Sport

Erjon Bogdani, shkruan një letër shumë emocionuese për ekipin kombëtar!

[sgmb id=”1″]

Para 4 ditësh kur filluam grumbullimin njhesha vetëm me disa prej jush . Nuk ishim akoma SKUADER por një GRUP i bashkuar rreth një objektivi të përbashkët , të cilin i°ua thashë që ditën e parë kur filloi grumbullimi … Ditë pas ditë , duke u njohur më shum me njëri tjetrin , pasi të që të gjithë kishit të njejtin impenjim , energji … dhe papritur … ajo që në fillim ishte thjeshtë iluzion nuk ishte më e atillë , ajo që për të gjithë ne ishte një ëndërr tani po behej realitet.

CUNA , ERDHI DITA JONË !!!

Futbolli dhuron shumë emocione dhe dje kur po ktheheshim me autobusin u emocionova shumë … ju falënderoj shumë për këtë … ishte pikërishte ky moment kur kuptova qe ai GRUP I BASHKUAR ishte kthyer nje SKUADËR SOLIDE …

BASHK JEMI TË PATHYESHEM

ËNDRRA JONË VAZHDON !!! 

Erjon Bogdani, shkruan një letër shumë emocionuese për ekipin kombëtar! Read More »

De Biasi – Xhakës: Vetëm kështu mund të kthehesh në Kombëtare.

[sgmb id=”1″]

Gianni de Biasi i ka dhënë edhe një mundësi Taulant Xhakës për t’u kthyer në Kombëtare, nëse ai vendos të kërkojë falje

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka vendosur për t’i dhënë edhe një shans të fundit Taulant Xhakës që të kthehet në kombëtare.

Burime të sigurta pranë të gazetës shqiptare “Sport Ekspres”. bëjnë me dije se italiani do ta mirëpriste mesfushorin e Baselit nëse ai do të kërkonte ndjesë publike, përpara skuadrës, trajnerit dhe tifozëve.

Nëse nuk e bën këtë gjë, atëherë e ka mbyllur me kombëtaren, për sa kohë italiani të jetë në stol.

Dalja publike e tij duke fyer trajnerin ka qenë ajo që i ka vendosur “drynin” grumbullimit të tij.

Në Kombëtare nuk do të vijë as Shkëlzen Gashi. Grindja e De Biasit me të pas ndeshjes me Maqedoninë ka bërë që lojtari të largohet në Amerikë.

Për dallim prej këtyre dy futbollistëve, De Biasi në Kombëtare ka vendosur të kthej mesfushorin Ergys Kaçe dhe mbrojtësin e majtë Emir Lenjani.

De Biasi – Xhakës: Vetëm kështu mund të kthehesh në Kombëtare. Read More »

SKANDALI NË FUTBOLLIN SHQIPTAR, ZBARDHET DËSHMIA, ÇFARË THA EMILJANO VILA NË PROKURORI!

[sgmb id=”1″]

Emiljano Vila pranon para hetuesve vërtetësinë e bisedës së publikuar në “Fiks Fare” ku ai është regjistruar teksa fliste me shtetasin Drini Çaushi.

Futbollisti është marrë në pyetje në kuadër të hetimit që inicioi policia e Tiranës pas publikimit të përgjimit në emisionin “Fiks Fare”, ndërsa çështja është regjistruar tashmë si procedim penal edhe në Prokurorinë e Tiranës.

Para oficerëve të hetimit të krimit ekonomik dhe korrupsionit, Vila ka thënë se Drini Çaushin e ka të njohur prej vitesh, që prej kohës kur kanë qenë bashkë në Greqi.

Sipas Vilës, tri ditë para bisedës së regjistruar, Çaushi e ka telefonuar dhe i ka kërkuar të flisnin “vetëm për vetëm”. Vila thekson më tej se Çaushi i ka kërkuar që të shkarkojë aplikacionin IMO dhe të flisnin përmes këtij programi, gjë që futbollisti thotë se e ka bërë në telefonin e tij “Samsung S7”.

Po kështu, sipas dëshmisë, Vila ka qenë në dhomën e hotelit kur është zhvilluar biseda ndërsa Çaushi ia ka përsëritur se duhej të ishte vetëm, madje i ka kërkuar të hapë kamerën për të parë se vërtet nuk kishte persona të tjerë në dhomë. Gjatë kësaj bisede, sipas Vilës, Çaushi i ka kërkuar që “ai vetë ose shokë të skuadrës të shikonin mundësinë e tolerimit të kundërshtarit në ndeshje”.

Menjëherë pas kësaj bisede, Vila ka thënë para hetuesve se ka shkuar te presidenti i ekipit, duke e informuar në lidhje me këtë rast. Në referimin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës thuhet se është kërkuar marrja në pyetje e Drini Çaushit, por nga sistemi TIMS ka rezultuar se ai ndodhet jashtë Shqipërisë…!

SKANDALI NË FUTBOLLIN SHQIPTAR, ZBARDHET DËSHMIA, ÇFARË THA EMILJANO VILA NË PROKURORI! Read More »

XHAKA KTHEHET NË KOMBËTARE VETËM ME NJË KUSHT!

[sgmb id=”1″]

Taulant Xhaka pritet të mos përfshihet në listën e De Biasit për ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës, që Shqipëria e zhvillon kundër Izraelit.

Pas ndeshjes me Italinë, mesfushori i Baselit u largua nga kampi stërvitor duke e kritikuar trajnerin italian.

De Biasi do t’i bëj ftesë Taulantit, nëse ky i fundit kërkon falje publike për gjestin që kishte bërë.

Xhaka atëherë kishte deklaruar se i është bërë e padrejtë dhe do të kthehej të vesh fanellën kuqezi vetëm atëherë kur të mos jetë trajner De Biasi.

XHAKA KTHEHET NË KOMBËTARE VETËM ME NJË KUSHT! Read More »

Mesazhi prekes nga Futboll Klub Oriku per tifozet pas humbjes ne Elbasan Arena – ‘Te dashur miq…’ !

[sgmb id=”1″]

Mesazh i hapur nga Futboll Klub Orikumi

Te dashur miq, sportdashes dhe ju tifoze te zjarrte te ekipit tone…
Kane kaluar pak dite nga emocionet qe perjetuam ne stadiumin ” Elbasan Arena ”, emocione qe na mberthyen te gjithve, por qe per fatin tone te keq, nuk na dhane fitoren qe kerkonim.
Pavaresisht nga nje kampionat i luajtur bukur nga cunat e Orikut dhe me rezultate shume te mira, kjo nuk mjaftoi qe te preknim kategorine e pare…
Cdo gje ishte gati per diten e madhe, lojtaret, drejtuesit, ju tifoze te shumte qe na mbeshtetet si ne stadium, por edhe ju qe nuk patet mundesi te vinit, por qe me zemer ishit me skuadren tuaj…
Te gjithe ishit aty, pervec FATIT qe mungoi…
Ekipi sakrifikoi shume gjate gjithe sezonit per endrren qe te gjithe bashke e kerkonim kaq shume. Por ne kete rrugetim te bere kemi vetem nje falenderim per skuadren, per kaq shume sa kane arritur, per kaq shume sa kane bere…
Nje sezon i ri na pret me plot emocione te medha, me sfida te reja dhe me shpresen per Ndryshimin e Madhe qe te gjithe e presim.
Falenderojme pafund te gjithe ju qe na keni mbeshtetur gjate gjithe kampionatit.
Shihemi sezonin e ardhshem…

Mesazhi prekes nga Futboll Klub Oriku per tifozet pas humbjes ne Elbasan Arena – ‘Te dashur miq…’ ! Read More »

De Biasi “mban fjalën”, Xhaka mbetet jashtë kombëtares!

[sgmb id=”1″]

Taulant Xhaka mbetet jashtë Kombëtares. Përplasjet e fundit me trajnerin Gianni De Biasi kanë bërë që mesfushori të mos jetë në listën e radhës të grumbullimeve për ndeshjet kundër Luksemburgut dhe Izraelit në muajin qershor.

Xhaka u largua nga grumbullimi pas ndeshjes me Italinë, teksa deklaroi se nuk do të vinte më në Kombëtare për sa kohë aty do të ishte trajner De Biasi.

Marrëdhëniet mes tyre vijon të jenë aspak të mira, teksa strategu italian ka vendosur që të “mbajë fjalën” duke mos e ftuar për miqësoren ndaj Luksemburgut dhe ndeshjen eliminatore për Botërorin “Rusi 2018” duke e lënë jashtë listës së tij.

De Biasi “mban fjalën”, Xhaka mbetet jashtë kombëtares! Read More »

Sot nis edhe turneu “Lazio Cup” në Itali ku do të marrë pjesë edhe skuadra përfaqësuese shqiptare e U-19, nën drejtimin e trajnerit Erion Bogdanit.

[sgmb id=”1″]

Sot nis edhe turneu “Lazio Cup” në Itali ku do të marrë pjesë edhe skuadra përfaqësuese shqiptare e U-19, nën drejtimin e trajnerit Erion Bogdanit. Prej së dielës ekipi kombëtar shqiptar gjendet në Itali ku po përgatitet për sfidat e këtij turneu. Një garë e cila ishte konfirmuar kohë më parë edhe nga Sektori i ekipeve kombëtare në FSHF. Gjatë mbrëmjes së djeshme në takimin zyrtar me delegacionet përkatëse trajneri Bogdani u vlerësua edhe me një çmim mirënjohjeje nga organizatorët e turneut, dhe pikërisht mori trofeun vlerësuar “Maurizio Maestrelli”, vlerësim pikërisht për trajnerët më të pikasur. Nisur edhe nga fakti që Bogdani ishte fitues i trofeut “Roma Caput Mundi” muaj më parë, trajneri Bogdani dhe skuadra beson sërish në këtë turne të radhës. Sot në orën 17.00 Shqipëria luan me ekipin e Racing Roma, teksa do të ketë edhe dy kundërshtarë të tjerë në grup që janë skuadrat e Fiorentinës dhe Cassinos. Në datën 24 maj skuadra kombëtare do të ndeshet me ekipin e Cassinos , ndërsa më 25 maj do të luajë takimin e tretë në grup me Fiorentinën. Koordinatori i skuadrës në këtë turne, Denis Lilo përcjell edhe faktin që situata në skuadër është shumë optimiste dhe ku Bogdani kërkon nga djemtë maksimumin për të sjellë në Shqipëri, pse jo edhe një trofe të tillë. Për tre ditë do të luhen tre ndeshje, dhe takimet do të jenë, sipas rregullores me 2 pjesë nga 30 minuta secila.

bogucmim


Sot nis edhe turneu “Lazio Cup” në Itali ku do të marrë pjesë edhe skuadra përfaqësuese shqiptare e U-19, nën drejtimin e trajnerit Erion Bogdanit. Read More »

VAZHDOJNË GARAT E CIKLIZMIT NË VLORË, CIKLISTË EDHE NGA ITALIA E GREQIA !

[sgmb id=”1″]

Elbasan-Vlorë dhe Vlorë -Sarandë dy etapat e rrethit të 74-të ciklistik,mes qytetit bregdetar të Vlorës, ndë rsa nisja e garë s Vlorë – Sarandë ,konsidertohet si një nga më të veshtirat e këtij rrethi.

Plot 75 ciklistë nga 28 skuadra të ndryshme,duke përshirë ,vec skuadrave shqiptare si Apolonia, Vllaznia, Flamurtari apo ndonjë tjetër, jane edhe skuadra nga Italia apo Greqia.

Etapa ”Elbasan -Vlorë”  u fitua pikërisht nga vlonjati Xhulio Kamberaj,qe gjithsesi garon për një skuadër italiane,ndërkohe që në nisje te gares Vlorë -Sarandë ,nuk ka munguar edhe një ceremoni e organizuar nga drejtuesit e Federatës shqiptare të ciklizmit,ndërsa i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Vlorës  ”Dritan Leli,”për të uruar pikërisht pjesmarresit në kete garë dhe fitoren e më të mirit në rrethin e 74 -të  ciklistik të  vendit .

Etpa Vlorë -Sarandë ka startuar rreth orës 11 nga qyteti i Vlorës,ndërsa konsiderohet një nga garat më të veshtira,per shkak te terrenit të veshtire,ndërsa rrethi i 74-të ciklistik i Shqipërise me shpalljen e fituesve të këtij eventi mjaft të rendesishëm për sportin e ciklizimit do të permbyllet në daten  24 maj,me garën Sarandë -Fier.

VAZHDOJNË GARAT E CIKLIZMIT NË VLORË, CIKLISTË EDHE NGA ITALIA E GREQIA ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com