Big Brother është në gjysmë të lojës, por nga ajo që ndodhi sonte duket sikur nuk ka filluar ende
Dy çifte lanë shtëpinë mbrëmjen e sotme, por një tjetër çift nis aventurën në Big Brother. Gastare-Admand janë dy banorët më të rinj të Big Brother.
Gastare është 28 vjeç. Ajo banon në qytetin e Sarandës dhe punon menaxhere. Ndërsa Admandi është 29-vjeç, vjen nga Konispoli dhe punon si teknik.
Admandi dhe Gastare janë njohur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kanë folur për disa muaj me njëri-tjetrin, por ajo që ndjenin nuk ishte thjesht një pëlqim.
Këtë e tregon fare mirë edhe fakti se kanë 4 vjet bashkë, por për ta është sikur të jenë njohur tani sepse dashuria e tyre sa vjen e forcohet.
Pas kritikave të marra gjatë puntatës së kaluar moderatorja e Big Brother mesa duket ka reflektuar sa i përket veshjes.
Ketë mbrëmje ajo është shfaqur disi më serioze me një kostum të bardhë.
Javën e kaluar, Osmani u shfaq e veshur me një fustan që cili i nxirrte në pah linjat e rregulltatrupore si dhe dekoltenë, fustan të cilin e kemi parë në sfilatën e Mugler në koleksionin e verës së 2016, e që po ashtu është veshur nga disa personazhe të njohura në botë, një ndër to dhe Khloe Kardashian.
Agron Llakaj i ftuar në Thumb ka folur për arsyen e fortë të largimit të tij nga ‘Portokalli’.
‘Ata nuk lejojnë njeri të dale nga kuadrati. Një artist është një pasuri kombëtare.
Unë shkova të bëja ‘Portokallinë’, jo të më bënte mua Portokallia. Unë isha atje sa ishte ai ‘Perandori i madh’, tani gjërat ka ndryshuar’, – ka pohuar Llakaj për median ku ka punuar më parë.
Largimi i Argron Llakajt nga Portokalli ishte një nga ndryshimet që surprizoi publikun.
Sipas burimeve e ëma e saj, Zhane Zari deklaroi publikisht se Eda kishte marrë të gjitha pronat e familjes duke falsifikuar dokumentet pas vdekjes së babait të saj, Ismail Zari.
Akuzat që asokohe bënë bujë në media u shoqëruan me një përballje nënë e bijë që sipas Zhane Zari dëgjeneroi në dhunë. Pas kësaj këngëtarja është paditur në gjykatë për dhunë ndaj mamasë, madje ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje. Kërkesa është regjistruar më 10 maj të vitit të shkuar dhe tashmë procesi ka përfunduar.
Vendimi i gjykatës e ka shpallur Edën fajtore për akuzën “Dhunë në familje” dhe e ka dënuar atë me 6 muaj burg. Nuk dihet nëse Eda e ka apeluar vendimin e Shkallës së parë, apo ka vendosur të vuajë dënimin, sipas vendimit të gjykatës
Moderatorja e dashur e ekranit shqiptar, Alketa Vejsiu tregohet gjithnjë e rezervuar lidhur me familjen, bashkëshortin dhe fëmijët.
Ajo ka deklaruar në intervista se nuk dëshiron që ata të jenë figura të njohura për publikun pasi kanë të drejtën të kenë privatësinë e tyre.
Madje ajo ka thënë se vajzën dhe djalin i konsideron si shumë të shenjtë për t’i ndarë me publikun.
Moderatorja e cia ka më shumë se 12 vite martesë nuk ka asnjë foto në internet me bashkëshortin e saj, e megjithatë ajo kësaj here ka zgjedhur të ndajë një moment romantik.
Si rrallëherë, ajo ka postuar një foto me mbishkrimin “Dashuri” ndërkohë që mbanë dorën e të shoqit, por sërish duke mos e bërë publik imazhin e tij.
Moderatorja ndodhet në Amsterdam ku ka realizuar fotot mes luleve të kopshteve Keukenhof.
Videot dhe fotot e bëra publike në profilet sociale të dy vajzave, Roza Lati dhe Iva Aliko, kanë marrë vëmendjen maksimale ditët e fundit për shkak të një kauze sociale. Denoncimi për një dyqan kafshësh në rrugën “Myslym Shyri”, i cili ishte jashtë ҫdo standardi, mori shkas si fillim nga ngordhja e qenit të Iva Alikos, por problematika u zgjerua më pas edhe nga raste të tjera me të njëjtin fat.
E ftuar sot në “Rudina” në Tv Klan, Iva Aliko ka rrëfyer edhe një herë historinë e qenit të saj, që e shtyu të bënte edhe një denoncim në prokurori të pronarit të dyqanit, Artan Zabeli. Ky i fundit, pak ditë më parë, bëri gjithashtu publik denoncimin e tij për prishje imazhi të biznesit nga dy vajzat e njohura, Roza Lati dhe Iva Aliko.
Iva ka rrëfyer se Sisin, qenin e saj, e ka blerë në dyqanin “Tani” dhe vetëm pak ditë pasi e kishte blerë, qeni ishte sëmurur. Duke menduar se mund të kishte ndonjë ftohje të vogël, apo ndonjë virozë, Iva e ka ҫuar për vizitë, por për fat të keq, ka mësuar se Sisi ishte i pavaksinuar, i keqatrajtuar dhe i kequshqyer.
Nga studio e “Rudina”, por edhe me videot dhe fotot që i ka bërë publike së bashku me Rozën, Iva ka denoncuar edhe një herë publikisht mashtrimin që i është bërë nga “Tani”, jo vetëm për racën e qenit, por gjithashtu edhe për vaksinimin, sëmundjen që qeni e kishte prej kafazit të dyqanit, gjithashtu edhe për mungesën e korrektësisë së pronarit për ҫmimin e vërtetë të tij.
“Ai më ka mashtruar për racën dhe për ҫmimin e vërtetë… Sisi ka qenë e sëmurë që në dyqan” – tregon Iva, ndër të tjera, duke iu referuar edhe një herë pronarit të dyqanit “Tani”.
Nga ana tjetër, Artan Zabeli, në një lidhje direkte për programin, tha se qeni ka ngordhur një muaj e gjysmë pasi është blerë nga dyqani, kështu që ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për këtë gjë. Po ashtu, ai tha se Iva është larguar nga Shqipëria dy ditë pasi e ka blerë qenin, në një kohë kur e dinte se qeni nuk mund të udhëtonte gjatë pa bërë 48 orë në qetësi.
Pas debatit publik nga studio e Tv Klan, Iva dhe Tani kanë deklaruar se tashmë ҫështja mes tyre ka shkuar në gjykatë dhe pritet që e gjithë dinamika të zbardhet prej saj. Iva tha se ajo dhe Roza i kanë të gjitha dokumentet e nevojshme për t’u përballur në gjykatë me pronarin dhe nuk druhen nga asgjë përpara rastit të keqatrajtimit të kafshëve.
Sipas burimeve këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini pas suksesit historik që arriti në Eurovision në vitin 2004, këtë vit ajo do të komentojë netët live në BBC. Në fakt lajmin e ka bërë punlik vetë Anjeza në llogaritë e saj në rrjetet sociale.
Kanali televiziv “BBC4” që transmeton Eurovision-in në Mbretërinë e Bashkuar, ka përzgjedhur këngëtaren shqiptare që të komentojë natën e parë live, më 9 maj, me komentatorin Scott Mills.
Anjeza Shahini ishte e para që dërgoi ngjyrat kuq e zi në një kompeticion si “Eurovision Song Contest’, në të cilin u rëndit e 7-ta me këngën “Imazhi yt” (The Image of You), mes 24 konkurrentëve të natës finale në Stamboll në vitin 2004.
Por tani Anjeza ka arritur në një stad tjetër, të komentojë netët live në një nga televizionet më prestigjioze në botë. Kujtojmë se Anjeza prej mujash jeton tashmë në angli e martuar me një diplomat.