Sport

Shqiptarja shkruan historinë me Realin e Madridit

Pas periudhës me koronavirus, Kosovare Asllani të mërkurës mbrëmë është kthyer në fushën e duhur dhe shkroi historinë me Real Madridin në konkurrencën e femrave. Lojtara me origjinë shqiptare e kombëtare të Suedisë me Real Madridin në sigurimin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Asllani me shoqet e ekipit të saj mp oshti Manchester Cityn 1: 0 në ndeshjen e kthimit të hapjes në Angli. Golin e vetëm për madrilenet e shënoi Claudia Zornoza Sanchez në minutën e 44-t, ndërsa 32-vjeçarja Asllani hyri në lojë në minutën e 86-të.

Mitrovicarja që doli pozitive me koronavirus në fondin e muajit të parë, mungoi në duelin e parë që përfundoi 1: 1 në Spanjë. Shorti për fazën e grupeve do të tërhiqet më 13 shtator.Shqip

Shqiptarja shkruan historinë me Realin e Madridit Read More »

Shqipëria arrin të fitojë në Elbasan Arena kundër Hungarisë 1-0

Shqipëria arriti të fitojë sonte në Elbasan Arena kundër Hungarisë me rezultatin e ngushtë 1-0.

Goli i vetëm për këtë ndeshje kualifikuese për botërorin Katar 2022 u shënua nga Armando Broja në minutën e 78′, raporton noa.al.

Tanimë në Grupin I, Shqipëria renditet e dyta pas Anglisë me 9 pikë.

Pas ndeshjes Broja tha se ishte mirënjohës që u fut për 20 minuta në lojë dhe arriti të shënojë gol.

Shqipëria arrin të fitojë në Elbasan Arena kundër Hungarisë 1-0 Read More »

Shqipëri-Hungari, formacionet e mundshme

Pas dy fitoreve dhe dy hu mbjeve, Shqipëria do ta zhvillojë sonte ndeshjen e pestë të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër Hungarisë në “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë vijnë nga h umbja nga Polonia ku u mpo shtën me rezultat 4-1 dhe do të kërkojnë një reagim ndaj Hungarisë, ndeshje kjo shumë e rëndësishme sa i përket renditjes në këtë grup, përcjellë KosovaPress.

Trajneri Edi Reja nuk do t’i ketë në dispozicion shërbimet e treshes Elseid Hysaj, Keidi Bare dhe Rey Manaj të cilët do të mungojnë për shkak të kartonëve.

Këto janë formacionet e mundshme:

Shqipëria: Berisha, Doka, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Trashi, Bajrami, Abrashi, Gjasula, Uzuni, Cikalleshi

Hungaria: Gulacsi; Botka, Orban, At. Szalai; Bolla, Schafer, Kleinheisler, Fiola; Sallai, Szoboszlai

Shqipëri-Hungari, formacionet e mundshme Read More »

Nuk mjafton të luash mirë dhe të mbash topin më shumë në futboll/ Kombëtarja shqiptare h umb 4-1 në Poloni

Nuk mjafton të luash mirë dhe të mbash topin më shumë në futboll. Kombëtarja shqiptare është mundur 4-1 në Poloni, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Ndonëse kuqezinjtë bënë një lojë relativisht të mirë, nuk ishte e thënë që të merrnin të paktën një barazim.

Pjesa e parë përfundoi me fitoren e vendasve 1-2. Fillimisht kaloi në avantazh Lewandowski, pas një goditje me kokë në minutën e 12’. Një aksion i vetëm dhe goleadori polak nuk fal, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Berisha.

Avantazhi i Polonisë zgjati vetëm 12 minuta, pasi Sokol Cikalleshi, pasi ka marrë një top brenda zone, u kthye dhe goditi pa u menduar, duke mposhtur Szczesny, i vendosur keq dhe jo pa faj.

Megjithatë, nuk ishte e thënë që pjesën e parë ta mbyllnin në barazim. Në minutën e 44’ vjen goli i dytë i vendasve, me autor Buksa. Për të ardhur keq, pasi kuqezinjtë po luanin vërtet mirë.

Kuqezinjtë hi dhen menjëherë në su lm në pjesën e dytë, por polakët ndë shkojnë në minutën e 50-të me anë të një kundërsu lmi. Lewandowski bën gjithçka mirë në krah dhe në fund pason për Krychowiak, i cili nuk fal afër portës. Reja feskon sulmin, por në fund janë sërish vendasit që shënojnë me Linetty. Mbyllet 4-1 për Poloninë.

Nuk mjafton të luash mirë dhe të mbash topin më shumë në futboll/ Kombëtarja shqiptare h umb 4-1 në Poloni Read More »

Zyrtare! Xherdan Shaqiri nuk është më një lojtar i Liverpoolit, ai tashmë do të nisë një aventurë të re në…

Është zyrtare! Xherdan Shaqiri nuk është më një lojtar i Liverpoolit. Mediat e huaja shkruajnë se ai tashmë do të nisë një aventurë të re në Francë me klubin e Lionit.

Sipas The Guardian, klubi francez do t’i paguajë Liverpoolit 9.5 milionë paund për të pasur shërbimet e Shaqirit këtë sezon.

29-vjeçari pati një performancë të mirë në Euro 2020, duke shënuar tre herë, ndërsa Zvicra arriti deri në çerekfinale.

Vetëm ekzaminimet mjekësore e ndajnë Shaqirin nga firma përfundimtare.

Zyrtare! Xherdan Shaqiri nuk është më një lojtar i Liverpoolit, ai tashmë do të nisë një aventurë të re në… Read More »

Turqia e gjithë flet shqip, Cikalleshi e Çekici shtangin Basaksehirin

Më mirë pr ishet! Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi ishin protagonistë në fitoren e dytë të Konyaspor kundër Istanbul Basaksehir me rezultatin 2-1.

Mesfushori nga Pogradeci shënoi një gol fantastik në fillimin e pjesës së dytë dhe vendosi baraspeshën, ndërsa në fund e morën skenën dyshja tjetër.
Zymer Bytyqi është njeri asist. Anësori i Kosovës “gatoi” krosimin perfekt për Sokol Cikalleshin.

Su lmuesi kavajas nuk fali dhe me një goditje me kokë e çoi topin në rrjetë, duke i dhënë sërish fitoren skuadrës së tij. 180 minuta, 2 gola, Cikalleshi e ka nisur “fl akë”. /abcnews.al

Turqia e gjithë flet shqip, Cikalleshi e Çekici shtangin Basaksehirin Read More »

Gjigandi shqiptar i boksit, Florian Marku, njofton duelin e radhës

Gjigandi shqiptar i boksit, Florian Marku, ka njoftuar duelin e radhës

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka njoftuar për duelin e radhës. Bëhet fjalë për “betejën” e 25 shtatorit ndaj boksierit ukrainas, Maksim Prodan, për titullin IBF.

Dueli do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham Hotspur dhe do të jenë të pranishëm mbi 78 mijë tifozë.

“Pershendetje te gjithë Shqipetarë kudo qe jeni, kemi lajme te mira, ndeshja e rradhes kundra Maxim Prodan per Titullin IBF INTERNATIONAL do zhvillohet me date 25 Shtator ne stadiumin Tottenham Hotspur Do jenë të pranishëm 78.000 mijë spektatorë .Në mbrëmje ndeshet Anthony Joshua vs Alexander Usyk. Ju pres te gjithve atje gjithashtu siguroni biletat tani online para se te jetë vonë” – shkruan ai. Marku synon të arrijë maja të larta dhe rruga kalon nga Londra.

Gjigandi shqiptar i boksit, Florian Marku, njofton duelin e radhës Read More »

Lajm i mirë/ Boksieri shqiptar fiton gjerdanin e artë botëror

Ferit Keta, boksieri shqiptar arriti të fitojë gjerdanin e artë botëror në IKBF, në peshën “cruiser”, pasi mposhti në raundin e 3-të me rrë zim në tapet holandezin Blokland. Në këtë përballje bok sieri rregjistroi suksesin e 15-të radhazi në ring duke qëndruar i pamp oshtur.

Ndaj një rivali me një përvojë prej 44 ndeshjes, me 24 fitore dhe 16 humbje, Keta tregoi dhe njëherë tjetër forcën e tij në ring, duke mos e vendosur për asnjë sekondë në diskutim suksesin për gjerdanin e artë e duke lumturuar të gjithë të pranishmit në një mbrëmje emocionuese në kalanë historike të Bashtovës.

Që në momentin e prezantimit, Keta kishte gjithë publikun pas vetes, pas hyrjes pompoze me muzikën e filmit Skënderbeu.

Një prezantim që zbehu dhe hyrjen e kundërshtarit Blokland, duke bërë të zvenitet dhe madhështia e një kënge si “Eye of the tiger”. Prezantimi i amerikanit Mike Martham në ring, e bëri më të fortë rëndësinë e këtij du eli. Që në raundin e parë Keta ishte dukshëm superior dhe disa goditje 1 minutë e 15 sekonda nga përfundimi i raundit të parë, u duk sikur mbyllën përpara kohe sfidën, por holandezi megjithatë rezistoi. Ashtu siç rezistoi ndaj një sërë goditjesh të Ketës deri 19 sekonda para fundit, kur mori goditjen përfundimtare, që e hodhi në tapet për të mos u ngritur më prej aty, duke vulosur gjerdanin e artë për Ketën, që ngjitet në majën e botës, me “Shqiponjën” që arriti ta mposhtë “Kobrën” në një tjetër duel deri në themel.

Lajm i mirë/ Boksieri shqiptar fiton gjerdanin e artë botëror Read More »