Sport

Rikthimi i mundshëm i De Biasit te Shqipëria? Vendoset përfundimisht e ardhmja e trajnerit italian

huhen përfundimisht shpresat e një rikthimi të mundshëm të Giani de Biasit te Shqipëria.

Federata e Futbollit të Azerbajxhanit dhe tekniku i njohur italian kanë vendosur që të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Drejtuesit e federatës i kanë rinovuar kontratën “timonierit”, me de Biasin që do jetë në pankinë deri në nëntor të vitit 2023, periudhë në të cilën përfundojnë kualifikueset EURO 2024.

Përfaqësuesja azere ka një ekip mjaft kompetitiv dhe synimi është një vend në europian.

Në edicionin e fundit të Nations League, kjo kombëtare mori vendin e dytë në League C.

Rikthimi i mundshëm i De Biasit te Shqipëria? Vendoset përfundimisht e ardhmja e trajnerit italian Read More »

‘Shpë rthen’ Reja: ‘Kur nuk shënojnë, të hyj unë ta fut me dorë?’

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka deklaruar se ekipi nuk i është përgjigjur si duhet në periudhën e fundit. Pas sfidës, ai deklaroi për “SuperSport” se situatat kishin qenë shumë të ndryshme që kishin ndikuar në këto rezultate.
“Pas pak kohe që ishim në superioritet, qarkulluam topin dhe e bëmë. Bëmë 22 gjuajtje nëse nuk finalizojmë pastaj, ata janë të fortë fizikisht, kishim shumë dëmtime, edhe dje. Sot ishin Gjasula, Ismajli, kishim 6-7 lojtarë të rëndësishëm që mungonin. Kush luajti dha shpirtin, mjaftonte diçka më shumë në fund, e dinim që ishin të fortë, mjaftonte të kishte pak vëmendje. Gjasula dhe Ismajli me kokë kapin gjithçka dhe ishim në vështirësi. Të vjen keq që të humbësh një ndeshje të tillë, është shumë keq. Kur je në avantazh, kishim mundësi që të mbyllnim ndeshjen, nuk ia dolëm, dhe duhet të kërkojmë ndjesë, përfshirë edhe nga unë.

Duke filluar nga Islanda jemi rritur, por në periudhën e fundi nuk kemi qenë ne, në krahasim me rritjen që kishim në këtë periudhë. Të gjithë, edhe unë, nuk më ka pëlqyer vetja, ekipi. Kemi bërë shumë gabime. Ne kishim më parë lojtarë të fortë fizikisht, mora Ajetin, mbrëmë me temperature. Sot u dëmtua Ismajli. Ishte masakër e plotë, kishim mungesa. Ata që luajtën, kanë bërë të tyren, por ndonjë mangësi e kishim, kemi bërë një reagim të mirë, por në periudhën e fundit ekipi nuk u përgjigj ashtu siç e prisja

Pasi u vr a Gjasula, bëmë ndryshimet dhe u dë mtua Ismajli, ndaj përfunduam me 10. Janë situata që nuk shkojnë dhe më vjen keq për justifikimet. Kishim mundësinë që ta mbyllnim kur ishin 1-0 dhe ata na kapën një minutë para fundit.

E ardhmja? Nuk e di, nuk mund të dihet se çfarë ndodh, fati im është në duart e presidentit. Unë kam kontratë deri në nëntor, pastaj do të takohemi ndoshta këtë javë dhe do të flasim e gjejmë një zgjidhje. Mendoj se kemi bërë një punë të mirë, kemi ndërtuar një ekip të mirë, jemi ngjitur në kategori. Kemi bërë edhe paraqitje të mira.

Të gjithë, edhe unë, në periudhën e fundit, nuk kemi dhënë atë që mund të jepnim, edhe pse kishim shumë mangësi të rëndësishme lojtarësh ekspertë. Kishim 7-8 lojtarë që mund të cilësohen titullarë. Megjithatë, të mos gjejmë justifikime, kam gjetur të rinj se tani duhet bërë bilanci dhe të shohim cilët janë lojtarë funksionalë për ekipin dhe në këtë pikë duhen bërë zgjedhje.

Nuk ka asnjë pen g, kemi bërë një punë të shkëlqyer, kemi krijuar një grup të shkëlqyer. Nuk kërkoj justifikime, marr përgjegjësi se trajneri merr përsipër fatet e ekipit. Kur nuk ka rezultate, jam i pari që jam fajtor. Por ka disa rrethana që dolën se kisha vështirësi të mëdha. Sot për shembull, Bajrami kishte ndonjë pro blem, Gjasula kishte pro bleme, Abrashi nuk ia dilte se më kërkoi të ndryshonte. Kur nuk ke 4-5 lojtarë që nuk funksionojnë, kemi mangësi. Për të kundërshtuar Islandën, duhet të kesh prani fizike, kur ke shumë të dëmtuar, prob lemet janë. Nëse jam unë pro blemi, presidenti të ma thotë se nuk ka pro bleme. Por kam ndërgjegjen e pastër se kam punuar me seriozitet dhe sakrificë. Unë marr përgjegjësinë, nuk kam prob leme, kam pranuar shumë situata, nuk kam folur. Kam marrë kritika të drejta e të padrejta, kjo është puna jonë. Nuk më interesojnë kritikat. Por rezultatet nuk erdhën, për një arsye apo tjetër kanë ndodhur situata që nuk arrij t’i kuptoj. Kemi pasur vështirësi, kemi vua jtur. Kemi bërë paraqitje të mira e rezultate. Sot kishim mbi 20 gjuajtje në portë, e bëmë një gol. Është e pamundur. Kur je në avantazh duhet të mbyllësh ndeshjet. Kur ke aftësitë, kur nuk i ke, këto janë situata, ka mangësi individuale, përtej fajit tim. Nëse del para portës e nuk shënon, nuk mund të futem unë e të shkoj ta fut me dorë. Ata me dy gjuajtje bënë gol. Ata bënë 5 gjuajtje, 4 në portë. Ne 4 në 21. Ne kishim shumë mundësi për të mbyllur ndeshjen. Nëse nuk kemi mundësi ta fusim, kemi vështirësi, e kotë të themi kemi ekip apo jo. Ne kishim lojtarë me prani fizike që nuk ishin. Në lojën ajrore kemi vështirësi. Duhet të vlerësoni me vëmendje ndeshjet e duhet t’i lexoni. Jemi këto, duhet përmirësuar ky aspekt, sidomos në vëmendje”

‘Shpë rthen’ Reja: ‘Kur nuk shënojnë, të hyj unë ta fut me dorë?’ Read More »

Shqipëria zyrtarizon miqësoren tjetër

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite për të luajtur një ndeshje në qytetin e Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ora dhe stadiumi ku do të luhet kjo miqësore mbeten ende për t’u përcaktuar pas diskutimeve finale mes dy federatave. Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, që nuk janë përballur më parë në të kaluarën në futboll.

Në muajt e ardhshëm deri në fillimin e Botërorit “Katar 2022”, Shqipëria do të luajë edhe miqësore të tjera sipas kalendarit të FIFA-s, teksa FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe rivalët e radhës.

Në muajin shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy përballjet e fundit të grupit në UEFA Nations League. Më 24 shtator kuqezinjtë përballen në transfertë me Izraelin, ndërsa më 27 shtator do të presim Islandën në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Më pas do të jetë radha e ndeshjeve miqësore.

Shqipëria zyrtarizon miqësoren tjetër Read More »

I vuri detyrë vetes dhe ia arriti/ Atleti bën ëndrrën e tij realitet, nga Saranda në Tiranë me vrap

I vuri detyrë vetes dhe ia arriti. Synimin e tij të përshkimit të distancës Sarandë – Tiranë me këmbë atleti Alush Çukari e ka bërë realitet.
Paraditen e së hënës Çukari ka përfunduar maratonën e tij personale, ku në orën 09.00 atleti arriti në sheshin Skënderbej dhe pikërisht përballë monumentit të Skënderbeut.

Me veshje sportive ku mbi shpinë në bluzën e tij kishte të shkruar “Ejani në Sarandë”, atleti Alush Çukari e vazhdoi rrugën duke u nisur nga Saranda drejt Tiranës.

Rrugën atleti nuk e përshkoi brenda një dite. Vrapimin e tij e ka realizuar dy herë në javë, duke vazhduar nga vendi ku e kish lënë për të ecur më tej.

I vuri detyrë vetes dhe ia arriti/ Atleti bën ëndrrën e tij realitet, nga Saranda në Tiranë me vrap Read More »

Orikumi në kategori të parë me objektiv për të siguruar qëndrimin dhe ate vend te merituar,  por edhe për herë të parë me një investim të ri në fushën e stadiumit!

Orikumi në kategori të parë me objektiv për të siguruar qëndrimin dhe ate vend te merituar, por edhe për herë të parë me një investim të ri në fushën e stadiumit

Punimet qe kane nisur prej me shume se nje muaji tashme pritet ti lene vendin vendosjes se tapetit me qellim qe fusha te jete sa me shpejt gati. Presidenti i Orikumit Muharrem Jazoj ka konfirmuar se ky eshte nje investim i perbashket mes FSHF,bashkise Vlore dhe klubit,,ndersa realizohet per here te pare ne Orikum.

Ne vijim do te kete vec fushes edhe investime te tjera te rendesishme ne infrastrukture. Presidenti Jazoj ka konfirmuar se edhe ne skuader jane bere nderhyrje me djem te rinj dhe qe e duan futbollin me qellim qe Orikumi te kete rezultate.

Orikumi ishte nga te paktat skuadra ne kategorine e pare me faze pergatitore jashte vendit ,ne Oher. Me infrastrukture te ndryshuar pritet qe skuadra te thote fjalen e vet ne kampionat me shume konkurence ndaj edhe Jazoj kerkon me shume mbeshtetje

Orikumi në kategori të parë me objektiv për të siguruar qëndrimin dhe ate vend te merituar,  por edhe për herë të parë me një investim të ri në fushën e stadiumit! Read More »

Përlot Florian Marku. ‘I thash mamit, tani s’do të punosh më sa të kesh djalin gjallë’

Boksieri Florian Marku u nderua sot nga kryeministri Edi Rama me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”. Pas Luiza Gegës, Kryeministria hapi dyert për Markun, i cili fitoi titullin WBC me shumë vështirësi, pas duelit me meksikanin Miguel Parra në “Air Albania”.

Asgjë nuk është fat në jetë, tha Marku para të pranishmëve, duke shtuar se ka shumë që e paragjykojmë dhe rrëfeu vështirësitë e tij. Boksieri tha se nuk ka qenë e lehtë për të arritur sipas tij këtu ku është sot, me titull kampioni. Marku e mbylli me një mesazh për të rinjtë, të cilëve iu kërkoi të mos dorëzohen, duke marrë shembullin e tij.

“Unë nuk vij nga një familje e pasur. Prindërit e mi kanë punuar punë krahu. Nëna ime ka punuar edhe pastruese. I kam thënë dëgjo moj nënë dhe ti s’ke për të punuar më kurrë sa të jetë djali jot gjallë. Vitet kaluan dhe ajo s’ka nevojë të punojë më.

Njerëzit mendojnë se është fat. Ia kam nisur karrierën në Greqi. Nuk e kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam pasur shumë opsione.

I kam operuar duart 5 herë. Njerëzit mendojnë s është fat. E kam pasur ëndërr. Kur kam qenë në Greqi isha pa letra. E vetmja mundësi që të bëjë një sport të tillë ishte kik boks. Në Angli kam vajtur komplet rastësisht. Më ma shtruan, nuk kisha as shtëpi, as makinë, asgjë. Iu thashë dua një promotor dhe kam për t’jua mbushur stadiumin plot. Dhe kështu ndodhi. Asgjë nuk është fat në jetë, duhet shumë punë.

Normalisht paragjy kime kemi të gjithë. Siç më paragjy kojnë edhe mua. O meritoj unë o se meriton askush. Nuk e dini se çfarë kam kaluar në jetën time për të arritur këtu. Rinisë i them kurrë mos u dorëzoni, si sot, ja ku jam unë”, tha Marku. /abcnews.al

Përlot Florian Marku. ‘I thash mamit, tani s’do të punosh më sa të kesh djalin gjallë’ Read More »

Shorti i ‘Champions League’ përfundon/ Përp lasje titanësh na presin, Barcelona dhe Bayern në grupin e ‘ferrit’

Shorti i Ligës së Kampioneve që u hodh sot në Stamboll ka skicuar fazën në grupe të turneut, duke dhuruar përballje shumë të veçanta dhe sfida padyshim të forta.

Ajo që bie në sy menjëherë është se goglat kanë caktuar një “grup ferri” të mirëfilltë, atë C. Në këtë grup janë pozicionuar njëkohësisht Bajern Mynih, Barcelona dhe Interi, të tre skuadra me ambicie të mëdha për turneun dhe njëra prej tyre do t’i japë lamtumirën aktivitetit që në fazën në grupe.

Grup i vështirë edhe ai i Juventusit, që ka si kundërshtarë kryesorë PSG-në pretendente për trofeun dhe Benfikën. Ndërsa edhe Napoli nuk do ta ketë të thjeshtë me kundërshtarë si Ajaksi, Liverpuli dhe Rejnxhërs në grup.

GRUPET

GRUPI A: Ajaks, Liverpul, Napoli, Rejnxhërs.

GRUPI B: Porto, Atletiko Madrid, Bajer Leverkusen, Klub Bryzh.

GRUPI C: Bajern Mynih, Barcelona, Inter, Viktoria Plzen.

GRUPI D: Eintraht Frankfurt, Totenhem, Sporting Lisbonë, Olimpik Marsejë.

GRUPI E: Milan, Çelsi, Salcburg, Dinamo Zagreb.

GRUPI F: Real Madrid, Lajpcig, Shaktar Donjetck, Sëlltik.

GRUPI G: Mançester Siti, Sevilja, Borusia Dortmund, Kopenhagë.

GRUPI H: PSG, Juventus, Benfika, Makabi Haifa.

Shorti i ‘Champions League’ përfundon/ Përp lasje titanësh na presin, Barcelona dhe Bayern në grupin e ‘ferrit’ Read More »

U shpall kampione e Evropës/ Luiza Gega do të shpërblehet me 100 milionë lekë

Atletja kampione shqiptare, Luiza Gega do të shpërblehet me 100 milionë lekë të vjetra pasi u shpall kampione e Evropës në 3000 metra me pengesa.
Sipas ligjit të ri të sportit shqiptar, Gega përfiton 40 milionë lekë të vjetra nga sigurimi i vendit të parë në “Munih 2022”.

Dhe si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, Luiza përfiton edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra.

U shpall kampione e Evropës/ Luiza Gega do të shpërblehet me 100 milionë lekë Read More »