Sport

Tiki-Taka që e hutoi Shqipërinë, 18 prekje, 51 sekonda dhe gol

[sgmb id=”1″]

Spanja e ka mposhtur lehtë Shqipërinë duke i shënuar 3 gola. Por, goli i dytë ishte më i veçanti për spanjollët.

10 lojtarë e prekën topin në këtë aksion, ishin gjithsejtë 18 prekje, dhe gjithçka ndodhi për 51 sekonda deri sa Isco e futi topin në rrjetë.

Ky gol ishte një sinjal se Spanja po e rikthin Tiki-Takan e famshme.

https://youtu.be/26rJSig6tuo

Tiki-Taka që e hutoi Shqipërinë, 18 prekje, 51 sekonda dhe gol Read More »

Panucci: Vetë ia dhuruam fitoren Spanjës

[sgmb id=”1″]

Trajneri i kombëtares shqiptare ka komentuar për TVSH sot humbjen 3-0 përballë Spanjës, duke thënë se skuadra e tij krijoi pesë raste.

Sipas Christian Panuccit jo të gjitha skuadrat mund të krijojnë kaq shumë përballë një ekipi si Spanja.

“Morëm golin e parë, një supergol dhe golat e tjerë ia dhuruam ne. Nuk kishte të bënte kjo me sistemin e lojës. Në pjesën e dytë kishim formacion më të mirë. Ndodhi në Maqedoni edhe sot”, tha italiani.

Ai tregoi më tutje se ka bërë disa ndryshime në sistemin e lojës, por të cilat ishin të mangëta.

“Ndryshova sistemin e 4-3-3 për ti dhënë më shumë shtysë skuadrës. Doja të bëja një ndryshim më shumë”.

“Jemi jashtë Botërorit dhe është e drejtë për ti dhënë shansin lojtarëve të tillë. i dhashë mundësinë një lojtari të ri. Nuk u ndodh të gjithëve të krijojnë pesë raste përballë Spanjës”, tha Panucci.

Pas kësaj, Spanja zë pozitën e parë të grupit G me 25 pikë ndërsa Shqipëria gjendet në vendin e tretë me 13 pikë. Italia ka njëzet pikë pas barazimit 1-1 me Maqedoninë.

Vlen të theksohet se se takimin e radhës kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë kundër Italisë ndërsa spanjollët do të ballafaqohen me izraelitët.

Panucci: Vetë ia dhuruam fitoren Spanjës Read More »

Këta janë emrat e zëvendës ministrave të qeverisë “Rama 2”

[sgmb id=”1″]

Dalin disa nga emrat e zv.ministrave të rinj që do të prezantohen nesër në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Report tv shkruan se Zv. Ministree Jashtme Artemis Dralo, zëvendës Ministre e Brendshme, Rovena Voda, zëvendës Ministër i Ekonomisë, Ervin Mete, zëvendës Ministre e Bujqësisë, Besa Spaho.Ndersa thuhet se ministria e Brendshme do ketë 4 zv.ministra.

Këta janë emrat e zëvendës ministrave të qeverisë “Rama 2” Read More »

Para Shqipërisë, Pique “braktiset” edhe nga Sergio Ramos

[sgmb id=”1″]

Referendumi i Katalonjës dhe kërkesat për Pavarësi i ka nxehur gjakrat mes spanjollëve dhe katalanasve që shprehen pro referendumit, një prej të cilëve është edhe mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique.


Qëndrimi i tij pro Pavarësisë nuk është pritur mirë nga tifozët të cilët e kanë fishkëllyer teksa ka dalë në stërvitje me kombëtare, kundër të cilëve doli kapiteni Sergio Ramos që u kërkoi të mos e bëni një gjë të tillë.

Por në deklaratën e fundit për mediat madrileni ka “harruar” të përsërisë apelin dhe kur u pyet se a mundet që të luajë me Kombëtaren një lojtarë që kërkon shkëputjen territoriale, Ramos u përgjigj: “Është një vendim që nuk më përket mua, ka persona të cilët kanë autoritetin për ta vendosur diçka të tillë. E sigurt është se jemi në një situatë të pakëndshme, qëndrimi im është se të gjithë mund të jetojnë në një vend të lirë dhe demokratik. Ka qenë një javë shumë e acaruar, u përzie politika me sportin, diçka që nuk duhet bërë”.

Por ndërsa Ramos thotë se politika e sporti nuk duhen përzierë, Pique e bëri diçka të tillë ditën e martën. Pavarësisht se qëndrimet e tyre i pozicionojnë në pole të kundërta, të dy shprehen se me njëri-tjetrin kanë një marrëdhënie të mirë.

Para Shqipërisë, Pique “braktiset” edhe nga Sergio Ramos Read More »

Ministrat më të dështuar dhe të suksesshëm të Ramës

[sgmb id=”1″]

Qeveria shqiptare ka realizuar vetëm 39.3 % të projekteve të parashikuara, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, në kuadër të plotësimit të kushteve për avancimin në rrugën e integrimit në Bashkimit Evropian. Kështu thuhet në raportin e hartuar nga Ministria e Integrimit Evropian (e cila tashmë është shndërruar në një drejtori në varësi të Ministrisë së Jashtme) mbi performancën e ministrive të linjës sa i përket realizimit të prioriteteve të parashikuara në kuadër të integrimit.

Sipas raportit, dy janë ministritë me shkallën më të lartë të dështimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit e drejtuar nga Lindita Nikolla dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave e drejtuar deri disa ditë më parë nga Edmond Panariti. Shkalla e dështimit përcaktohet nga numri i madh i detyrave dhe niveli i ulët i realizimit.

Përqindja e realizimin të projektakteve nga Ministria e Arsimit, për tremujorin e dytë të 2017, është zero. Sigurisht, pjesë e përgjegjësisë për një performancë kaq të ulët është edhe ish-ministrja teknike e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, e cila ka drejtuar këtë sektor që nga fundi i muajt maji.

Në tremujorin e parë të 2017, detyrat e realizuara nga Ministria e Arsimit, nën drejtimin e Lindita Nikollës, janë në masën 25 për qind. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, nën drejtimin e Edmond Panaritit, nga 7 projektakte të planifikuara ka realizuar vetëm 2, pra në masën 29 për qind.

Ndërsa, në tremujorin e dytë të 2017, Ministria e Bujqësisë ka realizuar zero për qind të projektakteve të planifikuara. “Në kuadër të monitorimit tremujor të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, Ministria e Integrimit Evropian mori pjesë në takimet e zhvilluara çdo muaj nga Grupet Ndërinstitucionale të Punës, duke insistuar qe masat ligjore të miratohen brenda periudhës së planifikuar. Institucionet përgjegjëse për çdo kapitull, raportojnë çdo muaj për përditësimet që kanë ndodhur gjatë gjashte-mujorit të parë të vitit 2017 (janar – qershor 2017) për sa i përket strategjive ose dokumenteve strategjike të planifikuara dhe të miratuara si dhe legjislacionit të planifikuar dhe miratuar.

Nga raportimi i institucioneve përgjegjëse për përgatitjen e kapitujve të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, vërehen këto dukuri kryesore: Nga 56 projekt-akte të planifikuara për gjashte-mujorin e parë të vitit 2017, vetëm 20 akte janë miratuar gjatë kësaj periudhe. Përqindja e realizimit për këtë periudhë është 39.3 %”, thuhet në raport.

Ministrat më të suksesshëm

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, gjatë tremujorit të parë të 2017, rezulton se i ka realizuar në masën 100 për qind detyra e planifikuara në kuadër të procesit të integrimit. Ndërsa tremujorin e parë të vitit 2017, kjo ministri, e drejtuar nga Blendi Klosi dhe më pas nga Olta Xhaçka, i kanë realizuar në masën 70 për qind projektaktet e planifikuara. Edhe Ministria e Drejtësisë i ka realizuar në masën 100 për qind projektaktet, ndonëse kësaj ministrie i ishte lënë për detyrë realizimi vetëm i një projektakti.

Ministria e Shëndetësisë, nën drejtimin e Ilir Beqajt, në tremujorin e parë të vitit 2017, i ka realizuar projektaktet e planifikuara në masën 50 për qind, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2017, në masën 33 për qind.

Edhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë, nën drejtimin e Damian Gjiknurit, gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, i ka realizuar projektaktet e planifikuar në masën 50 për qind. Ministria e Mjedisit, në tremujorin e parë të vitit 2017, i ka realizuar projektaktet e planifikuara në masën 75 për qind, ndërsa në tremujorin e parë zero për qind.

Përqindjet e realizimit të PKIE-së gjatë të njëjtës periudhë të këtyre dy viteve të fundit tregojnë se realizimi i planifikimit gjatë gjashtë-mujorit të parë 2017 është 39.3 %, duke pësuar një përmirësim, krahasuar me gjashtë-mujorin e parë të 2016, i cili ishte ne nivelin 35.6%.

Vlerësimi i BE për 5 prioritetet

Shqipëria është mesatarisht e përgatitur lidhur me reformën në administratën publike. Përparimi i mëtejshëm është kyç për të konsoliduar arritjet drejt një administrate publike më eficente, të depolitizuar dhe profesionale.

Në lidhje me luftën kundër korrupsionit, Shqipëria është deri diku e përgatitur. Nevojiten më shumë përpjekje për të luftuar korrupsionin në nivel të lartë. Hetimet proaktive, vlerësimet sistematike të riskut dhe bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të përmirësohen. Korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz.

Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, vendi ka arritur një farë niveli përgatitjeje. Numri i dënimeve të formës së prerë për rastet e krimeve të organizuara është ende i ulët, duke shënuar vetëm një rritje të lehtë në vitet e fundit. Hetimet financiare në lidhje me grupet e organizuara kriminale nuk janë zhvilluar në mënyrë sistematike dhe efektive. Historiku i ngrirjes dhe konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme mbetet shumë i ulët.

Kuadri ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është gjerësisht në përputhje me standardet evropiane. Lidhur me lirinë e shprehjes, Shqipëria ka një farë niveli të përgatitjes/ është mesatarisht e përgatitur. Atmosfera e përgjithshme është e favorshme për të ushtruar lirinë e shprehjes, por kërkohet një zbatim më i mirë i legjislacionit.

Ministrat më të dështuar dhe të suksesshëm të Ramës Read More »

Fajin e bëjnë maqedonasit, FIFA dënon Shqipërinë

[sgmb id=”1″]

Komisioni i Disiplinës në FIFA ka zbardhur vendimet në lidhje me ndeshjet e luajtura një muaj më parë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Shqipëria dhe FSHF-ja janë gjobitur me 30 mijë franga zvicerane për sjelljen e gabuar të tifozëve, edhe pse ata ishin në minorancë dhe të shoqëruar gjatë gjithë kohës nga policia vendase.

“Shqipëria gjobitet me 30 mijë franga zvicerane për sjellje të pahijshme të tifozërisë së saj, për ndezjen e flakadanëve, koreve politike në ndeshjen me Maqedoninë dhe futjen e tyre me vonesë, si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën”, – shkruhet në njoftim.

Por habi përbën fakti që FIFA nuk e ka gjobitur Maqedoninë për koret e saj antishqiptare dhe për racizmin që tifozët e pranishëm në stadium shfaqën ndaj kuqezinjve. Kujtojmë që u vërshëllye himni shqiptar dhe pati thirrje deri me vdekje të shqiptarëve.

Fajin e bëjnë maqedonasit, FIFA dënon Shqipërinë Read More »

Tonifikoni vithet duke parë televizor

[sgmb id=”1″]

Dy ushtrime për tonifikimin e vitheve pa lëvizur nga vendi

Pozicioni fillestar: shtrirë në divan, në anën e djathtë. Koka e mbështetur në dorë. Bërrylat e përthyer, ndërsa vithet në pozicion pingul me bustin. Këmba e majtë e shtrirë përgjatë trupit, majat e gishtave të drejtuara poshtë.

Lëvizja: kur të merrni frymë, ngrijeni këmbën e majtë. Më pas nxirreni frymën duke e ulur këmbën, por pa e vendosur mbi divan. Përsëriteni ushtrimin 3 herë me nga 15 lëvizje dhe më pas ndërrojeni këmbën.

Ushtrimi i dytë

Pozicioni fillestar: shtrirë me kurriz. Këmbët në kënd 90°. Kofshët në pozicion pingul me trupin, ndërsa midis gjunjëve vendosni një jastëk.

Lëvizja: ushtroni forcë, por pa e lëvizur shpinën disa herë rresht. Mbajeni këtë pozicion për 20 sekonda dhe përsëriteni ushtrimin 3 herë.

Tonifikoni vithet duke parë televizor Read More »

Nëse Barcelona largohet nga La Liga, Spanja humb botërorin “Rusi 2018”

[sgmb id=”1″]

Katalunia është afër ta fitoj pavarësinë nga Spanja, kështu sporti në këtë vend do të ndryshoj shumë, transmeton IndeksOnline.

Barcelona dhe disa klube tjera katalunase, në rast se Katalunia shpallë pavarësinë, mund të largohen nga La Liga.

Kjo i shkakton telashe të mëdha Federatës së Futbollit të Spanjës. Sipas mediave të huaja, shtëpia më e madhe e futbollit botëror “FIFA” do ta dënoj Spanjën nëse e lejon largimin e Barcelonës nga La Liga.

Kështu Kupa e Botës “Rusi 2018”, ka gjasa të luhet edhe pa ish-kampionin, Spanjën.

Nëse Barcelona largohet nga La Liga, Spanja humb botërorin “Rusi 2018” Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com