Sport

Aktivitet ciklistik per mjeshterin e sportit Muharrem Hameti ne 7 Maj ora 11 te Lungomare!

[sgmb id=”1″]

Miqt e mi. Interesim shumë i madh për aktivitetin ciklistik që do zhvillohet në Vlorë për kampionin e harruar , patriotin  Çam , mjeshterin e sportit Muharrem Hameti . Pervec Bashkisë Vlorë ,Federatës Shqiptare të Ciklizmit , Shoqatës Partiotike Çamëria , Klubit Sportit Partizani janë bashkuar dhe Komiteti Olimpik Shqiptar dhe M.A.K.R.S. Shumë medalje ,shumë  vlersime për ty Muharem Hameti.Zemrën time do të vendos që ky aktivitet te dali model në cdo drejtim. Te takon gjithcka TY , sepse ne 1982 kur ishit në kulmin e karrerës tuaj sportive dikush shpiku “fakte” abursde duke ju prere   endren tuaj në mes .Ky aktivitet mbare kombetar është pergjigja më e mirë dhe morali që rivendoset në vend për ty Muharrem Hameti !Faleminderim per të gjithë ata që më  mbeshtesin cdo ditë në ketë nisëm për këte Kampion të Madh !

Aktivitet ciklistik per mjeshterin e sportit Muharrem Hameti ne 7 Maj ora 11 te Lungomare! Read More »

Lionel Messi nuk është i madh vetëm në fushë. Shtatëshkurti argjentinas është i madh me vepra edhe në jetën e përditshme.Ja cfare ka bere…

[sgmb id=”1″]

Lionel Messi nuk është i madh vetëm në fushë. Shtatëshkurti argjentinas është i madh me vepra edhe në jetën e përditshme. Futbollisti më i mirë ndonjëherë në futboll e ka treguar anën humane të tij duke ua ndërtuar 20 shkolla fëmijëve sirianë.

Leo ka njoftuar se 1600 nxënës kanë përfituar nga 20 shkollat që i ka ndërtuar ai.

“Fondacioni im ka ndërtuar 20 shkolla në Siri ku kanë përfituar 1600 nxënës të cilëve ua kemi bëri një mjedis më të mirë për të mësuar në shkollë” shkruan Messi në Facebook.

Image

Lionel Messi nuk është i madh vetëm në fushë. Shtatëshkurti argjentinas është i madh me vepra edhe në jetën e përditshme.Ja cfare ka bere… Read More »

17 Herë kampioni karatesë largohet nga Shqipëria dhe bëhet kampion i padiskutueshëm në Shtetet e Bashkuara në MMA!

[sgmb id=”1″]

Adrian Hadribeaj është një sportist profesionist i arteve marciale. Ai është 27 vjec i lindur në Tiranë. Adriani ishte sportist i kombëtarës Shqiptare të Karatesë ku është shpallë kampion i padiskutueshëm 17 vite rresht, po ashtu kampion Ballkani dhe Europe, ndërkohë është renditur i 7 në botë duke përfaqësuar kombëtaren tonë.

Adriani është sportisti i parë që ushtron sportin MMA në botë ose ndryshë Arte Marciale të Miksuara. Aktualisht në SHBA ai ka një rekord amator prej 8 fitoresh pa asnjë humbje, gjë që e kaloi atë duke e kualifikuar si profesionist.

Ai ka kontrata me kompanitë prestigjioze në botë si Bellator MMA dhe King Of th Cage ku në të dyja këto federata është i pamposhtur.

Ndeshja e fundit e kampionit kuq e zi ishtë në Detroit ku arriti të fitojë me NockOut kundërshtarin amerikan Jay Ellis që në minutën e parë të raundit të parë. Në këtë kategori ka arritur 3 fitore rresht me Nock Out ku dhe nje ndeshje tjetër i jep të drejtën të luftojë për titull. Ne i urojmë suksese dhe na bëj krenar kampion

17 Herë kampioni karatesë largohet nga Shqipëria dhe bëhet kampion i padiskutueshëm në Shtetet e Bashkuara në MMA! Read More »

Top 10 boksierët më të mirë në kategorinë e rëndë!

[sgmb id=”1″]

Fundjavën e kaluar boksi ka marr një shikueshmëri të madhe në meçin e Joshuas dhe Klitschkos, transmeton IndeksOnline

Boksieri britanik arriti që ta mposhte Klitschkon në prani të 90 mijë tifozëve në “Wembley” të Anglisë.

Më poshtë ju kemi sjellë 10 boksierët më të mirë të kategorisë së rëndë:

10. Dillian Whyte

9. Kubrat Pulev

8. David Haye

7. Tony Belleë

6. Luis Ortiz

5. Jospeh Parker

4. Deontay Wilder

3. Wladimir Klitschko

2. Anthony Joshua

1. Tyson Fury.

Top 10 boksierët më të mirë në kategorinë e rëndë! Read More »

Andi Lila e mbyll në Greqi, ja ku do të transferohet!

[sgmb id=”1″]

Andi Lila e ka mbyllur aventurën e tij me Pas Janinën, madje me gol, pasi shënoi ndaj AEK-ut të Athinës. Në një lidhje telefonike në emisionin “Zona Gol” në Supersport, Lila u shpreh se nuk ka vendosur për të ardhmen dhe për momentin do të pushojë, ndërkohë që theksoi se në Shqipëri kthehet vetëm te Tirana.

“U mbyll sezoni në Greqi, pas dy sezonesh ku nuk kam bërë pushime as në verë as në dimër, ndaj mendoj që të qetësohem për disa ditë dhe më pas duke parë duke bërë”.

“Se kam menduar akoma nëse do kthehem në Shqipëri dhe mendoj që pas tre vitesh mund te kthehen te Tirana”, u shpreh ndër të tjera Lila.

I pyetur nëse do e dëshironte një kalim tijin te Lugano në Zvicër, për t’u vënë nën urdhrat e Paolo Tramexanit, Lila e pranon se do shkonte me vrap atje.

“Normalisht me Paulon kam marrëdhënie të jashtëzakonshme, pasi ai ishte njeriu që komunikonim gjithë kohën. Kemi kontakte sërish, teksa urojmë njëri-tjetrin pas fitoreve. Jam i kënaqur që po bën një punë të jashtëzakonshme me Luganon, duke shkuar drejt kupave të Europës. Është një trajner i ri, por mendoj se është një trajner i madh dhe nëse do kisha një ofertë nga ai, normalisht do ikja me vrap”.

Në fund pak fjalë edhe për ndarjen me Janinën: “Kam kaq vitë këtu dhe qyteti i Janinës është shumë i bukur. Do jetë një shtëpi e dytë, pasi kam shumë miq brenda dhe jashtë futbollit. Gjithmonë do kthehem këtu kur të kem mundësi, pasi është një qytet i mrekullueshëm”.

Andi Lila e mbyll në Greqi, ja ku do të transferohet! Read More »

Orikumi ‘hakmerret’ dhe shpartallon Delvinen 5-0 ! Delvina na pret me gure dhe shkelma, ne e presim me gola ! Ja sulmuesi i pambermbajtshem qe shenoi dy gola !

Orikumi ka zhvilluar dje ndeshjen e radhes me ekipin e Delvines, me te cilin ka nje mardhenie relativisht  jo shume te mire. Dje Orikumi ka triumfuar duke u ‘hakmarre’ per te gjitha ato padrejtesi qe i jane bere jo vetem ne fushe por edhe nga tifozeria. Orikumi ka fituar dje me rezultatin 5 – 0 por rezultati mund te kishte qene edhe me i thelle nese do ishin shfrytezuar mire te gjitha rastet.

Nuk mund te harrohet ndeshja ne fazen e pare me kete ekip ku Delvina mori barazimin 1-1 me nje penallti te paqene duke pretenduar fuqishem vendin e dyte ne kampionat.

Ne foto Ervis Kongjoni sulmus i ekipit te Orikumit ku dje debutoi me 2 gola

Orikumi ‘hakmerret’ dhe shpartallon Delvinen 5-0 ! Delvina na pret me gure dhe shkelma, ne e presim me gola ! Ja sulmuesi i pambermbajtshem qe shenoi dy gola ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com