ShowBiz

Ermal Mamaqi merr Damianon në emision: “Arbana mos më shaj!”

[sgmb id=”1″]

Damiano Agalliu ishte banori i Big Brother i cili shkeli rregullat e lojës dhe u përjashtua nga spektakli, së bashku me partneren e tij Armelën.

Pas kërkesave të panumërta nga publiku pranë redaksisë së emisionit por dhe pranë redaksisë së ‘xing.al’ që kërkonin Damianon në emision, më në fund Damiano do të japë një intervistë ekskluzive në ‘Xing me Ermalin’ ku flet pa filtra për gjithçka duke filluar nga shokët e tij e deri tek produksioni.

Për shkak të kontratës me produksionin dhe rregullave, konkurrentët nuk mund të shfaqen në televizione të tjera përveç ‘Top Channel’ për një periudhë disa-mujore, por për shkak të thyerjes së rregullave Damianos ju hoq e drejta të fliste dhe të dilte në emisionet e ‘TCH’ sikurse banorët e tjerë të eleminuar nga publiku apo partnerja e tij Armela e cila pak diët më parë doli në ‘Pasdite në Top Channel’.

Ermal Mamaqi merr Damianon në emision: “Arbana mos më shaj!” Read More »

5 çiftet e famshme shqiptare ku femrat janë më të mëdha në moshë!

[sgmb id=”1″]

Këto janë shembujt më të mirë që tregojnë se diferenca në moshë nuk ndikon aspak në jetëgjatësinë dhe lumturinë e një çifti.

Më parë kjo ishte nja tabu, madje edhe kur ndodhte që të bëhej një martesë ku femra ishte më e madhe se burri, mbahej e fshehur ose thonin që ishin moshatarë. Ama sot kjo shihet me sy krejt tjetër. Sot merr më shumë kuptim ajo shprehja: Dashuria nuk njeh moshë!

Diferenca e madhe në moshë mes presidentit të Francës Emmanuel Macron me gruan e tij Brigitte (kjo e fundit 24 vite më e madhe), është përfolur shumë së fundmi. Madje Brigitte ka qenë edhe mësuesja e tij. Dhe duke marrë shkas nga rasti i tyre, po sjellim edhe çiftet shqiptare ku femra është më e madhe se mashkulli si shembuj mjaft pozitivë të një martese apo lidhjeje të lumtur.

Skerdi dhe Aurela Gaçe

Edhe pse nuk e kanë bërë kurrë publike, Skerdi dhe Aurela njiheshin prej vitesh. Këngëtarja e prezantonte atë që sot e ka bashkëshort, thjesht si menaxherin e saj.

Thuhet se Skerdi është rreth gjashtë vite më e i vogël se Aurela edhe pse ajo vetë pranon diferencën vetëm prej dy vitesh. Megjithatë kjo pak rëndësi ka pasi ata të dy vazhdojnë të jenë lumturisht bashkë dhe gëzojnë frytet e dashurisë së tyre, dy vajzat.

Gerta Heta dhe Matko

E njohur si prezantuese në radio dhe televizion, këngëtare, kryeredaktore dhe autore programesh, Gerta Heta nuk ngurron të tregojë rreth historisë së dashurisë së saj me Matkon. Një dashuri që i trokiti atëherë kur nuk e priste, rezultoi të ishte ajo e duhura edhe pse pesë vite më e madhe se partneri. Por kjo nuk ndryshon asgjë në dashurinë e tyre, madje rritet çdo ditë bashkë me “dy dashuritë e tjera të tyre”, vazjat. Në raste si ky, mosha është thjesht një numër, i cili nuk i duhet fare dashurisë që ata përjetojnë.

Ami dhe Ermali

Ata janë të dy në një msohë pasi kanë lidnur që të dy në të njëjtin vit dhe madje edhe në të nëjtin muaj, mars. Por diferenca mes tyre është çështje ditësh, 11 ditë më e madhe Ami se Ermali.Martesa e moderatores me aktorin e humorit ka rezultuar të jetë një sukses i vërtetë, madje edhe një shembull i çifit të lumtur të cilët përpos angazhimeve të shumta, e ruajnë harmoninë mes tyre. Madje ndonjëherë mund t’i ngatërrojmë si motër e vëlla pasi kanë marrë hijen e njëri-tjetrit. Sot ata gëzojnë një dashuri të shëndoshë bashkë me djalin e tyre, Joelin.

Çiljeta dhe Alban Hoxha

Çiljeta dhe Alban Hoxha janë çifti më i ri në showbiz. Edhe pse shoqëroheshin bashkë, ata heshtnin për ta thënë me zë të lartë dashurinë e tyre. Por më në fund iu dorëzuan ndjenjave dhe këngëtarja seksi bashkë me protierin e Partizanit e pranuan se ishin në një lidhje. Lidhje kjo që nuk ndikohet aspak nga diferenca e tyre në moshë duke qenë se Çili (32 vjeç) është tre vite më madhe se Albani (29 vjeç).

Silva Gunbardhi dhe Dafi

Edhe pse kënëgtarja Silva Gunbardhi është disa vite më e madhe se partneri i saj, Dafi, kjo nuk ka ndikuar aspak që ata të dy të kenë një marrëdhënie të shëndetshme madje edhe të bëhen prindër të një djali.

Soni dhe Klevi

Vetëm pak kohë më parë këngëtarja e famshme ka nisur një histori dashurie me djaloshin disa vite më të ri, i cili quhet Klevi dhe është një biznesmen nga Tirana. Ai është shpirti i saj binjak. Gjithmonë pranë, në paskuintat e një koncerti apo festivali, në biznesin e tyre të përbashkët, apo duke shijuar një gotë me miqtë në lokalet e natës në Tiranë.

5 çiftet e famshme shqiptare ku femrat janë më të mëdha në moshë! Read More »

Nuk lanë gjë pa i thënë njëra-tjetrës, Aurela Hoxha dhe Roza Lati përballen publikisht !

[sgmb id=”1″]

Disa ditë më parë Roza Lati dhe Aurela Hoxha nisën një varg replikash, duke “shpërthyer” dhe komentuar jetën private të njëra-tjetrës.
Aurela nuk është e vërtetë as në pamje e as në personalitet. Atë e çon i dashuri në Maldive”, deklaroi Roza.

Nga ana tjetër, në Instagramin e butikut të Aurela Hoxhës u publikua një mesazh i cili nuk u mësua kurrë nëse ishte nga Aurela, pasi në të shkruhej se Roza mezi paguante qiranë, madje dhe gjoksin e kishte bërë me klering.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme të dyja vajzat janë përballur publikisht me njëra-tjetrën, ku kanë qenë të ftuara të dyja në një event.

Ato ishin ulur në tavolina ngjitur, kthyer me shpinë ndaj njëra-tjetrës. Gjatë gjithë mbrëmjes ato kanë injoruar njëra-tjetrën dhe kanë shijuar eventin në shoqërinë e miqve.

Nuk lanë gjë pa i thënë njëra-tjetrës, Aurela Hoxha dhe Roza Lati përballen publikisht ! Read More »

Klaudia Pepa i vë “flakën” internetit me fotot e fundit !

[sgmb id=”1″]

Sa artistike aq edhe “hot”!

E tillë është shfaqur balerina Bukuroshe Klaudia Pepa në disa foto të fundit të postuara në Instagram. Ajo po njeh kulmin e karrierës së saj përtej detit Adriatik në Itali duke përformuar në televizionet më të njohura , duke hapur shkollën e saj të baletit “Klaudia Dance Academy” dhe së fundmi si moderatore në “Sky Italia”.

Por mesa duket, ajo ka edhe një tjetër pasion, fotot “e nxehta”. Balerina e njohur ka publikuar disa foto në Instagram dhe Insta Story ku duket se ka nisur pushimet. Klaudia shfaqet shumë seksi, sensuale duke i lënë shumë pak vend imagjinatës nën një fustan të bardhë rrjetë, ku e kemi shumë të vështirë nëse mban veshur të brendshme poshtë tij.

Klaudia Pepa i vë “flakën” internetit me fotot e fundit ! Read More »

Avancojnë gjërat mes Pamela Anderson dhe të riut miliarder shqiptar, ish-it të Anxhelina Hadërgjonajt !

[sgmb id=”1″]

Afro një javë më parë Fatmir Hysenbelliu, një nga miliarderët më të rinj në moshë në Shqipëri bëri publik takimin e tij të rastësishëm me Pamela Anderson, e cila e ka nisur karrierën si pornostare për të vazhduar si një aktore e suksesshme në kinematografinë amerikane. Të ftuar të dy në një event të rëndësishëm të huaj, ku të gjithë ishin VIP ose shumë të pasur, Fatmiri ishte në të njëjtën tavolinë me aktoren.

Ata realizuan disa foto bashkë të cilat bënë shumë bujë, duke u menduar se do të mbetej me aq, një takim i rastësishëm, një bisedë e këndshme dhe shkëmbim llogarish në rrjetet sociale.

Por, duket se aktores se njohur Anderson i ka lënë aq përshtypje të mira miliarderi i ri shqiptar, njëkohësisht ish i dashuri i Anxhelina Hadërgjonajt, sa ka filluar të shohë çdo foto të tijën në Instagram.

Ku ka ndaluar do thoni ju?

Pamela, ish-ylli i ‘Baywatch’ ka ndaluar në një foto të Fatmirin në Dubai, të vitit të kaluar, ku ai po merr rreze në një jaht dhe shpalos plot krenari muskujt e tij të barkut. Po, ‘WOW’ ka thënë edhe Pamela.

Avancojnë gjërat mes Pamela Anderson dhe të riut miliarder shqiptar, ish-it të Anxhelina Hadërgjonajt ! Read More »

Aktorja e Hollywood, Estella Warren është arrestuar pasi ka sulmuar të dashurin e saj me lëndë acidike.

[sgmb id=”1″]

Aktorja e Hollywood, Estella Warren është arrestuar pasi ka sulmuar të dashurin e saj me lëndë acidike.

Çifti pati një konflikt në apartamentin e saj në Kaliforni, kur ajo humbi kontrollin dhe i hodhi një substancë që kishte përbërje acidike, por nuk dihet nëse ishte acid.

Policia raportoi se i dashuri i saj, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Arrestimi i saj nuk zgjati shumë pasi doli duke paguar garancinë prej 20 mijë dollarësh.

Kjo nuk është hera e parë që 38-vjecarja është arrestuar pasi edhe në 2011-ën, përplasi tre makina dhe qëlloi një polic, duke refuzuar që të prangosej

Aktorja e Hollywood, Estella Warren është arrestuar pasi ka sulmuar të dashurin e saj me lëndë acidike. Read More »

Një profesoresh 63 vjeçare e Universitetit “Fordham”, është shndërruar në një modele magjepsëse pasi gazetarët e ngatërruan atë me një yll mode.

[sgmb id=”1″]

Një profesoresh 63 vjeçare e Universitetit “Fordham”, është shndërruar në një modele magjepsëse pasi gazetarët e ngatërruan atë me një yll mode.

Lyn Slater, e cila zotëron doktoraturën për mirëqënie sociale dhe jep mësim në Shkollën e Shërbimit Social, po priste një mik jashtë qendrës Lincoln pak vite më parë, gjatë javës së modës në New York, kur dy gazetarë japonezë filluan t’i bënin foto.

Veshja e saj elegante, kostumi Yohji Yamamoto i kombinuar me një çantë Chanel, bëri që gazetarët të mendonin se ajo ishte pjesë e ndonjë industrie të famshme të modës, duke bërë që aksidentalisht 63 vjeçarja të fillojë karrierën e saj të modelimit.

Kështu 63 vjeçarja Slater tërhoqi shpejt mijëra ndjekës të të gjitha moshave. “Më vijnë shumë e-maile nga të rinjtë që thonë: po na bën të mendojmë se të bëhemi më të vjetër do të thotë të jemi më të bukur dhe të freskët, dhe se mund të bëjmë gjithçka që dëshirojmë në çdo moshë. Prandaj shumë nga komentet në Instagramin tim janë thënie për jetën” , ka thënë ajo për “Today”

Industria e modës u impresionua nga ndjenja e saj e stilit dhe në janar të këtij viti, Slater nënshkroi me Elite London.

Një profesoresh 63 vjeçare e Universitetit “Fordham”, është shndërruar në një modele magjepsëse pasi gazetarët e ngatërruan atë me një yll mode. Read More »

Vogëlushi shqiptar shpallet fëmija më i bukur në botë !

[sgmb id=”1″]

Flamuri shqiptar është valëvitur fort në skenën e Antalyas në Turqi, ndërsa 13 vjecari nga Çorovoda Lukas Shehu është kurrorëzuar si më i bukuri i botës. Konkurentët nga Shqipëria të përzgjedhur nga Drejtorja Nacionale për vendin tonë Albana Çakshiri njëherësh organizatore e shumë spektakleve për fëmijë dhe të rritur, kanë qenë më të duhurit.

Për atë se të 7 femijët shqiptarë u vlerësuan me cmime dhe 3 prej tyre me cmimet më të mëdha të eventit. Por ndërkaq me dy cmime është vlerësuar dhe Albana Çakshiri e cila ka qënë njëherësh dhe antare e jurisë ndërkombetare në këtë garë. Miss &Mister Children Çorovoda 2017 eventi i finalizuar vetëm një muaj më parë me fitues 13 vjecarin Lukas Shehu dhe Paula Murtajka surprizuar dhe jurinë e Festival Model&Talent World zhvilluar nga 29 prilli deri në 6 maj në Antalya, Turqi.

Në finalen e kësaj gare botërore qe u trasmetua live nga KanalV ne Turqi dhe nga disa media prestigjoze në botë, Lukas Shehu meritoi cmimin kryesor Grand Prix Supreme, ndërsa ka marë dhe cmimin Best National Costume për veshjen popullore të trevës së Skraparit. Antarja e jurisë ndërkombëtare Albana Çakshiri e cila përzgjodhi delegacionin shqiptar me fitues të garës shqiptare Miss&Mister Children Albania është shprehur për shqiperiaime.al se për herë të parë Shqipëria e fiton vendin e parë në këtë garë.

“Jam e lumtur dhe krenare që femijët shqiptarë bënë diferencën dhe cmimi i madh erdhi në Shqipëri apo dhe cmimi Miss Ballkani gjithashtu që e ka fituar Gerdana Viçishta 12 vjecarja nga Bulqiza e cila është njeherësh Miss Children Albania 2016. Por fituese tjeter e madhe ka qene vogelushja 7 vjecare nga Saranda Paula Myrtaj. Falenderoj prinderit e ketyre fëmijëve që na mbështetën por dhe gjithë shqiptarët qe kane patur mundesinë të na ndjekin live në finalen e madhe ku ka patur të ftuar dhe disa antarë të parlamentit turk”, ka theksuar ndër të tjera organizatorja dhe producentja e shumë eventeve Albana Çakshiri. Nderkaq 13 vjecari Lukas Shehu i cili ka befasuar jurinë me elokuencën e tij por dhe me një anglishte gati të shkëlqyer si dhe seriozitetin me të cilin është paraqitur.”

Natyrisht gara boterore e Turqisw Festival Model&Talent World 2017 nuk do kishte fitues Lukas Shehun nëse një muaj më pare kryebashkiaku i Skraparit z. Nesim Spahiu nuk do i kishte hapur dyert produksionit tëw agjensisë së spektakleve “Albania Event Productions Miss&Mister Children Çorovoda 2017 ku morren pjesë 100 fëmijë konkursntë të moshës nga 6-13 vjec.

Në garën botërorë të Turqise një cmim të rëndësishem ka fituar dhe fierakja e vogël Darli Dimo Miss Fotomodel si dhe është votuar si Shoqëruesja e parë. Femijet shqiptare shkelqyen dhe triumfuan duke u vleresuar me cmime te medha si mëposhte: Lukas Shehu-Grand Prix Supreme /Lukas Shehu-Best National Costume /Gerdana Vicishta-Miss Balkan /Paula Murtaj-Winner Grand Prix(Age category) /Darlin Dimo-1-st Runner Up /Elxhiano Memollari-Winner(Age category) /Kristi Bektasha-Winner(Age category) /Gloria Bibo-2-nd Runner Up Albania Event Productions dhe femijet fitues te Miss&Mister Children Albania tashme jane me te miret edhe ne skenat boterore./Shqiperiaime.al

Vogëlushi shqiptar shpallet fëmija më i bukur në botë ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com