Sport

Ndeshja me Poloninë/ FSHF nxjerr njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Shqipëria do të luaj në 20:45 në “Air Albania” ndeshjen me Poloninë e cila do të vendosë shumë për të dyja skuadrat sa i përket kualifikimit në “Play-Off” për Botërorin e Katar 2022.
Para ndeshjes, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të jenë në stadium.
FSHF njofon se nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike, por vetëm flamuri zyrtare shqiptar.
Njoftimi i plotë:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.
– Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.
– Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.
– Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj
– Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.
Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme

Ndeshja me Poloninë/ FSHF nxjerr njoftimin e rëndësishëm për tifozët Read More »

Një lajm mjaft i keq, t ronditet Kombëtarja shqiptare

Një lajm mjaft i keq për Kombëtaren shqiptare para ndeshjes së rëndësishme me Poloninë, që luhet të mbrëmjen e sotme në “Air Albania” e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Pas Sokol Cikalleshit, një tjetër lojtar dyshohet të jetë infektuar me COVID 19. Bëhet fjalë për Klaus Gjasulën.

Mesfushori i kuqezinjve, sipas Telesport po pret testin konfirmues për të mësuar nëse është ose jo i prekur nga ky infeksion.

Ai është izoluar sipas rregullave përkatëse dhe në ndeshjen e sotme s’do të mund të jetë në fushë.

Një problem i madh për trajnerin Edi Reja që duhet të vuajë mungesën e një lojtari të rëndësishëm siç është Gjasula.

Një lajm mjaft i keq, t ronditet Kombëtarja shqiptare Read More »

Nesër luajmë për gjithcka/ Reja: I kemi bërë shqiptarët të ëndërrojnë Botërorin!

Trajneri Edy Reja doli në konferencë për shtyp në prag të kualifikueses shumë vendimtare ndaj Polonisë, e cila do të luhet nesër prej orës 20:45 në “Air Albania”. Pas fitores së çmuar në Budapest, kuqezinjtë e kanë moralin të lartë për t’u përballur me Robert Lewandowski e të tjerë. Trajneri veteran italian bëri prognozën e sfidës që po e presin me padurim krejt shqiptarët:

“Në fillim të shortit nuk isha shumë optimist, pasi kundërshtarët janë shumë të fortë, megjithatë jemi rritur shumë. Kemi punuar shumë gjatë kësaj kohe. Ideja ka qenë që ne të imponojmë lojën tonë, duke nisur nga mbrojtja te sulmuesit dhe duke bërë presing. Mendoj se deri diku ia kemi dalë. Jemi rritur shumë dhe ja ku jemi, në një situatë mjaft interesante.

Tani jemi gati të përballemi me çdo lloj kundërshtari deri në fund dhe të luajmë shanset tona. Për këtë dua t’iu bëj komplimente të gjithë lojtarëve, që janë vënë në dispozicion dhe kanë punuar shumë për t’u rritur e përmirësuar. Nuk e mendoja që mund të vinim deri këtu, por kemi punuar mirë dhe tani mund të them që mund të shkojmë shumë më larg.

Frika për të mos ia dalë është problemi me të cilin përballemi dhe që na ndalon të ëndërrojmë. Luajmë në shtëpi dhe duhet të jemi sa më të qetë, pasi kjo është rruga e vetme për të synuar fitoren nesër. Duhet të tregojmë personalitet në ndeshje të tilla, por edhe fati është pjesë e rëndësishme. Në Poloni ne nuk patëm fat, pasi një episod penalltie na dëmtoi jo pak në atë transfertë. Duhet të luajmë të qetë dhe të bëjmë sa më pak gabime, për të arritur rezultatin që duam.
Ne kemi një mënyrë loje që nuk ndryshon dhe e kemi përdorur thuajse në të gjitha ndeshjet e fundit. Duhet të kemi kontrollin e lojës, për të synuar fitoren, megjithatë varet edhe nga karakteristikat e kundërshtarit. Për mua është e rëndësishme që të mos rrimë në mbrojtje, por të sul mojmë dhe të provojmë të marrim kontrollin e lojës.

Nuk e kam vendosur ende formacionin, por mund të luajë nga minuta e parë Broja dhe nuk është ndonjë çudi. Unë e kam aktivizuar edhe nga minuta e parë si ndaj Kazakistanit apo në San Marino, por nuk ka pasur të njëjtin rendiment si në ndeshjet që ka ardhur nga pankina.

Unë kam shfr ytëzuar faktin që në minutat e fundit kundërshtarët janë disi më të lodhur dhe ai me karakteristikat që ka mund t’i vërë në vështirësi dhe mbi të gjitha të shënojë gola, pasi e ka këtë aftësi. Nëse do ta dija me siguri që do të shënonte, do ta hidhja në fushë edhe në tri minutat e fundit.

I kemi bërë të ëndërrojnë shqiptarët dhe kjo është shumë e bukur, ndaj duhet të besojmë te kualifikimi në Botëror. Nuk është asgjë rastësore, pasi e kemi merituar këtë arritje dhe do të luajmë deri në fund për ta bërë realitet ëndrrën.

Nesër kemi mungesa të rëndësishme, por unë nuk qahem kurrë, pasi kemi krijuar një grup shumë të mirë, ku të gjithë japin kontributin e tyre dhe na zgjidhin situatat herë pas here. Jam i sigurt që do të bëjmë një ndeshje shumë të mirë dhe do të tregojmë se jemi rritur shumë. Kemi luajtur shumë mirë ndaj disa skuadrave të mëdha, por ajo e nesërmja ka rëndësi shumë të madhe. Fitorja me Poloninë na lejon të shkojmë në ‘play off’ dhe do të provojmë gjithçka për gjithçka”.

Nesër luajmë për gjithcka/ Reja: I kemi bërë shqiptarët të ëndërrojnë Botërorin! Read More »

I veshi Shaqirit xhaketën me stemën e UÇK-së, Federata e Zvicrës dë non tifozin shqiptar

I veshi Shaqirit xhaketën me stemën e UÇK-së, Federata e Zvicrës d ënon tifozin shqiptar. Zvicra arriti të marrë një fitore mjaft të vlefshme përballë Irlandës së Veriut që mban gj allë shpresat e helevetëve për një vend në Botëror.

Pas ndeshjes, su lmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri, që luajti për 90 minuta, iu drejtua mikrofonave të gazetarëve, por në atë moment një tifoz shqiptar ndërhyn duke i veshur 29-vjeçarit një xhaketë me stemën e UÇK, Us htria Çlirimtare e Kosovës.

Shaqiri e kuptoi veprimin dhe filloi të qeshte, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave serbe që e kanë dë nuar gjestin duke e quajtur politik.

Nisur nga kjo, Federata e Futbollit në Zvicër ka dalë me një njoftim duke shkruar se tifozi ishte shoqëruar në p olici dhe do të ndalohet hyrja e tij në stadiume.

“Është e papranueshme që njerëzit duan të përdorin stadiumet e futbollit për qëllime të propagandës politike. Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore, qëndroi i qetë dhe nuk reagoi. Tifozi u mor në pyetje nga pol icia dhe atij iu vendos një ndalim në stadiume”, shkruan Federate Zvicerane në njoftimin e saj.

I veshi Shaqirit xhaketën me stemën e UÇK-së, Federata e Zvicrës dë non tifozin shqiptar Read More »

Lojtari magjik i kombëtares Armando Broja i jep fitore historike Shqipërisë në Hungari

Lojtari magjik i kombëtares Armando Broja i ka dhënë një fitore historike Shqipërisë në Hungari.

U fut në lojë në minutën 66, rrë mben topin disa minuta më vonë, kalon i vetëm shumë lojtarë të Hungarisë dhe tund rrjetën në stadiumin ‘Puskas Arena’.

Ky është Armando Broja, 20 vjeçari shumë i talentuar shqiptar, i cili ka ‘çuar peshë’ zemrat e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të cilët pondjekin mbrëmjen e sotme ndeshjen tepër të rëndësishme të Kombëtares në kuadër të Katar 2022.

Ndeshja është zhvilluar me episode mjaft të bukura deri në fund. Edhe pse u dhanë mbi 6 minuta shtesë, fitorja këtë radhë i buzëqeshi Shqipërisë.

Po kush është Armando Broja

20 vjeçari shtatlartë është një s ulmues i talentuar në pronësi të skuadrës kampione të Europës, Çlesit. Ai momentalisht është huazuar te Southampton për të pasur më shumë hapësira, me Blutë e Londrës të cilët shpresojnë në rritjen e mëtejshme të shqiptarit të talentuar dhe aktivizimin me fanellën blu. Ishte pikërisht djaloshi i Çelsit ai që edhe në ndeshjen në Shqipëri kundër Hungarisë arriti të shënonte pasi u fut në lojë pjesën e dytë, duke i dhuruar 3 pikë tepër të rëndësishme kuqezinjve. Një talent i tillë, luan apo jo nga minuta e parë, di të jetë mjaft mirë protagonist dhe ta mendosh që është vetëm 20 vjeç.

Lojtari magjik i kombëtares Armando Broja i jep fitore historike Shqipërisë në Hungari Read More »

Shqipëria luan sonte një nga kualifikueset më të rëndësishme në grup, Reja e ndan mendjen se cilët lojtarë do të hedhë në fushë nga minuta e parë

Shqipëria do të luajë sonte një nga kualifikueset më të rëndësishme në grup, në “Puskas Arena”, prej orës 20:45. Në një stadium bosh, për shkak se tifozët hungarezë janë dë nuar nga UEFA, kuqezinjtë e Edy Reja do të mundohen të mos hu mbasin ndaj Hungarisë, më së paku.

Synimi është fitorja, që nxjerr jashtë loje një rival për vendin e dytë, por disfata do ta zh bënte indirekt edhe rëndësinë e sfidës pasuese me Poloninë në “Air Albania”, më 12 tetor. Në konferencën e djeshme për sht yp, trajneri Reja nuk e zbuloi formacionin.

Ai tha se ka disa dilema, që do t’i ftillonte sot paradite. Dhe duket se e ka ndarë tashmë mendjen se cilët lojtarë do të hedhë në fushë nga minuta e parë. Ka pak ndryshime nga kualifikueset pararendëse, në fakt, duke nisur nga porta, ku kapiteni Berisha është i padiskutueshëm.
Mungesa e aktivizimit të Strakoshës e ka penalizuar dukshëm atë, edhe pse duhet pranuar se po ashtu Berisha është zëvendës te Torino, nuk luan. Në këtë rast i besohet eksoperiencës. Mbrojtja do të përbëhet nga pesë lojtarë, kur sulmon kundërshtari, ndërsa transferohet me tre kur nis ofensiva e kuqezinjve tanë.

Kështu, treshja e palëvizshme është Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli. Nga krahët, në rolin e “pistonit”, do të pozicionohen Hysaj dhe Trashi. Të dy këta i bashkohen mesfushës, kur su lmon Shqipëria. Pra, nga 5-3-2 në fazën difensive, formacioni i kuqezinjve shndërrohet në 3-5-2 në fazën ofensive.

Mesfusha ndien mungesën e Abrashit, një “motor” i palodhur. Trajneri Reja ka preferuar tre emra në këtë repart: Gjasula, Çekiçi dhe Bare. Pra, nuk ka vend për Bajramin, prurjen e re nga Empoli, që në kualifikueset e shtatorit spikati vërtet. Ndoshta aspekti fizik ka predominuar në këtë rast.

Sulmi është në këmbët e dyshes Cikalleshi-Uzuni. Kavajasi është goleadori ynë në këto kualifikuese, ndërsa beratasi ka demonstruar formë të shkëlqyeshme e të vazhdueshme me Ferencvaros. Prandaj, Reja ka preferuar atë para Manajt dhe Brojës. Sigurisht, me kalimin e minutave, në varësi të lojës dhe qasjes taktike të kundërshtarit, pritet të bëhen edhe zëvendësimet e duhura në radhët e kombëtares sonë.

Shqipëria luan sonte një nga kualifikueset më të rëndësishme në grup, Reja e ndan mendjen se cilët lojtarë do të hedhë në fushë nga minuta e parë Read More »

Florian Marku nuk ndalet, paralajmëron ndeshjen e radhës

Florian Marku disa ditë më parë u shpall kampion në kategorinë IBF, pasi mp oshti boksierin ukrainas, Maxim Prodan në stadiumin e Tottenham me vendim jurie.

Menjëherë pas këtij triumfi “Mbreti Shqiptar” paralajmëroi së ndeshja e radhës do të vinte shumë shpejt.

Vetëm pak minuta më parë, ai nëpërmjet në postimi në rrjetin social “Facebook” ka konfirmuar se ndeshja tjetër do të luhet më 20 nëntor në Wembley.

Kundërshtari mbetet mi ster dhe pritet të zbulohet në ditët në vazhdim.

Florian Marku nuk ndalet, paralajmëron ndeshjen e radhës Read More »

Lajm i fundit nga Italia/ Juventusi piketon Igli Taren për drejtues të lartë

Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit, po mendon për mundësinë e marrjes së Igli Tares në klubin gjigant torinez.

Po flasim për drejtorin sportiv shqiptar aktualisht te Lazio, mjaft i suksesshëm në detyrën e tij me bardhekaltrit, për pasojë edhe i lakmuar nga klubet e mëdha të Serie A.

Sipas asaj që raportohet nga “Calciomercato.com”, numri 1 i Juventusit e vlerëson shumë menaxherin e Lazios dhe është gati t’i ofrojë atij rolin që sot e mban Cherubini, ndërsa në të kaluarën i përkiste Marotta dhe Paratici.

Sidoqoftë, Tare është i lidhur kontraktualisht me Lazion deri në qershor 2023. Presidenti i bardhekaltërve kryeqytetas, Claudio Lotito, nuk ka gjasa ta lirojë atë para asaj date.

Kujtojmë se Igli tare është shpallur drejtori sportiv më i mirë në Serie A, para dy vitesh. Shqiptari spikat në gjetjen e talenteve të panjohur, i afron te Lazio dhe shpejt ata shpërthejnë, duke u kthyer në burim fitimi kolosal për klubin.

Pra, blihen për shuma të vogla dhe për disa vite shiten te gjigantët për shifra të mëdha. Mjafton të përmendim Correa, që kaloi tek Interi kësaj vere, apo serbin Milinkovic-Savic, zbulim ekskluziv i Tares, të cilin e synojnë gjigantët e Europës, për të kuptuar pse është kaq i kërkuar ish-kapiteni ynë kuqezi.

Lajm i fundit nga Italia/ Juventusi piketon Igli Taren për drejtues të lartë Read More »