Sport

Vetëm pak kohë në javë dhe ushtrimet fizike që do t’iu shpëtojnë nga depresioni

[sgmb id=”1″]

Një studim ka gjetur se një orë ushtrime fizike në javë mund të parandalojnë depresioni. Ky është studimi më i madh që është bërë ndonjëherë në llojin e tij. Në të u përfshinë më shumë se 30 mijë të rritur, ku u gjet se ata që nuk praktikojnë ushtrime fizike kanë 44 për qind më shumë probabilitet të vuajnë nga depresioni krahasuar me ata që bënin ushtrime fizike dy ose tre herë në javë.Kërkimi, i publikuar në American Journal of Psichiatry, tregoi gjithashtu se 12 për qind e rasteve me depresion mund të ishin parandaluar duke bërë rregullisht ushtrime fizike për një kohë të shkurtër.

Autori kryesor i këtij studimi, profesori i asociuar Samuel Harvey, tha: “E dimë prej kohësh se ushtrimet fizike luajnë një rol në trajtimin e simptomave të depresionit. Por kjo është hera e parë që kemi përcaktuar potencialin parandalues të aktivitetit fizik në reduktimin e nivelit të depresionit”.“Përfundimet janë emocionuese, pasi tregojë se edhe një kohë e shkurtër ushtrimesh fizike, një orë në javë, mund të luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër depsesionit.

Vetëm pak kohë në javë dhe ushtrimet fizike që do t’iu shpëtojnë nga depresioni Read More »

Pas katër vitesh Shqipëria edhe me një super-stadium

[sgmb id=”1″]

Prania e Qeverisë në Vlorë nuk mund të linte jashtë vëmendjes sportin, ku në qytetin bregdetar prej kohësh po punohet për një nga projektet më të mëdha të quajtura “Vlora Sport”.

Vetë Kryeministri Rama ka vizituar së bashku me kryetarin e bashkisë së qytetit të Vlorës, Dritan Lelin dhe presidentin e Flamurtarit, Sinan Idrizin, kompleksin sportiv aktual në të cilin do të ndërhyhet, nga stadiumi, tek aneksi sportiv në krah të tij dhe pallati i sportit.

“Ka ardhur koha që Vlora të fillojë ndërtimin e stadiumit të ri, të një kompleksi unikal. Këtu ka një potencial të rëndësishëm nga pikëpamja hapësinore të ketë një kompleks, i cili të përfshijë jo vetëm stadiumin, por edhe pallatin e sportit, pasi të gjitha mjediset e tjera sportive dhe rekreative”, tha Kryeministri.

Rama tha se Vlora shumë shpejt do të ketë një stadium të ri pasi si qytet ka fatin që ka hapësirat e mjaftueshme për të bërë jo vetëm stadiumin, por një kompleks të ri sportiv që do të përfshijë edhe pallatin e sportit apo qendrën e rekreacionit.

“Në fund të këtij 4-vjeçari do të kemi fluturimin e parë në aeroportin e Vlorës dhe golin e parë të Flamurtarit në stadiumin e ri”, tha Rama.

Pas katër vitesh Shqipëria edhe me një super-stadium Read More »

Ushtrimet plyometrike janë mënyra më efektive për të djegur dhjamin

[sgmb id=”1″]

Ndoshta keni dëgjuar më parë për ushtrimet plyometrike. Shumica e njerëzve i shohin lëvizjet plyometrike si stërvitje për atletët të cilët duan të vrapojnë më shpejt, të kërcejnë më lart dhe ta përmirësojnë atleticizmin e përgjithshëm.

Dhe po, hulumtimet tregojnë se faktikisht stërvitjet plyometrike mund të ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të lartcekura, transmeton Telegrafi.

Por, më mirë se kaq, kur bëhen siç duhen, ushtrimet eksplozive plyometrike mund t’ju ndihmojnë që gjithashtu të humbni peshë.

Pra, nëse ushtrimet plyometrike janë të mahnitshme, atëherë cila është mënyra më e mirë për të filluar me to? Ndiqni këto tri këshilla:

1. FILLONI NGADALË

Bëni ushtrime 10-minutëshe plyometrike një herë në javë, dhe jepni vetës disa orë pushim mes këtyre ushtrimeve dhe sesioneve të ngritjeve me pesha. Ushtrimet plyometrike bëni derisa nuk mund ta rregulloni frymëmarrjen nga lodhja për tre apo pesë minuta pas stërvitjes.

2. NDIQNI NJË PROGRAM

Me ushtrime plyometrike filloni për disa javë vetëm me peshë të trupit, ndërsa kur e vëreni veten se keni shënuar progres të madh, atëherë filloni ta sfidoni veten më shumë.

3. ZGJATNI MUSKUJT MIRË

Trajnerët e fitnesit rekomandojnë ta ngrohni trupin me ushtrime kardio apo kërcime si ‘jumping jack’ para se të filloni me ushtrime plyometrike. Gjithashtu ekspertët sugjerojnë të mos i bëni ushtrimet plyometrike në beton, sepse mund t’i dëmtoni seriozisht nyejt.

Ushtrimet plyometrike janë mënyra më efektive për të djegur dhjamin Read More »

Ekskluzive: Trajneri italian aplikon për Përfaqësuesen e Kosovës

[sgmb id=”1″]

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbetur pa trajner, pasi Albert Bunjaki është shkarkuar nga detyra në fund të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Shumë emra po fliten se do ta zëvendësojnë Bunjakin, por ende nuk ka asgjë konkrete nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila ende nuk ka zbuluar asnjë emër të trajnerëve, shkruan IndeksOnline.

E, një prej menaxherëve që ka aplikuar për Përfaqësuesen e Kosovës, është italian. Bëhet fjalë për Rodolfo Vanoli, 54 vjeçari i lindur në Gavirate të Italisë.

Burimet e IndeksOnline afër Vanolit konfirmojnë se ai ka aplikuar për ta menaxhuar Përfaqësuesen e Kosovës.

Vanoli së fundi ishte trajner i klubit slloven Olimpia Ljubljana, por tani është i lirë dhe pret përgjigje nga FFK-ja.

Italiani përveç se ka menaxhuar skuadra të mëdha dhe ka trajnuar yje si Alexis Sanchez e Asamoah, më parë ka luajtur te klubet si Udinese, Lecce, Spal, Chiasso, Varese, e shumë të tjera.

Klubet që Vanoli ka menaxhuar nga viti 2001, janë këto: Mendrisio-Stabio, Lugano, Bellinzona, Udinese, Olimpia Colligiana, Pordenone Calcio, Koper dhe Olimpija Ljubljana.

Ekskluzive: Trajneri italian aplikon për Përfaqësuesen e Kosovës Read More »

Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë

[sgmb id=”1″]

15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë.

Qëllimi i kësaj dite është ngritja e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra, respektivisht ambienti, si dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor.

Të të gjitha vendet evropiane, kjo ditë shënohet në viset malore përmes shëtitjeve apo ecjes së gjatë në këmbë, dhe ky manifestim është bazë e mirë për turizëm aktiv.

Ecja në këmbë në natyrë është shndërruar në një sport tepër të aplikuar, pasi natyra dhe territoret me shtigje të ngushta ofrojnë një kënaqësi të veçantë.

Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë Read More »

Mbyllet mbledhja dy ditore e qeverisë Rama në Vlorë

[sgmb id=”1″]

Me takimin e zhvilluar në ambjentet e pallatit të kulturës në Vlorë me drejtues të njësive vendore në qark, është mbyllur axhenda e takimeve dy ditore e qeverisë Rama 2 në qytetin bregdetar. Takimet kanë startuar ditën e premte rreth orës 16:00 me mbledhjen e qeverisë, ndërsa kanë vijuar me një takim konsultues mbi buxhetin 2018.

Dita e shtunë ka qenë mjaft e ngjeshur teksa ka nisur me takimet e ministrave me drejtues të institucioneve në varësi të tyre. Takim me prindërit, takime të ministrave në fshatra , por edhe mbledhja me drejtues të njësive vendore kanë vijuar axhendën e qeverisë në qytetin e Vlorës.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Vlorë u morën  një sërë vendimesh të rëndësishme nga qeveria si edhe ishte shpallja zonë e mbrojtur e fshatit Kaninë, apo projekti i kompleksit sportiv , aeroporti dhe një sërë vendimesh të tjera. Qeveria Rama e ka nisur nga Vlora, ndërsa për cdo muaj si edhe konfirmoi vetë,qeveria do të jetë në takime në cdo qark.

Mbyllet mbledhja dy ditore e qeverisë Rama në Vlorë Read More »

Tre vjet nga ngritja e flamurit “Autochtonous” midis Beogradi

[sgmb id=”1″]

Sot tre vite më parë, 14 tetor 2014, në stadiumin “Partizani” në Beograd, u ngrit flamur “Autochtnous” nga Ismail Morina – Ballisti.

Askush nuk e harron çastin kur u këndua himni kombëtar shqiptar, vërshëllima dhe kore rraciste pafund, një stadium i tejmbushur me njerëz që mund të kishin lidhje me gjithçka tjetër, por jo me futbollin.

U luajtën vetëm 42 minuta lojë, pasi afër fundit të pjesës së parë, mbi kokat e 30 mijë tifozëve serb, fluturoi një dron që mbante varur një flamur me hartën e Shqipërisë etnike, ku shkruhej fjala “Autochtono us” ndërsa në anë qëndronin dy figura emblematike të historisë së kombit tonë, Ismail Qemali e Isa Boletini.

Ndërprerja e ndeshjes do të kalonte gjithë hallkat e drejtësisë së UEFA-s, deri në gjykatën e arbitrazhit sportiv, ku u vendos pas disa muajsh që Shqipëria të fitonte tre pikët në tavolinë. Kjo fitore iu dedikua me të drejtë njeriut që inicioni dronin mbi Beograd. Ismail Morina u bë hero për shqiptarët, pasi edhe kualifikimi historik i Shqipërisë në Europian ishte dhe meritë e tij

Sot pas tre vjetësh kohët kanë ecur shpejt, Shqipëria mbylli eleminatoret e Botërorit duke mos arritur dot kualifikimin, ndërsa Ballist Morina vuan në burgjet e Kroacisë, ku pret ekstradimin drejt Serbisë, me akuzën absurde se ka nxitur urrejtjen etnike dhe fetare.

Tre vjet nga ngritja e flamurit “Autochtonous” midis Beogradi Read More »

Manchester City thyen një rekord që ka zgjatur 123 vite në Premier Ligë!

[sgmb id=”1″]

Manchester City ka barazuar një rekord që ishte mbajtur nga skuadra e Everton për më shumë se një shekull.

Guardiola dhe skuadra e tij e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon.

Përveçëse po mposhtin cdo skuadër, skuadra e Manchester City në cdo fitore po fiton me rezultat të thellë.

E kur jemi te rezultatet, pikërisht këtu qëndron rekordi. Manchester City ka shënuar plot 29 gola në 8 ndeshje në Premier Ligë.

Ky rekord mbahej nga Everton gjatë sezonit të largët 1894-95. 

Manchester City thyen një rekord që ka zgjatur 123 vite në Premier Ligë! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com