ShowBiz

Prezantuesja e Champions League, që po çmend shqiptarët !

[sgmb id=”1″]

Champions League është një nga evenimentet më të ndjekura në Shqipëri.

Por duket se përveç ndjekjeve të ndeshjeve, shqiptarët ndjekin në veçanti analizat me moderatoren Eva Murati.

Kjo e fundit ka arritur që të “gozhdojë” pas ekranit shikuesit, saqë dhe në rrjetet sociale ka zënë një vend.

Eva Murati është gjithashtu nusja e djalit të Jozefina Topallit dhe ndoshta kjo është dhe arsyeja që ajo tërheq një vëmendje të madhe.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga udhëtimet e saja, ku me të vërtetë duket shumë joshëse.

Prezantuesja e Champions League, që po çmend shqiptarët ! Read More »

Babai i Paul Walker thyen heshtjen 4 vite pas vdekjes së të birit!

[sgmb id=”1″]

Babai i yllit të Hollivudit Paul Walker ka folur për dhimbjen për largimin e djalit dhe luftën e vazhdueshme për të kuptuar vdekjen e djalit të tij edhe katër vjet më vonë.

Në një intervistë emocionuese për DailyMail, Paul Walker Sr, ka folur dhe mbi filmin e fundit “The Fate and the Furious”, i pari film pa aktorin e ndjerë. Walker thotë se vazhdon ende të mos e pranojë vdkejen e djalit të tij dhe e kishte me dy mendje për të parë filmin e ri.

“Jam më i mbyllur tani, nuk dal shumë pasi më rrëzoi vdekja e Paul. Kam miqtë e mi të mirë, me të cilët mbaj kontakte, dhe më kanë mbështetur dhe janë treguar shumë të mirë me mua. E vetmja gjë e mirë që shoh është që Zoti e mori në shtëpinë e vet. Vetëm këtë qetësi mund të gjej”, ka thënë ai për intervistën ekskluzive për Daily Mail.

Ai mban gjallë kujtimet e djalit të tij duke shkruar gjërat që Paul thoshte në media.

“Vdekja e Paul më ka ndryshuar për më mirë. Jam bërë më i vëmendshëm, ashtu siç ishte ai. Jam më i vëmendshëm për njerëzit dhe bëj disa nga gjërat që ai ka thënë…. mbaj një gazetë dhe kujtoj gjërat që Paul ka thënë kur ka qënë i vogël dhe i shkruaj. Nuk mund ta besoj se sa i thellë ishte ai në një moshë aq të re. Ato ishin mendime origjinale që vinin prej tij”, vijon i përlotur i ati.

Walker thotë se e ka parë filmin e fundit të miqve të bashkuar, dhe beson se djali i tij, i cili ndërroi jetë në një aksident me makinë në 2013, do të ishte i lumtur që dilmi vazhdoi pa të.

“Të tregohem i ndershëm, nuk isha i sigurtë nëse doja ta shihja. Por kur e pashë, fatmirësisht i rrethuar nga miqtë, disa që e njihnin Paul që kur ishte fëmijë i vogël, dhe ishte i mrekullueshëm. Ishte film i bukur. Mendoj se Paul do e donte shumë. Mund ta shoh tek më thotë “Babi, duhet ta shohësh, është çmenduri”. Pikërisht këtë do më thoshte”, vijon Walker.

Babai i Paul Walker thyen heshtjen 4 vite pas vdekjes së të birit! Read More »

Linda Halimi mesazh emocional pas performancës shpërthyese në Eurovizion !

[sgmb id=”1″]

Kengetarja Linda Halimi, e cila perfaqesonte Shqiperine ne Eurovision nuk arrita ta preke dot finalen, duke e lenë këtu në mes endrren e saj dhe te Shqipërise.

Ajo, edhe pse pati nje performance qe u vleresua nga publiku dhe me gjere, nuk i grumbulloi dot piket e nevojshme per ne finale. Pas skualifikimit, Linda ka postuar një mesazh për gjithë ndjkesit e saj në rrjetet sociale.

“Falemnderit te gjitheve per kete eksperience te bukur! Kam kaluar per mrekulli ! Fat vitin tjeter Shqiperia ime”- shkruan ajo.

VENDET QE SHKUAN NE FINALE

Belgjika

Qipro

Australia

Armenia

Polonia

Portugalia

Suedia

Greqia

Azerbajxhan

Moldavia

 Pas performancës, ja çfarë shkruan Eurovison për Linda Halimin

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovison, Linda Halimi ka kënduar e katërta në natën e parë gjysmëfinale të Festivalit Europian të Këngës, i cili po që zhvillohet në Kiev të Ukrainës. Linda Halimi perfomoi këngën e saj “World”, ku ka rrëmbyer duartrokitje të zjarrta nga ana e publikut.

Kujtojmë që kënga me të cilën po na përfaqëson Halimi është e kompozuar nga Klodian Qafoku dhe me tekstin e saj dhe Big Bastës është një baladë që nxjerr në pah vokalin potent të këngëtares.

Linda këndoi e 4-ëta në këtë gjysmë finale pas Suedisë, Australisë e Gjeorgjisë. Në mbyllje të performancë Linda ka falenderuar në gjuhën shqipe.

Faqja e Eurovision Song Contest ne “Facebook” shkruan: Wow Lindita! Now that’s what we call a long high note!

‘Wow Linda! Tani kjo është ajo që ne e quajmë një notë e gjata dhe e larta!” duke i bashkengjitur dhe videon e performances se saj.

Linda Halimi mesazh emocional pas performancës shpërthyese në Eurovizion ! Read More »

Linda Halimi ‘elektrizon’ skenën e Eurovision-it !

[sgmb id=”1″]

Linda Halimi është përfaqësuesja e Shqipqrisë në këtë edicion të 62-të Festivalit Të Këngës Europiane (Eurovision).

Linda këndoi e 4-ëta në këtë gjysmë finale pas Suedisë, Australisë e Gjeorgjisë. Eurovisioni këtë vit mbahet në Kiev të Ukrainës.

Ajo ka përfaqësuar vendin me një performancë dinjitoze më këngën ‘World’ . Interpretimi i Lindës ishte shumë potent, shoqëruar me skenografinë e veçantë. Nuk munguan duartrokitjet e publikut për interpretimin e saj.

Linda Halimi ‘elektrizon’ skenën e Eurovision-it ! Read More »

Sot ditë e veçantë për Shqipërinë, ja urimi i Ramës!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë mëngjes për të uruar ditën e Europës me një urim të veçantë për këngëtaren shqiptare që do të përfaqësojë Shqipërinë në Evrovizion.

Bëhet fjalë për Linda Halimin, e cila sot do të performojë në gjysmëfinalen e parë me këngën “World”. 

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj gëzuar Ditën e Europës me këngën që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurovision 2017. Sot, Lindita Halimi do të ngjitet në skenën e gjysmëfinales së parë të kësaj gare me këngën e saj “World”, ndaj le t’i japim të gjithë mbështetjen tonë Forca Lindita”, shkruan Rama.

Sot ditë e veçantë për Shqipërinë, ja urimi i Ramës! Read More »

Sonte gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit, Linda Halimi përfaqëson Shqipërinë.

[sgmb id=”1″]

Lindita Halimi do të perforomojë sonte në skenën e Eurovizionit, në Kiev të Ukrainës ku do të mbahet nata e parë gjysmëfinale.

Këngëtarja që këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion do të këndojë këngën e saj “World”, ose “Botë”.

Linda u shpall fituese e Festivalit të 55 të këngës në RTSH.

Të gjithë shqiptarët që ndodhen në shtetet pjesëmarrëse të natës së parë si: Suedi, Gjerogji, Australi, Belgjikë, Mal i Zi, Finlandë, Azerbaixhan, Portugali, Greqi, Poloni, Moldavi, Islandë, Republikë Çeke, Armeni, Qipro, Slloveni e Letoni, mund të votojnë këngën shqiptare performuar nga Lindita Halimi në kodin me numër 4, direkt pas performancave.

Sonte gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit, Linda Halimi përfaqëson Shqipërinë. Read More »

Pse Arbana e mbylli spektaklin më herët këtë të shtunë? Zbulohet arsyeja.

[sgmb id=”1″]

Mbrëmjen e djeshme Arbana Osmani u shfaq shumë ndryshe në ekran, pas kritikave të shumta që mori një javë më para me fustanin e saj 1.900 eurosh që me të vërtetë i rrinte i shkurtër.
Ajo u shpreh mbrëmë se nuk do të vishte minifunde për shkak së është nëna e një fëmije dhe po bëhet gati 34 vjeç.

Spektakli këtë të shtunë u mbyll shumë më herët, pa shkuar ora akoma 12:00 dhe kjo e kishte një arsye.

Arsyeja u zbulua nga djemtë e Big Bastard, të cilët thanë se Arbana e mbylli spektaklin më herët sepse ka ditëlindjen.

Dhe në të vërtetë ashtu ishte, Arbana festoi sot 34-vjetorin e saj, madje e cilësoi si ditëlindjen më të bukur në fotografinë që postoi në Instagram së bashku me djalin e saj. Edhe 100 Arbana!

Pse Arbana e mbylli spektaklin më herët këtë të shtunë? Zbulohet arsyeja. Read More »

Bes Kallaku rrëfen historinë prekëse të jetës së tij: Kam vuajtur…

[sgmb id=”1″]

Ky vit ka qenë i mbushur me suksese për Bes Kallakun. Pas performancës së tij në “Zelig”, një nga akademitë më të mira të humorit në Itali, Besi u bë pjesë e filmit hollivudian “Lazarat Burning”.

Sukseset po e ndjekin edhe në jetën e tij private aktorin e njohur të “Portokallisë”. Më në fund ai dhe e fejuara e tij Xhensila kanë tashmë shtëpinë e tyre të re, ndërsa shumë shpejt edhe do të martohen.

Megjithatë, ky moment i ka rikthyer Besit në memorie një nga momentet më të vështira të jetës.

Ndërsa me vështirësi mbante lotët, gjatë intervistës në “INTV”, aktori ka rrëfyer për herë të parë se fillimet e tij në “Portokalli” nuk kanë qenë fushë me lule.

“Në fillim e bëja vajtje-ardhje nga Fushë-Kruja. Vija dhe shkoja me furgona. Kur mbaronim provat e “Portokallisë” shkoja tek Zogu i Zi për të gjetur furgona. Nëse nuk gjeja kthehesha tek Piramida. Ishte aty tek salla ku bënim provat një tavolinë e madhe. Flija aty, mbi tavolinë dhe si jastëk përdorja tre dosje”, është shprehur Besi.

Më tej aktori ka thënë se sipas tij, “nëse nuk ke vuajtur nuk e di se çfarë është suksesi dhe mirënjohja”.

Bes Kallaku rrëfen historinë prekëse të jetës së tij: Kam vuajtur… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com