ShowBiz

PITT NUK E LEJONTE JOLIE’N TË ADAPTONTE MË FËMIJË, AJO SOT KA NJË LIDHJE TË RE!

[sgmb id=”1″]

Pas raportimeve të fundit për dashurinë sekrete të Angelina Jolie me biznesmenin britanik, tash spekulohet se aktorja kishte vendosur të ndahej nga Brad Pitt, pasi që kishte dashur të adaptojë edhe një fëmijë dhe kjo ide nuk i kishte pëlqyer Pitt.

“Angie ka dëshiruar me dëshpërim edhe një fëmijë, por Brad nuk ishte për këtë. Ai kishte konsideruar se familja e tyre është komplete dhe se Angelina është e çmendur edhe për një fëmijë.

PITT NUK E LEJONTE JOLIE’N TË ADAPTONTE MË FËMIJË, AJO SOT KA NJË LIDHJE TË RE! Read More »

RITA ORA MAHNITË MË REKLAMËN E RE NË AMBIENTE TROPIKALE!

[sgmb id=”1″]

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është kthyer edhe një herë në rolin e modeles.

Krijuesja e hitit “Black Widow” është zhveshur për promovimin e linjës së saj të të brendshmeve për kompaninë Tenzenis.

Në reklamën e re, këngëtarja 26-vjeçare, ka shfaqur trupin e saj në derisa promovonte bikini për sezonin e ri veror.

Ajo në çdo set fotografik kujdeset që t’i tregoj format perfekte trupore.

RITA ORA MAHNITË MË REKLAMËN E RE NË AMBIENTE TROPIKALE! Read More »

Olta Gixhari në gjyq me vajzën e deputetit shqiptar, fiton 5500 euro dëmshpërblim!

[sgmb id=”1″]

Një reklamë, e realizuar gjatë vitit 2014 është bërë shkak i një konflikti mes aktores së mirënjohur Olta Gixhari dhe vajzës së deputetit shqiptar Dashamir Peza, Amantias.

Por, mosmarrëveshja mes vajzave është zgjidhur tashmë në gjykatë. Për më shumë se një vit ka zgjatur procesi në Gjykatën e Tiranës, pas padisë së ngritur nga aktorja, për Shoqërinë “Pik Creative SHPK” (aksionere e së cilës është Amantia Peza). Olta pretendonte se nuk e kishin paguar për reklamën që ajo i kishte bërë një kompanie celulare tre vjet më parë, pas kontratës me këtë shoqëri reklamash. Në padi, Gixhari kërkonte “Përmbushjen e detyrimit kontraktor, për të paguar pjesën e papaguar prej 6410 euro, sipas kontratës së shërbimit që mban datën 24.09.2014, të lidhur nëpërmjet paditëses dhe të paditurit si dhe kamatat ligjore për vonesën e pagesës deri në momentin e ekzekutimit të vendimit. Detyrimin e të paditurit të paguajë shpenzimet gjyqësore”. Kërkesa e aktores është shqyrtuar nga gjyqtarja Anila Karanxha, në shkallën e parë të gjyqësorit, ndërsa vendimi për të është dhënë më 7 prill të këtij viti. Olta Gixhari ka fituar dhe kompania e reklamave tashmë është e detyruar t’i paguajë jo vetëm shumën prej 5475 euro, por edhe kamatvonesat për të gjithë kohën e humbur. Sipas vendimit, gjykata nuk i pranoi të gjitha kërkesat e Olta Gixharit, por i dha pjesërisht të drejtë për pretendimet e ngritura.

Në vendimin e siguruar nga “Bluetooth”, gjykatësja Anila Karanxha ka kërkuar “Detyrimin e palës së paditur Shoqëria ‘PIK Creative’ SHPK, që t`i paguajë paditëses Olta Gixhari shumën prej 5475 (pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) euro bruto si detyrim që rrjedh nga kontrata e shërbimit më datë 24.09.2014, e lidhur midis paditëses dhe palës së paditur”. Më tej, në vendimin në fjalë shkruhet, “Detyrimin e palës së paditur Shoqëria ‘PIK Creativ’ SHPK, që t`i paguajë paditëses Olta Gixhari kamatëvonesat mbi shumën bruto 5475 (pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) euro, për çdo ditë vonesë në ekzekutimin e detyrimit, sipas normave të interesit bankar vjetor të depozitave në euro të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë, duke filluar llogaritja e interesave që nga data 15.01.2016, datë e letër kujtesës së përmbushjes së detyrimit kontraktor, deri në ekzekutimin përfundimtar të këtij detyrimi”.

Olta Gixhari në gjyq me vajzën e deputetit shqiptar, fiton 5500 euro dëmshpërblim! Read More »

”Ishte koha kur Ledri Vula ishte emigrant”, kjo foto nuk ka për ti pëlqyer Ledrit!

[sgmb id=”1″]

Reperi i njohur shqiptar Ledri Vula njihet për ruajtjen ë imazhit të tij si një këngëtar përfekt në cdo detaj. Atij rrallë mund ti gjesh një foto ku të ketë gabime, pasi ai kujdesët që imazhi i tij të jetë i kuruar në cdo detaj.

Reperi shqiptar i pëlqyer më së shumti nga femrat duket se ka një foto të cilën, vipat_e_bllokut.official e kanë postuar me përshkrimin:”Ishte koha kur Ledri Vula ishte emigrant’. 

A ka për ti pëlqyer Ledrit kjo foto?

”Ishte koha kur Ledri Vula ishte emigrant”, kjo foto nuk ka për ti pëlqyer Ledrit! Read More »

Kjo është shuma marramendëse që Blero i dhuroi Sinan Hoxhës për martesë!

[sgmb id=”1″]

Këngëtari Blero Muharremi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i dhuruar paratë shokut të tij Sinan Hoxhës me rastin e martesës së tij disa vite më parë.

Janë publikuar disa fotografi ku Blero e bëri zbulimin e zarfit bashkë me Sinanin para të gjithëve. Në fotografi shihet edhe nusja Andrra dhe e dashura e Bleros, Afrona, teksa Sinani u befasua kur e hapi zarfin, transmeton Telegrafi.

Të gjitha kartëmonedha 5 euro, që grumbullonin vlerën e 1000 eurove plus edhe 1 euro, e që e çonte shumën në 1000 e 1 euro. Këtë më së miri e tregon fotografia e mëposhtme.

Kjo është shuma marramendëse që Blero i dhuroi Sinan Hoxhës për martesë! Read More »

KY MODEL I FUSTANEVE DO TË JETË HIT KËTË VERË!

[sgmb id=”1″]

Këtë pranverë /verë është mëse e nevojshme që të keni dy apo tri fustane që kanë materialin me lule. Në të vërtetë, pesë fustane duhet t’i keni!

Lule, lule dhe vetëm lule! Dizajni i materialeve me lule është shumë i popullarizuar këtë sezon dhe me siguri që do të bëhet edhe më i popullarizuar gjatë stinës së verës. Inspirohuni nga këto modele të cilat i kemi zgjedhur dhe blini fustanin tuaj me lule për pranverë/verë.

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

KY MODEL I FUSTANEVE DO TË JETË HIT KËTË VERË! Read More »

Jennifer Lopez shfaqet me të dashurin e ri!

[sgmb id=”1″]

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez është shfaqur dorë për dore me të dashurin e saj të ri Alex Rodriguez.

Ata dukeshin të lumtur dhe të gëzuar teksa u kapën nga paparacitë në Nju Jork, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Si gjithnjë edhe kësaj radhe Lopez dukej mjaftë bukur dhe atraktive./Indeksonline/

Jennifer Lopez shfaqet me të dashurin e ri! Read More »

Eni Cobani ka dy fjale per te gjithe ziliqaret dhe te ngrysurit!

[sgmb id=”1″]

E nisi si një mision për të krijuar një lloj kulture mbi proceset gjyqësore dhe një alternativë ndryshe të zgjidhjes së problemeve, pa kauzat e gjata në dyert e Gjykatave. E tashmë, rubrika e saj “Shihemi në gjyq” është një ndër më të ndjekurat në “E diela Shqiptare”.

Pozitive dhe e këndshme, juristja Eni Çobani është një nga figurat më të dashura të ekranit për shqiptarët. Megjithatë, duket se buzëqeshja e saj ka shqetësuar së fundi dikë. Të paktën kështu ka treguar vetë Eni, e cila nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale u është përgjigjur të gjithë “ziliqarëve” duke u dhuruar edhe një buzëqeshje më shumë…

“Sa merak kanë njerëzit pse buzëqesh. Kështu kam lindur dhe kështu mendoj dhe të vdes, duke qeshur. Javë të mbarë o të ngrysur”, shkruan drejtuesja e rubrikës “Shihëmi në Gjyq”, Eni Çobani.

Eni Cobani ka dy fjale per te gjithe ziliqaret dhe te ngrysurit! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com