Sport

Rusia merr go ditjen e papritur, i heqin nga duart finalen e madhe

Pas kërkesës së bërë nga Boris Jonson dhe anëtarë të Parlamentit Europian, UEFA i është përgjigjur menjëherë thirrjes së tyre, duke i hequr Rusisë të drejtën për të organizuar finalen e Champions League, në program për tu zhvilluar më 28 maj në “Gazprom Arena”.

Sipas Daily Mail, që i referohet burime të sigurta nga UEFA, me këta të fundit që janë mbledhur në një mbledhje urgjente, finalja e Champions League këtë sezon do të zhvillohet në Paris.

Rusia merr go ditjen e papritur, i heqin nga duart finalen e madhe Read More »

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo blen pikturën e artisti shqiptar

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo ka blerë pikturën e Agron Hotit, artisti shqiptar, i cili prej 20-vjetësh ushtron profesionin në Verona të Italisë.

Hoti u largua nga Shqipëria në vitet ‘90, kohë e vështirë e sidomos për artistët.

“Si gjithë shqiptarët në k ërkim të një jete më të mirë, të një jete me kuptim sepse atje kuptohet kishte hu mbur sensi në gjithçka sidomos për artistët ishte ndoshta pak më e ndjeshme ajo hapësira. Kështu që u nisëm u nisëm për të kë rkuar fatin. Dikush e gjeti më mirë dikush e gjeti pak jo më mirë. Por unë kam pasur fatin që jam në vendin e artit pikërisht në Verona që është ndër qytete më të bukura në botë, jo vetëm në Itali. Duke filluar duke ëndërruar, duke punuar jashtë mase kam arritur në këtë pikë tani që ndjehem i lumtur”

Dy vite më parë, kur Ronaldo kishte shkuar në Verona me ekipin e Juventusit për një ndeshje të Seria A kishte blerë dhe pikturën që Hoti kishte bërë për të.
Artisti tregoi për Euronews Albania se nuk kishte mundur ta takonte Ronaldon për shkak të pandemisë. Çmimin e pikturës nuk e zbuloi.

Tema e pikturës është përmbledhje e 5 kampionateve që ka fituar Cristiano Ronaldo.

“Po Ronaldo. Tani në pritje të tablosë është edhe Ibrahimovic që po e pret me padurim. Piktura e Ronaldos është një përmbledhje e 5 Champions League që ka fituar ai. I kam përmbledhur të gjitha në një tablo, janë të 5 kupat aty po të shohësh me afërsi. Ishte emocionues momenti i dorëzimit të tablosë. Unë nuk kam një foto me të pasi isha përballë dhe për shkak të masave ndaj covid ishte e pamundur ti afroheshe më shumë se tre metra”.

Në planet e së ardhmes ka ndër mend të realizojë një pikturë 8 mijë metra katror.

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo blen pikturën e artisti shqiptar Read More »

Ra pa ndjenja në fushë, flet trajneri i futbollistit shqiptar që h umbi jetën në Greqi: Ishte një bishë prej guri!

“Ishte një bishë, prej guri”, ishin këto fjalët e trajnerit të Aleksandër Lambi, futbollistit shqiptar që nd ërroi jetë gjatë një ndeshjeje mesditën e djeshme në Greqi.
Trajneri i tij tha për mediat greke, se e ka ndjekur 22-vjeçarin që prej fillimit të karrierës së tij dhe nuk ka pasur asnjëherë pr obleme shëndetësore.

“Ishte një bishë, prej guri. Ai kurrë nuk ka pasur pro bleme shëndetësore. E kam ndjekur prej 5 vitesh që në fillimet e karrierës së tij. Nga ekipet e vogla deri kur arriti nivelin profesionist. Ai nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Apollon në 2019 si një shpërblim për përpjekjet dhe vlerat e tij”, u shpreh ai.

Trajneri ka folur me fjalët më të mira edhe për familjen e shqiptarit.

“Ata janë njerëz shumë të mirë. Nëna e tij ishte në shok në spital. Më tha se kishte kaluar aq shumë ekzaminime dhe nuk shfaqte as më të voglin pr oblem shëndetësor”, shtoi ai.
Kujtojmë se nëna e 22-vjeçarit ishte në fushë në momentin kur djali i saj ra pa ndjenja në fushë, për të mos u zgjuar më kurrë.

Trupi pa ndjenja i futbollistit shqiptar u transportua menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve kolosale të mjekëve nuk arriti t’i mbijetonte “god itjes”.

Aleksandër Lambi hu mbi jetën vetëm 22 ditë përpara se të festonte 23-vjetorin e tij.

Ngjarja ka tr onditur Greqinë dhe botën e futbollit.

Ra pa ndjenja në fushë, flet trajneri i futbollistit shqiptar që h umbi jetën në Greqi: Ishte një bishë prej guri! Read More »

Xhudistja shqiptare shkëlqen në ‘Grand Prix Almada 2022’, fiton medaljen e artë!

Distria Krasniqi e ka vazhduar rrugën e suksesit.
Xhudistja pejane ka shkëlqyer sot në “Grand Prix Almada 2022”.

Kampionia olimpike ia doli ta fitojë medaljen e artë në garën që po mbahet në Portugali. Krasniqi i deklasoi një nga një kundërshtaret në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku u rikthye pas pensionimit të Majlinda Kelmendit.

Aty ia doli ta mposht me Ippon, Joana Diogon. Në këtë rast, Krasniqi iu hakmor portugezes vendëse, e cila në rrethin e parë e kishte eliminuar shoqen e saj, Erza Muminoviq.

Edhe garuesja tjetër kosovare, Flaka Loxha u eliminua në rrethin e parë nga italiania Miriam Boi.

Xhudistja shqiptare shkëlqen në ‘Grand Prix Almada 2022’, fiton medaljen e artë! Read More »

Zyrtarizohet data për zgjedhjet e reja në FSHF/ Armand Duka apo Dritan Shakohoxha?

Duka-Shakohoxha, përballë njëri-tjetrit më 2 mars, në asamblenë zgjedhore të futbollit shqiptar. Cili ka shanse të fitojë? Mos vallë do të ketë edhe kandidaturë tjetër për kreun e FSHF-së në vazhdim? Janë pyetje që do të marrin përgjigje ditë pas dite tashmë, duke pasur edhe cakun zyrtar të “betejës finale”.
Ka qenë Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, që në mbledhjen e sotme ka zyrtarizuar datën e zgjedhjeve të reja për futbollin shqiptar, 2 marsin. Gara ka nisur e ethshme që tani, me akuza të palëve për shfrytëzim të presidencës aktuale (Duka) dhe ndërhyrjes së politikës (Veliaj).

Dje u bë me dije se për presionet ndaj drejtuesve të shoqatave rajonale është njoftuar edhe FIFA, si “gardiane” e mbajtjes larg të politikës nga futbolli. Luftë e ashpër pritet edhe për Komitetin Ekzekutiv të ri.

Në të shkuarën, në të gjitha asambletë zgjedhore kanë triumfuar më së shumti të preferuarit e Dukës, i cili ka synuar ta ketë nën kontroll organin kolegjial ekzekutiv të futbollit shqiptar.

Zyrtarizohet data për zgjedhjet e reja në FSHF/ Armand Duka apo Dritan Shakohoxha? Read More »

Konfirmohet ora dhe vendi ku do të luhet miqësorja e 26 marsit, Spanjë-Shqipëri

Është konfirmuar tashmë ora dhe vendi ku do të luhet miqësorja e 26 marsit, Spanjë-Shqipëri. Sipas marrëveshjes mes dy federatave, ky takim do të luhet në stadiumin “RCDE”, që është shtëpia e skuadrës së Espanyol në Barcelonë, duke filluar nga ora 19:00.

Siç dihet tashmë, kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore.

Ndërkaq, më datë 29 mars 2022, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Gjeorgjisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Shqipëri, sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndërkohë që mbeten ende për t’u përcaktuar stadiumi që do të presë sfidën dhe orën kur do të luhet.

Këto miqësore zhvillohen në kuadër të përgatitjes së kombëtares shqiptare për ndeshjet e grupit në Ligën e Kombeve, që startojnë në muajin qershor. Trajneri Edoardo Reja do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipi kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.

Konfirmohet ora dhe vendi ku do të luhet miqësorja e 26 marsit, Spanjë-Shqipëri Read More »

Kjo është e para femër skiatore që do të përfaqësojë Kosovën/Njihuni me Kiana Kryeziun

Skitarja kosovare, Kiana Kryeziu do të jetë në Lojërat Olimpike Dimërore, “Pekin 2022”. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, të cilët njoftuan se Kryeziu ka arritur të fitojë normën olimpikë, për të marrë pjesë në Pekin. Kiana hyn në histori, pasi që bëhet është femra e parë që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore. 17 vjeçarja, gjatë ditës së premte ka plotësuar edhe kriterin e pestë në Kronplatz të Italisë, ku përfundoi e 51-ta në disiplinën e sllallomit të madh.

Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” do të mbahen në Pekin të Kinës, prej 4 deri më 20 shkurt.

Ekipi Olimpik i Kosovës do të marrë pjesë për herë të dytë në Lojërat Dimërore, pas debutimit në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”. Ndërkohë, normën olimpike nga Kosova e ka fituar edhe skitari tjetër, Albin Tahiri.

Kjo është e para femër skiatore që do të përfaqësojë Kosovën/Njihuni me Kiana Kryeziun Read More »

Moment aspak i këndshëm/ Boksieri h umb ndeshjen, nevrikoset dhe grushton gjyqtarin

Një moment aspak i këndshëm vjen nga sporti i boksit.

Më 1 janar, boksieri ukrainas, Iago Kailadze u përball me Viktor Faust, në mbrëmjen kur do të përballeshin Luis Ortiz me Charles Martin.

Dueli ishte i fl aktë që nga raundi i parë, me të dy boksierët që dhanë maksimumin për fitoren, përcjell lajmi.net.

Boksierët ndanë pesë nokdaunë me njëri-tjetrin, gjë kjo jo e zakontë.

Pas nokdaunit, gjyqtari i kërkoi ukrainasit të ecte drejt tij, dhe ky i fundit nuk bëri një gjë të tillë. Gjyqtari ndaloi meçin dhe aty boksieri hu mbi kontrollin duke filluar ta go das gjyqtarin. /Lajmi.net/

https://twitter.com/i/status/1477451985712414721

Moment aspak i këndshëm/ Boksieri h umb ndeshjen, nevrikoset dhe grushton gjyqtarin Read More »