Sport

Nuk do ta besoni sa para ia ka falur De Biasi Shqipërisë.

[sgmb id=”1″]

Shqipëria dhe De Biazi kanë mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin që ka zgjatur prej më se pesë vitesh e gjysmë. Deklarata e përbashkët e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ish-numrit një të Kombëtares kuqezi, u pasua me një takim mes palëve, ku u diskutuan edhe detajet e fundit sa i përket marrëveshjes kontraktuale mes tyre.

“Panorama Sport” ka mësuar edhe detajet ekonomike të ndërprerjes së bashkëpunimit mes tyre.

Gianni de Biasi pësoi një rinovim automatik të kontratës së tij me Federatën Shqiptare të Futbollit menjëherë pasi u sigurua kualifikimi në Europian dhe pas “Euro 2016” ai përfitoi edhe një rritje të pagesës. De Biazi, në dyvjeçarin e fundit të kontratës së tij me Shqipërinë përfitonte një pagë mujore prej rreth 40 mijë eurosh.

Në momentin që ai u largua nga Shqipëria, gjeti akordin me presidentin edhe për pjesën financiare. Gazeta ka mësuar se mes palësh është arritur një pak “xhentëlmenësh”, që pagesat për teknikun italian të ndërpriten në muajin qershor. Pra, me largimin zyrtar nga Shqipëria, De Biazi të përfundojë marrjen e pagave, deri në fund të kontratës.

Në bazë të përllogaritjes për katër muajt e mbetur deri në fund të muajit tetor, ish-trajneri ka falur të paktën 160 mijë euro pagesa për Federatën Shqiptare të Futbollit, në bazë të akordit të arritur.

Në fjalën e tij të fundit, trajneri ia faturoi largimin mbylljes së ciklit të tij në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit, ndërkohë që i pranishëm në konferencë, presidenti Duka nuk e pranoi këtë arsyetim duke u shprehur se nuk ishte i të njëjtit mendim.

Nuk do ta besoni sa para ia ka falur De Biasi Shqipërisë. Read More »

Një superstadium për Kombëtaren, Federata ndërron destinacion.

[sgmb id=”1″]

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndërruar vendin e ndërtimit të stadiumit modern që është projektuar për përfaqësuesen kosovare.

Teksa ishte vendosur të ndërtohej në Bërnicë të Prishtinës, së fundmi mediat kosovare bëjnë me dije se mund të ndërrohet qyteti dhe ky impiant të ndërtohet në afërsi të Drenasit.

Deri më tani s’ka asgjë zyrtare, por në ditët e ardhshme pritet të mësohet gjithçka për stadiumin e ri.

Një superstadium për Kombëtaren, Federata ndërron destinacion. Read More »

Me çfarë ushtrime mund të ndërtojnë muskujt femrat?

[sgmb id=”1″]

Qoni pesha

Shumë femra shmangin peshat sepse në përgjithësi kanë frikë nga to apo nuk janë të vetëdijshme se sa shumë mund të përfitojnë nga to. Por është e thjeshte, nëse ju nuk qoni pesha, nuk do të mund ta ndërtoni trupin ashtu siç dëshironi. Kjo ndodh sepse peshat promovojnë rritjen e një tipi të muskulit të quajtur “myogenic”. Ky lloj i muskulit rrit masën, dentisitetin e muskulit dhe i jep formën e duhur, e që do të mbetet në këtë formë dhe pasi të keni dal nga palestra.

Ushtroni kardio

Kardio ka një vend të rëndësishëm gjatë ushtrimeve sepse djegë kalori, të cilat ndihmojnë në krijimin e deficitit kalorik, e që ndalon shndërrimin e kalorive në yndyra trupore.

Po ashtu, ushtrimet kardio ndihmojnë në një shëndet të mirë të zemrës.

Por, duhet ditur se këto ushtrime nuk ndihmojnë në ndërtimin e muskujve, kjo sepse kardio është e njohur si ushtrime “neurogenic”. Kjo nënkupton se nuk promovon dentisitet muscular, dobësim apo mbushje të muskujve.

Tkurrja dhe tensioni

Bodibilderat më të famshëm në botë tregojnë se nuk janë bërë më të mirët në botë sepse kanë quar pasha të rënda, por duke qenë në gjendje të tkurrin muskujt e tyre dhe duke rritur kohën e tensionit në muskujt e tyre.

Kjo do të thotë se duke quar pasha nga një vend A në një vend B, jo domosdoshmërisht do të forcojë muskujt tuaj, zhvillojë dhe krijojë formën që ju doni. Qëllimi është që gjatë ushtrimeve të përqendroheni në shtrëngimin e muskujve, duke mbajtur tensionin në pikën e tkurrjes. Sa më shumë kohë që të kaloni duke tkurrur muskulin, aq më shumë ide të reja do të krijoni dhe kështu do të rritni muskujt tuaj.

Përsëritjet dhe seriat

Përsëritjet dhe seriat mund të jenë të vështira, po kështu është mënyra si ju të kontraktoni apo tkurrni muskujt tuaj. Ju mund të rrisni numrin e përsëritjeve dhe seriave nëse nuk lodheni. Seriat mund të jenë nga 3 seria deri në 9 apo 10. Këshila personale e Georgias është të bëni rreth 6-7 seria dhe 12 përsëritje.

Ushqimi dhe riparimi

Mos nënvlerësoni rëndësinë e të ushqyerit mirë kur vjen puna tek ndërtimi I muskujve. Nëse nuk jeni duke përdorur suplimente të duhura, do të ju duhet më shumë kohë të riparoheni dhe të ndërtoni muskujt. Të ushqyerit me aminoasdie të mirë është çelësi gjatë she pas ushtrimeve. Kjo sepse amnioacidet janë komponime që bëjnë proteinat.

Lëvizjet e përbëra dhe izolimi

Lëvizjet e përbëra janë të vështira dhe kërkojnë fuqi të madhe, por kjo ndihmon në ndërtimin e muskujve të fortë dhe të fuqishëm. Ushtirmet si squats, deadlifts dhe clean and press janë lëvizje të përbëra.

Ndërsa, izolimi është një praktikë për izolimin e një grupi specifik të muskujve. Mund të izoloni një pjesë të trupir, duke përdorur peshat e lira apo dhe mjetet e ndryshme të fitnesit. Është shumë me rëndësi të ushtronit të gjitha muskujt e asaj pjese të izoluar, në mënyrë që të shmangni zhvillimin e tepërt.

Mësoni suplimentet

Femrat po ashtu kanë frikë të eksperimentojnë me suplimente, mbase nga mungesa e informacioneve se cfarë produkte duhet femrat të përdorin.

Për shembull suplimentet e kreatinës nuk përdoren nga femrat, sepse besojnë se është një steroid apo që përfshinë hormone mashkullore. Kjo nuk është e vërtet. Kreatina ndihmon rritjen e muskujve dhe sjellë forcë.

Dieta

Dieta është kruciale në ndërtimin e muskujve. Ikni ushqimit të përpunuar, ushqehuni me ushqim të freskët, sepse kështu trupi juaj do të jetë më në formë. Dieta po ashtu është faktor edhe në humbjen e peshës dhe zvogëlimin e yndyrave në trup dhe kjo e fundit është shumë e rëndësishme për muskujt të fortë.

Proteinat si pula, peshku i bardhë, salmoni dhe mishi i lehtë se bashku me karbohidratet e pastërta, yndyrat esenciale, pemët e perimet janë ushqimet që më së shumti ju duhen.

Shtrirjet dhe zgjatjet

Ushtrimet me pesha mund të qojnë në shkurtimin e muskujve si tkurrje e vazhdueshme. Një kohë të mirë femrat duhet kushtuar shtrirjeve dhe zgjatjeve të muskujve. Kjo ndihmon në zgjatjen dhe shtrirjen e tyre, duke ju dhënë një pamje më të mirë. Gjithashtu këto ndihmojnë në hollimin e belit.

Me çfarë ushtrime mund të ndërtojnë muskujt femrat? Read More »

Dy minuta stërvitje për trup seksi!

[sgmb id=”1″]

Janë këto stërvitje të vetme të cilat ju nevojiten për t’u dukur mrekullueshëm në çdo rrobë banje!

Që tani mendoni për verën dhe rrobat e banjës dhe si ta bëni gati trupin tuaj?

Ju lumtë! Keni filluar me kohë dhe prandaj ju kemi siguruar stërvitje të shkëlqyeshme të cilat do t’ju ndihmojnë që trupin tuaj ta çoni deri në perfeksionim dhe të dukeni mrekullueshëm në çdo rrobë banje!

Më e mira nga e gjitha është që nuk jeni të detyruara që të djersiteni në palestër dhe të shpenzoni para për trajnime të shtrenjta, e gjitha që ju duhen janë vullneti dhe dy minuta të kohës suaj!

Ndiqni udhëzimet nga videoja në vijim dhe do të shihni se si për një periudhë të shkurtër do të çoni trupin në TOP formë!

Dy minuta stërvitje për trup seksi! Read More »

De Biasi largohet nga Shqipëria, jep këshillën e fundit për Kombëtaren.

[sgmb id=”1″]

Trajneri De Biasi lajmëroi largimin nga posti i tij disa ditë më parë. Sot, në hotel Plaza, Federata Shqiptare e Futbollit kishte përgatitur një aktivitet për largimin e De Biasit, ku ish-trajneri mbajti një fjalim, si zakonisht, emocionues.

Ai kujtoi ditën e parë kur mbërriti në Shqipëri nga Milano, kur ndiente frikë, kuriozitet e dëshirën e madhe për të punuar për këtë sfidë.

Mbi 2300 ditë ai punoi për rritjen e kësaj skuadre, duke i pasur të gjitha në mendje.

“Nëse Shqipëria do arrijë të luajë me entuziazëm, me kapacitetin për t’u përballur me sfida të reja,  me objektiva të rinovuara, pa u ndier e vetëkënaqur për fitoret, do ecë përpara”,  tha ai duke përmendur shprehjen e heroit tonë kombëtar Skëndërbeu, “Qëndroni të bashkuar dhe askush nuk do ju mposhtë”.

De Biasi falënderoi të gjithë ata që kishin ndarë gëzimin me të dhe momentet e vështira dhe që e kishin mbështetur në këtë përvojë profesionale dhe njerëzore.

Ai shtoi që ishte e mundur që rrugët e tij dhe  kësaj toke të mrekullueshme, siç e quajti, të bashkoheshin një ditë.

De Biasi largohet nga Shqipëria, jep këshillën e fundit për Kombëtaren. Read More »

Sa romantike:Xhaka i propozon për martesë të dashurës, i mrekullueshëm reagimi i saj!

[sgmb id=”1″]

Ajo tha PO
‘Një top i artë është mrekulli, një grua e artë është parajsa vetë!’-me këto
fjalë e përshkruan Granit Xhaka propozimin për martesë ndaj së dashurës së tij Leonita.

Propozimi u bë në një restorant luksoz dhe reagimi në fytyrën e bukuroshes Leonita është thjesht lumturi.

Tani le të presim kur do të bëhet celebrimi i këtij cifti kaq të bukur.

Sa romantike:Xhaka i propozon për martesë të dashurës, i mrekullueshëm reagimi i saj! Read More »

Alban Hoxha drejt Serisë A, gati firma te ish-skuadra e De Biazit!

[sgmb id=”1″]

Alban Hoxha bëhet gati t’i japë lamtumirën Partizanit, për të realizuar ëndrrën e transferimit në kampionatin Italian të futbollit. Sipas mediave italiane, portieri i cili është njëkohësisht edhe pjesë e përfaqësueses shqiptare, është shumë pranë firmës me një prej klubeve që u ngjitën në këtë sezon në elitën e futbollit italian.

Bëhet fjalë për SPAL, klubin e qytetit të Ferrarës, të cilin në fillimet e karrierës së tij si trajner, e drejtoi për dy sezone edhe Xhani De Biazi. SPAL është ngjitur në elitën e futbollit italian pas nëj sezoni mbresëlënës në Serinë B, por tani kërkon një portier cilësor, duke llogaritur se nuk ka garancinë se do të mbajë të riun Meret që e kishte në huazim nga Udineze.

Transferimi i Hoxhës, sipas “Calciomercato.it”, është pranë finalizimit për shifrën e 200 mijë eurove. Me sa duket portieri dhe Partizani kanë ulur ndjeshëm pretendimet, pasi një vit më parë, kur atë e kërkonin klubet turke, kërkonin shifra shumë të larta për të mundësuar transferimin.

Alban Hoxha drejt Serisë A, gati firma te ish-skuadra e De Biazit! Read More »

Hysaj tregon trupin në Las Vegas, Mertens dhe Maxhio tallen: O Zot! Vish një bluzë o plak .

[sgmb id=”1″]

Mbrojtësi i Napolit dhe kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është duke shijuar pushimet e verës në Las Vegas. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram ku tregon trupin, por shokët e tij të skuadrës, Dries Mertens dhe Kristian Maxhio, kanë bërë batuta tallëse në komente.

 

Hysaj tregon trupin në Las Vegas, Mertens dhe Maxhio tallen: O Zot! Vish një bluzë o plak . Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com