Sport

Videoja që po çmend botën/ Ronaldo fut dorën brenda pantallonave të shkurtra, merr diçka aty dhe e…

Ditët që pasuan intervistën e tij të bujshme, pas së cilës ndërpreu kontratën me Manchester United, përgatitën terrenin për zgjidhjen konsensuale të mëvonshme me klubin e “Old Trafford”. Kanë qenë ditë të jetuara në qendër të vëmendjes për Cristiano Ronaldon.

Tani kampioni portugez 37-vjeçar mund të fokusohet vetëm në Botërorin e Katarit, ku ka vendosur “vulën” e tij historike (është i vetmi futbollist në histori që ka shënuar në pesë edicione), duke pritur të mësojë në janar se ku do të transferohet për “metrat” e fundit të karrierës.

Portugalia është sigurisht skuadra më e akredituar në mesin e atyre që nuk janë në rreshtin e parë në parashikime. Pas Brazilit, Francës dhe Spanjës (dhe Argjentinës nëse arrin të kualifikohet, pas humbjes në debutimin e saj), janë të besuarit e Fernando Santos, ekspertë dhe talente sa për të qenë një pengesë e vështirë për këdo që duhet t’iu dalë në rrugë.

Të ndryshëm, Leao dhe Bernardo Silva, Joao Felix dhe Bruno Fernandes, janë lojtarë të talentuar, që janë “shartuar” me qëndrueshmërinë tradicionale të ekipit portugez. Dhe pastaj është ai, “kanibali” Ronaldo, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, 37-vjeçari që nuk ka hequr dorë asnjë centimetër në përgatitjen e tij maniakale fizike dhe dieta e rreptë. Ai ende ndihet në gjendje të bëjë diferencën maksimale.

Në prag të ndeshjes debutuese të Portugalisë kundër Ganës, trajneri Santos kishte siguruar shtypin se CR7 nuk do ta kishte vendin të sigurt. Megjithatë dukej e vështirë të imagjinohej që kampioni nga Madeira ta niste Botërorin nga pankina. Dhe në fakt të enjten Cristiano ishte në vendin e tij nga minuta e parë, në sulmin portugez, vendimtar në drejtimin e të tijve te fitorja, siç ka bërë një mijë herë në karrierë, duke marrë dhe shënuar penalltinë që zhbllokoi rezultatin.

Gjatë ndeshjes kundër Ganës, ai u filmua në një moment të sikletshëm. Kjo video u bë shumë shpejt “virale”, ngjalli shumë pikëpyetje nga ata që e komentuan. Në pamjet shohim ish-lojtarin e Juves duke zhytur dorën brenda pantallonave të shkurtra dhe duke u përpjekur për disa sekonda të nxjerrë diçka prej atje. Në fund kap atë që kërkon dhe e fut në gojë, duke e gëlltitur.

Zgjidhja e ‘misterit’ lidhet me vëmendjen e zakonshme obsesive të Ronaldos ndaj detajeve. Sipas të gjitha gjasave, kampioni madeiran mban me vete në ndeshje tableta maltodekstrinë (karbohidratet e përdorura për të plotësuar kërkesat e energjisë gjatë përpjekjeve intensive) dhe kripëra minerale. Shkurtimisht, i përdor ato suplemente kur nevojitet për t’u rimbushur me energji. Pikërisht, ajo që bëri portugezi ndaj Ganës.

Videoja që po çmend botën/ Ronaldo fut dorën brenda pantallonave të shkurtra, merr diçka aty dhe e… Read More »

Futbollistët serbë shpalosin hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit të tyre në dhomat e zhveshjes në Qatar, ja thirrja që i bëhet FIFA-s

Serbia humbi ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit përballë Brazilit, me një lojë që u dominua nga 5 herë kampionët e botës.

Megjithëse një disfatë me dy gola dhe 0 pikë në fund të 90 minutave, tifozët serb kanë zgjedhur ta lënë pas futbollin dhe të shpalosin simbole na cionaliste në stadium.

Ata kanë hapur një flamur ku shihet harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb. Dhe jo vetëm kaq. I njëjti flamur është gjendur edhe në dhomën e zhveshjes të lojtarëve serbë.

Mbi hartën ku duket Kosova shkruhet “Nuk ka dorëzim”, edhe pse futbollistët serbë iu dorëzuan Brazilit në fushën e lojës.

Një provokim i tillë është i ndëshkueshëm sipas rregullave të FIFA-s, megjithatë deri tani nuk ka ardhur ende ndonjë reagim.

Kujtojmë që Serbia është në një grup me Zvicrën e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, të cilëve iu është ndaluar të festojnë me “shqiponjën dy krenare” në këtë botëror, ndërsa në atë paraardhës u ndëshkuan me gj obë për një festë të tillë.

Futbollistët serbë shpalosin hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit të tyre në dhomat e zhveshjes në Qatar, ja thirrja që i bëhet FIFA-s Read More »

‘E bletë Botërorin, keni vetëm lekë’, tifozi i Ekuadorit provokon atë të Katarit: ‘Qepe dhe ulu aty’

Kupa e Botës në Katar ka nisur me sfidën e parë hapësë ku Ekuadori sfidon të zotët e shtëpisë Katarin. Në këtë event diskutimet dhe debatet kanë qenë të shumta, për shumë episode të ndodhura përgjatë organizimit.

Një episod është shënuar dhe në sfidën e parë mes Katarit dhe Ekuadorit e mbyllur me shifrat 0-2. Tifozi mik i Ekuadorit ka provokuar vendasit për shifrat marramëndëse të shpenzuara, duke bërë me duar për leket që Katari ka. Reagimi ka ngjallur pakënaqësi ku një ka tifozët e Katarit i ka drejtuar fjalët: “Qepe gojën dhe ulu aty”.

‘E bletë Botërorin, keni vetëm lekë’, tifozi i Ekuadorit provokon atë të Katarit: ‘Qepe dhe ulu aty’ Read More »

Supersfida e Shqipërisë me Kampionët e Europës do të luhet në stadium me kapacitet të plotë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë që luhet në një stadium të mbushur plot pasi të gjitha biletat, të paktën të gjitha ato të rezervuara për tifozët shqiptarë, janë shitur.

Në faqen ku blihen biletat për këtë ndeshje, gjatë pasdites kanë “avulluar” edhe biletat e fundit që kishin mbetur, duke bërë që tashmë të jenë të disponueshme të tilla vetëm në sektorët e rezervuar për tifozët e Italisë.

Kështu, pas ndeshjes mes Poloninë në kualifikueset e Botërorit, ky do të jetë dueli i radhës ku stadiumi “Air Albania” mbushet nga tifozët shqiptarë. Ata do të jenë të shumtë në numër me dëshirën për të parë djemtë me fanellat kuqezi, por edhe me kuriozitetin për të parë në veprim disa nga yjet e futbollit italian që do të jenë si kundërshtarë në fushën e lojës.

Supersfida e Shqipërisë me Kampionët e Europës do të luhet në stadium me kapacitet të plotë Read More »

Berisha u jep go ditje të madhe shqiptarëve/ Ja për cilën kombëtare dëshiron të luajë në botëror

Federata e Futbollit të Kosovës ka disa vite që kërkon të afrojë lojtarin me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, i cili ka luajtur për Gjermaninë U-21.
Megjithatë, duket se lojtari i Fenerbahçes, tashmë i huazuar tek Augsburgu nuk ka asnjë qëllim t’i bashkohet Kosovës, por si motiv ka të vazhdojë me Gjermaninë. Në një intervistë së fundmi për median gjermane “Sport Bild” ka deklaruar se është gati të luajë në botëror me “Pancerat”.

“Jam mjaft i lumtur për këtë (fjalët e trajnerit) dhe mendoj se i kam kualitetet e duhura për të luajtur në Kombëtare. Me U-21 jemi shpallur kampionë të Evropës në vitin 2021 dhe do ta bëj më të mirën për ta vazhduar këtë kapitull”- ka thënë Berisha për “Sport Bild”.

Berisha u jep go ditje të madhe shqiptarëve/ Ja për cilën kombëtare dëshiron të luajë në botëror Read More »

Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët e ‘Euro 2024’/ Fati ‘buzëqesh’ në short

“Euro2016” është kujtimi më i bukur i Shqipërisë, arritja më e madhe futbollistike, ku për herë të parë siguruam një biletë në një turne madhor. Askush nuk dëshiron të ndalet këtu, kuqezinjtë kërkojnë të përsërisin historinë, kërkojnë me çdo kusht të jenë pjesë e “Euro2024”, një objektiv fiks ky i FSHF-ës.

Si kurrë më parë në vitet e fundit, Kombëtarja ka një brez fantastik lojtarësh, për këtë arsye i vetmi objektiv që përmbush egon e ambientit kuqezi është kualifikimi për në “Euro2024”.

Në Frankfurt, në këto momente, po hidhet shorti për kualifikueset e “Euro2024”, Shqipëria po njeh rivalët e tyre në këtë rrugëtim. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në vazon e tretë së bashku me përfaqësuese si Ukraina, Suedia, Islanda, Norvegjia, Rumania, Mali i Zi, Irlanda, Norvegjia, Armenia.

Shqipëria buzëqesh, shmang rivalët “big”, teksa golat e përballën me Poloninë, Republikën Ceke, Ishujt Faroe dhe Moldavine.

Ja të gjitha grupet:

Grupi A: Spanja, Skocia, Norvegjia, Gjerorgjia,

Grupi B: Holanda, Franca, Irlanda, Greqia,

Grupi C: Italia, Anglia, Ukrainë, Maqedonia e Veriut,

Grupi D: Kroacia, Uellsi, Armenia, Turqia,

Grupi E: Polonia, Cekia, Albania, Ishujt Faraoe, Moldavia.

Grupi F: Belgjika, Austria, Suedi, Azerbajxhani, Estonia.

Grupi G: Hungaria, Serbia, Mali i Zi, Bullgari, Lituania.

Grupi H: Danimarka, Finlanda, Slloveni, Kazakistan, Irlanda e Veriut, San Marino.

Grupi I: Zvicra, Izraeli, Rumania, Kosova, Bjellorusia, Andora.

Grupi J: Portugalia, Bosnje Hercegovina, Islanda, Luksenburg, Sllovaki, Lihtenshtenji.

Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët e ‘Euro 2024’/ Fati ‘buzëqesh’ në short Read More »

Ja sa ecje në ditë ju duhen për të jetuar më gjatë

45 minuta ecje në ditë mund të na japin më shumë vite jetë, sipas një studimi të ri, të publikuar së fundmi në revistën Circulation.

Studiuesit arritën në këtë përfundim pasi analizuan të dhënat nga 116,221 persona në SHBA midis viteve 1988 dhe 2018.

Njerëzit që bënin aktivitet fizik afatgjatë të fuqishëm për 75-149 minuta/javë krahasuar me ata që nuk bënin, kishin 19% vdekshmëri më të ulët nga të gjitha shkaqet, 21% vdekshmëri më të ulët nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 15% vdekshmëri më të ulët nga sëmundjet jo-kardiovaskulare (si p.sh. kancer).

Individët që kryenin aktivitet fizik afatgjatë në kohë të lirë me intensitet të moderuar për 150-299 minuta/javë kishin në mënyrë të ngjashme vdekshmërinë më të ulët, veçanërisht një rrezik 19% deri në 25% më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet, sëmundjet kardiovaskulare dhe jo-kardiovaskulare.

Pjesëmarrësit që raportuan ushtrime me intensitet 2 deri në 4 herë më shumë (150-299 minuta/javë) ose ushtrime me intensitet të moderuar (300-599 minuta/javë) kishin respektivisht 2% deri në 4% dhe 3% deri në 13% vdekshmëri më të ulët.

Ky studim është shumë i rëndësishëm, sepse vjen nga një ndjekje perspektive 30-vjeçare e dhjetëra mijëra njerëzve. Thjesht tregon se edhe 45 minuta ushtrime të moderuara, si ecja e shpejtë, në ditë mund të na japin vite më të gjata dhe më të mira jete.

Ja sa ecje në ditë ju duhen për të jetuar më gjatë Read More »