushtet e ngritura lartë, duke i mbajtur duart si një kampion.

Joshua, tani 27 vjeç, kishte probleme me policinë për herë të parë në moshën 16 vjeçe. Në atë kohë, ai ishte një futbollist premtues dhe një atlet i cili mund të vraponte 100 metra në më pak se 11 sekonda.

Por një përleshje gjatë një ndeshje futbolli në shkollë bëri që ai të akuzohej për dëmtime të rënda trupore.

Ai kujton: “Një djalë përpiqej që të më lëndonte. E kapa atë rreth qafës dhe e futa nën shpatullën time. Nuk e dija se kisha shumë fuqi dhe ai nuk përfundoi shumë mirë. Shkova në gjykatë. Për fat të mirë, nuk më dënuan”.

Joshua i shpëtoi burgut atë kohë, por ende bënte probleme. Ai u largua nga banesa në të cilën jetonte me nënën e tij dhe përfundoi duke u shoqëruar me grupe të cilat rregullisht përfshiheshin në rrahje në rrugë, shkruan Mirror, transmeton Express.

Më 2009, ai mbeti për dy javë në burg. Bokseri tha: “Kishte idiotë brenda dhe kjo ishte koha kur e kuptova se me kë po merresha. Kam mundur të mbes 10 vjet aty. Tani do të isha ende aty”.

Në vitin 2007, në moshën 17 vjeçe, ai më në fund gjeti një rrugë legjitime për aftësitë e tij luftarake, kur kushëriri i tij e mori atë në një klub lokal boksi.

Joshua u zgjodh për një skuadër britanike të boksit. Dhe një vit më vonë, ai fitoi të artën në Londër 2012. Ishte hera e parë kur nëna e tij e pa atë duke u rrahur.

Dhe tani, ai ende jeton me nënën e tij, pavarësisht se ka një shtëpi në vlerë prej 500,000 funte. Promotori i Joshua, Eddie Harn, thotë: “Shmangia e burgut ishte një pikë e madhe kthyese për Anothny. Ai është një djalë i keq që po tenton të bëhet i mirë. Boksi ia shpëtoi jetën. I ka dhënë atij disiplinë dhe një fokus të madh për atë fizik të madh”.

Historia prekëse e Joshua, boksierit që do të ndeshet sonte me Klitschkon! Read More »

Vajza 11-vjeçare Klean Shuqja shpallet nënkampione e botës në shah!

[sgmb id=”1″]

Shqipëria ka arritur një rezultat historik në shah, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një 11-vjeçare. Klean Shuqja, ka bërë mrekullinë në përfundim të kampionatit botëror të shkollave që po zhvillohet në Iasi të Rumanisë për grupmoshën e vajzave U-13. Në përfundim të shtatë raundeve të Botërorit, e reja Shuqja është kurorëzuar nënkampione e botës në garën “Blitz” mes 59 bashkëmoshatareve. Shahistja shqiptare u rendit e dyta, por me pikë të barabarta (6.5) me kampionen e botës, rumunen Ema Obda.

Shuqja ka qenë fenomenale në konkurrimin e saj, duke arritur 6 fitore dhe vetëm një barazim, atë ndaj shahistes rumune Ema Obada në raundin e pestë të kampionatit botëror. Kampione kombëtare e padiskutuar në moshën e saj, Shuqja ka shpërthyer me talentin e saj tashmë edhe në arenën ndërkombëtare. Një figurë të mirë po bën në këtë garë edhe 8-vjeçari Aleksi Kote, i cili një ditë më parë kaloi me sukses kundërshtarin rus, duke siguruar fitoren e tretë në pesë takimet e zhvilluara.

Midis 89 pjesëmarrësve në seksionin “Open-U9”, Kote renditet në vendin e 32-të dhe në sfidën e radhës do të përballet me bashkëmoshatar vendës. Ndonëse në inferioritet moshe prej 1 viti me kundërshtarët, i riu Kote po përballet me dinjitet duke shënuar rezultate pozitive. Në këtë seksion garon për herë të parë edhe Daniel Agolli, i cili deri tani ka siguruar fitoren e parë në nivel ndërkombëtar dhe duke shpresuar se përvoja që po merr së bashku me Ajkuna Agollin do t’u shërbejë në të ardhmen.

Federata Shqiptare e Shahut përfaqësohet në këtë botëror me shahisten Rozana Gjergji si arbitre. Ndërkohë, sekretarja e Përgjithshme e Federatës, Majlinda Pilinçi, tha se janë mbyllur regjistrimet për Europianin e shkollave që zhvillohet në Budva në muajin 10-20 qershor, ku do të përfaqësohen me Ajkuna Agollin, Daniel Agollin, Elisa Isufin, Adrian Gurin, Aleks Koten, Klean Shuqjen dhe Lambion Salihajn. 

Vajza 11-vjeçare Klean Shuqja shpallet nënkampione e botës në shah! Read More »

Ushtrime efektive për ju që punoni në kompjuter!

[sgmb id=”1″]

Në një jave tipike të punës, njerëzit shpenzojnë pjesën më të madhe të ditës së tyre të ulur në tavolinat e tyre.

Kur dikujt i thoni se punoni në kompjuter mund të tingëllojë si puna më të relaksuar në botë, por është krejt e kundërta. Keni shumë probleme me trupin tuaj e sidomos me shpinën.

Kurrizi luan një rol shumë të rëndësishëm. Shëndeti shpinës tuaj është faktori i vetëm më i rëndësishëm në përcaktimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm dhe jetëgjatësisë.

Më poshtë janë disa nga ushtrimet më të thjeshta, por efektive për kurrizin tuaj që mund t’i bëni kudo – edhe në zyrën tuaj.

Të gjithë ju që punoni në kompjuter, filloni tani.

– Bëni ushtrime me qafën dhe kokën tuaj

– Kujdesuni të relaksoni supet tuaja sa më shpesh

– Mos u lëshoni në tavolinën tuaj të kompjuterit

– Lëvizni në zyre për disa minuta duke e mbajtur shpinën tuaj drejt

– Pjesa e poshtme e kurrizit ka shumë rëndësi, masazhojeni sa më shpesh.

Ushtrime efektive për ju që punoni në kompjuter! Read More »

HAXHIU:FLAMURTARI KA SHPËTUAR,TANI KLUBI DUHET TË PRIVATIZOHET!

[sgmb id=”1″]

Për Saimir Haxhiun, Flamurtari ka shpëtuar. Në një bisedë për “Panorama Sport”, ish-futbollisti vlonjat, që është këshilltar bashkiak, ka theksuar se do të mbështesë çdo iniciativë në të mirë të Flamurtarit. Fillimisht, Haxhiu foli për ndeshjen e radhës me Teutën

HAXHIU:FLAMURTARI KA SHPËTUAR,TANI KLUBI DUHET TË PRIVATIZOHET! Read More »

Lajm jo i mire per tifozat shqiptare:FIFA gjobit FSHF për fishekzjarret e tifozëve në ndeshjen me Italinë, ja shuma marramendëse!

[sgmb id=”1″]

FIFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit 78.000 £ për hedhjen e fishekzjarrëve në fushë muajin e kaluar në ndeshjen për kualifikueset e botërorit kundër Italisë në stadiumin e Palermos.

Italianët e fituan lojën 2-0 por u ndalua për 8 minuta pasi tifozët shqiptarë hodhën fishekzjarre dhe flakadanë në fushë.

Tifozët italianë kryen të njëjtin veprim dhe u gjobitën me 12.000 £.

Shqipëria është gjobitur nga FIFA për incidentet të ngjashme tifozeri në 5 ndeshjet për kualifikimin në kupën botërore të futbollit.

Organi qeverisës i futbollit botëror gjobiti gjithashtu 7 kombëtare të tjera për probleme të ngjashme gjatë raundit të fundit të kualifikuesve të Kupës së Botës.

Irani u gjobit me vlerën e dytë më të madhe prej 39.000 £ për piroteknikë dhe mbingarkesë të fushës gjatë ndeshjes kundër Kinës, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Polonia morën gjoba më të vogla.

Brazili, Argjentina dhe Meksika u gjobitën me respektivisht 27.000, 16.000 dhe 8.000 £ për një sërë veprash, duke përfshirë këtu edhe këngët homofobike.

Lajm jo i mire per tifozat shqiptare:FIFA gjobit FSHF për fishekzjarret e tifozëve në ndeshjen me Italinë, ja shuma marramendëse! Read More »

“UEFA DEVELOPMENT” SHQIPËRIA KALON SAN MARINON ME PENALLTI!

[sgmb id=”1″]

Ne Qipro kane nisur ndeshjet e turneut Uefa Development 2017 ku merr pjese edhe skuadra kombetare U-17 nen drejtimin e trainerit Mustedanagic.

Takimi i pare sot ka dale ne barazim 1:1 ne kohe te rregullt. Me pas nga pika e penalltive me e sakte u tregua skuadra kombetare shqiptare. Ne kete ndeshje traineri Mustedamagic hodhi ne fushe kete formacion: L.Malaj, A.Doda, I.Rabija, K.Malo, A.Sadikaj, K.Muho, K.Bozhanaj, G.Arapi, B.Ibrahimi, A.Cejku, E.Murati. Ne dispozicion te trainerit ishin: Rezerve: M.Kodra, A.Jazxhi, V.Mehmetaj, R.Gjurkaj, R.Xhahysa, E.Mehmetaj, A.Mehmeti, B.Morina, E.Shima. Me penallti Shqiperia fiton 4:3. Sipas rregullores, ekipi qe fiton me penallti merr 2 pike dhe ekipi qe humbet me penallti merr 1 pike.

Ndeshja tjeter u zhvillua ne oren 11:00 Qipro – Uells ku dhe ajo u mbyll1-1, dhe me penallti fitoi Uellsi 3-4. Pas ndeshjeve te para Shqiperia e Uellsi kryesojne me 2 pike, teksa San Marino e Qipro vendase kane nga nje pike. Takimi tjeter eshte kunder Uellsit ne date 28.04.2017, ora 16:00.

“UEFA DEVELOPMENT” SHQIPËRIA KALON SAN MARINON ME PENALLTI! Read More »

NJË BOKSIER SHQIPTAR SULMON PËR KAMPION BOTE !

[sgmb id=”1″]

Një tjetër boksier shqiptar ka filluar të shkëlqejë në boksin profesionist.

Bëhet fjalë për fierakun Xhuljo Vrenozi, i cili ditën e djeshme ka arritur të fitojë një ndeshje të vështirë ndaj një ish-kampioni bote, Eusebio Oseja, nga Nikaragua

Edhe pse shifrat dhe eksperienca ishin në favor të kundërshtarit, i cili numëronte 52 ndeshje në boksin profesionist, prej të cilave 30 me fitore, Vrenozi, me vetëm 10 të tilla, ka arritur të kontrollojë më së miri ndeshjen. Ish-boksieri i kombëtares kuqezi ka dominuar të gjashta raundet, duke marrë fitoren e 9-të në boksin profesionist. Performanca e treguar nga Vrenozi ka bindur 3 gjyqtarët, të cilët në unison janë shprehur në favor të shqiptarit.

NJË BOKSIER SHQIPTAR SULMON PËR KAMPION BOTE ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com