Sport

Gezuar ditelindjen kampion! Sot ne Elbasan Arena luhet Play-Offi Oriku-Terbuni ! Talenti Endri Hoxha do jape shpirtin per fitoren !

[sgmb id=”1″]Endri Hoxhaj, futbollisti i talentuar i Orikumit feston sot ditelindjen e tij. Djali vlonjat me pasionin , perkushtimin e dashurine qe ka per ekipin e Orikut, eshte lojtar qe kontributi i tij nuk kalon pa u vene re. Ne ndeshjen vendimtare te Orikut , ne ndeshjen e Play Off kunder Terbunit qe zhvillohet sot ne date 18 ne Elbasan Arena ai do te jap shpirtin ne fushe . Qofte kjo dhurata me e bukur e ditelindjes. Edhe 100 vite te tjera kampion

 

Gezuar ditelindjen kampion! Sot ne Elbasan Arena luhet Play-Offi Oriku-Terbuni ! Talenti Endri Hoxha do jape shpirtin per fitoren ! Read More »

Ky ushtrim 10-minutësh djegë më shumë kalori sesa 30 minuta vrapim!

[sgmb id=”1″]

Vrapimi din të jetë monoton, i lodhshëm dhe ushtrim të cilin shpeshherë përtoni ta bëni. Mos të përmendim faktin se mund të shkaktojë dhimbje falë sprintave, kallje të muskujve, etj.

Sidoqoftë, nëse deri tani keni qenë duke vrapuar me qëllim që të digjni kalori, atëherë kemi lajme të mira për ju: ekziston një ushtrim dhjetë-minutësh të cilin mund ta bëni në vend të vrapimit, e i cili djegë më shumë kalori sesa 30 minuta vrapim.

Fjala është për kërcimin me litar.

Studimet më të fundit tregojnë se dhjetë minuta kërcim me litar është po aq efektiv sa 30 minuta vrapim kur është fjala për djegien e kalorive dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.

Kërcimi me litar ndihmon në djegien e dhjamit dhe ndërtimin e muskujve, ndërsa më e mira e këtij ushtrimi është se mund ta kryeni kudo.

Nuk kërkon shumë hapësirë, e as nuk ju merr shumë kohë, prandaj arsyetimi “nuk kam kohë për palestër” nuk mund të përdoret për t’i ikur këtij ushtrimi të mrekullueshëm.

Veç kësaj, kërcimi me litar nuk i bonifikon vetëm muskujt e këmbëve, por edhe duart, këmbët, shpinën, muskujt e barkut dhe shpatullat.

Ky ushtrim 10-minutësh djegë më shumë kalori sesa 30 minuta vrapim! Read More »

Futbolli i fëmijëve dhe futbolli në shkolla mbetet një nga prioritetet maksimale të FSHF-së!

[sgmb id=”1″]

Futbolli i fëmijëve dhe futbolli në shkolla mbetet një nga prioritetet maksimale të FSHF-së. Paralel me fushatën e promocionit nëpër shkolla, fushatë që ka nisur dhe do të vijojë çdo javë, së fundmi në Tiranë ka mbërritur konsulenti, njëherësh edhe anëtar i Panelit të “GRASSROOTS” në UEFA Robin Russell, pikërisht për vijimësinë e një strategjie të tillë.

Aktualisht FSHF organizon çdo vit edhe kampionatet e shkollave 9-vjeçare në një kohë që ka qenë një mbështetës kryesor dhe shumë potent i kupës “Coca-Cola” që ka mbërritur në finishin e saj dhe që pret të mësojë fituesin në finalen e datës 24 maj. Futbolli i fëmijëve do të përfshihet shumë më gjerë shumë shpejt në një shtrirje Akoma më massive, teksa përpos kësaj kujdesi nga institucioni vjen edhe në aspektin e kontrollit teknik për të gjithë aspektin trajnues që stërvit këto mosha.

Konsulenti nga UEFA, zoti Russell është njohur nga Kreu i Sektorit të Marëdhënieve Institucionale dhe Projekteve në FSHF, Kejdi Tomorri, si edhe nga Shefi i Sektorit të Futbollit Amator dhe Zyrave Rajonale Besnik Çela, dhe specialisti në këtë zyrë Millan Baçi në lidhje me shtrirjen e plotë të futbollit të shkollave në vendin tonë, nën koordinimin e Federatës së Futbollit.

Vetë zoti Russel do të jetë të enjten në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet në raundin e radhës të fushatës së Promocionit në shkollat 9-vjecare që FSHF ka nisur, teksa më pas do të takojë Drejtorin e Sporteve në MAS, Vladimir Gjonaj, si dhe do të ndjekë një seancë trainimi në një prej Akademive.

Ndërkaq, ditën e premte Russell do të ketë një takim edhe Presidentin e FSHF-së, Armand DUKA. Masivizimi i futbollit të fëmijëve është qëllimi kryesor në të gjithë këtë mision.

Futbolli i fëmijëve dhe futbolli në shkolla mbetet një nga prioritetet maksimale të FSHF-së! Read More »

NJERIU QË ZBULOI SHUMË FUTBOLLISTË SHQIPTARË, DREJTOR NË KLUBIN E MADH ZVICERAN!

[sgmb id=”1″]

Mathias Walther njihet për punë e madh me talentet e futbollit, në mesin e tyre shumë futbollistë shqiptarë, që më vonë u bënë yje si Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Pajtim Kasami dhe Amir Abrashi.

Mathias Walther është emëruar edhe zyrtarisht drejtor sportiv në klubin Grasshopper, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.

Ai njihet për punë e madh me talentet e futbollit në mesin e tyre shumë futbollistë shqiptarë, që më vonë u bënë yje si Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Pajtim Kasami dhe Amir Abrashi.

Por, nga ai kanë dalë edhe shumë yje të Zvicrës si Luca Zuffi dhe Fabian Frei.

Ai ka qenë një kohë edhe drejtor sportiv i Shkëndijës nga Tetova, ku kjo skuadër garoi në kualifikimet për Ligën e Europës.

NJERIU QË ZBULOI SHUMË FUTBOLLISTË SHQIPTARË, DREJTOR NË KLUBIN E MADH ZVICERAN! Read More »

Oriku luan te Enjten ndeshjen per te bere histori ! FORCA ORIKU !

DITE E Enjte date 18/05/2017
ORA  16:00
Stadiumi Arena Elbasan
Oriku, Vlores -Terbuni ,Pukes
FORCA ORIKU
FINALE PLAY OFF

 

Endrra e madhe e nje krahine per ta pare skuadren e zemres ne kategorine e pare, eshte vetem nje hap larg.
Fal perkushtimit te cunave te ekipit, punes se palodhur te trainerit Albert Haxhija, mbeshtetjes se madhe te shefit te klubit z.Gezim Capoj, kryetarit te bordit drejtues te klubit z.Muharrem Jazaj, ish drejtuesit te klubit z.Teki Xhemalaj, kryetarit te Bashkise Vlore, z.Dritan Leli, donatoreve te ndryshem, si dhe te te gjithe tifozerise dhe sportdashesve tane, kjo enderr do te behet realitet diten e enjte ne stadiumin ” Elbasan Arena ”.
Loja e bukur qe ka zhvilluar skuadra jone gjate gjithe kampionatit dha rezultatin e shumepritur. Djemte e Orikut do te japin shpirtin ne fushe duke kerkuar me cdo kusht fitoren kunder skuadres se Terbunit.
Puna e jashtezakonshme e ekipit do te triumfoi kete te enjte, prandaj ju bejme thirrje gjithe tifozerise ta perkrahi skuadren, sic vetem JU dini ta beni, te jeni prezent ne Elbasan Arena, ne oren 16:00, per te pare fitoren e ekipit tuaj, sepse vetem te gjithe bashke do te dijme te festojme FITOREN E MADHE…
Fitore skuadres se zemres…
Fitore Klub Futboll Oriku

Oriku luan te Enjten ndeshjen per te bere histori ! FORCA ORIKU ! Read More »

5 ushtrimet për biseps të zhvilluar mirë!

[sgmb id=”1″]

Ajo se çfarë njerëzit mendojnë se janë muskujt biceps, është plotësisht e ndryshme me ate se çfarë mendojnë ata. Në të vërtetë, muskujt biceps përbëjnë 1/3 e krahut – pjesa tjetër janë tricepsi dhe deltoid(shpatulla) përbëjnë 2/3 si dhe përfshijnë: 3 muskuj: muskujt e dores së poshtme. Nëse dëshironi krahë mirë të zhvilluar, është e rëndësishmë që ti përshini 3 pjesët gjatë ushtrimeve.

Për të gjitha ushtrimet e bicepsit, është 100% e nevojshme që të përcjellni 2-2 tempo, ta rrisni peshën për 2 sekonda lartë dhe ulni peshën poshtë dhe mbani për 2 sekonda.

Qëndroni në këmbë the ngrini peshat në një kënd 90 shkallë të duarve

Ky ushtrim ju kap muskujt bicepse të përparëm dhe të poshtëm, por edhe e kap edhe tërë pjesën e bicepsit. Mbani bërrylat të tërhequr kundrejt qëndrimit të drejtë, dhe shtrëngoni bicepsat në kulmin e lëvizjes. Mos lëvizni apo ushtroni me vrull gjatë ngritjës së peshave, sepse nuk do të ketë efekt në biceps. Hapni duart aq sa I keni shpatullat e gjera.

Kapja ne shufren e metalt

Ky lloj ushtrimi, ju forcon shpinën, sidomos muskujt e siperm të shpinës që ndërlidhen me krahun, por përfshin edhe 3 pjesët e bicepsit, si dhe parakrahët. Sigurohuni që kur të kapeni me duar në shufër dhe tërheqeni lart, sa më posht që lëshoheni do te ketë më shumë efekt në duart tuaja ky lloj ushtrimi. Kur të jeni në gjendje të bëni këto ushtrime me përsëritje 12 herë, lidhni për rryp edhe pesha në formë pllake, për të rritur vështirësinë dhe intenzitetin e ushtrimeve. Mbani duart larg njëra tjetrës po aq sa I keni krahët të gjerë.

Ushtrimet me shufër të valëuzar, kapja e shufrës përfundi

Ushtrimet me këtë lloj shufre, jane absolutisht një ndër ushtrimet e mia të preferuara, për të theksuar ngarkesën e muskujve të poshtëm te duarve, dhe izolimin e bicepsit. Ky ushtrim mund të shërbej edhe si lloj pompe e lëkurës.

Ulu mirë në bench, ashtu që sqetullat të pozicionohen mirë në bench. Së pari bëni 2 seri me duar të hapura më gjërë, dhe më pas 2 seri tjera me duar të ngushtuara. Duke ndërruar hapsirën në mes duarve, ju do të ngarkoni në mënyrë efikase muskujt e bicepsit. Sigurohuni që lëshoni shufrën metalike poshtë, dhe pastaj e tërhekni mirë lartë.

3a. Ushtrimet me shufer të valëzuar, kapja e shufrës për sipër

I njëjti ushtrim si ai paraprak, vetëm se e kapni shufrën metalike për sipër. Më thjeshtë, rrotulloni duart nga përfundi në sipër të shufrës metalike dhe tërheqeni lartë-poshtë, duke bërë disa seri. Do të ngarkoni më shumë parakrahët se bërrylat.

Ulja në bench të pozicionuar në tatëpjetë

Ky ushtrim mund të sjellë më së shumti kallje të muskujve. Nëse I bëni mirë këto ushtrime, atëherë do të ju duket sikur acidi po punon në muskujt tuaj dhe po shkrin ata. Janë ushtrime të përkryera për të theksuar dhe ngarkuar pjesën e poshtme të bicepsit duke I dhënë fuqi të madhe duarve. Kur të tërhekni duart lartë, dhe lëshoni poshtë, sigurohuni që nuk I lëshoni më shumë se një kënd 45 shkallë.

5) Qëndroni në këmbë, dhe peshat I ngritni duke kthyer bërrylat për 90 shkallë

Këto janë ushtrimet më të mira për të rënduar bicepsat në muskujt e përparëm dhe pasëm të bicepsit. Pozicionohuni mirë para se të filloni ngritjen e peshave lartë, dhe lëshojini ngadal dhe ngrisni peshat më shpejtë se që I lëshoni.

5 ushtrimet për biseps të zhvilluar mirë! Read More »

Ikën Marina por vjen Armela tek ‘Proçesi Sportiv’!

[sgmb id=”1″]

Marina Vjollca është një nga moderatoret më simpatike shqiptare e cila ka moderuar shumë emisione në ekranin e ‘Top Channel’ ku së fundmi po e shohim në panelin e ‘Proçesi Sportiv’. Pavarsisht se bukuroshja gëzon simpatinë e shqiptarëve, por sidomos atyre meshkuj të cilët ndjekin këtë emision, ajo është përfolur se do të largohet nga ai.

Marina edhe do të martohet këtë vit me reperin Getoar Selimi e cila mendohet të jetë arsyeja kryesore e këtij largimi, por pavarsisht kësaj mundësie ka disa vajza të tjera bukuroshe të cilat kandidojnë të zënë vendin e saj.

E para është përfolur Xhejmsi Dervishi për këtë zëvendësim, por tashmë edhe Armela Hyseni, një nga vajzat më të bukura dhe të pëlqyera të këtij edicioni të ‘Big Brother Albania’.

Ish-pjesëmarrësja në kompeticionin ‘Miss Shqipëria’ zbukuroi mbrëmë studion e ‘Proçesit Sportiv’ duke treguar se përveç pasionit për televizionin ka edhe talent dhe prezencë.

Ikën Marina por vjen Armela tek ‘Proçesi Sportiv’! Read More »

Forumi Rinor Eurosocialist organizoi këtë fundjavë “Tryezën e Shahut” me të rinjtë e qytetit të Vlorës.

[sgmb id=”1″]

Forumi Rinor Eurosocialist organizoi këtë fundjavë “Tryezën e Shahut” me të rinjtë e qytetit të Vlorës.

Sheshi i promovimit të sporteve inteligjente ishte dhe këtë herë këndi i instalacionit Altera ku shumë të rinj e të reja ju përgjigjën pozitivisht ftesës miqësore të FRESSH Vlorë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte mjeshtri i sportit të shahut Ferdinand Bezhani i cili me përkushtim ndoqi lojën e 38 pjesëmarrësve vajza dhe djem.

Çmimin e parë e fitoi 14 vjeçari Ledjon Kanaj

Forumi Rinor Eurosocialist organizoi këtë fundjavë “Tryezën e Shahut” me të rinjtë e qytetit të Vlorës. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com