Sport

De Biasi flet para ndeshjes Shqipëri – Itali

[sgmb id=”1″]

Gjatë rrjedhës së “La Domenica Sportiva”, Gianni De Biasi foli për sfidën midis Shqipërisë dhe Italisë, si dhe shanset që kishte për t’u bërë trajner i axurrëve.

Çfarë po pret Shqipëria nga kjo ndeshje?

Shqipëria do të marrë një rezultat pozitiv, të bëjë figurë të bukur kundër Italisë. Për të gjithë shqiptarët që brohorasin Italinë pas ekipit të tyre kombëtar, do të jetë një garë e shumëpritur. Nga pika emocionale, është ndeshja e duhur për t’i mbyllur këto kualifikime në mënyrën më të mirë.

A do të përfitojë Shqipëria nga periudha e vështirë e Italisë?

Edhe unë mendoj kështu. Ata panë ndeshjen kundër Maqedonisë dhe kanë fituar besim. Në pjesën e dytë kundër Spanjës ata kanë luajtur një lojë të madhe dhe besoj se ndaj Italisë do të jetë një lojë e hapur dhe mund t’i ketë brenda të gjitha rezultatet.

Pse u largove nga Shqipëria para fundit të fushatës eliminatore?

Mendoj se kisha mbaruar punën time. Me gjysmë zemre u largova, duke dashur t’i jap mundësinë një trajneri të ri për ta përgatitur ekipin për “Euro 2020″.

Ju ishit kandidat edhe për stolin e kaltër?

Unë isha kandidat, madje shpresoja të behësha trajneri i Italisë në një pikë. Fati i mirë ishte për Ventura. Tani shpresoj të shkojmë në Kupën e Botës.

De Biasi flet para ndeshjes Shqipëri – Itali Read More »

Sonte Shqipëri-Italia, kuqezinjtë synojnë ta ‘blindojnë’ pozitën e tretë

[sgmb id=”1″]

Kombëtarja shqiptare sonte në ‘Loro Boriqi’ sfidon Italinë, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’. Kuqezinjtë nën drejtimin e teknikut italian, Christian Panucci synojnë t’i ndalin ‘axurët’ të cilët duket se kualifikimi për në Rusi do të kërkojnë përmes barazhit.

Skuadra shqiptare në duel me italianët vjen pas disfatës kundër Spanjës (3-0).

Sfida mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të luhet në një atmosferë të zjarrtë pasi që ditë më parë janë shitur gjitha biletat për këtë ndeshje që pritet të prodhojë një lojë dinamike.

Kombëtarja shqiptare në duel me italianët, kërkon rezultat pozitiv në mënyrë që ta ‘blindojë’ pozitën e tretë, edhe pse ky mision nuk do të jetë aspak i lehtë pasi që përballë do të kenë gjigantin evropian, Italinë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë nis në orën 20:45.

Sonte Shqipëri-Italia, kuqezinjtë synojnë ta ‘blindojnë’ pozitën e tretë Read More »

Buffon: Kam studiuar Shqipërinë, kjo shprehje më pëlqen shumë te ju

[sgmb id=”1″]

Gianluigi Buffon mbetet madhështor, në fushë ku vendos rekorde, por edhe jashtë saj me vëmendjen që i kushton detajeve. Një prej tyre është edhe përshtypja që i ka lënë Shqipëria pas më tepër se dy dekadave distancë, kur si një talent i së ardhmes erdhi të luante me Parmën në fushën e Teutës.

“Kam qenë në Shqipëri thuajse 23 vjet më parë, pasi kam luajtur me Parmën ndaj Teutës. Kjo është hera e dytë që vij në vendin tuaj. Kanë kaluar shumë vjet, por më duket sikur Shqipëria po evoluon, është bërë një vend i bukur dhe me njerëz optimistë. Kjo më lumturon, sepse në fund fatet e Shqipërisë dhe Italinë janë ndërthurur gjatë historisë”, tha Gianluigi Buffon.

Histori, të cilën kapiteni legjendar i Italisë e njeh deri në detaje mahnitëse. Ashtu si qëndrimin e rilindasit Vaso Pasha, shkruan TCH.

“E njoh paksa historinë shqiptare, e kam studiuar dhe është shumë e bukur. Bëhet fjalë për një popull që ka identitet dhe krenari. Mbi të gjitha më bënte përshtypje kur lexoja në libra se: “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”. Kjo të bën të kuptosh bashkimin e madh që ekziston, përtej diferencave, mes të cilave edhe fetare. Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë ndihen shqiptarë dhe kjo është një vlerë e jashtëzakonshme”, tha Gianluigi Buffon.

Lidhja e Shqipërisë me Italinë i ka kapërcyer të gjithë kufijtë, nga kultura te ekonomia, ndërsa Buffon përqendrohet në aspektin sportiv.

“Shumë lojtarë luajnë aktualisht në kampionatin tonë, të tjerë kanë luajtur ose janë rritur aty. Më vjen mirë që në këto vitet e fundit Shqipëria ka arritur rezultate të mëdha me këta futbollistë dhe me trajnerët italianë. Në këtë këndvështrim besoj se ju kemi ndihmuar për tu rritur në futboll. Panuçi është ish-shoku im i skuadrës, besoj se do të vazhdoni të përmirësoheni, pasi ai ka aftësinë dhe eksperiencën për të punuar mirë drejt kësaj rruge të re me Shqipërinë”, tha Gianluigi Buffon.

Buffon: Kam studiuar Shqipërinë, kjo shprehje më pëlqen shumë te ju Read More »

Fotografia e parë e Edi Ramës me kabinetin e ri qeveritar

[sgmb id=”1″]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi baskhë me kabinetin e ri qeveritar.

Në mesin e kabinetit të ri qeveritar, Rama ka edhe tre zëvendësministra kosovarë, transmeton Indeksonline.

“Ju uroj mirëseardhje katër kolegëve nga Kosova, Besës, Ilirijanës, Valbonës dhe Hajrullahut me mirënjohje për pranimin e ftesës që të bëhen pjesë e skuadrës drejtuese për katër vitet e ardhme”, është shprehur Rama

Fotografia e parë e Edi Ramës me kabinetin e ri qeveritar Read More »

Probleme për Shqipërinë, dëmtohet mesfushori

[sgmb id=”1″]

Problemet për Kombëtaren e Shqipërisë nuk kanë të ndalur.

Pas disfatës së thellë kundër Spanjës, kombëtarja kuqezi do të përballet me Italinë, ndeshjen e fundit të eliminatorëve për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Aventura për këtë kampionat tashmë ka përfunduar, por Shqipëria kërkon ta befasoj fqinjin e saj, Italinë në ndeshjen e fundit.

Por, Christian Panucci do të ketë probleme për ndeshjen e nesërme, pasi mesfushor Burim Kukeli ka pësuar një lëndim në gjurin e tij gjatë seancës stërvitore.

Duket e pamundur që Kukeli të luaj nesër nga fillimi. Takimi mes Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet nesër (e hënë) nga ora 20 e 45.

Probleme për Shqipërinë, dëmtohet mesfushori Read More »

Pas Moratas, tjetër futbollist i lëndohet Chelseat

[sgmb id=”1″]

Skuadra e Antonio Contes po përballet me probleme të lëndimeve. Pas, Alvaro Moratës, sulmuesi spanjoll tani klubit të Chelseat iu lëndohet një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për N’Golo Kanten, i cili u detyrua ta lë fushën në minutën e 34-të kundër Bullgarisë.

Sic duket problemi i Kantes janë muskujt e këmbës së majtë. Kjo do të thotë se dy herë futbollisti më i mirë në Premier Ligë, pritet të mungoj më pak se dy javë.

Conte pritet që ndeshjen e radhës me gjasë ta luan pa dyshen Morata – Kante, ndërsa shpreson për rikthimin nga lëndimi të Drinkëater.

Pas Moratas, tjetër futbollist i lëndohet Chelseat Read More »

Zbardhen edhe emrat e sekretarëve të përgjithshëm të ministrive në qeverinë “Rama 2”

[sgmb id=”1″]

Një ditë më parë me një ceremoni disa orëshe, Edi Rama ka prezantuar zv/ministrat e qeverisë së tij, që janë 3 herë më të shumtë se ministrat.

Nëse janë 11 ministri, duke shkrirë disa prej tyre, më shumë për faktin e largimit të të punësuarve nga ish-aleatët e qeverisë së 4 viteve të shkuara, sesa për efektivitet, dje janë prezantuar edhe 33 zv/ministrat që do të ndihmojnë ministrat.

Po dje gjatë asamblesë socialiste, janë bërë publikë edhe emrat e Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive.

Duket se nuk ka emra të rinj të sekretarëve të përgjithshëm, por qarkullim mes tyre nëpër ministri.

Më poshtë lista e sekretarëve:

Ministria e Financave -Gelardina Prodani

Ministria e Jashtme-Gazmend Barbullushi

Ministria e Shëndetësisë-Arjan Kraja

Ministria e Bujqësisë-Aurora Alimadhi

Ministria e Mjedisit-Plarent Ndreca

Ministria e Kulturës-Olti Musaka

Ministria e Mbrojtjes-Alba Thoma

Ministria e Arsimit-Koli Bele

Ministria e Energjetikës-Gent Kerri

Ministria e Drejtësisë-Elira Kokona

Zbardhen edhe emrat e sekretarëve të përgjithshëm të ministrive në qeverinë “Rama 2” Read More »

Natë e “zezë” për sllavët, terrohen serbët, turpërohen kroatët

[sgmb id=”1″]

Ndeshjet e sotme kualifikuese për Kuptën e Botës kanë qenë me plot befasi. Kanë qenë sllavët ata që kanë bërë befasinë më të madhe.

Kroacia nuk ka arritur më shumë se një barazim në terrenin vendas ndaj Finlandës.

Hiç më mirë nuk janë ndarë as serbët që janë terruar nga Austria.

Maqedonia ka bërë befasi, por kësaj radhe pozitive. Maqedonët kanë arritur barazim në udhëtim te Italia.

Natë e “zezë” për sllavët, terrohen serbët, turpërohen kroatët Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com